Ballina Blog Faqe 9502

Trump ndalon hyrjen e refugjatëve sirianë në SHBA

0

Presidenti Donald Trump ka ndaluar hyrjen e refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara deri në një moment të caktuar, si pjesë e masave të reja “për t’i mbajtur terroristët radikalë islamikë jashtë vendit”.

Ai nënshkroi një urdhër të gjerë ekzektutiv që parashikon edhe pezullimin e pranimit të refugjatëve për katër muaj. Hyrja e vizitorëve nga gjashtë vende kryesisht muslimane gjithashtu është ndalur për tre muaj. Grupe të të drejtave të njeriut dhe figura të larta e kanë dënuar këtë lëvizje të presidentit.

Zoti Trump e firmosi urdhrin ekzekutiv në Pentagon, pas ceremonisë së betimit të Gjeneralit James Mattis si sekretar i mbrojtjes. Gjatë ceremonisë, republikani u shpreh: “Po vendos masa të reja verifikimi për t’i mbajtur terroristët radikalë jashtë Shteteve të Bashkuara. Ne duam të pranojmë vetëm ata persona që do të mbështesin vendin dhe që e duan popullin tonë.” Sidoqoftë, krijimi i “zonave të sigurisë” brenda Sirisë, e parë në një draft të mëhershëm, u hoq nga urdhri final.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi edhe një urdhër ekzekutiv me qëllim rindërtimin e ushtrisë “duke zhvilluar një plan për aeroplane, anije, burime dhe mjete të reja për të gjithë burrat dhe gratë në uniformë”.

Të dy urdhërat e tij janë pritur me kritika dhe protesta të shumta në mbarë vendin nga organizata të të drejtave, demokratët dhe figura të njohura, si kryebashkiaku Bill de Blasio, fituesja e çmimit Nobel për Paqen, Malala Yousafzai, dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, të cilët shprehën keqardhjen e tyre që urdhërat e presidentit nuk përputhen me besimet themelore të vendit.

E gjithë kjo javë e parë në detyrë për presidentin është karakterizuar nga protesta masive kundër tij në mbarë vendin.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sekuestrohen 30 kg drogë në Tepelenë, një në pranga, një në kërkim

0

Nje sasi droge eshte sekuestruar diten e sotme ne zonen e Tepelenes. Policia njoftoi se operacioni i zhvilluar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Gjate aksionit eshte arrestuar në flagrancë shtetasi Ivzi Sada, 54 vjeç, banues në Tepelenë.

Si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E.S, 21 vjeç banues në Tepelenë, pasi :

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasit e mësipërm posedonin një sasi lënde narkotike, të cilën e kishin fshehur në banesën e shtetases D.I në qytetin e Tepelenës, nga ana e shërbimeve të policisë është ushtruar kontroll në këtë banesë dhe në kasollen e kësaj banese janë gjetur 5(pesë) thasë plasamasi, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 30 kg.

“Në momentin e kontrollit, shtetasi Izvi Sada ka kundërshtuar punonjësit e policisë duke goditur me grusht njërin prej tyre.

Po kështu në bazë të veprimeve hetimore të kryera filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset D.I dhe F.S”, thekson policia.
Sipas saj, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve të lartpërmedur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kërkimet për Klement Balilin, RENEA kontrolle në tri qytete, shoqërohen 11 persona

0

Policia e shtetit u rikthehet aksioneve për arrestimin e Klement Balilit.

Një operacion ka nisur sot në mëngjes në Sarandë, Gjirokastër e Delvinë me pjesëmarrjen e forcave speciale.

Mësohet se jnë kontrolluar banesa e biznese të shtetasve që dyshohet se kanë lidhje shoqërore e familjare me Klement Balilin.

Dhjetë nga këta persona janë shoqëruar edhe në organet e policisë ku janë duke u marrë në pyetje në lidhje me të kërkuarin.

Rinisja e këtyre operacioneve vjen pak ditë pas kërkesës së kreut të Kuvendit Ilir Meta drejtuar presidentit Nishani prmbledhjen e këshillit të siurisë Kombëtare në lidhje me mos arrestimin e Klement Balilit.

Presidenti ka pranuar të thërrasë mbledhjen ndërsa LSI ka deklaruar se shqetësimi mos arrestimin e Eskobarit të Ballkanit ka ardhur nga SHBA./lajmifundit.al

Deklarata e policise
Në vijim të Planit të Masave për kapjen e personit në kërkim Klement Balili, si dhe në zbatim të Ekzekutimit te Urdhërave të kontrollit në banesat e familjarëve të Balilit, lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Policia e Shtetit ka kontrolluar me shumë korrektesë:

10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 shtetas për tu marre në pyetje:

Konkretishtsht janë kontrolluar:

1 . Banesa e Klement Balilit në Stjar/Delvinë;
2 . Banesa e B. B në Stjar/Delvinë;
3 . Banesa e S. B.,në Stjar/Delvinë;
4 . Banesa e H.B, në Stjar/Delvinë;
5 . Banesa e Th, F, në Sarandë;
6 . Banesa e Th. F, (e dyta) në Sarandë;
7 . Banesa e Th. F, në Sarandë;
8 . Banesa e E. Sh, në Sarandë;
9. Banesa e A. S, në Sarandë;
10. Banesa e A.H në Sarandë.

Janë shoqëruar në Gjirokastër dhe po intervistohen:
1 . H. B.
2 . S. B;
3 . B. B;
4 . J. B;
5 . Th. F;
6 . A. B;
7 . E. Sh;
8 . V. H;
9 . A. S;
10 . D. B;
11 . E. A.;

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarri shkrumbon maternitetin e Durrësit, të gjitha urgjencat në Tiranë

0

Bie zjarr në maternitetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa raportohet se janë djegur të gjitha pajiset.

Lajmi është pohuar nga drejtori i spitalit dhe maternitetit, Alban Ramohitaj, ndërsa nuk dihet nëse ka të lënduar apo jo.

Sipas Ramohitaj, flakët kishin përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa 4 gra u zhvendosën nga ambienti në fjalë.

Sipas tij, zjarri ka rënë në një prej paneleve të energjisë elektrike, ndërsa shtoi se kati i katërt është jashtë funksionit.
Behet me dije se 17 femije bashke me nenat e tyre jane transferuar ne Tirane ndersa njoftohet se ne kryeqytet jane sjelle edhe gjithe rastet e urgjencave.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Maqedonasi i kërkuar nga Interpoli arrestohet në Durrës

0

Një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim për vjedhje me armë është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Shtetasi Isabedin Ibraimi 30 vjeç, banues në Maqedoni ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Policia ka deklaruar se arrestimi i ttij është bërë mbrëmë gjatë kontrolleve të ushtruar personave dhe mjeteve që hyjnë dhe dalin në Portin e Durrësit.

“Ibraimi, gjatë verifikimeve të kryera në vijon e dytë, në Sistemin Interpol ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga autoritetet Maqedonase me Urdhër-Arresti Ndërkombëtar, për veprën penale”Vjedhje me armë”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sherr me thika në Lushnje, plagoset 29-vjecari, kapet autori i krimit

0

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes pasi dyshohet si autor i plagosjes me thikë të një 29-vjeçari.

Policia njofton se personi i arrestuar është shtetasi Besnik Kokja, 37 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme, Divjakë.

Sipas burimeve te policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Thanasaj, gjatë një konfrontimi fizik për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.K, 29 vjeç, banues në lagjen “Teqe” Peqin, i cili ndodhet në Spitalin Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Besnik Kokja ka pësuar dëmtime nga goditje me sende të forta dhe ndodhet në spitalin Lushnje jashtë rrezikut për jetën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Komisioni për CEZ thërret për të dëshmuar Josef Hasek

0

Komisioni hetimor për Privatizimin e OSSH-së ka kërkuar sot zyrtarisht thirrjen për të dëshmuar Josef Hasek, ish-drejtori i CEZ.Hasek konsiderohet si personi që ka dijeni për skandalin CEZ që nga koha e negociatave e deri në momentin e largimit të CEZ nga Shqipëria.Gjithashtu kreu i Komisionit, Taulant Balla ka kërkuar edhe thirrjen e Arben Doçit, i drejtori i Pastrimit të Parave, në kohën që janë kryer transferta të dyshimta në llogari të Nuel Kalajt dhe Kastriot Ismailajt.Kreu i Komisionit Hetimor për ÇEZ, Taulant Balla, ka kërkuar edhe njëherë shoqërimin me forcë të dëshmitarit Nuel Kalaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk nguron të përdorë gjuhën e tij arrogante

0

Presidenti i SHBA-së Donald Trump nuk nguron të përdorë gjuhën e tij arrogante dhe fyese dhe për Madonën “këngëtaren armike të tij”

Në një intervistë për “Fox” Trump tha për Madonën se ishte “e shpifur”

“Sinqerisht është e shpifur. Ka dëmtuar kauzën”  tha Trump duke iu referuar pozicionit që Madona mbajti gjatë marshimit të grave një ditë pas përurimit të tij si president i SHBA-së

Mes 500 mijë protestuesve që marshuan drejt Shtëpisë së Bardhë kundër Donald Trump, e pranishme ishte dhe këngëtarja e famshme, Madonna, e cila mbajti një fjalim e këndoi një këngë përpara audiencës.

Gjatë fjalës së saj, 58 vjeçarja tha se ishte e zemëruar që “ e mira nuk i fitoi zgjedhjet”.

Ikona e muzikës gjithashtu tha para turmës në Ëashington: “Jam tmerrësisht e zemëruar dhe mendoj shpesh të hedh në erë Shtëpinë e Bardhë. Por kjo nuk do ndryshoj asgjë. Nuk mund të biem në dëshpërim”.

Pas fjalimit të saj, Madona i dedikoi një këngë banale e me fjalë fyese Presidentit Trump.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Klosi e Borchardt te Zyra rinore,bëhet prezantimi i kandidatëve për drejtues

0

Zhvillohet mbledhja e dytë e bordit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), ka kishte për qëllim dhe përzgjedhjen e drejtuesit të saj.Sot në praninë e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, do të bëhej dhe prezantimi final i 3 kandidatëve për pozicionin e drejtuesit të bordit të kësaj zyre rinore rajonale.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së në cilësinë edhe të organizatorit të këtij takimi u shpreh se ky takim po mbahet me rastin e 20 vjetorit të vendosjes së Zyrave të OSBE-së në Tiranë dhe se qëllimi i saj do vazhdojë të mbetet ndërtimi i marrëdhënieve të mira në rajon.Zyra rajonale e bashkëpunimit rinor, është një projekt i firmosur nga 6 kryeministrat e rajonit dhe mbledhjen parë e kanë pasur në datën 8 dhjetor kur për vendin tonë shënohet dhe dita e rinisë.Në takim merrnin pjesë disa nga vendet pjesëmarrëse të përfaqësuar nga kjo zyrë rinore, mes tyre kishte përfaqësi edhe Serbia.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shorti në Kuvend, zgjidhen 9+3 anëtarët e parë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

0

Në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë është hedhur shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas shortit të hedhur, janë zgjedhur, 9 anëtarë te perhershem dhe 3 zevendesues:

Nga gjykata Kushtetuese
Besnik Imeraj
Vladimir Kristo

Anëtar zëvendësues
Altina Xhoxhaj

Nga gjykata e Lartë
Mirela Fana

Anetar zevendesues
Artan Zeneli

Nga prokuroria e pergjithshme
Rovena Gashi

Nga prokurorite e Apeleve
Gentian Trenova
Fatjona Memcaj

Nga gjykatat e Apeleve
Brikena Ukperaj Lubonja
Ervin Metalla

Nga gjykatat Administrative te Apeleve
Kastriot Selita
Gentjan Medja

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx