Ballina Blog Faqe 9489

360° Gradë -BERAT NUK PËRFITUAN DËMSHPËRBLIM PËR PËRMBYTJET

268

Plotë 62 dosje të fermerëve të përmbytur në Qarkun e Beratit nuk u ekzekutuan si pasojë e kalimit të afatit të shpërndarjes së demshpërblimit. Fermerët e bashkive Berat, Kucovë dhe Ura- Vajgurore dhe pse nisën dokumentacionin e plotë në institucionet e Bujqësisë Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Prefektit të Qarkut, nuk mundën të ishin në listat përfituese të dëmshpërlimit. Një grup fermerësh të njësisë administrative Poshnje, në Urën Vajgurore ngritën zërin disa ditë më parë duke protestuar përpara institucionit të prefektit të qarkut, për neglizhencën sic e quajtën ata të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në lidhje me pregatitjen e dosjeve të dëmshpërlimit.

Prefekti i Qarkut të Beratit, Fadil Nasufi pasi ka ngritur një grup pune në lidhje me këtë problem shprehet se tashmë mbetet që të lëvrohen fonde të tjera nga qeveria për këtë kategori, pasi nuk janë pak, por 14 raste që nga ana e njësive vendore nuk u bënë dëmshpërblimet, ndrësa 48 raste të tjera nuk ishin vlerësuar në kohë nga ana e komisioneve të ngritura.

 

Përmbytjet e ndodhura në vitin 2015 shkaktuan dëme të mëdha në Qarkun e Beratit, ku 490 familje në tre bashki u dëmshpërblen, ndërsa të tjerët ende jo. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -BLUSHI AKUZA QEVERISË ARMO 200 MLN € HUMBJE ÇDO VIT

0

Ish-deputeti socialist, Ben Blushi, sot kryetar i LIBRA-s foli për ARMO-n duke e cilësuar të dështuar privatizimin e bërë nga qeveria e kaluar. Blushi tha se buxhetio i shtetit humbet 200 milionë euro në vit nga dështimi i këtij privatizimi. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -THIRRJE DURRSAKËVE TË NDALIM BETONIN E DAKOS DHE BANDAT E RAMËS

0

Kretari i Partisë Demokratike u bëri thirrje q​ytetarëve të Durrësit të bashkohen në lëvizjen e madhe të 18 shkurtit në Tiranë, për të ndalur pushtetin e korruptuar dhe të inkriminuar që i ka braktisur ata, dhe që kërkon të ruajë interesat e tij klienteliste e korruptive.

Në sheshin Veliera të Durrësit, po shkatërrohet pasuria arkeologjike e qytetit me një projekt të paligjshëm e korruptiv të Edi Ramës e Vangjush Dakos, me të njëjtin kilent si në rastin e Stadiumit Qemal Stafa.

Basha e denoncoi këtë aferë dhe u bëri thirrje qytetarëve për protestë duke folur në zonën ku po hidhet betoni i Dakos.

Basha e përshëndeti reagimin e shoqërisë civile dhe të qytetarëve të Durrësit që kanë reaguar për këtë projekt skandaloz e korruptiv që shkatërron vlerat historike të qytetit, për interesa personale e financiare të Dakos e Ramës.

Por Basha theksoi, se duhet një bashkim i madh si i 18 shkurtit, për të ndalur këtë kastë të korruptuar që kërkon të qëndrojë në pushtet për të vazhduar vjedhjet dhe abuzimet, duke mos lejuar votën e lirë të qytetarëve të Durrësit dhe mbarë Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike i garantoi qytetarët se nuk do të lejohet më që bandat të vendosin zgjedhjet.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

360° Gradë -VLORE DIGJET MAKINA,FLET DREJTUESI

0

Nje automjet tip Opel  Vektra eshte perfshire nga flaket ne oret e para te mengjesit ne lagjen 15 tetori te qytetit te Vlores. Automjeti me targa AA 851 JN ishte ne pronesi te shtetasit Egli Veliu,mjek radiolog ne repartin e mamografise prane  poliklinikes qendrore  te qytetit te Vlores. Mjeti eshte perfshire nga flaket ne pjesen e perparme te tij,ndersa eshte dashur nderhyrja e zjarrfikeses per te bere te mundur shuarjen e zjarrit. Per pasoje automjeti eshte  djegur thuajse plotesisht,ndersa ne vend ngjarje ka mberritur edhe grupi hetimor nga drejtoria e policise se qarkut Vlores. Sipas policise mendohet se automjeti  eshte perfshire nga flaket per shkaqe aksidentale,nderkohe qe pronari i mjetit Egli Veliu ,shprehet se automjetit i eshte  vene flaka ne menyre te qellimshme ,duke e lidhur ngjarjen ndoshta edhe me detyren qe kryen,prane poliklinikes  te  vlores. Ky i fundit gjithsesi konfirmon se nuk ka ndonje konflikt te mundshem,ndersa pret vijimin e hetimeve nga policia

Automjeti sipas pronarit eshte djegur me benzine ne pjesen e perparme te tij,teksa flaket e kane perfshire thuajse te gjithe,ndersa priten  hetimet e policise per te hedhur me shume drite rreth ngjarjes se rende.Pronari i mjetit pak dite me pare ishte subjekt i nje emisioni investigative.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Burri i Avokates së Shtetit, avokati i kompanisë CEZ!

0

Armand MAHO

Avokatja e Shtetit Alma Hiçka, e ngarkuar nga Edi Rama për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar në çështjen e CEZ, ka konflikt interesi, pasi burri i saj ka qenë avokati i kompanisë përgjatë viteve që ajo ka ndenjur në Shqipëri. Zyra e burrit të Aliçkës, ka qenë ajo që ka mbrojtur kompaninë në gjyqet që kjo e fundit ka pasur me shtetin shqiptar, disa nga vendimet gjyqësore i disponon dhe gazeta “RD”. Nuk është mjaftuar me kaq, por në grupin që ndjek këtë çështje, Hiçka ka punësuar dhe avokatin tjetër të zyrës së bashkëshortit të saj punonjës në Avokaturën e Shtetit, Armër Juka. Duhet theksuar se Hiçka është nga të parat emërime që ka bërë Rama sapo mori karrigen e kryeministrit më datë 5 nëntor të vitit 2013, duke e konsideruar si “kryembrojtëse e interesit të shtetit”, por që me sa duket është emëruar në atë post për të mbrojtur pazaret dhe interesat e Edi Ramës dhe enturazhit të tij politik.

Konflikti interesit

Në 6 dhjetor, Alma Hiçka do pyetej për këtë çështje në Komisionin Hetimor për CEZ, duke mohuar të ishte në dijeni që bashkëshorti i saj të ishte avokat i kompanisë. Por kjo pak e besueshme ka qenë… Kjo, sepse i njëjti avokat ka qenë dhe në kohën kur DIA paditi kompaninë CEZ për mosshlyerje detyrimesh. Por Alma Hiçka nuk ka mundësi të mos jetë në dijeni të faktit, se në këtë çështje mes dy kompanive, bashkëshorti i saj dhe vetë ajo kanw qenë avokat i të dy palwve në proces, pra dhe i të paditurve dhe i paditësve. Si ka mundësi që zonja Hiçka nuk e di faktin që vartësi i saj, dhe anëtar i grupit të punës, avokat i zyrës Hajdari & Haxhia, nuk e di që ka përfaqësuar prej vitesh CEZ në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Nuk e di zonja Hiçka që bashkëshorti i saj ka qenë përfaqësues me të drejta të plota, i autorizuar nga administratori i CEZ Josef Hejsek, dhe e ka mbrojtur në gjyqet që kompania ka pasur me tatimet e Tiranës, dhe për çdo konflikt tjetër. Pak si e vështirë të besohet kjo, kur ka qenë dhe drejtuesja e grupit të punës për këtë çështje, dhe ka shqyrtuar dhe të gjithë dokumentacionin përkatës. Vetëm në rast se ka harruar se, bashkëshorti i saj e ka emrin Envi dhe ndajnë të njëjtin mbiemër dhe jo vetëm! Si ka mundësi që nuk e ka parë emrin e bashkëshortit të saj në vendimet e gjykatave, apo në çështjen gjyqësore mes DIA dhe CEZ, ku ai në të dyja rastet ishte gjykatës së bashku me Armër Jukën. Nga ana tjetër, zonja Hiçka mund të na thotë se sa herë ka rastisur që bashkëshorti i saj dhe institucioni që ajo përfaqëson janë përplasur bashkë në Gjykata, dhe sa herë vendimet janë marrë në dëm të shtetit shqiptar? Ndoshta janë përgjigje që do hidhnin edhe më shumë dritë, se si funksionon rrjeti Hiçka në Gjykata dhe Avokaturën e Shtetit!

Mbrojtëse e aferave

Ështe e qartë se Hicka a është vënë në atë pozicion me një qëllim të qartë, që të përmbushë një prej skandaleve më të mëdha në historinë e demokracisë, një aferë që i ka kushtuar shtetit shqiptar një dëm prej 500 milionë eurosh. Edi Rama jo më kot ka përzgjedhur zonjën në fjalë, që të mbyllte pazaret e tij me këtë çështje, duke ditur se ishte bashkëshorti i saj që i njihte fare mirë allishverishet e ndodhura mes kompanisë dhe DIA, administratori i së cilës ndodhet në burg. Pas shërbimit të radhës nga ana e bashkëshortes së tij në adresë të Kryeministrit, emri i Envi Hiçkës, vërehet në të gjitha çështjet e rëndësishme, siç është dhe rasti i arbitrazhit për ndeshjen me Serbinë, ku avokati ynë në arbitrazh ishte pikërisht bashkëshorti i Almës, Avokates së Shtetit. Kjo është e vetmja avokate, e cila zbaton verbërisht urdhrat e Ramës, është e vetmja avokate, e cila këshillon të hiqet dorë nga çështja, ndërkohë që avokati i kontraktuar në arbitrazh rekomandon vazhdimin e çështjes, është kopertura e të gjitha punëve të zeza të kësaj qeverie, e cila kërkon të mbahet pas dëshmive të psikopatëve si Romeo Kara, apo figurave me integritet të dyshimtë që në gjyqësor si Alma Hiçka dhe bashkëshorti i saj, të cilët po ja shohin hajrin pushtetit dhe zbatimit të urdhrave të liderit global.

A e kërcënoi Hiçka, avokatin në arbitrazh të mbyllte gojën?

Dje, në Komisionin Hetimor për çështjen CEZ, Avokatja e Shtetit ka shfaqur një arrogancë të pazakontë, duke imituar deri në detaje shefin e saj Rama, i cili ka një histori jo të zakontë me këto komisione që nga koha kur ka qenë kryetar Bashkie. Hiçka, jo vetëm që nuk ka pranuar, por në mes të seancës, është shfaqur Eduard Shalësi, deputeti socialist i cili e ka urdhëruar dëshmitaren që të ngrihet dhe të dalë nga salla, gjë që ka sjellë ndërprerjen e punës së komisionit. Në fakt, ky veprim tregon qartë se nga i merr urdhrat direkt Avokatja e Shtetit, dhe se përse është vendosur në atë post. Meqenëse dje në mbledhjen e Komisionit Hetimor ajo shfaqi një sjellje arrogante, por duket se nuk e ka për herë të parë. Me ketë rast, duam t’i bëjmë një pyetje tjetër zonjës Hiçka! A ka qenë ajo që ka kërcënuar avokatin e Shqipërisë në Arbitrazh, përfaqësuesin e firmës Derain&Ghavari, menjëherë pas publikimit të shkresave të tyre, ku këshillohej qeveria shqiptare të mos hiqte dorë nga kërkesa në lidhje me detyrimin që kompania CEZ duhet t’i shlyente shtetit shqiptar? Në rast se po, kush e urdhëroi, dhe a është “këshilluar” nga ana e saj  avokati ynë të heqë dorë nga kjo çështje? Nga e merr zonjusha, një zyrtare e emëruar guximin të sillet me arrogancë përpara të zgjedhurve siç janë deputetët? A ka qenë ajo në dijeni të këtyre detyrimeve dhe përse ka vepruar kundër interesave të vendit? Mbi çfarë parimesh Avokatja e Shtetit tërhiqet nga një çështje e fituar, dhe interesat e kujt përfaqëson ajo?

KLSH: Hiçka dhe Gjiknuri duhet të përballen me ligjin

Kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj e ka konsideruar të padrejtë vendimin e Prokurorisë për pushimin e hetimeve për ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokates së Shtetit, Alma Hiçka. Lidhur me dosjen e CEZ “Avokati i Shtetit si titullar i institucionit i ngarkuar me nënshkrimin e marrëveshjes ka pasur detyrimin jo vetëm të mos nënshkruante një marrëveshje tërësisht të disfavorshme dhe në shpërfillje të plotë të pretendimeve dhe interesave të shtetit shqiptar, por edhe të paralajmëronte dhe informonte jo vetëm anëtarët e grupit të punës, por dhe institucionet e tjera të shtetit si Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin në lidhje me të gjithë përcaktimet në marrëveshje ku qartazi rrezikoheshin interesat e shtetit shqiptar. Nuk ekziston asnjë dokument që e ka bërë. S’u morën në konsideratë opinionet e dy ekspertëve dhe konsulentit ligjor ndërkombëtar Deroi&Garavi, për konsulencën e të cilëve shteti shqiptar pagoi 1.5 milionë euro. Madje, raporti i konsulentit të BDO-së nuk është konsultuar as nga anëtarët e grupit të punës”. Gjiknuri dhe Hiçka u paditën në Prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me akuzën se me negociatat për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve me kompaninë çeke, CEZ i shkaktuan shtetit shqiptar një dëm prej 479 milionë eurosh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një tjetër grabitje në Tiranë , grabitet nje makine banke e nivelit te dyte .

0

Burime  nga policia lokale kanë thënë se është grabitur një automjet i blinduar, i një banke të nivelit të dytë.

Makina e blinduar, që transportonte paratë e bankës, është grabitur rrugës për në Rinas, në Qafë Kashar. Nga autoritetet ende nuk ka shumë informacion, por mësohet se janë ngritur postblloqe të shumta nga policia.

Ndërkohë tvklnan.al ka siguruar një video që tregon momentin kur autorët kanë ndaluar makinën e blinduar, kanë marrë thasët me para dhe janë larguar me një automjet me ngjyrë të zezë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Berisha kërkon mbylljen e seancës .

0

Ish- kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme ka akuzuar sërish Ramën. Ditët e fundit, koalicioni PS-LSI duket se ende nuk i ka rregulluar marrëdhëniet, duke bërë që asnë ministër i LSI të mos jetë i pranishëm në Kuvend, po ashtu dhe Rama. Mungesën e deputetëve të LSI në sallën e Parlamentit këtë të enjte, e ka përmendur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nisur nga ky fakt ka kërkuar mbylljen e seancës.
Berisha nuk ka ngurruar të hedhë akuza ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se ai “po fshihet nën jorgan”.

“Këtu nuk ka asnjë deputet të LSI, për ca rrini këtu. Mbylleni seancën. Kreu juaj futet nën jorgan. Është në psikozë tani. S’ja mban të vijë këtu në shesh të burrave, të ballafaqohet një për një me implikimet e tij. Pse kështu është parlamenti? Qytetarët duhet të na shohin si ballafaqohemi këtu në parlament për të vërtetat. Vetëm qeveri nuk jeni”, tha ish-kryeministri Sali Berisha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 09 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 09 Shkurt 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 09 Shkurt 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

1

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx