Ballina Blog Faqe 9476

Basha: Në fund të mandatit të parë, rrogat e mësuesve do të dyfishohen

0

Kryetari demokrat Lulzim Basha bashkëbisedim me mësues të shkollave mbi problematikat e tyre

Pasditen e tetëmbëdhjetë në sheshin e lirisë, kryetari demokrat Lulzim Basha bashkëbisedoi me mësuesit e niveleve të ndryshme te arsimit publik në Shqipëri, të cilët në këtë 7 mars ngritën zërin për rikthimin e dinjitetit dhe respektit tek mësuesia.

Forumi u çel me performancën operistike të dy nxë​nësve Adejon Kola dhe Fortunato Ndoi të cilët përshëndetën me këngë, mësuesit shqiptarë kudo ndodhen.

Irma Marku, mësuese gjuhë letërsie tek shkolla Ismail Qemali në Tiranë, denoncoi shkarkimin e saj nga Këshilli i Etikës së shkollës vetëm sepse kishte ngritur shqetësim lidhur me marrëdhënien jo gjithmonë të mirë mes mësuesit dhe nxënësve të tij.

“Dokumenti zyrtar i drejtorit të shkollës, i jep udhëzime Këshillit të Etikës për shkarkimin tim komplet jashtë rregullores pa ju drejtuar komisionit i cili është përgjegjës për këtë punë.”

Një mësues nga Devolli, me arsim të lartë, e gjeti veten të përjashtuar nga reforma në arsim e kabinetit Rama dhe prej tre vitesh është i papunë. Mesazhin zotëria ia drejtoi ministres së arsimit Lindita Nikolla.

“Ju na nxorrët përkohësisht nga sistemi arsimor, por titullin mjeshtër, mësues nuk ma merr dot, as diplomën. Ashtu sikudër nuk më merr dot edhe tufat me lule që më sollën sot nxënësit e mi”.

Shqetësimet e tjera të ngritura nga mësues të ardhur nga anë e mbanë Shqipërisë akuzojnë kryeministrin se përmes reformës së tij, jo vetëm ka përjashtuar mësues të kualifikuar dhe i ka lënë të papunë, por ka vënë në pozicionet e tyre mësues pa një ditë eksperiencë në profesion.

Alma Lama, kryetare e sindikatës së arsimit për degën e Tiranës, tha se edhe pse shqetësimi i saj ka parë edhe pasqyrim mediatik madje është kulmuar edhe me një protestë, ende sot mësuesit e Tiranës punojnë jashtë orarit, nuk paguhen për ato orë, madje prej tre vitesh nuk marrin më as shpërblimin e fundvitit.

“Kërkojmë të drejtën e normës së punës. Kurrikula e re nuk na shqetëson vetëm ne, por edhe fëmijët dhe prindërit të cilët nuk arrijnë të përballojnë shpenzimet e saj. Shpenzimet që kërkon kurrikula për dosjet e lëndëve nuk përballohen nga familjet. Nuk është marr mendimi as i mësuesve dhe as i familjarëve kur është përpiluar ky plan.”

Kryedemokrati Lulzim Basha, pasi uroi 7 marsin çdo mësuesi, tha se në këtë 130 vjetor të mësonjtores së Korçës, arsimi shqiptar ndodhet në ditë të vështirë.

“Nuk ka dritëshkurtësi më të madhe sesa të presësh fondet për arsimin të godasësh mësuesit, të bësh fushata spastrimi politike apo korruptive në korpusin e mësuve apo pedagogëve të një vend. E pra të gjithë jemi dëshmitarë se në këto katër vite ka ndodhur kjo e fundit. Drejtoritë rajonale të arsimit janë shndërruar në qendra të pastra korrupsioni dhe krimi ndaj brezit të ri ndërkohë që mësuesit ndodhen përpara një presioni psikologjik dhe politik të përmasave të papara e të padëgjuara në këto 26 vite, duke përfshirë edhe presionin politik elektoral ku i ka vendosur tani qeveria e krimit dhe e drogës duke kërkuar evidentimin me listë të mësuesve, të familjarëve dhe të komshijve të tyre, për zgjedhjet fasadë që duan të mbajnë më 18 Qershor”.

Zoti Basha parashtroi shtyllat e programit të qeverisjes së tij sa i përket sistemit arsimor.

“Sot dua të përsëris këtu në këtë shesh të lirisë dy shtyllat kryesore të programit të arsimit të ulët nëntëvjecar dhe atë të mesëm. Shtylla e parë është : kthimi i orareve arsimore të fëmijëve shqiptarë në parametra evropianë që do të thotë që fëmijët e shqiptarëve nuk do të bredhin rrugëve por njësoj si fëmijët e vendeve të Bashkimit evropian do ti krijohen kushtet që pas mbarimit të orëve të rregullta të mësimit të kenë mundësi të kenë konsumuar edhe drekën e shkollës, të kenë orët e tyre të kryerjes së detyrave të aktivitetit sportive, të aktivitetit kulturor, të mësimit të gjuhëve të huaja, të gjitha të paguara nga taksapaguesit dhe qeveria shqiptare që do të zgjidhet me votë të lirë e të ndershme”.

E dyta. Ne dyfishuam rrogat e mësuesve po prapë kjo është shumë poshtë nivelit evropian. Ndaj unë dua tju jap fjalën sot se në fund të mandatit të pare, të qeverisë së parë të republikës së re, rrogat aktuale të mësuesve do të dyfishohen përsëri. Do të dyfishohen për të dyfishuar vlerësimin tonë për këtë punë të jashtëzakonshme dhe delikate për të ardhmen e shoqërisë. Ekipi ynë i ka bërë llogaritë dhe llogaritë na dalin kur ti shporrim hajdutët nga qeverisja dhe paratë e shqiptarëve ti harxhojmë në radhë të parë për fëmijët e shqiptarëve”.

Investimet do të nisin që në muajin e parë – tha Basha duke shtuar gjithashtu se mësuesit do të testohen dhe punësohen vetëm përmes meritokracisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vlore: Autobuzi perplas nje grua

0

Aksident ne Vlore,autobusi urban demton rende nje shtetase duke e shtypur ,ne momentin,kur kjo e fundit ishte duke zbritur nga  autobusi. Ngjarja ka ndodhur ne zonen e Skeles. Ne nje nga vendstacionet  e qendrimit te autobusave urban. Mesohet se nje shtetase ne momentin,kur ishte duke  zbritur, autobusi ka levizur nga vendi,duke e demtuar shtetasen,e cila eshte  rreth 50 vjec. Gruaja e demtuar eshte goditur nga rrota e autobusit urban edhe ne njeren kembe te saj,ndersa  eshte nisur me urgjence drejt spitalit rajonal te qytetit,por mesohet se nuk ka rrezik per jeten. Ne vendngjarje kane mberritur  dhe uniformat blu,te cilet kane nisur hetimet  per zbardhjen e ngjarjes,ndersa ne pyetje eshte marre drejtuesi i autobusit urban,por edhe te tjere deshmitare. Problematiklat e autobusave urban ne Vlore jane tashme te njohur,autobus qe jane jashte cdo standarti per te qarkulluar  ne  qytet dhe prodhime te viteve  80-te. Ne shume raste autobuset per shkak te konkurrences me linjat private levizin edhe tej shpejtesive te lejuara duke u bere burim aksidenti si ne rastin e fundit. Zevendesimi i autbusave aktuale,jashte standarteve  minimale eshte kerkuar te kryhet disa here,por aktualisht ne qarkullim vijojne dhe mbeten mjete qe kane mberritur  ne  Vlore prej vitit 2006,nga shteti italian ,ne gjendje te perdorur  edhe ne ate kohe.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -7 MARSI, KLOSI RRITJE RROGASH MËSUESVE TË ARSIMIT PROFESIONAL

0

Festimi i 7 marsit nga mësuesit e shkollës profesionale Beqir Cela, në Durrës, u bë nëpërmjet një ceremonie ku u nderuan 3 mësues në prag pensioni, shoqëruar edhe me premitimin e ministrit të mirëqënies sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, për rritjen e pagave të mësuesëve, bazuar në ligjin e ri për arsimin dhe formimin profesional.

Rëndësia e arsimit profesional vazhdon të jetë prioritet i ministrisë së mirëqënies, ku ministri Klosi ka inauguaruar edhe laboratorët e kësaj shkolle.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -NDAHEN CERTIFIKATA MIRENJOHJEJE PER MESUESIT

0

Për pasionin vlerat dhe arritjet profesionale në përmbushjen e misionit të edukimit të nxënësve, me këtë motivacion janë  vlerësuar  60 mësues te qarkut Vlorë me rastin e 7 marsit nga ministria e arsimit . Drejtorsha e DAR vlore  Albana Hodaj ka përshëndetur të pranishmit ndërsa ka shpërndarë  certifikat e mirenjohjes.

Kryetari I bashkisë Vlorë  ka përcjellë urimin për mësuesit duke I cilësuar ata misionar të edukimit të shqiperisë së të ardhmes .

Me herët bashkia e Vlorës ka vlerësuar me titullin mirenjohje e qytetit 55 mësues për kontributin e tyre në vite .

 

Drejtoresha Albana Hodaj  dhe kryetari bashkisë ju kanë ndarë mësusve më të vjetër certifikat mirnjohje  në emer të  Ministres  së Arsimit .///

 

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -VLORE AMBASADORI BULLGAR

0

Në kuader  të ditës se çlirimit te Bullgarise  që është 3 marsi, nje ceremoni eshte mbajtur ne univesritetin ismail qemali te vlores  ku eshte folur mbi zanafillen e marredhenieve mes shteteve dhe ndihmen e bullgarise ne rrugetimin e vendit tone drejt bashkimit europian  .  Bullgaria feston 139 vjetorin si shtet i pavarur dhe Ambasadori bullgar bëri thirrje që të gjithë vendet të japin kontributin në Ballkan e më gjerë për arritjen e paqes dhe qëndrueshmërisë në marrëdhiet mes vendeve.

Në prag të 3 marsit, ditës së çlirimit të Bullgarisë, Ambasada e këtij vendi në bashkepunim me universitetin e vlores  zhvilloi një ceremoni me pjesëmarrjen e diplomatëve, politikanave, akademikëve. Mes tyre konsullja italiane ne vlore , zv min integrimit dhe zv kryetari i parlamentit te shqiperise edmond  spaho

Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Dimitar Arnaudov,Bullgaria dhe Shqipëria kanë zgjedhur demokracinë si një proçes i pandërprerë që sjell zhvillimin e vendit.

Ne fjalen e tij  rektori i universitetit te vlores ka folur mbi qellimin e ketij takimi

Aktiviteti eshte pershendetur edhe nga zv min i integrimin dhe nenkryetari parlamentit edmond spaho

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -PROTESTA NË DITËN E 18, BASHA NUK DUAM PUSHTET NË TAVOLINË

0

Nga çadra në ditën e 18 të protestës, kreu i PD-së Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama se opozita kërkon pushtet në tavoline, duke theksuar se e djathta nuk do ta pranojë kurrë pushtetin që nuk rrjedh nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme.Sipas Bashës, ‘republika e vjetër po merr fund”.
Duke u ndalur tek festa për 7 Marsin, Basha tha se kurrë më parë në histori nuk ka rënë kaq poshtë figura e mësuesit dhe pedagogut.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RAMA NDJESË THEMELUESVE TË MËSONJËTORES PËR GJYKATAT QË KEMI

0

Në aktivitetin e organizuar në Korçë me rastin e 130 vjetorit të cekjes së shkollës së parë shqipe Rama u shpreh se askush nuk e mban dot më në këmbë sistemin e gjykatës së Shqipërisë.Rama u ka kërkuar ndjesë themeluesve të Mësonjëtores për Shqipërisë e sotme dhe ka bërë betimin:” Nuk do t’i lemë në këmbë këto gjykata”. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -VLORE RRESHJET , PROBLEMATIKE LELI , DO TE INVESTOJME NE KANALIZIME

0

Situata e rreshjeve ka evidentuar serish problematikat ne disa akse te qytetit ,  kjo sipas kreut te bashkise lidhet me nje problematike te trasheguar  ne sistemin e ujesjelles kanalizimeve . Per nderhyrjen ne rrjet kerkohen investime me shifra te medha . Sipas kreut te bashkise se vlores aktualisht ne sherbim  ne akset me probleme jane te gjithe punonjesve te sherbimeve publike .

 

Leli ka sqaruar se bashkia e vlores ka perfunduar projektin per ndertimin e kanalizimeve te reja per ujrat e bardha dhe ato te shiut ne rrugen trasballkanike dhe zonen bulevardin kryesor .

Per shkak te rreshjeve te dendura gjate dites se sotme , per disa ore jane gjendur nen uje disa akse kryesore te qytetit . ///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Ja biznesmeni që po përgatit vjedhjen e votave për Ramën”

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 18 Qershorit.

Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Rama ka nisur përgatitjet për blerjen e votive, dhe sipas ish-Kryeministrit tashmë falë ndihmës së një biznesmeni

“Ja se si Rama pregatit vjedhjen e votave me bizneset e klienteles!

Qytetari dixhital denoncon:

– Biznesmenin Gjergj Luca, i cili ne Labinot, – iu mbledh kartat e identitetit – punetoreve, anetareve te familjes, rrethit me te gjere familjare! sb

“Dua tju ve ne dijeni per nje problem te rendesishem ne prag te zgjedhjeve. Ne Labinot ushtron aktivitet privat ne fushen e konservimit te peshkut Gjergj Luca, miku i Edi Rames. Keto dite ka filluar tju kerkoje kartat e identitetit te personave te familjes dhe te rrethit familhjar personave te punesuar ne firme qe rropaten gjithe diten per 15000 leke/muaj. Mbledhja e kartave i paraprin votimit elektronik duke ushtruar presion mbi ta. Ju lutem bejeni publike duke kete skandal duke ruajtur anonimatin. Ju uroj shendet dhe jete miku im”, shkruan Berisha

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ver Llapa hap facebook

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx