Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Ky është shqiptari hero i Gjermanisë, ja si e shpëtoi një fëmijë
Një aksident ka ndodhur në fshatin ndërmjet Langwarden dhe Ruhwarden, ku një autobus me 15 nxënës të shkollave fillore ka pësuar aksident, si pasojë e erës. Sipas policisë, fatmirësisht askush nuk është lënduar, por fëmijët kanë vuajtur nga shoku, shkruan “nwzonline.de”.
Një 47-vjeçar, i cili jeton si refugjat në Butjadingen, së bashku me djalin e tij ishin në autobus dhe ai ishte i vetmi i rritur përveç shoferit. Avni Mehana ka thyer dritaren dhe i ka ndihmuar fëmijët të shpëtojnë, madje uji kishte filluar të hynte në autobus, përcjell Albinfo.ch.
Shqiptari pësoi disa lëndime gjatë operacionit dhe kishte sjellje shembullore, ka thënë policia. Sipas punëdhënësit të tij, Meent Brunken ai duhet të deportohet nga Gjermania dhe ka qenë rrugës për autoritetet e huaja.
Fëmijët ishin të tronditur nga kjo ngjarje, derisa më vonë janë liruar nën kujdesin e prindërve të tyre.
Për të nxjerrë autobusin nga vendi i ngjarjes ishte e vështirë dhe është dashur më shumë se tri orë.
Rreth 28 milione euro transaksione të dyshimta janë bllokuar gjatë 2016
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave gjatë vitit 2016 ka bllokuar 28 milion euro si transaksione të dyshimta. Agim Ismaili, drejtori i deleguar i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave prezantoi raportin e vitit që lamë pas sot në komisionin e sigurisë kombetare.
Ndërkohë, kjo drejtori ka dërguar 184 procedime penale në prokurori.
Rama sulmon gjykatën Administrative: Një kasap më shumë për të rrjepur sipërmarrësit
Gjykata Administrative ka marrë një sulm ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me sipërmarrësit. Ai thotë se gjykata është një kasap më shumë për të rrjepur sipërmarrësit. Rama nënvizoi se gjykata Administrative nuk ka zgjidhur konfliktet për cështjet e pronësisë apo dhe cështje të tjera. Për Ramën nuk ishte zgjidhje formimi i një gjykate tjetër si kjo administrativja, por reforma në drejtësi
“Gjykata Administrative do të ishte një kasap më shumë. Jeni të kënaqur me Gjykatën Administrative?! Keni parë një gjykatë më aventuroze në mënyrën si merr vendimet. Thjesht është shtuar një kasap më shumë në rrugën e tregut të sipërmarrësve. Në ligj thuhet se duhet të punojë shpejt thjesht rrjep më shpejt. Meqë rrjepja është me e sipërfaqshme pagesa është më e ulët, sepse tek ato kasapët e nivelit më të lartë pagesat janë më të mëdha”
Fier, akuzohej për trafik të miturish, prangat të dënuarit me 13 vite burg
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohet për trafikim të të miturve dhe faslifikim të pasaportave. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr të Fierit. 37 vjecari mësohet se ka qenë shpallur në kërkim dhe ishte dënuar me 13 vite e 3 muaj burg.
Njoftimi i policisë:
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarri”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Mikel (Arsen, Alberto) Ferko, 37 vjeç, banues në fshatin Qarr, Fier.Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me Vendimin e datës 18.02.2016, e ka dënuar 13 vjet e 3 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i të miturëve”, kryer në bashkëpunim dhe ”Falsifikimi i pasaportave” parashikuar nga Nenet 128/b/3; 189/2 të Kodit Penal”,
Zef Preçi
U ktheva mbrëmë nga jashtë dhe në avion nuk ishin pak, por tre “deputetë” të Kuvendit… të ardhshëm. Kishte minuta që duhej të niseshim, por vetem sirena e policise që shoqëroi “deputetët e listes” na e dha këtë mundësi. U futën në avion dhe biseda midis tyre me zë të lartë, fjalor rruge dhe subjekt urdhëra, tendera, dosje, avokatë, gjyqtarë, emra e pseudonime, etj. me kujtoi se po kthehesha në Atdheun tim fatkeq e të marrë peng nga elita politike dhe krimi i organizuar i lidhur me të, elite qe pati premtuar të kundertën… Mbërrita në Tiranë rreth mesnates me stomak të trazuar dhe ndjenjen e boshllëkut që te krijon një situate e tillë udhëtimi… Sapo zbritën përsëri sirena policie dhe pritëm të dilnin “zoterinjtë” ne fjalë fillimisht… Keta të tre nuk ishin musketjerë, nuk kishin pranga në duar por byzlykë floriri dhe me i riu kishte pesë emra të ndryshëm të ndërruar gjatë dekadës së fundit. Ata ishin tubistët me te sukseshëm ne vendin perendimor ku jetonin dhe “u morën ne dorëzim” nga policia shqiptare… Nuk është aspak cudi që neser ti shohim në liste dhe me “certfikata virgjerie politike” në duar dhe në krah të udhëheqesit në fushaten qe ka filluar… o tempora! O mores!
360° Gradë -E VERTETA E BANOREVE TE ZHARRZES
Banoret e zharres pas 4 diteve duke ecur ne kembe per te protestuar per te drejtat e tyre ne Tirane, nuk jane pritur aspak mire.. dhe sikur te mos mjaftonte vetem problem I tyre,policia nuk I lejoi as te hapinin cadrat per te fjetur edhe pse ishin te sfilitur nga rruga. Cadrat jane haupr me vend e pa vend nga bashkija per te blere firmat per peticionin pro veting.Keta banore e kane pasur shume te veshtire per tu prenoncuar ne media,madje diten e djeshme me ta do te bashkohej edhe kreu I opozites Lulezim Basha, por kishte njerez te cilet therrisnin basha ik. E verteta e ketij misteri eshte se asnje nga banoret e zharrzes nuk e ber kete thirrje,por disa njerez te future nga rradhet e partise socialiste e kane ber dick ate till.Ja se si shprehen vet ata
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Gomonia ‘ngec’ në Zvërnces, ja çfarë zbulon policia pasi e ndoqi pre orësh
Një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali ka dështuar mbrëmjen e sotme pas ndjekjes në det nga policia.
Një gomone është ndjekur për rreth 1 orë nga Policia Kufitare. Në bordin e mjetit lundrues kanë qenë dy persona, të cilët gjatë ndjekjes e drejtuan gomonen drejt brigjeve të Vlorës dhe më pas ngeci në Zvërnec.
Dy trafikantët u arratisën më pas në këmbë duke përfituar nga errësira. Forca të shumta policie kanë zbarkuar në vendngjarje dhe kanë bllokuar gomonen që ngeci në cekëtinë.
Ndërkohë, rreth 4 kilometra më larg u gjet një sasi e konsiderueshme kanabisi, e cila ende nuk është peshuar.
Tetë drejtues mjetesh arrestohen për “mitëdhënie” ndaj policëve rrugorë
Policia e Shtetit permes nje deklarate te dielen, ka njoftuar goditjen e 8 rasteve të “mitëdhënies” gjatë javës së fundit në të gjithë vendin, 6 prej të cilave nga Policia Rrugore dhe dy raste nga Policia Kufitare.
Si pasojë e kësaj janë arrestuar 8 shtetas, të cilët akuzohen se kanë tentuar t’i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë.
Policia Rrugore ka arrestuar 6 drejtues mjetesh, të cilët për t’i shpëtuar masës administrative për shkelje të konstatuara, kryesisht për mosvendosje të rripit të sigurimit apo të tjera të Kodit Rrugor, kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Rrugores.
Po kështu, duke u kapur në përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, si dhe pas përpjekjes për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare, këta të fundit kanë ndaluar dy shtetas.
Policia e Shtetit njofton edhe njëherë se bashkëpunimin me komunitetin për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë e çmon si me shumë vlerë dhe efikase, ndaj dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë, apo çdo shkelje të konstatuar, në mënyrë që të ndërtohet një ambient sa më i sigurtë për qytetarët.




