Ballina Blog Faqe 9478

Republikani i Trump: Basha po e fiton betejën

0

Drejtuesi i të rinjve republikanë amerikanë, Jason Emert, nuk ndryshon shumë nga Lulzim Basha kur flet për situatën politike në Shqipëri. Ai qëndroi në Tiranë për të mbështetur protestën e opozitës, për të cilën thotë se do të bëjë gjithçka që të marrë sa më shumë mbështetje ndërkombëtare.

“Në këtë moment, mbi 60% e sondazheve të fundit thonë se shqiptarët nuk i besojnë rezultatit që do të dalë nga zgjedhjet. Ajo që duhet bërë së pari është të rikthehet besimi i shqiptarëve. Dhe këtë mund ta bëni nëpërmjet një qeverie kujdestare teknike, që i lejon qytetarët të votojnë të lirë dhe të sigurojë se vota e tyre do të numërohet. Prandaj jemi këtu”, tha Emert.

Përfaqësuesi i të rinjve republikanë beson se që tani ka sinjale se protesta e opozitës do të ketë sukses: “Ju e keni parë kryeministrin që ka thënë se është gati të vijë në tendë të takojë kryetarin Basha dhe kjo tregon se Basha po e fiton këtë betejë, po tregon se ai është udhëheqësi i fortë që ky vend meriton, se ai po drejton diçka që e ka frikësuar qeverinë dhe mendoj se ky është një ushtrim i bukur i demokracisë”.

Kur foli para protestuesve, Jason Emert i inkurajoi ata për rezistencë jashtë Parlamentit. Një këshillë kjo e kundërt nga ajo e ambasadorit amerikan Donald Lu i cili mbështet shqetësimet e opozitës, por jo mjetet e saj.

“Nuk jam dakord me ambasadorin Lu. Ai gjendet në një situatë të vështirë. Si ambasador besoj se mori vendimin e duhur në përmbushje të rolit të tij. Mendoj se ai u kushtoi vëmendje të dyja anëve të medaljes, në mënyrë që të mund arrijë të jetë arbitri mes qeverisë dhe opozitës”, u shpreh Emert.

Jason Emert, i partisë së Presidentit Trump, nuk pranon se ka një linjë zyrtare të Uashingtonit pro qeverisë shqiptare dhe as se gjuha e përdorur prej tij bie ndesh me këtë linjë.

“Ta quash linjë zyrtare, nuk e di nëse është terminologjia korrekte, sepse shumë anëtarë të Kongresit kanë dërguar letra mbështetje për protestën, për lëvizjen për zgjedhje të lira e të ndershme. Media dhe organizata të ndryshme amerikane kanë shkruar për korrupsionin, kriminalitetin e përhapur në qeverinë e Shqipërisë. Kështu që, nuk di të them nëse ka një linjë zyrtare që thotë se ne mbështesim kriminalitetin e qeverisë, por ne sigurisht që mbështesim Shqipërinë si një vend aleat dhe partner i madh i Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Emert.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Il Giornale: Shqipëria si Kolumbia

0

Me këtë titull e hap artikullin hulumtues gazeta italiane “Il Giornale”, në një shkrim investigativ i cili nxjerr në pah si pika kryesore “faktin se kanabisi në Shqipëri ka arritur përmasa të pashoqe në Evropë”. Artikullin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

“Shqipëria po kthehet në Kolumbinë e Evropës”. Deklarata është bërë në nëntor të vitit të shkuar nga ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, që ka qenë president nga viti 1992 deri në 1997 dhe kryeministër nga 2005-a deri në 2013-ën.

Edhe nëse Shqipëria nuk është e përfshirë në një trafik kokaine të krahasueshëm me atë të vendit amerikano-jugor, është e vërtetë se kanabisi ka arritur përmasa të pashoqe në Evropë.

Ambasadori i OSBE-së në vend, Berndt Borchardt, së fundmi ka llogaritur se të paktën dy miliardë euro janë gjeneruar nga prodhimi e eksporti i kësaj lënde narkotike, në një vend që në vitin 2015 kishte një GDP prej nën 11 miliardësh. Dhe, bëhet fjalë për një biznes që po rritet shpejt, nëse llogaritet se, nxitur nga rritja e kërkesës, prodhimi i kanabisit është trefishuar gjatë vitit të shkuar (siç shpjegon ekspertja shqiptare e krimit dhe terrorizmit, Aleksandra Bodgani). Kjo shifër konfirmohet indirekt në fjalët e kryeministrit aktual Edi Rama, i cili e vë theksin te rritja e sasisë së kanabisit e sekuestruar në një vit, që në fakt është trefishuar (edhe pse kryeministri harron ta përmend).

Por, historia e kësaj droge në Shqipëri është shumë më e vjetër, e daton në kohën e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Në gjysmën e dytë të viteve ‘70, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, vendi e gjeti veten të izoluar në të njëjtin bllok komunist dhe me nevojën për të gjetur shpejt burime të reja. Kështu, lindën plantacionet e para të shtetit, të përqendruara kryesisht në rajonet jugore afër kufirit me Greqinë. Kanabisi u bë një produkt i konsumit të rregullt dhe disa banorë të Tiranës ende kujtojnë se si është përdorur në familje për të vënë në gjumë fëmijët më të shqetësuar.

Kultivimet mbijetuan të padëmtuara nga rënia e regjimit dhe për më tepër jepnin më shumë prodhim pas krizës së viteve ‘90-të. Malli, për më tepër, dërgohej në Itali dhe nga atje, me ndihmën e organizatave mafioze italiane, trafikohej në gjithë Evropën. Me kalimin e kohës, në Shqipëri u krijuan disa zona të lira, ku kultivimi i kanabisit bëhej publikisht dhe forcat e rendit nuk guxonin të ndërhynin.

Një situatë për të ardhur keq, të cilën u përpoq t’i jepte fund kryeministri Rama, me një aksion në qendër më të madhe: fshatin e Lazaratit, i pastruar tërësisht gjatë një operacioni të madh në vitin 2013. Çuditërisht, kjo lëvizje e diktuar ndoshta edhe nga logjika zgjedhore rezultoi një bumerang i madh. Pasi u shkatërrua qendra e prodhimit në Lazarat, në katër vitet e fundit, plantacionet e kanabisit mbinë si kërpudha në gjithë vendin, fenomen që u zgjerua edhe në rajone deri më tani të papërfshira, të tilla si disa zona pranë Malit të Zi. Në rritjen marramendëse të qarkullimit, shpjegon gazetari investigativ Lavdrim Lita, ka kontribuuar edhe futja në treg e një fare vietnameze kanabisi, që do shumë më pak kohë për të dhënë prodhim dhe me shpejtësi ka zëvendësuar varietetin vendas.

Kanabisi i prodhuar në këtë mënyrë, sipas llogaritjeve nga BBC, po tregtohet me dyqind euro në Shqipëri dhe pastaj rishitet në Itali me një çmim dysheme shtatë herë më të lartë.

Një fitim i madh që i jep jetë një xhiroje që në të vërtetë është një copë e madhe e GDP-së, duke llogaritur se së bashku me drogën në gomone që lundrojë për në Puglia, ngarkohen megjithëse në masë më të vogël se në të shkuarën edhe armë, femra për prostitucion, e në disa raste edhe emigrantë. Në të njëjtën rrugë, drejtim të kundërt, vjen kokaina e importuar në Evropë përmes Italisë dhe Spanjës dhe më pas transportohet në pjesën lindore të kontinentit. Nuk është e rrallë që trafikantët italianë dhe shqiptarë – ku është e përfshirë kryesisht Ndrageta – shkëmbejnë drogë me njeri-tjetrin.

Në një vend ku tërheqja e shtetit social bën që të ndihen efektet e ashpra, kultivimi i kanabisit është kthyer në një instrument mbijetese edhe për shumë fermerë të vegjët, të cilët u japin me qira tokat e tyre oligarkëve lokalë.

Korrupsioni pengon efektivitetin e thuajse çdo aksioni të policisë: Nuk është e rrallë, shpjegon Lita, që në këmbim të një ryshfeti prej 20 për qind dhënë zyrtarëve lokalë të forcave të rendit, lajmërojnë në kohë fermerët për ardhjen e një kontrolli, duke iu lejuar të fshehin pjesën më të madhe të drogës, ndërsa një pjesë e vogël shkatërrohet nga policia për të rifreskuar statistikat triumfuese të qeverisë.

Kryeministri Rama, duke folur me “Sytë e Luftës”, ka kërkuar dy vite për zhdukjen e shumë zonave të lira, në të cilat kultivuesit e kanabisit arrijnë t’i shpëtojnë dorës së ligjit, por zgjedhjet e përgjithshme janë te porta (në qershor) dhe rreziku është që grupet kriminale të drogës mund të financojë parti politike e të ndikojnë në politikat e qeverisë së ardhshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Idrizi ne Vlore:Tregojme alternative per nje programe me te mire

0

Të pranishëm sot me mbështësëit e PDIU, të qytetit të Vlorës ,ishin Kryetari i Partisë Z. Shpëtim Idrizi dhe Kryetare e Forumit të Gruas Znj. Vjollca Braho .
Tashmë, shprehu Z. Idrizi, kemi 8 vjet eksperiencë në politikë nuk mund të sillemi dhe nuk jemi një parti krahinore, dhe pse gjithçka nisi nga “Shoqata Camëria”, ne jemi një parti kombëtare dhe si e tillë kemi forcën dhe mbështetjen e Dibrës, Lezhës, Shkodrës. Korçës dhe veçanërisht të Vlorës. Tani kemi forcën të tregojmë alternativën që krah arsyes së ekzistencës tonë të ofrojmë një program i cili të jetë në mbështetje të zhvillimit të qytetit, teritorit, atdheut. Sepse ky, është atdheu ynë dhe nuk kemi tjetër.sinkron..
Znj. Vjollca Braho shprehu se në Vlorë shoh një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe ndjehem krenare që forca vitale e të rinjve dhe gruas janë katalizator i çështjes çame.
Kryetari i PDIU dega Vlorë Z. Nikolin Hasani përmbylli takimin duke falenderuar pjesëmarrësit dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që Vlora dhe qytetarët e saj po i japin kësaj partie…///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mbetjet e Urës Vajgurore përfundojnë në lumë. Bashkia kemi gati sheshin e depozitimit

0

Rruga në dalje të bashkisë Ura Vajgurore, në breg të lumit Osum është mbushur prej ditësh me pirgje plehrat dhe për këtë duket se nuk shqetësohet askush. Sezoni i ri turistik, ku pritet ardhja e më shumë vizitorëve se një vit më parë ofron këtë panoram për cdo vitizotë të huaj dhe vendas që përpara se të mbërrijë në qytetin muze të Beratit prezantohet me Urën Vajgurore. Dhe pamjet flain qartë mbetjet urbane të këtij qyteti hidhen në preg të lumit, ku dhe digjen, ku dhe kanë nisur të punojnë njerëzit në nevojë për mbledhjen e hekurishteve dhe kanaceve. Era që ndihet në të gjithë zonën është e rëndë, ndërkohë që pamja ëstë po kaq e rëndë për një qark që synon të zhvillohet nëpërmjet turizmit. Kjo pamje ka kohë që paraqitet në këtë zonë dhe situata bëhet edhe më alarmante në kushtet ku temperaturat janë rritur ndjeshëm.

Ndërkohë që burime nga bashkia e qytetit bëjnë me dije jashtë kamerave se ka përfunduar ndërtimi i sheshit të depozitimit që është në dalje të baskisë dhe pritet të nis nga puna funksionimi i tij. //

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

9 shenjat që ju keni rënë në dashuri të thellë

0

Është njëra nga streset më pozitive dhe të dashura që mundet dikush me i pas, dhe që i ndjen gjithë kohës.

Këto janë disa nga shenjat që ju tashmë jeni dashuruar:

1.Nuk ju mjafton që vetëm të flisni me të, dëshironi ta ndjeni më afër

2.Ju humb oreksi

3.Gjithmonë shpresoni se mesazhi që ju vije të jetë nga ai.

4.I ruan me kujdes të gjitha mesazhet dhe fotografit që i keni së bashku

5.Shikoni çdo herë a po e shihni rrugës

6.Iu kushtoni rëndësi këngëve të dashurisë në radio

7.Ëndërroni gjithë ditën

8.Filloni fitnesin dhe nuk i ndaheni

9.Ndjeheni mirë shpirtërisht

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

50 kuriozitete të rralla nëpër botë

0

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme, më shumë si fenomene
1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2. Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Lewandowski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në New York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Është gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

France – Tjetër skandal për Francois Fillon

0

Fushata e kandidatit presidencial francez, Francois Fillon pëson një tjetër goditje të rëndë, teksa menaxheri i fushatës së tij ka dhënë dorëheqjen një ditë më parë.

Patrick Stefanini është shprehur se dorëheqja e tij do të hyjë në zbatim mbrëmjen e së dielës.

Më herët, Unioni i Demokratëve dhe të Pavarurve kërkoi që Partia Republikane e zotit Fillon, të zgjidhte një tjetër kandidat, në prag të një skandali mbi pagesat.

Pretendohet se bashkëshortja e tij dhe fëmijët janë paguar për punë parlamentare të cilat ata nuk i kanë kryer asnjëherë.

Detajet për largimin e shefit të fushatës së Fillon dolën në dritë pasi gazeta franceze Journal du Dimanche, publikoi letrën e dorëheqjes së zotit Stefanini.

Ky i fundit shkruan se e ka këshilluar zotin Fillon të përmbyllë fushatën e tij pas hetimit që nisi lidhur me çështjet e tij financiare. Mosbesimi se Fillon do ta kalojë raundin e parë të votimeve dhe pozicioni jo i favorshëm i tij për të drejtuar fushatën, citohen si arsyet për largimin e Stefaninit.

Zoti Fillon ka humbur tashmë anëtarë kyç të skuadrës së tij dhe ministra të caktuar të vetë partisë së tij, po kërkojnë që ai të zëvendësohet nga Alain Juppe, i cili humbi zgjedhjet primare ndaj Fillon, nëntorin e kaluar.

Por përtej presionit politik, Fillon mohon të ketë bërë diçka jo të drejtë dhe thotë se është viktimë e një “vrasjeje politike”. Humbja e mbështetjes së Unionit të Demokratëve dhe të Pavarurve përfaqëson gjithashtu një sfidë madhore për fushatën e tij.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tensioni Turqi-Gjermani, palët lëshojnë deklarata të ashpra ndaj njëra-tjetrës

0

Një grindje mes Ankarasë dhe Berlinit mbi një seri takimesh politike turke të anulluara në Gjermani, ka bërë që tensionet mes palëve të përshkallëzohen.

Një ditë më parë, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e akuzoi Berlinin se “po ndihmon dhe po strehon” terrorizmin. Ai tha se gazetari turko-gjerman i arrestuar në Turqi është një “agjent gjerman” dhe anëtar i grupit të jashtëligjshëm të militantëve kurdë.

Por burime nga ministria e jashtme e Gjermanisë i kanë konsideruar të tilla pretendime si absurde.

Më herët, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo e respektonte vendimet e autoriteteve lokale për të anulluar tubimet që ministrat turq të drejtësisë dhe ekonomisë ishin parashikuar të organizonin.

Turqia po përpiqet të tërheqë votuesit etnikë turq lidhur me referendumin e rëndësishëm që vendi organizon në prill. Mbështetja e 1.4 milionë turqve që jetojnë në Gjermani do të jetë e rëndësishme për Erdogan, që me këtë referendum, kërkon të zgjerojë fuqitë e tij presidenciale, duke zbehur rolin e parlamentit.

Zyrtarët turq janë zemëruar pasi zyrtarët gjermanë tërhoqën lejet për të mbajtur tubime në qytetet e Gagennau, Köln e Frechen.

Kjo solli në reagimin e ashpër të Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i cili akuzoi qeverinë gjermane se nuk mbështet ndryshimet kushtetuese të planifikuara nga Erdogan.

Me tone kërcënuese, ministri i kërkoi Gjermanisë të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme turke dhe të mësojë të sillet, duke e trajtuar Turqinë ashtu siç duhet. Ndërkohë, ministri i jashtëm gjerman tha se qeveria qendrore e vendit nuk kishte aspak të bënte me anullimet e eventeve dhe Ankaraja nuk duhet t’i shtojë benzinë zjarrit.

Grindja mes palëve është shqetësuese për kancelaren Merkel, pasi ajo arriti të bindte Turqinë të mos lejonte hyrjen e emigrantëve, më së shumti sirianë, në Bashkimin Europian.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çfarë është kjo krijesë në qiell?

0

Banorët vrapuan të frikësuar kur panë një figurë të çuditshme të ngjashme me njeriun që u shfaq në re sipër një qendre shopingu.
Figura e çuditshme u vërejt disa ditë më parë sipër Mukuba Mall në Kitwe, Zambi.

Fotografitë shfaqin një figurë të madhe të ngjashme me atë të njeriut – dhe thuhet se ishte rreth 100m e gjatë.
Forma e zezë dukej sikur ishte bërë nga një material tjetër ndryshe nga retë. Nga këndvështrimi i fotografisë, figura duket sikur po shikon poshtë qendrën tregtare.

Figura qëndroi në qiell për rreth gjysmë ore dhe disa menduan se u shfaq Zoti. Një dëshmitar tha: “U tronditëm kur pamë atë që dukej si njeri në re për rreth 30 minuta”.
“Disa filluan ta adhurojnë por të tjerët ikën. Ishte aq e çuditshme”, tha dëshmitari.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erdogan: Gazetari i arrestuar, “spiun gjerman”

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e ka quajtur “spiun gjerman” gazetarin e arrestuar Deniz Yucel. Ai punon për një gazetë gjermane.

Komentet e Erdoganit rrisin më tej tensionet në mes të Ankarasë dhe Berlinit.

“Si agjent gjerman, ky person është fshehur për muaj të tërë në konsullatën gjermane”, ka thënë Erdogan më 3 mars. “Ne për një muaj kemi thënë na e dorëzoni atë sepse ai duhet të dalë para gjykatës”, ka shtuar Erdogan.

Marrëdhëniet mes dy shteteve janë tensionuar, pasi Berlini është shprehur i shqetësuar me arrestimet pas tentim grusht-shtetit të dështuar në Turqi në korrikun e vitit të kaluar.

Protestuesit në mbarë Gjermaninë kanë mbështetur Yucel, gazetari i cili ka shtetësi gjermane dhe turke. Ai punon si korrespondent ka Turqia për gazetën gjermane Die Welt. Yucel u arrestua më 27 shkurt.

Përveç se e akuzojnë për spiunazh, autoritetet turke kanë thënë se gazetari i arrestuar ka bërë shpërndarë propagandë të grupit të ndaluar në Turqi, PPK-së, si dhe ka mbështetur lëvizjen e kleriut turk, Fethullah Gulen, të cilin Erdogan, e akuzon se qëndron prapa grusht-shtetit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx