Ballina Blog Faqe 9477

Ahmet Prençi: Paratë e drogës rrezik për zgjedhjet dhe sigurinë, Basha lider perëndimor

0

Flet ish-kreu i Policisë së Shtetit: Ja pse iu bashkova protestës qytetare më 18 shkurt

Unë besoj tek Lulzim Basha, besoj pasi nuk rezulton në asnjë informacion që unë disponoj se takon, bisedon, bën pakte me njerëz me rekorde kriminale… Kauza e tij është dhe e imja, është e të gjithë shqiptarëve të ndershëm që e duan këtë vend. Është historike kjo qëndresë, në këto momente, në këto rrethana të vështira për demokracinë dhe integrimin europi

 

Shtëpisë së Lirisë, çadrës së protestës dhe qëndresës qytetare dhe opozitare, veç qytetarëve të shumtë në numër në këto 18 ditë i janë bashkuar edhe profesionistë të fushave të ndryshme të cilët jo vetëm janë solidarizuar me lëvizjen popullore, por dhe kanë dhënë mbështetjen duke pohuar se janë të gatshëm të japin dhe kontributin e tyre për PD dhe liderin e saj Lulzim Basha që nesër si kryeministër shqiptarët të kenë një qeverisje të drejtë ku prioritet të jetë vetëm e drejta dhe zbatimi i ligjit.

Njëri prej tyre është dhe Ahmet Prençi, një emër i njohur për të gjithë i organeve ligjzbatuese në vend, me një karrierë brilante, profesionist i zoti për çdo ditë që ka qenë si shërbëtor i denjë i shtetit. Në një interviste ekskluzive për gazetën “55”, Ahmet Prençi flet për qasjen e policisë ndaj komunitetit, ndaj fenomeneve si droga, krimi, prostitucioni etj, por dhe ndaj zgjedhjeve. Arsyeja përse u kërkua një intervistë prej tij është fakti se z.Prençi nuk e kishim parë në mitingje (veç vitit 1990), për faktin që prej 25 vitesh ka qenë shërbëtor i shtetit dhe i ligjit, por dhe se kësaj here e pamë dhe në çadrën e lirisë krah Lulzim Bashës teksa fliste për keqqeverisje të vendit dhe mosgjendjen e policisë në krye të detyrës teksa vendi është pushtuar nga droga e mjaft fenomene të tjera kriminale po e rrënojnë shoqërinë.

E ndërsa z.Prençi do të ishte në krah të Bashës më 1 mars për të folur para të pranishmëve, që më 17 shkurt ai në rrjetin social FB, do të bënte thirrje për pjesëmarrje në protestën e PD-së dhe Lulzim Bashës e cila rezultoi të nesërmen më 18 mars të ishte më madhështorja që pas rënies së komunizmit.

“Pse duhet të protestojmë nesër (18 shkurt)!. Për një Parlament të zgjedhur me votën e lirë të popullit, pa kriminelë e deputet të kriminalizuar. Në tempullin e demokracisë, në Parlamentin Shqiptar, nga ku burojnë të gjitha pushtetet, tashmë konfirmohen dhjetëra kriminelë, Për një qeverisje për popullin dhe jo për kastën, jo për sektin, jo për neodiktatorët e të korruptarit, jo për trafikantët e drogës e prostitucionit; Lufta ime dhe ish kolegëve të mi të zbatimit të ligjit në këto kushte është e humbur…! Është e humbur sepse këtë vend tashmë e drejtojnë pikërisht ato që ne i luftuam pareshtur; Si qytetar i këtij vendi, shpresoj, besoj dhe duhet që nesër të jemi bashkë në shesh, jo për pushtet, por për barazi, liri, drejtësi e standarde për një Shqipëri siç e meritojmë. Mirupafshim miq të mi nesër në manifestimin e vlerave!”- shkruante Ahmet Prençi në FB. Në këtë intervistë z.Prençi do të shpjegojë vet përse vendosi t’i bashkohej kësaj lëvizje popullore, do të flas për policinë dje dhe sot sa i përket luftës ndaj drogës dhe krimit; kanalizimit të vendit, raportet e tij si kryepolic me politikën, largimin nga hetimi tatimor, si dhe çfarë mendon për Lulzim Bashën dhe lëvizjen popullore të udhëhequr prej tij. Ja si shprehet ai më tej.

Zoti Prençi, ju ishit brenda Shtëpisë së Lirisë, çadrës së protestës dhe qëndresës e konsideruar kështu tashmë nga PD, opozita, mbështetësit e saj si dhe qytetarët. Në fjalën tënde, veçmas spikati konstatimi i bërë prej jush, që ishte hera e dytë që gjendeshit në një lëvizje popullore; e para në vitin 1990 dhe e dyta ajo ditë. Cili ishte nënteksti i këtij citimi?

Është shumë e vërtetë ajo që deklarova aty. Në vitin 1990, kur filloi lëvizja studentore unë isha student dhe jam përfshirë në stuhinë, uraganin, entuziazmin, ëndrrën e atyre momenteve vendimtare dhe madhështore për të bërë realitet sloganin: -“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ndodhi ndryshimi i madh!. Mbarova studimet dhe që nga ajo kohë e deri më tani kam shërbyer në pozicione të ndryshme në institucione ligjzbatuese të shtetit. Në këto rrethana nuk jam marrë me politikë, duke respektuar rigorozisht ligjin dhe etikën e një punonjësi shteti të depolitizuar. E thënë më hapur e më qartë: Kurrë nuk jam shprehur publikisht si dhe kurrë nuk jam përfshirë në aktivitete të partive politike për sa kohë kam shërbyer në detyra të zakonshme ose të larta në institucionet ligjzbatuese të shtetit. Në rastin konkret, para datës 18 Shkurt, kur ishte njoftuar protesta e opozitës, duke qenë tashmë një qytetar i lirë dhe pa pengesa e kufizime ligjore, duke qenë i ndjeshëm për situatën e rëndë në vend, i bindur se vetëm politika ka në dorë për të ndryshuar gjërat në vendin tim, pa mëdyshje vendosa të jem pjesë e kësaj proteste. Si dikur në fillim vitet ’90, rikthehem të jap kontributin tim modest në zërin e formëzimin e kësaj kauze themelore të Partisë Demokratike dhe opozitës. Në këto vite të qeverisjes së Partisë Socialiste, unë kam parë, kam ndjerë e kam konstatuar fenomenin e kriminalizimit të Parlamentit, të administratës së shtetit dhe mbarë shoqërisë. Kjo për mendimin tim është situatë alarmante dhe duhet të marrë fund sa më parë!. Për vetë karrierën time prej 25 vitesh në institucione të luftës kundër krimit, më i motivuar se kurrë, vendosa të jem në krahun e opozitës për ti dhënë fund kësaj situate. Unë isha tek çadra e opozitës dhe si një ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pasi kam mendimin se sot atdheu është në rrezik për situatën e krijuar me rendin dhe sigurinë publike. Në fillimet e veta si kryeministër Edi Rama i premtoi policisë që nuk u pres në besë. Policia sot është më e prerë në besë se kurrë sepse siç dhe e theksova, 95% e punonjësve të policisë do të dëshironin të ishin në vendin tim për ta thënë fjalën e tyre sepse janë me kokën ulur për situatën e krijuar në policinë e shtetit. Ata punonjës policie të ndershëm sot nuk kanë mundësi të shprehin asgjë lidhur kushtet dhe situatën që është krijuar me punën e tyre dhe misionin e tyre. Janë jashtë misionit të tyre totalisht.

I jeni bashkëngjit lëvizjes popullore të mbështetur nga PD dhe Lulzim Basha që ditën e parë, madje që në thirrjen e asaj proteste madhështore që u organizua përmes thirrjeve që keni bërë në rrjetin social FB. Përse morët një vendim të tillë për tu angazhuar teksa keni një karrierë mbresëlënëse në Policinë e Shtetit?

25 vjet karrierë është mjaftueshëm për mua që kam arritur në majën e piramidës së institucionit ku kam punuar. Karrierën time e kam bërë pa u shkëputur asnjë moment nga veprimtaria ime shtetërore, jam bërë disa herë drejtues i institucioneve; jo nga radhët e partisë, jo nga kontributi si militant, anëtar partie, komisioner apo sponsorizues partish e fushatash zgjedhore…Asnjëherë nuk kam kërkuar që të kem një pozicion drejtuesi askund. Gjithmonë jam vlerësuar për punën, përkushtimin, korrektësinë në zbatimin e ligjit ndaj dhe jam  emëruar në këto pozicione. Kam synuar të bëj më të mirën e mundshme në respekt ligjit, të etikës, në respekt të autoriteteve që më kanë besuar e vlerësuar.

Dua të përmend faktin se, në kohën që jam thirrur për të marrë detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit unë isha Drejtor i Policisë Shkodër, i emëruar nga ministri kur në pushtet ishte Partia Socialiste. Kjo nuk ndikoi aspak tek Kryeministri Berisha, i cili më përzgjodhi nga të gjithë drejtuesit e tjerë të policisë dhe më emëroi në drejtimin e Policisë së Shtetit. Si në Shkodër ashtu dhe në përmbushjen e përgjegjësisë së lartë të drejtimit të Policisë së Shtetit, asnjëherë nuk është akuzuar policia si e politizuar. Një fakt: Në zgjedhjet e 2009, Edi Rama, kryetar i opozitës së asaj kohe, publikisht ka përgëzuar paanshmërinë e korrektësinë ligjore të strukturave të Policisë së Shtetit nga qendra deri në skajet më të thella të vendit. Dhe në deklaratat zyrtare të bëra nga BE-ja, OSBE-ja, ambasadori Amerikan i asaj kohe dhe diplomatë të tjerë të akredituar në vendin tonë, dhanë vlerësimet maksimale për rolin krejtësisht korrekt e ligjor, si kurrë më parë, të Policisë së Shtetit në zgjedhje.

…Tani le të “zbulojmë” thelbin e pyetjes tuaj. Lulzim Basha ishte Ministri që drejtoi gjithë aktivitetin e plotësimit të kritereve për anëtarësimin në NATO, kriteret për liberalizimin e vizave. Ishin dy arritje historike për shqiptarët. Kryeministër ishte Sali Berisha dhe unë si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë kam pasur në peshë jo të vogël në përmbushjen e kritereve. Në aktualitetin e sotshëm ka sinjale alarmante dhe tronditëse për sigurinë kombëtare në vend, për shkak të drogës; ka sinjale alarmante për largimin masiv të shqiptarëve për në vendet e BE-së, dhe të dyja këto rrezikojnë seriozisht për të zhbërë këto dy arritje të rëndësishme. Në parlamentin shqiptar janë të konfirmuar dhjetëra deputet me të kaluar kriminale, me tendencë të theksuar për vrasje, prostitucion, trafik droge. Kjo është e paimagjinueshme në një vend normal e demokratik. Korrupsioni qeveritar është i frikshëm kjo dhe e shprehur në raportin e fundit DASH. Këto pra janë motivet që nuk mund të heshtësh, nuk mund të bësh sehir, kur vendi jonë i përbashkët i të gjithë votuesve, i të gjithë shqiptarëve po bën regres të frikshëm drejt humnerës. Unë besoj tek Lulzim Basha, besoj pasi nuk rezulton në asnjë informacion që unë disponoj se takon, bisedon, bën pakte me njerëz me rekorde kriminale… Kauza e tij është dhe e imja, është e të gjithë shqiptarëve të ndershëm që e duan këtë vend. Është historike kjo qëndresë, në këto momente, në këto rrethana të vështira për demokracinë dhe integrimin europian.

Ditën që ishit në në krah të Bashës tek çadra folët rreth një fenomeni mjaft të rëndë që ka pushtuar Shqipërinë sot, siç është kanabizimi i gjithë vendit. Nga drejtuesit e mazhorancës mundohet të hiqet një paralele që e njëjta situatë ka qenë dhe në kohën e qeverisjes së PD-së. Juve keni qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; A mund të na thoni të vërtetën tuaj bazuar mbi argumente?

Unë e theksova dhe atë ditë tek “Çadra e Lirisë”. Gjatë gjithë vitit 2008 kur drejtoja policinë e shtetit, nga autoritetet ligjzbatuese të Italisë, janë sekuestruar vetëm 4 kg cannabis sativa; në vitin 2009, që ishte dhe vit zgjedhor, janë sekuestruar nga policia italiane, 65 kg cannabis sativa për një vit. Këto janë shifra të policisë italiane e jo të autoriteteve shqiptare. Vetëm dy muajt e këtij viti janë sekuestruar 26 ton cannabis sativa nga autoritetet italiane dhe greke!. Le të gjykojnë shqiptarët për fenomenin e luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në ato vite dhe sot. Dua të sjell në vëmendje, se kur ndodhte që policia italiane publikonte raste të kapjes së lëndëve narkotike, në sasi aspak të krahasueshme me sasitë që kapen sot, alarmi i kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit ishin në kufirin maksimal për tu informuar se nga ishte nisur sasia e narkotikëve dhe kush duhet të mbante përgjegjësi. Kur dokumentonim nga policitë homologe origjinën e canabisit që ishte nisur nga Greqia ose vend tjetër për në Itali, atëherë mund të ishim të qetë, pasi gjithë zinxhiri komandues i policisë ishin në kushte të pezullimit nga detyra.

Për rastet e konstatimit të kultivimit dhe asgjësimit të lëndëve narkotike, në çdo procedim penal arrestoheshin dhe përgjegjësit bazuar në ligj. Imagjinoni plantacionet e kanabisit në të gjithë vendin, ardhja e farës së canabisit, hapje gropash në gjithë territorin, montimi i impianteve të vaditjes, punëtorë-skllevër që transportohen çdo ditë, paguhen, magazinat jo shumë larg stacioneve të policisë, mes qendrave të banuara dhe asnjë reagim!. Implikim i drejtuesve të policisë, që ishin pjesë aktive e këtij biznesi kriminal ishte dhe mbetet evident. Kjo nuk ndodh pa një vullnet politik të kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, për ta motivuar, frymëzuar e për të përfituar nga ky aktivitet kriminal. Kjo pasuri kriminale përbën një rrezik serioz dhe potencial për sigurinë kombëtare të vendit. Këto para kriminale të mos harrojmë se një “ditë pazari” blejnë Parlamentin, këshilltarë e autoritete lokale, konkurrojnë biznesin e ndershëm si dhe zhyt vendin në një udhë pa krye. Ndaj kjo situatë duhet të marrë fund një herë e mirë.

Si shërbëtor i shtetit dhe i ligjit që keni qenë sa beson Ahmet Prençi në statistikat e ofruara për asgjësimin e 95% të kanabisit nga policia teksa dhjetëra ton janë kapur në vendet fqinje?

E thashë atë ditë, po e përsëris dhe sot, se nuk besoj asnjë statistikë të qeverisë lidhur me këtë fenomen!. Unë jam një qytetar që kam informacion, kontaktoj çdo ditë me njerëz dhe punonjës policie, lëviz në të gjitha rrethet e vendit dhe e di se çfarë ka ndodhur me këtë aktivitet kriminal. Kur dëgjoj propagandën fasadë të qeverisë, motivohem më shumë për të qenë përballë me të gjitha energjitë e mia qytetare dhe intelektuale. Të asgjësosh 95% të sasisë së mbjellur me cannabis sativa sipas qeverisë, në një kohë kur 5% i kapur jashtë kufijve të vendit përbëjnë tonelata drogë, imagjino  se sa mund të besosh shifrat që serviren nga zyrat e qeverisë…!

Cilat janë efektet negative të kanabizimit  të vendit për shqiptarët por dhe imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?

Shqipëria është tashmë ndërkombëtarisht e njohur si burim i kultivimit dhe trafikimit të kësaj lënde narkotike në të gjitha vendet e BE-së. Kjo errëson padyshim imazhin e një vendi që aspiron anëtarësimin në BE. Siç e përmenda dhe më lart, këto superfitime kriminale janë sot në duart e njerëzve me precedent kriminal, të lidhur ngushtë me drejtues policie dhe qeveritarë…Destinacioni i këtyre parave nuk janë investime në rrugë, në shkolla, shëndetësi, pensione, asistencë sociale etj. Përkthyer ndryshe janë për blerje votash, blerje pushteti dhe skllavërim të njerëzve të thjeshtë e të pashpresë. Kjo të çon në zgjedhje fasadë dhe instalimin përfundimisht të një neodiktature kriminale.

Le të shkëputemi nga kjo temë dhe ju pyesim: Si po qeveriset Shqipëria sipas jush sot? Keni qenë zyrtar i lartë shteti me të dyja administratat atë të PD -së dhe PS-së, ndaj a mund të na bëni një ekzaminim tuajin parë në optikën tënde për të pasur qoftë dhe një dallim i cili vjen nga syri i një specialist si ju?

Mendoj, se periudha e qeverisë Berisha, kur dhe shërbeva në detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, ka qenë periudha më e mirë e qeverisjes, të funksionimit të institucioneve ligjzbatuese së këtij vendi. Siç e theksova më lart, angazhimi i strukturave shtetërore për plotësimin e kritereve të anëtarësimit në NATO dhe liberalizimin e vizave ishte maksimal. Treguesit e luftës kundër krimit kanë qenë më të mirat ndër vite. U arrit të prangosen dhe dalin para drejtësisë, të dokumentohet e provohet veprimtaria kriminale e të gjithë bandave që kishin kryer dhe kryenin krime makabre në gjithë territorin e vendit. U arrit ulja e numrit të vrasjeve në minimumin historik, u zbuluan me qindra ngjarje të vjetra, u ul në maksimum numri i vjedhjeve me dhunë, grabitjeve etj.  Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, u koordinuan hetime të përbashkëta për të goditur me dhjetëra grupe kriminale që zhvillonin aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe vende te tjera te rajonit dhe BE-së.  Si pasojë, besueshmëria e policive homologe tek policia shqiptare ishte maksimale. Për këtë kemi marrë në Bruksel, në të gjitha takimet raportuese, vlerësimet maksimale dhe fjalët më të mira.

Qeverisja e pas 2013 instaloi një model jo profesional. Në detyra të rëndësishme mendoj që u vendosën njerëz anonim, militantë partie, të devotshëm për shefat e tyre politik por jo profesional e shumë prej tyre, tashmë të publikuar, me lidhje e të kaluar kriminale. U larguan nga detyra njerëz që kishin kontribute profesionale që ishin përballur me krimin e banda kriminale dhe u hodhën në rrugë pa kurrfarë mbrojtje.

Unë punova një periudhë të shkurtër Drejtor i Hetimit Tatimor dhe për aq kohë, me ato pak njerëz profesionistë që kisha në dispozicion, bëmë shumë hetime profesionale që nuk ishin bërë ndonjëherë nga ai institucion. Në momentin që këto profesionistë u hoqën nga puna, për arsyen e vetme që kishin punuar në qeverisjen e PD-së dhe po kryenin hetime në kompanitë që ishin pranë qeverisë, refuzova pa mëdyshje dhe publikisht reagova me dorëheqjen time nga kjo detyrë. Pozicioni im nuk ishte një pozicion politik por një detyrë që përputhej plotësisht me formimin tim arsimor dhe profesional. E thënë më qartë këtë model qeverisje se kisha parë, se kisha lexuar as se kisha hasur askund. Unë e refuzova dhe e refuzoj këtë mënyrë të funksionimit të administratës së shtetit.

Keni dhënë një qëndrim tuajin kur u larguat nga Drejtor i Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, por nëse do ju ripyesim: Përse u larguat dhe cilat kanë qenë marrëdhëniet e tuaja me Ramën?

Arsyet e kësaj dorëheqje i kam bërë publike. Besoj dhe z. Rama i ka mësuar dhe i ka të qarta arsyet e asaj dorëheqje. Unë mendoja që kjo dorëheqje do të shërbente si një kambanë alarmi për gjërat që po shkonin keq e më keq. Në fund të fundit dorëheqja ime ishte parimore. Me Edi Ramën kam pasur marrëdhënie korrekte që kur isha Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe ai ishte Kryetar i Bashkisë Tiranë dhe Kryetar i opozitës. Në të gjitha rastet që ai i ka rënë telefonit për problemet që lidheshin me policinë, për t’u takuar për shqetësimet që lidheshin me detyrën time, unë kam treguar gatishmërinë absolute për t’i dhënë përgjigje për kërkesat që kishte ne adresë të policisë. E kam bërë këtë, sepse policia nuk është e partisë në pushtet, është dhe e opozitës, është e gjithë popullit. Kryeministrit Sali Berisha, i kam thënë për gatishmërinë time pa eukivok për t’ju përgjigjur kërkesave që mund të kishte kryetari i opozitës për policinë dhe nuk kam gjetur asnjë lloj refuzimi nga ana e Tij për këtë gjë. Që pas dorëheqjes nga Drejtor i Hetimit Tatimor që është bërë publike në atë kohë, unë nuk kam pasur asnjë komunikim me Kryeministrin Rama.

Sa besoni se Basha do të jetë një Kryeministër i denjë, i themelimit të Republikës së Re, siç ka premtuar?

Unë e njoh z. Basha, kam punuar me të, e kam pasur Ministër të Brendshëm kur isha Drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe pastaj isha këshilltar i tij. Që nga ajo kohë konstatoj që përveç energjive të moshës, ka arritur një pjekuri politike të admirueshme. Është me një kulturë perëndimore që lidhet me shkollimin dhe karrierën  e tij. E vlerësoj që ka fituar të gjitha sfidat politike që nga viti 2005 e në vazhdim. Është kontribuuesi absolut si Ministër i Jashtëm dhe i Brendshëm në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe liberalizimin e vizave. Jam besimplotë që do jetë Kryeministri që do të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Faleminderit!.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 06 Mars 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 06 Mars 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 06 Mars 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 06 Mars 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KLSH zbardh dëmin 314 mln euro në kompanitë publike dhe në projektet e huaja

0

Dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit më 2016 nga moszbatimi i ligjit, mungesa e të ardhurave dhe shpenzimet pa kriter në 26 ente dhe kompani publike, rezultoi 314 milionë euro

Kompanitë publike ku shtetiështëaksioner i shumicës janëkeqmenaxhuar, teksajanë gjetur abuzime të rënda me fondet që donatorët kanë dhënë për disa projekte të mëdha. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbulimet për 26 auditimete vitit të kaluar,ka kontabiliziuar një dëm ekonomik prej 43 miliardë lekësh (314 mln euro). Nga kjo shumë, mbi 17 miliardë lekë ose 130 milionë euro i takojnë mospërputhjes së veprimtarisë me kërkesat dhe kriteret e kuadrit rregullator. Kjo shumëështë rekomanduar të zhdëmtohet 100%.Gjithashtu entetdhe kompanitë shtetërorenga të ardhurat e munguara apo shpenzime jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficencës dhe efektivitetitkanë krijuar një dëm në vlerën e 25.2 miliardë lekësh(184 milionë euro).

Dëmet

KLSH ka llogaritur se në Albpetrol sh.a., vlera e dëmit ekonomik llogaritet në 15,1 miliardë lekë. Në KESH sh.a., vlera e dëmit është 391,8 milionë lekë, në Autoritetin Portual të Durrësit, vlera e dëmit ekonomik të zbuluarështë 217,142 mijë lekë.

Në fushën e projekteve me financime të huaja, konkretisht në ARRSH për projektin “Ndërtimi i segmentit By-pass Fier-Vlorë”, vlera e dëmit ekonomikllogaritet 1,3 miliardë lekë, në projektin “Ndërtimi i aksit Tiranë-Elbasan”, vlera e dëmit ekonomik llogaritet në 306 milionë lekë.

NëMinistrinë e Shëndetësisë,projekti “Shëndetësia elektronike në Shqipëri, regjistri mbarëkombëtar i shëndetësisë elektronike”, vlera e dëmit ekonomik është 243,8 milionë lekë.

Gjithashtu KLSH ka gjetur shumë dobësi në ndërmarrjen “Trajtimi i studentit nr. 3” sh.a. Tiranë, Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Lezhë, Spitali Rajonal i Fierit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Masat penalizuese

Kontrolli i Lartë i Shtetit bën me dije se rezultatet nga auditimi i 26 subjekteve kanë evidentuar nevojën e rekomandimit të masave për përmirësimin e gjendjes, për mirëmenaxhimin e aktivitetit nëpërmjet masave organizative, për parandalimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës në keqadministrimin e

fondeve dhe pasurisë publike, nëpërmjet dhënies së masave administrative dhe disiplinore, si dheka raste të dërgimit në organin e Prokurorisë, kur janë konstatuar shpërdorime të detyrës.

Konkretisht, për vitin 2016, janë rekomanduar 558 masa organizative, 188 masa për shpërblimdëmi në vlerën 17,823,178 mijë lekë, 256 masa disiplinore, 23 masa administrative, si dhe janëdërguar në organin e prokurorisë 5 kallëzime penale, për 5 drejtues apo administratorë tëshoqërive dhe enteve publike.

Zbatimi i rekomandimeve

Një nga treguesit kryesorë të performancës së auditimeve, është niveli i zbatimit të rekomandimeve, thekson KLSH. Për vitin 2016 janë dhënë gjithsej 1025 rekomandime në 26 auditime të realizuara. Kanë kthyer përgjigje për zbatimin e rekomandimeve 20 subjekte (të cilat janë përfshirë në auditimin e kryer për zbatimin e rekomandimeve). Janë rekomanduar gjithsej 558 masa organizative, nga të cilat janë pranuar 419 masa ose 98.8%, si dhe janë realizuar plotësisht, pjesërisht, ose në proces realizimi 396 të tilla. Për zhdëmtimin e dëmit ekonomik të konstatuar në shumën 17,823,178 mijë lekë, vlerë e cila është kërkuar 100% për zhdëmtim. Nga kjo vlerë, janë pranuar dhe kanë nisur procedurat për kthimin e shumave prej 1,2 miliardë lekësh, kurse nga verifikimi nga KLSH në 20 subjekte, realizimi paraqitet në masën 10.5%, pa llogaritur 5 subjekte të tjera që janë brenda afatit të kthimit të përgjigjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Enca konsumon drogë me shoqen në makinë (Video)

0

Enca është shpesh në qendër të vëmendjes, së fundmi sidomos për shkak të konfliktit të saj me Noizyn.

Rrjetet sociale tregojnë shumë për një person, duke bërë që t’i njohim VIP-at ndryshe nga mënyra se si na shfaqen në klipe.

Për sa i përket Encës, duket se ajo nuk është një vajzë “e mirë”. Së fundmi, një faqe në Instagram ka publikuar një video ku ajo shfaqet brenda në makinë me një shoqe të saj duke konsumuar marijuana.

Ndër të tjera, Enca thotë se “shoqet e saj nuk kanë konsumuar kurrë lëndë narkotike”, ndërsa shton se “tani po konsumojnë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mogherini: Situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar, ka nevojë për mbështetjen e BE-së

0

Bruksel – Situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar, është e nevojshme një mbështetje e fortë dhe e besueshme nga Bashkimi Evropian, ka thënë në Bruksel shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Ajo, në prag të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të mbrojtjes të vendeve të BE-së, gazetarëve u tha se për vizitën e posapërfunduar në Ballkanin Perëndimor do të të raportojë para shefave të diplomacisë, e mëpastaj edhe te liderët e vendeve të BE-së se “gjendja atje po përballet me sfidat në planin e brendshëm, rajonal dhe global”, raporton agjensia Beta.

“Por ky është një rajon”, siç tha ajo, “që në vetvete ka aftësinë, forcën, që të mbahet ashtu që kredibiliteti i Bashkimi Evropian duhet të provohet me praninë e tij aty”.

“Prandaj sot unë pres që ministrat dhe për disa ditë edhe liderët e Bashkimit Evropian të demonstrojnë një angazhim të fortë dhe të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor në drejtim të perspektivës bindëse për integrimin evropian”, përfundoi përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Mogherini, duke arritur në mbledhjen e Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së, bëri të ditur se Ballkani Perëndimor do të jetë një nga temat e rëndësishme të bisedimeve të sotme në Bruksel.

Mogherini do të raportojë te ministrat e BE-së për bisedat që kishte me përfaqësuesit e qeverisë, opozitës, palamentarët, shoqërisë civile dhe studentë gjatë javës së kaluar në “turneun Ballkanik”.

Në Këshillin e BE-së thanë se këto diskutime do të shërbejë si një diskutim “hyrës” i bisedave që përfaqësuesit e shteteve dhe qeverive të BE-së do të kenë për Ballkanin Perëndimor, kur ata do të takohen në nivelin e lartë në samitin në Bruksel të enjten dhe të premten.

Pritet që Këshilli i BE-së të miratojë konkluzionet e sotshme që do të jenë bazë për një raport të liderëve të 28 vendeve anëtare për të miratuar për Ballkanin Perëndimor në samitin në 9 dhe 10 mars në Bruksel. /GazetaExpress/.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -KOKA AKSION NDERKOMBETAR PER PASTRIMIN E LUMENJVE NE SHQIPERI

0

Lançohet dita mbarëkombëtare për pastrimin mbetjeve në kuadër ditës së tokës, më 22 prill. Kjo fushatë u kërkua nga Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, teksa inspektonte gjendjen e shtratit të lumit të Tiranës vetëm pak metra larg aeroportit të Rinasit dhe që ndodhet në një situatë tejet të mjerueshme.

Ministri i Mjedisit ritheksoi se ligji ngarkon Bashkitë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për Menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe sanksionon të zgjedhurit vendorë për mosmarrjen e masave.

Ai  kërkoi edhe një herë për kryebashkiakët që përveç zgjedhjeve t’u kushtojnë rëndësi edhe pastrimit të lumenjve pasi jemi para sezonit turistik.

Nisma Mbarëkombëtare për Pastrimin nga Mbetjet do të mbahet nga dt 5 mars deri më 22 prill 2017 kur është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BASHA RAMA TE VIJE NE CADER TE FIRMOSIM QEVERINE TEKNIKE

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i përgjigjur kryeministrit Edi Rama se e mirëpret në çadër, por për të firmosur qeverinë teknike.Gjatë një bashkëbisedimi me fermerët Basha komentoi deklaratën e kreut të qeverisë i cili u shpreh një ditë më parë se ishte i gatshëm të dialogonte me PD-në edhe te tenda e protestës.Basha theksoi se çadra do ta mirëpresë Ramën si të penduar në mënyrë që ai të japë dorëheqjen përpara protestuesve.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx