Ballina Blog Faqe 9482

Trafikohej me mushka, sekuestrohen 312 kg drogë në kufi me Greqinë

0

Policia ka arriur te sekuestroje 312 kg marijuanë shqiptare në kufi me Greqinë.

Lënda narkotike, ishte e ndarë në 16 çanta dhe po transportohej drejt kufirit me mushka nga tre persona.

Policia greke ka bërë arrestimin e njërit prej trafikantëve, ndërsa dy të tjerët kanë mundur të arratisen.

Në pranga ka përfunduar një 21 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deklarata për 2 mld euro nga kanabisi, Borchardt: Keqkuptim

0

Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bernd Boshardt është shprehur mesditën e sotme pas një takimi me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, se deklarata e djeshme për 2 mld eurot që qarkullojnë nga kanabisi në Shqipëri është një keqkuptim.
Borchardt, deklaroi se sqarimin për këtë deklaratë e ka bërë edhe ditën e djeshme përmes një statusi në Twitter.
“Ishte një keqkuptim. Në 2013-ën 1 000 ton kanabis kapën vlerën e 2 miliard euro. Gjatë vitit 2016, janë shkatërruar më shumë se 2.5 milionë rrënjë kanabis e barabartë me mbi 1 mijë tonë marijuanë dhe ky është një sukses i mirë”,-u shpreh Borchardt.
Bernd Borchardt tha se përpjekjet e Policisë së Shtetit ndaj krimit duhet të vazhdojnë, sidomos ndaj kanabisit.
“Ne diskutuam plane për bashkëpunime në të ardhmen. E kam fjalën për një sërë fushash, si lufta kundër krimit të organizuar, kundër dhunës, korrupsionit. Vitin e kaluar kemi parë shkatërrimin e 2.5 mln rrënjë kanabis. Përgëzojmë policinë e shtetit që ka kapur këto sasi të mëdha. Por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Diskutuam gjithashtu edhe për nevojë për të çuar para reformën zgjedhore dhe si të mbajmë larg zgjedhjeve sasinë e pista të parave”,-u shpreh Borchardt.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KQZ nuk i heq mandatin Armando Prengës, kërkon prova shtesë nga prokuroria

0

KQZ nuk i heq mandatin Armango Prengës pavarësisht kërkesës sëbërë nga prokuroria. Me 4 vota pro dhe 3 kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme duke kërkuar materiale më të hollësishme lidhur me dënimet e deputetit Armando Prenga, për të cilin organi i akuzës ka kërkuar ndërprerjen e mandatit për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Anëtarët e propozuar nga mazhoranca ishin kundër këtij vendimi, duke kërkuar heqjen e mandatit. Por, kryetari i KQZ-së, Denar Biba, argumentoi se e njëjta procedurë është ndjekur dhe pak javë më parë, kur i është hequr mandati deputetëve Selami dhe Tahiri.

Prokuroria ka kohë deri të hënën për t’i vënë në dispozicion Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të gjitha materialet informuese mbi Armando Prengën, pasi, sipas Bibës, me materialet e paraqitura nuk mund të merret një vendim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shmanget tragjedia, gjenden 6 kallëpe tritoli në pallatin 20-katësh, nis hetimi

0

Gjashtë ditë pasi u shembën tre katet e fundit të një pallati 20-katësh në Shkëmbin e Kavajës, shmanget nje ngjarje e rende aty. I biri i ndërtuesit ka gjetur 6 kallëpe tritoli të vendosura në kollonat e betonit në katin e 18-të.

E. Shala, 19 vjeç ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka gjetur dhe lëndën plasëse.

Sipas policisë E. SH, 19 vjeç nga Tirana, ka njoftuar në polici së në pallatin tek Shkëmbi i Kavajës kishte konstatuar 6 kallëpe tritoli.

Policia ushtroi menjëherë kontroll të imtësishëm dhe kanë gjetur sasinë e lëndëve plaëse të vendosur në dy kollona betoni, nga tre kallëpe secila. Kati i 18-të i ndërtesës ishte ende i papërfunduar pasi pronarit Enver Shala i qenë pezulluar punimet për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit.

Kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Korrupsioni me tenderat, gjykata lë në burg ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto

0

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë caktoi masën e arrestit me burg për ish-drejtorin e burgjeve Artur Zoto.
Ai ra në pranga tri ditë më parë me akuzën e korrupsionit me tenderat e furnizimit me ushqime të burgjeve.
Në seancën e sotme, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për të lënë në burg pa afat Artur Zoton.

Ai akuzohet bazuar në përgjimet e kryera mes biznesmenëve që fitonin tenderat dhe Zv.drejtorit të burgjeve Iljaz Labi.

Ky i fundit u arrestua për korrupsion në korrik 2016 dhe pas arrestimit dëshmoi se ishte Artur Zoto ai që e kishte njohur me biznesmenët në fjalë dhe që i kishte sugjeruar që t`ua jepte tenderat këtyre personave.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Eksploziv makinës, 39 –vjeçari i shpëton atentatit në Krujë

0

Një shpërthim i forte eksplozivi ka ndodhur gjatë orëve të natës në Krujë.

Burime zyrtare thanë se rreth orës 03:15, në fshatin Borizanë ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur në një automjet.

Makina, një Peugeot, është në pronësi të 39 – vjeçarit A.H, banues në këtë fshat dhe ka qenë e parkuar pranë banesës së tij.

Policia thotë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ku është krisur xhami i parë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha reagon ashpër: Do t’ju marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë? Luftë do ketë!

0

çadra e protestës ka folur me tone të ashpra kundrejt Kryeministrit Rama, duke thënë se ora e tij ka mbaruar dhe kushdo që godet qytetarët do të tërhiqet zvarrë.

“Ora jote po vjen, ora e çdokujt që abuzon me shqiptarët po vjen, ta dijë mirë çdokush që godet qytetarët se do vimë t’i marrim zvarrë në këtë shesh. Doni luftë. luftë do ketë, deri sa të fitojnë qytetarët. Thyejini dritaret, ngrihuni protestoni, reagoni. Askush të mos kujtojë se kjo është lojë se jemi këtu për ti bërë llogari, për ndryshme vala e ardhshme popullore do t;iu fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore dhe jo një manifestim partiak. Popullit i ka ardhur fundit, durimit tonë i ka ardhur fundi, boll me provokime dhe me akte të pahijshme në kurrizit të qytetareve dhe bizneseve” tha Basha.

Kreu i opozites, Basha, i ka bërë thirrje qytetarëve që reagojnë edhe më shumë dhe nësë është e nevojshme të përdorin dhe dhunën.

“Nuk do gjeni vrimë miu për tu futur. Kudo ku jeni për çdo padrejtësi ndaj çdo qytetari, reagoni qëlloni me gusht, koha kur populli mund të trajtohet si dele po merr fund, Këtu do jemi deri sa ta mposhtim padrejtësinë. Ne do luftojmë deri në fitore dhe jemi në këmbë, populli shqiptar nuk ka rrugë tjetër për të marrë në dorë fatin e vet europian”- perfundoi Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Banjo transeksuale në shkolla, Trump rrëzon udhëzimin e Obamës

0

Donald Trump përmbys nje tjëtër ligj të paraardhësit të tij Obama. Shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur të shfuqizojë masat e administratës demokrate që lejonin përdorimin e tualeteve të shkollave publike në bazë të orientimit të tyre të lirë seksual dhe jo atij biologjik.

Administrata e SHBA e kryesuar nga Presidenti, Donald Trump, ka tërhequr udhëzimin kundër diskriminimit të nisur nga Barak Obama, sipas të cilit studentët transeksualë mund të përdornin banjot dhe dollapët me dry të shkollave publike në bazë të identitetit të tyre gjinor, dhe jo në bazë të seksualitetit të përcaktuar në lindje.

Një hap i tillë nga Trump, është parë fyese nga komuniteti LGBT.

Kjo është goditja e parë e vërtetë për trashëgiminë e Obamës në fushën e të drejtave civile, dhe frika është se ky mund të jetë vetëm fillimi i një ofensive të madhe në këtë drejtim.

Frika e madhe është se qëllim final i kësaj nisme është të godasë legalizimin historik të martesave të homoseksualëve.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ashpër i komunitetit LGBT dhe shoqatave për mbrojtjen e të drejtave civile, të cilët akuzojnë Presidentin Trump se ka tradhtuar premtimin e bërë gjatë fushatës zgjedhore për të mos ndërhyrë në këtë fushë, duke shkelur në këtë mënyrë të drejtat e njeriut.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha-Flackenstein-it: Mos ki besim tek Soros

0

Nga çadra e proteste se opozites, ish-kryeministri Sali Berisha iu pergjigj serish eurodeputetit Flackenstein per ato qe i cilesoi si ‘perralla me soros’, duke e kesHilluar te mos kete besim tek ai. “Nese soros ka besim tek ti, ti mo ski besim tek soros , kjo do te sesherbeje ne jete”- tha ish-kryeministri, Sipas Berishes, reforma ne drejtesi u tentua te manipulohej nga Rama dhe Soros me pjesen e perkthimit.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vlore: Kapet peshku ralle ne Radhim

0

Nje specie e rralle per ujrat tona. Peshku i quajtur nga biologet Ruveto  ka rene ne rrjetat e peshkatareve vlonjate,te cilet jane ndeshur me nje peshk te rralle per ujrat e detit Jon dhe Adriatik. Behet fjale per nje specie si  dhe konfirmojne peshkataret  qe per here te pare shihet nga keta te fundit. Peshkatari Sherif Durmishaj konfirmon se specia ne fjale rritet ne thellesi nga 600 deri ne 800 metra thellesi,dhe mbetet nje specie shume e vecante deri me tani e pahasur ndonjehere nga peshkataret. Ruveto ,specia e rralle e kapur nga peshkataret ,konfirmohet se eshte i konsumueshem,por permban shume yndyre,teksa vec emrit Ruveto,shpesh nga biologet quhet  dhe peshku Gjalp.

Ndryshimet klimaterike mbeten nje nga arsyet kryesore per specie te tilla te gjendura ne brigjet tona,ndersa  periudhen e fundit  ka patur nje rritje te peshkut Tono  i cili gjithmone edhe me teper bie ne rrjetat e peshkatareve. Nderkohe verehen edhe specioe te tjera si delfine qe gjithsesi jane te zakonshem,por edhe lloje te ndryshme peshkaqeni,ne disa raste mbeten  edhe te rrezikshem

Ne vitet e fundit  speciet e rralla te detit jane shtuar ndjeshem ne brigjet e Vlores, specie te cilat jane kapur edhe per here te pare nga peshkataret,te cilet konfrimojen se ka disa lloje  te ndryshme,te cilat mberrijne ne brigjet tona si shkak i ngrohjes se detit dhe ndryshimeve klimaterike. ///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx