Ballina Blog Faqe 9488

360° Gradë -KTHEHET NGA GREQIA HUMBET KONTAKTET ME FAMILJEN

0

Një 47 vjecar nga fshati Velcan, i njësisë administrative Poshnje në bashkinë e Urës Vajgurore ka humbur kontaktet me familjen e tij që prej ditës së hënë, menjëherë pas kthimit nga Greqia ku jeton dhe punon prej vitesh sëbashku me familjen e tij. Jani Vrushaj, baba i dy vajzave mësohet se ishte kthyher nga Greqia për cështjen e dokumentave dhe në banesën e vjerrit të tij, në fshatin Poshnje ka lënë vetëm cantat pas mbërritjes nga Greqia dhe më pas është zhdukur.  I vjerri i tij, Vasil Kanaci, deklaron se ishte vënë në djeni për ardhjen e tij nga vajza dhe pasi ka parë cantat në oborrin e shtëpisë së dhëndërit është vënë në alarëm. “Fillimishtë e kam telefonuar disa herë dhe telefoni binte, por ai nuk e hapte, thotë vjerri i tij. Pasi ka dështuar në kërkimet tek të afërimit dhe nuk është lidhur me dhëndërin nëpërmjet telefonit ditën e martë, datë 8 shkurt, vjerri i tij ka mbërritur në komisariatin e policisë së Urës Vajgurore ku ka kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

Policia e Beratit në lidhje e pyetur në lidhje me këtë ngjarje bënë me dije se nuk ka pasur asnjë denoncim, ndërkohë që vetëm mesditën e sotme është dhënë një informacion paraprak për humbjen e tij.

 

Familjarët e tij kan mundur të mësojnë se për herë të fundit 47 vjecari është parë në breg të lumit Osum, në vendin e quajtur “Pompat”.

“Menjëherë pasi mësova këtë gjë kam mbërritur vetë në breg të lumit dhe kam gjetur caketën e dhëndërit tim në breg të lumit dhe i vetëm po kërkoj për trupin e tij, pasi dyshoj se ai është mbytur në lum. Ai ishte shumë tip i ndjeshëm dhe pse nuk kishte probleme kam frikë se mund të jetë mbytur në lum për shkak dhe të një gjendje depresioni, nga i cili vuante prej disa javësh”, bënë me dije vjerri i tij.

 

Humbjen e papritur të 47 vjecarit e konfirmon dhe një prej të afërmëve të tij, i cili shprehet në lidhje me ngjarjen.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -VLORE FAMILJARET E VRASJES SE ARTUR RUSTEMIT

0

Familjare te Artur Rustemit vrare ne 10 shkurt te vitit 1997,ne vitin  e trazirave qe perfshine vloren dhe vendin kerkojne zbardhjen e te vertetes dhe autoret e ngjarjes.  20 vite me pare,Artur Rustemi eshte qelluar ne qender te qytetit te Vlores,ne sheshin qe sot mban emrin e tij,ndersa vec nje  pllakate  perkujtimore  ku familjaret e kujtojne,keta te fundit ende nuk kane nje pergjigje per ngjarjen qe ne ate kohe i morri jeten Rustemit. Vrasja e Artur Rustemit 20 vite me pare ne afersi te sheshit te flamurit mbetet nje nga vrasjet me enigmatike dhe te bujshme ne vendin tone,ndodhur ne nje nga protestat e atehershme te qytetareve te  Vlores,pas renies se firmave piradimale. Sot 20 vjet me vone,familjare te tij kane kryer homazhe ne shehin dhe pllakaten qe mban emrin e tij ,ndersa bejne apel per drejtesi,si edhe shprehen gruaja e tij Donika Rustemi dhe vellai i tij Shefit Rustemi

Tashme 20 vjet me vone,ngjarja mbetet pa asnje autor,ndersa hapi i rradhes sipas familjareve mbetet gjykata e Strasburgut. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -RAMA ‘BUNK’ART 1 E 2 NJIHEN NË BOTË MË SHUMË SE MUZEU KOMBËTAR’

0

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare u mbajt një aktivitet në nderim të Musine Kokalarit me rastin e 100-vjetorit të lindjes së saj.Shkrimtarja dhe politikania që për 33 vite u burgos dhe internua nga regjimi komunist kujtohet sot për të sjellë në dritë historinë e vuajtjeve të mëdha.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjermania vendos rregulla të reja për azilkërkuesit

0

Në vitin e zgjedhjeve te përgjithshme, Angela Merkel, e kritikuar për qëndrimin e saj ndaj emigrantëve, sëbashku me guvernatorët e 16 shteteve federale gjermane, kanë vendosur që të nxjerrin jashtë Gjermanisë, sa me shpejt, të gjithë ata emigrantë të cilëve nuk u është miratuar kërkesa për azil.

Rregullat e reja të deportimit të emigranteve do te bëhen të ditura në vijim. Të gjithë ata persona të cilët kanë gënjyer për identitetin e tyre apo kanë të kaluar kriminale, pavarësisht nga origjina e tyre, do te deportohen menjëhere nga Gjermania, pa të drejtën për të apeluar vendimin e autoriteteve për Azil.

Shqipëria ka qene një nga vendet me kërkesën më të lartë për azil në Gjermani dhe vetëm në vitin 2015, 54 mijë shqiptarë kanë kërkuar të drejtën për azil. Në vitin 2016 kjo shifër ka pësuar ulje.

Nëpër shtetet federale, do të ngrihen te ashtuquajturat “qendrat e daljes”, ku do te dërgohen azil-kërkuesit e refuzuar që të mos kenë mundësi te largohen para deportimit. Ndërsa emigrantet te cilët do të kthehen ne mënyrë vullnetare në vendin e tyre, do të paguhen nga shteti gjerman.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Krimi në Fier, ja emrat e dy viktimave, policia: I gjetëm të pajetë në makinë

0

Tragjedi në Fier. Një i ri ka vrarë të dashurën dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shënpjetër në Fier.

Dy të rinjtë janë gjetur të pajetë në një makinë, fuoristradë e zezë.

Bëhet me dije se makina është një “Jeep” me targa AA 934 OY.

Mësohet se 32-vjecari Drini Dervishi banues në Fier ka qëlluar me armë 29-vjecare Ermira Arapi banuese në Lushnje, dhe më pas ka vrarë dhe vetën.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datën 10.02.2017, rreth orës 11:40 në aksin rrugor Fier-Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër, në mjetin tip Fuoristradë me targë AA 939 OY, janë gjetur të vdekur 2 persona.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u bë identifikimi i viktimave të cilët janë D.D, 32 vjeç, banues në Fier dhe E.A 29 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz, Lushnje.

Gjithashtu nga kqyrja e plotë e vendit të ngjarjes dallohet qartë se shtetasi i lartëpërmendur pasi ka qëlluar me armë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Shtetasi D.D mban në dorë 1 pistoletë të tipit TT e armatosur dhe ka qitje me puqitje në kokën e tij.

Nga të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton që shtetasi D.D pasi ka vrarë shtetasen E.A, ka vrarë veten.

Grupi hetimor në bashkëpunin me Prokurorinë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tiranë-Rinas, u grabitën 2.5 milionë euro

0

Rritet shifra e dëmit ekonomik nga grabitja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën Tiranë-Rinas.

Shifra zyrtare e shumes së vjedhur mësohet se është 2.5 mln euro, e cila po transferohej me destinacion Vjenën.

Jo zyrtarisht thuhet se shuma e grabitur eshte 4 milione euro, pasi në secilin nga tetë(8) thasët e marrë nga autorët ka pasur 500 mije euro.
Pas grabitjes në aksin Tiranë-Rinas, policia ka vendosur që ti hiqet liçenca kompanisë private “Jaguar Security”.

“Jaguar Security” akuzohet se falsifikoi dokumentat, pasi nuk kishte makina të blinduara.

Ne pranga diten e sotme ka rënë edhe drejtuesi teknik i kompanisë së sigurimit.

Shtetasi Fatmir Gapi, 55 vjec, ka rënë në pranga me akuzen se kompania ka falsifikuar te dhënat teknike në dokumentacion duke pretenduar se dispononte makina te blinduara kur në fakt një gjë e tille ka rezultuar e pavërtetë.

Policia flet per hetimet:

Më datë 09.02.2017, rreth orës 13:24, në segmentin Rrugorë interurban Qafë Kashari – Rinas.

Janë vjedhur me armë zjarri, nga disa persona të paidentifikuar, dy automjete në dukje të blinduara të një Shoqërie Private të Sigurisë Fizike, e më pas janë larguar me dy mjete të cilat janë gjendur të diegura pranë vendit të ngjarjes.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 13 gëzhoja, model 64 dhe model 56
– 2 automjetet e Shoqërie Private të Sigurisë Fizike
– 2 automjetet e djegura plotësisht, të dyshuara të përdorura nga autorët
Shumat monetare që po transportoheshin në drejtim të Rinasit ishin të një banke të nivelit të dytë, shumë e cila ende nuk është përcaktuar.
Si rrjedhojë janë arrestuar shtetasit :
• Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyre drejtues teknik i SHPSF
• Xhelil Metaj, 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
• Gentian Dedja, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjës SHPSF,
• Perparim Logu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre punonjes SHPSF,
• Endrit Daçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqerise,
• Dashamir Balla, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyre shofer i shoqerise.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të “Vjedhjes me arme” kryer në bashkëpunim mbetur në tentative dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Nenet 140-25 dhe 248 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – Interviste, A mundet suksesi ti ndryshoje per keq njerezit ?

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 10 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 10 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 10 Shkurt 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

DASHI

Venusi do ju ndihmoje t’i zgjidhni me lehtësisht problemet qe keni pasur ne çift kohet e fundit dhe ne mbrëmje do jeni shume me te qete. Beqaret ka gjasa qe te kenë edhe dashuri me shikim te pare, prandaj e gjithë rrjedha e gjerave do ju ndryshoje për mire. Financat do jene ne gjendje goxha te mire, por për fat te keq ju nuk do i matni shpenzimet qe do kryeni, prandaj shume shpejt ato do dobësohen.

DEMI

Nëse jeni ne një lidhje, sot do kaloni vetëm çaste te bukura dhe emocionuese ju te dashuruarit. Yjet do mendojnë edhe për detajet me te vogla ne mënyrë qe te mos ndieni asnjë mungese. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa pasi jo çdo gjë qe duhet e bukur ne pamjen e pare është e tille ne te vërtetë. Ne planin financiar do keni disa probleme te vogla.

BINJAKET

Dite e ngrohte dhe pa asnjë mosmarrëveshje do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Zemra juaj do ndihen mire ne çdo moment. Beqaret duhet te kenë me tepër besim tek vetja nëse duan ta gjejnë princin e tyre te kaltër. Ka gjasa qe ai te jete shume pranë, por ata ende nuk e kane kuptuar. Financat nuk do jene te shkëlqyera kështu qe kujdes me çdo shpenzim.

GAFORRJA

Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe ne çdo moment do përjetoni emocione te forta. Yjet do i keni gjithë kohës ne krah. Beqaret me mire le te presin edhe pak dite para se te hedhin hapa sepse dite me te bukura priten te vijnë. Financat do jene edhe me te mire nga me pare kështu qe do mund te kryeni pa frike edhe disa investime me tepër nga zakonisht.

LUANI

Ndjenjat qe keni për partnerin tuaj do jene te zjarrta sot dhe do i shprehni gjithë kohës. Duhet te bëni vetëm pak kujdes me xhelozinë e cila mund te shkatërrojë gjithçka nëse teprohet. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa ne planin sentimental. Me financat do jeni me te përgjegjshëm dhe me te kujdesshëm se me pare. Situata nuk do jete aspak problematike.

VIRGJERESHA

Pozicionimi i planetëve do jete goxha i mire gjate kësaj dite dhe ne çdo moment do përjetoni kënaqësi ju te dashuruarit. Marrëdhënia me atë qe keni ne krah do jete për t’u pasur zili. Beqaret nuk duhet kurrsesi te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për ta ndryshuar statusin. Buxheti do jete delikat kështu qe mire është te mos shpenzoni me sy mbyllur.

PESHORJA

Mjedisi yjor do ketë ndikim te madh tek jeta juaj ne çift sot. Do jeni shume me te përkujdesur dhe me te dashur me atë qe keni ne krah dhe gjithë kohës do ndiheni te plotësuar. Beqaret do kenë një dite te mbushur me risi, njohje dhe gjera te reja. E mira është qe te mos nxitohen për asgjë. Për financat duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat qe do iu japin miqtë sepse do jene te vyera.

AKREPI

Mos bëni gabim ta lini pas dore sot atë qe keni ne krah dhe mundohuni qe ne çdo moment t’ia shprehni sa me shume ndjenjat. Vetëm ne këtë mënyrë do e mbani gjithë kohës pas vetes dhe pasioni mes jush nuk do shuhet. Beqaret ka mundësi te fillojnë te pëlqejnë një koleg pune. Financat do dini si t’i organizoni me se miri, kështu qe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

SHIGJETARI

Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit sepse do i zgjidhni qe ne mëngjes problemet qe keni pasur. Pasditja dhe mbrëmja kane për te qene plot ngjyra. Beqaret nuk duhet te kenë turp për t’i shprehur pëlqimet e tyre. Po priten gjate kane për t’i humbur ata. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm qe te mundeni ne mënyrë qe t’iu qëndroni larg problemeve.

BRICJAPI

Do keni divergjenca te shumta me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe madje mund te thoni edhe gjera shume te gabuara te cilat do e acarojnë edhe me tepër situatën. Beqaret do kenë një takim interesant, por nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar fati do jete gjate gjithë kohës ne anën tuaj. Do shpenzoni për gjerat qe doni dhe mund te hiqni edhe para mënjanë.

UJORI

Dite e mërzitshme do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ka mundësi qe rutina ta pushtoje gjate gjithë kohës jetën tuaj dhe ne disa momente mezi do e shtyni ditën. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te veçante. Ne planin financiar bëjini me kujdes llogarite para se te shpenzoni sepse ne te kundërt mund te mbeteni me xhepat bosh.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx