Ballina Blog Faqe 9503

Skandali, arrestohet autori i vjedhjes së tri pistoletave nga magazina e policisë

0

Një zyrtar i policisë së Hasit ra në prangat e Shërbimit të për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Lajmi eshte pohuar nga burime zyrtare qe thanë se është Shaban Bera, 54 vjeç, me detyrë Kujdestar-Magazinier, pranë Komisariatit të Policisë Has.

Sipas policisë, arrestimi i 54 vjeçarit është bërë nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Nga inspektimi i kryer nga specialistët e Drejtorisë së Inspektimit, ka rezultuar se mungonin mungonin 3 pistoleta, 210 fishekë, si dhe mosrakordim të numrit serial të një pistoletë thikë.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.
Në muajin Shkurt 2016 nga ana e strukturave të SH.Ç.B.A-së është arrestuar për të njëjtën vepër penale magazinieri i Drejtorisë së Policisë Kukës, Përparim Dauti pasi gjatë kontrollit mungonin 12 000 fishekë në magazinë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A pritet konflikt tjetër Kosovë-Serbi? Ja cfarë deklaron ambasadori britanik

0

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ruairi O`Connell, konsideron se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për Radio Kosovën O`Connell thotë se kohëve të fundit janë rritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk beson se këto tensione mund të sjellin konflikt të ri.

Gjatë intervistës, ambasadori britanik flet edhe për Gjykatën Speciale, krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tij, nëse themelohet në bazë të ligjeve të Kosovës nuk sjell asnjë dëm, si dhe për përkushtimin e institucioneve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Radio Kosova: Z. Ambasador, kohët e fundit kemi rritje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Shkak për këtë është muri në pjesën veriore, treni, por edhe paralajmërimet e presidentit serb, Tomisllav Nikoliç, se është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë në Kosovë. Këto retorika të politikës serbe a mund të merren si paralajmërim për një konflikt të ri në Ballkan?

O`Connell: Nuk e besoj që jemi në prag të konfliktit, por është e vërtetë që janë rritur tensionet. Më vjen shumë mirë që presidentët dhe kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Bruksel para dy ditësh, dhe mendoj se parimi i dialogut dhe parimi i zgjidhjes së problemeve sipas dialogut është diçka që duhet të ruhet dhe duhet të urohet. Mua më vjen mirë që janë pajtuar, me sa e di unë, që t`i zbusin tensionet dhe kjo është shumë më rëndësi. Pra, këto dy çështje, muri dhe treni, kanë ngritur tensione në Kosovë, por le të mendojmë më gjatë, përse ka një situatë të tillë në Kosovë që lejon që këto çështje të vogla, siç janë ndërtimi i një muri por pa leje dhe me qëllime të dyshimta, dhe hyrja e një treni, mund të shkaktojnë tensione të tilla. Unë do të sugjeroja që shumë më e rëndësishme është që të punohet në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo është shumë e rëndësishme, por gjithashtu të bëjmë ç`mos që brenda Kosovës, dhe në këtë rast komuniteti shqiptar dhe serb në Kosovë t`i kenë lidhjet më të dendura, më të forta mes tyre për ta mbrojtur paqen dhe ta ruajnë qetësinë kundër provokimeve. Është e qartë se lidhjet që kanë ekzistuar para luftës, gjegjësisht para kohës së ish Jugosllavisë mes serbëve dhe shqiptarëve, janë shkatërruar plotësisht për shkak të konfliktit. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të bëjmë çmos për t`i përmirësuar këto lidhje. Në fakt unë do të kisha thënë, dhe kjo është pak më e vështirë, se shqiptarët janë shumicë në Kosovë dhe në çdo vend shumica ka një përgjegjësi speciale dhe një përgjegjësi ndoshta të shenjtë për t`i ruajtur këto lidhje dhe për të bërë ç`mos për t`i forcuar ato.

Radio Kosova: BE-ja ka thirrur në një takim urgjent udhëheqësit shtetërorë të të dyja shteteve në Bruksel për vazhdimin e dialogut dhe uljen e tensioneve. A mendoni se ky dialog duhet të vazhdojë në këtë format apo Kosova duhet ta ndryshojë qasjen e saj në dialog?

O`Connell: Kosova nuk ka të drejtë që vetëm ta ndryshojë formatin, dhe ky është një format mes të dyja palëve. Por, unë do të kisha thënë se ne duhet ta ruajmë parimin që problemet të zgjidhen sipas dialogut. Por, në anën tjetër le të mendojmë se për çka është diskutuar deri tash në dialogun që është ndërmjetësuar nga BE-ja. Janë përfolur disa gjëra të vogla teknike për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Mua më vjen keq që shumica nuk janë zbatuar plotësisht, por në anën tjetër le të shohim se çka është arritur deri më tash. Shumë prej strukturave në veri të Mitrovicës janë integruar në institucione të Kosovës. 17 vjet pas përfundimit të luftës askush nuk kishte mundur ta bëjë një gjë të tillë dhe tash sipas dialogut është arritur diçka. Pra, ka dobi dhe arsye për të vazhduar me dialogun, por në përgjithësi duhet ta ruajmë parimin, pikë së pari, që problemet të zgjidhen sipas bisedimeve dhe dialogut në përgjithësi, dhe jo me dhunë e kërcënime.

Radio Kosova: Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se Rusia po i armatos serbët në veri të Kosovës. A mendoni se Rusia po e shtrinë ndikimin e saj në Ballkan?

O`Connell: Ne kemi parë në përgjithësi disa përpjekje të Rusisë për ta shtrirë ndikimin e saj në mbarë botën dhe kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme për një fuqi. Por unë mendoj që të mos shqetësohemi shumë për praninë ose mos praninë e armëve. Nuk kam informata se serbët janë armatosur ose jo. Faktikisht duhet të pranojmë se shumë qytetarë të Kosovës kanë armë që nga pas lufta dhe unë nuk pres një konflikt. Pra, e kuptoj shqetësimin e qytetarëve por KFOR-i është këtu, edhe EULEX-i është këtu, dhe Bashkësia Ndërkombëtare në asnjë mënyrë nuk do të pranonte konflikte të reja në Kosovë. Pra, të mos shqetësohemi tepër për këto gjëra sepse ne jemi këtu. Por, gjithashtu nëse flasim për zgjerimin e ndikimit, unë do të thosha që Kosova sikurse Britania është pjesë e Evropës. Ne ndajmë vlera evropiane dhe nëse dëshirojmë ta ruajmë demokracinë dhe lirinë duhet t`i ruajmë gjithashtu vlerat e demokracisë, lirisë, liberalizmit dhe në atë mënyrë do ta mbrojmë shoqërinë tonë prej ndikimeve të vështira.

Radio Kosova: Në këtë situatë, a do të duhej që Kosova ta themelojë sa më shpejt ushtrinë e saj?

O`Connell: Kjo çështje, pikë së pari, është për kuvendin dhe duhet të zgjidhet sipas kornizës ligjore të Kosovës. Por, edhe siç kam thënë, KFOR-i është këtu dhe është gati të veprojë, sepse është në Kosovë tash e gati 18 vjet. Unë kur i dëgjoj disa nga politikanët në Ballkan duke folur për mundësinë e luftës, kjo nuk është diçka për t’u uruar. Gjithashtu, duket jo serioze për njerëzit që nuk kanë dëshirë të dëgjojnë. Qytetarët nuk kanë dëshirë të dëgjojnë retorika të tilla. Dhe kjo më jep shpresë se qytetarët ndonjëherë janë më të urtë se liderët e tyre. Dhe së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in, në rastin e Kosovës, do ta ruajmë sigurinë dhe paqen që është arritur gati para 18 vjetësh.

Radio Kosova: Për krijimin e Gjykatës Speciale ka pasur reagime në Kosovë se përse një gjykatë e tillë nuk është krijuar edhe në Serbi për t`i gjykuar krimet e luftës. A mendoni se ngritja e aktakuzave të para mund të krijojnë trazira në Kosovë?

O`Connell: Nuk e di se a do të ketë tensione në Kosovë. Ndoshta njerëzit e presin shumë por, gjithashtu ka pasur shumë raste kur kosovarët janë paditur, janë gjykuar prej Tribunalit Ndërkombëtar në Hagë dhe nuk ka pasur trazira e as tensione. Njerëzit e kanë pranuar drejtësinë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Unë besoj që kosovarët do të reagojnë përsëri në atë mënyrë. Pra, për mua është e qartë se çdo krim duhet të gjykohet, duke mos marrë parasysh se kush ka qenë autor apo autor i mundshëm i këtij krimi. Kjo vlen për Kosovën por edhe për Serbinë, dhe ne kërkojmë të njëjtën gjë prej Serbisë dhe kemi kërkuar vazhdimisht që të hetohen dhe gjykohen krimet e luftës. Por, edhe qytetarët duhet të jenë në dijeni që vetë strukturat e Serbisë i kanë gjykuar anëtarët e strukturave shtetërore në Serbi për krimet që i kanë kryer në Kosovë. Pra, në Serbi kanë filluar, por deri më tani Kosova një gjë të tillë nuk e ka bërë. Pra, nuk duhet të supozojmë se çdo prokuror ose gjykatës në Serbi nuk është gati për ta marrë këtë përgjegjësi.

Radio Kosova: Demarkacioni me Malin e Zi vazhdon të mbetet një ndër problemet që e ka lëkundur skenën politike në Kosovë. A mendoni se kjo çështje i ka shkaktuar dëme Kosovës?

O`Connell: Demarkacioni ka qenë një proces teknik bilateral mes Kosovës dhe Malit të Zi dhe unë nuk shoh asnjë dëm prej këtij procesi. Por, ajo që ka shkaktuar dëme ka qenë përdorimi i gazit lotsjellës njëjtë siç ka qenë i dëmshëm edhe kërcënimi dhe dhuna. Por kjo nuk ka ndodhur tash e gati në vit. Unë kam thënë atëherë dhe ende besoj se qytetarët nuk e përkrahin përdorimin e dhunës. Gjithashtu besoj se edhe partitë e kanë kuptuar dhe shpresoj se nuk do të përsëritet më. Kosova duhet ta gjejë mënyrën për të shkuar përpara dhe t`i ruajnë marrëdhëniet bilaterale me Malin e Zi. Mos të harrojmë se Mali i Zi ka qenë një ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në atë kohë ka qenë e vështirë për ta, për shkak të historisë së tyre me Serbinë. Dhe nuk duhet të supozohet se ata kanë një qasje armiqësore ndaj Kosovës. Përkundrazi, miqësia mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë një faktor stabiliteti në Ballkan.

Radio Kosova: Përveç demarkacionit edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe po kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë. Në anën tjetër kemi paralajmërimet e strukturave serbe ne veri se nëse asociacioni nuk themelohet gjatë muajit shkurt ata do ta shpallin vetë një anshëm. A mund ta bëjnë një gjë të tillë?

O`Connell: Krijimi i asociacionit është diçka që është arritur brenda dialogut në Bruksel. Ne kemi porosinë e njëjtë për Kosovën dhe Serbinë që për gjërat që janë pajtuar në Bruksel duhet të zbatohen dhe në atë mënyrë, për Kosovën e Serbinë, e sidomos për Kosovën krijohet ideja se Kosova është një partner i besueshëm ndërkombëtar që zbaton marrëveshjet ndërkombëtare që ajo i nënshkruan dhe kjo është shumë e rëndësishme. Duke folur për asociacionin unë mendoj që nëse formohet sipas dialogut, ai formohet në bazë të kornizave ligjore të Kosovës duke e respektuar edhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, dhe ne ndërkombëtarët nuk mund të kërkojmë që Kosova t`i shkel ligjet e saj. Pra, ai duhet të formohet sipas kushtetutës dhe tek e fundit secila komunë ka të drejtë, sipas Planit të Ahtisarit, të formojë një asociacion të tillë. Pra, nëse formohet mbi këto baza që i thashë, unë mendoj se nuk është aspak e rrezikshme por përkundrazi, do të ishte e vlefshme. Të kujtojmë se çka është folur për Planin e Ahtisarit, për krijimin e komunave të reja, që do ta copëtojnë Kosovën, do të krijojnë shumë problem etj. Unë kam shkuar shumë herë në lagjen “Marigona” që i takon Komunës së Graçanicës dhe që të gjithë janë shqiptarë që jetojnë atje. Madje, ka edhe politikanë të nivelit të lartë që jetojnë në Komunën e Graçanicës dhe ata nuk kanë asnjë problem. Në fakt, krijimi i komunës së Graçanicës ka ndihmuar përfshirjen e fshatrave serbe por edhe të asaj komune në strukturat e Kosovës. Përfundimisht, nëse asociacioni do të formohet sipas dialogut në Bruksel kjo do të ishte e vlefshme për Kosovën.

Radio Kosova: Një çështje tjetër, që është shndërruar në kancer, është edhe korrupsioni në nivel të lartë. Sipas jush, sa kanë bërë gjykatat në luftimin e kësaj dukurie në Kosovë?

O`Connell: Nuk mund të them se nuk është bërë asgjë, por nuk është bërë aq sa duhet për luftimin e korrupsionit në Kosovë. Më vjen mirë që ka pasur arrestime dhe paditje për korrupsion por, përderisa nuk gjykohen, jo vetëm në nivelin e parë por edhe në nivel e Apelit apo edhe të Gjykatës Supreme, nuk e besoj që ka filluar në mënyrë të mirëfilltë lufta kundër korrupsionit. Qytetarët duhet të kenë besim në sistemin e drejtësisë. Nuk duhet të përzihemi në çështjet ligjore, por kur dëgjoj për një rast që është gjykuar nga EULEX-i, dhe ai rast është shumë i famshëm, pra e kam fjalën për rastin “MEDIKUS”, që kur rasti u është dorëzuar strukturave të Kosovës dhe menjëherë rikthehet, jo në Apel por për rigjykim, kjo krijon dyshime se ka vullnet brenda strukturave ligjore që ta luftojnë korrupsionin. Institucionet gjyqësore duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur, por po të isha unë qytetar i Kosovës nuk do të kisha pasur besim në institucione gjyqësore. Ato duhet të tregojnë se kanë vullnet dhe trimëri për të luftuar korrupsionin. Në anën tjetër e di që ka prokurorë, ndoshta edhe disa gjykatës, që janë gati ta luftojnë korrupsionin. Ne i kemi uruar disa prej tyre. Kemi një rast kur një prokuror ka ngritur aktakuzë kundër kolegëve të tij që e kanë shkelur ligjin. Ata që veprojnë dhe marrin përgjegjësinë, do ta kenë gjithmonë përkrahjen e Britanisë dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare për punën e tyre. Natyrisht që duhet trimëri, por sinqerisht besoj se ka njerëz të tillë brenda sistemit gjyqësor.

Radio Kosova: Si e vlerësoni ju qeverisjen aktuale dhe funksionimin e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së. a ka gjasa për zgjedhje të reja?

O`Connell: Kjo është një pyetje për partitë dhe qytetarët. Nuk është e drejta ime që t`i vlerësoj partitë. Pra, janë qytetarët ata që nëse besojnë se kanë bërë një punë të mirë i vlerësojnë ata vetë, dhe nëse kërkojnë më shumë përsëri duhet t`i vlerësojnë me votat e tyre në zgjedhje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Pse më dhe lekë?”, “Pi një kafe për qejf”. Arrestohet shoferi në Shkodër

0

Një 30-vjecar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se i ofroi rryshfet një efektivi të Rrugores.

Arrestimi i Alfons Jakut u bë në aksin rrugor Mjedë – Shkodër, pasi i ka ofruar 1000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor, me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Në video dëgjohet polici që pyet shoferin “pse i dhe lekë policit?”. Ndërsa shoferi, përpara arrestimit i përgjigjet, “për një kafe për qejf”.

“Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PDIU, Doda: S’heqim dorë, javën tjetër komisioni për “Çamërinë”

0

Pas shtyrjes për javën tjetër të kërkesës së PDIU për diskutimin dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen Çame, Sekretarja e Përgjithshme, Mesila Doda është shprehur se nuk do të lëshojmë pe dhe se javën tjetër beson se do të miratohet.
Pyetjes nëse çështja që do të trajtojë komisioni është apo jo në juridiksionin e parlamentit, Doda tha se “Komisioni që do të hetojë çështjen do të marrë dëshmitarë të ngjarjes, nuk do të hetojë në tokën greke, apo në juridiksionin e gjykatave.

Do të kërkojmë marrjen e dokumenteve në arkiva. Nuk ka asnjë qellim të shkelim juridiksionin e Kushtetutës së Shqipërisë”.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump pro torturës për terroristët: Muri me Meksikën nis për pak muaj

0

‘Ndërtimi i murit në kufirin jugor me Meksikën do të nisë brenda disa muajve dhe qeveria meksikane do të na rimbursojë për kostot e tij’, ka qënë kjo deklarata e Donald Trump, e bërë gjatë intervistës së parë të dhënë nga Shtëpia e Bardhë. Lideri i Uashingtonit tha ndër të tjera se Meksika nuk do të paguajë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në një mënyrë disi të komplikuar, e cila nuk është përcaktuar ende. Trump bëri një tjetër deklaratë të bujshme kur tha se mbështet torturat ndaj terrorsitëve në funksion të grumbullimit të informacioneve të vlefshme.

 Në intervistën e parë të dhënë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë edhe njëherë të qarta synimet për ndërtimin e murit përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën.

Lideri i Uashingtonit u shpreh se struktura do të nisë të ndërtohet brenda disa muajve dhe se qeveria meksikane, në një formë apo në një tjetër, do t’a rimbursojë administratën amerikane.

 “Unë thjesht do të them se do të ketë një pagesë nga qeveria meksikane, do të ndodhë në një mënyrë apo në një tjetër, mbase do të ndodhë në një mënyrë të komplikuar. Duhet të kuptosh se ajo që unë synoj të bëj nuk është vetëm në të mirë të Shteteve të Bashkuara, por edhe në të mirë të Meksikës. Ne na intereson të kemi një Meksikë stabël.”

Kur do të nisin punimet pyet moderatori i ABC News, David Muir.

“Sa më shpejt që të mundemi. Sa më shpejt që diçka e tillë është fizikisht e mundur. Mund të them se brenda disa muajve gjithçka do të nisë”.

Më tej, Trump foli edhe për torturën, duke u shprehur se e mbështet aplikimin e një praktike të tillë ndaj terroristëve për të grumbulluar informacione të vlefshme.

“Kur ata po qëllojnë, kur po presin kokat e njerëzve tanë. Kur ata presin kokat e personave të ndryshëm vetëm për faktin se ndodh që në Lindjen e Mesme të ketë edhe të krishterë, kur ISIS po bën gjëra për të cilat askush nuk kishte dëgjuar që nga epoka mesjetare, a nuk më bën kjo që të mbështes aplikimin e torturave ndaj tyre? Mund të them se duhet t’a luftojmë zjarrin me zjarr. Kam folur me zyrtarët më të lartë të mbrojtjes dhe të inteligjencës. I kam pyetur nëse tortura mund të jetë efektive. Përgjigjia e tyre ishte: Po, absolutisht.”

Deklarata e Trump u prit edhe njëherë me kritika të ashpra nga një pjesë e opinionit si dhe nga grupet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të cilët shprehen se kjo nuk është forma e duhur për luftimin e terrorizmit.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mateo Renzi rimerr veten pas dorëheqjes, rikthehet në politikë

0

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi rikthehet aktiv në skenën e politikës italiane, rreth dy muaj pas dorëheqjes së tij të detyruar nga humbja e referendumit mbi reformën kushtetuese.

 Me anë të blogut të tij, të cilin Renzi e quan “jo personal, por i të gjithë italianëve që e kanë votuar”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike shprehet se “herët a vonë e ardhmja kthehet e le të ecim së bashku drejt saj.”

 “Rinisja, thotë ai nuk është vetëm fizike, e përbërë nga miq të vjetër, por dhe virtuale e bashkuar nga një komunitet i tërë. Miliona italianë kanë një ide të qartë e të bukur për Italinë. E këta miliona italianë nuk duan të dorëzohen para dorëheqjes. E unë dua tëec me ta.”

 Duke iu referuar dorëheqjes së tij të 12 dhjetorit të shkuar, pas rezultatit negativ të referendumit mbi reformën kushtetuese, Matteo Renzi shkruan se “me reformat dëshironte një Itali më të thjeshtë, më të fortë, por shkoj keq. U përpoqa të shkurtoj qindra kolltuqe, por i vetmi kolltuk që iku, ashtu siç qe e drejtë dhe e detyrueshme të ishte, qe kolltuku im. Por dhe kjo ngjarje i përket së shkuarës”, shprehet Renzi.

 “E jam këtu për të folur për të ardhmen”.

E kthimin e tij aktiv në politikën italiane, Matteo Renzi, e bën duke e nisur pikërisht nga raporti i Romës me Bashkimin Europian, nën dritën e evolucioneve të reja politike që sollën një linjë të re bashkëpunimi mes Trump e Putin.

 “Çfarë hyjnë në punë institucionet europiane, pyet Renzi, në një epokë që imagjinohet të jetë e dominuar nga raportet Trump-Putin? Për ëfarë do të shërbejë ideja e Europës e lindur në Ventotene? Mos vallë vetëm për të dërguar letra qesharake mbi absurditetin e korrigjimit të defiçitit, ashtu siç është bërë gjatë 3 viteve të fundit? ”

 Akuzat e ish-kryeministrit Renzi ndaj Europës shkojnë më tej duke evidentuar paaftësinë e institucioneve europiane për të ndihmuar Italinë përballë 45 mijë lëkundjeve të tërmetit që e kanë goditur e po vazhdojnë ta godasin Italinë qëndrore, por dhe ndaj burokarcisë së tyre ndaj krizës së pazgjidhshme të emigrantëve.

 Përsa i përket reformimit të Partisë Demokratike, Matteo Renzi thotë se shumë shpejt do të ketë një kryesi të re të Partisë Demokratike që do të çojë në riorganizmin e kësaj force politike.

 “Le të vazhdojmë të luftojmë së bashku. E ardhmja herët o vonë kthehet. Ne na takon detyra ta rindërtojmë atë e jo vetëm të presim” ka përfunduar lideri i PD-së e ish-kryeministri Matteo Renzi.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Klosi: Administrata shqiptare gati për hapjen e negociatave me BE

0

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka deklaruar se administrata shqiptare është gati për hapjen e negociatave të integrimit me Bashkimin Europian.
sinkron..Në aktivitetin për praktikat kombëtare të punës pranë administratës publike, Klosi tha se anë punëuar 200 të rinj.
‘Administrata publike ngrihet mbi meritat. Shumë të rinj kërkuan të ishin pjesë e administratës.
Është rritur besimi mes qytetarëve dhe administratës publike, vetëm aftësia dhe kualifikimi dhe qenia i denjë mund të bëjnë një administrator të lartë publik.
Të rinjtë përfituan nga konkurset. Programi që kemi realizuar ka qenë i hapur për 3 mijë poste publike për shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës dhe Diasporës.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Punimet për zëvendësimin e tubacionit, banorët e Beratit tre ditë pa ujë të pijshëm

0

 

Që prej tre ditësh gjithë qyteti i Beratit nuk ka ujë të pijshëm. Me ujë furnizohet vetëm spitali, ndërkohë që banorët kanë boshatisur dyqanet duke blerë ujë të ambalazhuar për të pirë.  Pasi kanë harxhuar çdo rezervë uji në shtëpitë e tyre qytetarët shprehen se nuk dinë se si ta përballojnë situatën e mungesës së ujit për shërbime të tjera. ” Nuk është hera e parë që ne për ditë të tëra rrimë pa ujë në shtëpitë tona. Mirë ujin për të pirë po e blejmë, por si do të plotësojmë kërkesat e tjera për të larë dhe për pastrim”,  shprehen banorët”.

Ndërkohë që drejtori teknik pranë Ujsjellës Kanalizimeve, Lulzim Sino bënë me dije se ndërpreja e ujit në qytet është bërë për shkak të punimeve dhe se po punohet madje gjatë natës për ta përfunduar në kohë.

“Në kuadër të projektit të reabilimit të ujsjellësit Berat-Kuçovë po bëhet zëvendësimi i linjës kryesore nga stacioni i pompave në Uznovë deri tek Ura e Varur me tubacion të ri.  Këto punime bëhen për të eleminuar humbjet e mëdha të ujit në rrjet dhe për ta zëvendësuar këtë tub që ishte i amortizuar”, thotë ai.

 

E ndërsa qytetarët ankohen se nuk mund të përballojnë më gjatë situatën e mungesës së ujit drejtori teknik premton se në rast se punimet do të zgjasin më shumë se sa ishte parashikuar do të bëhet furnizimi i qytetarëve më ujë të pijshëm me anë të boteve. ////

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – Shtypi i Dites 26 Janar 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 26 Janar 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx