Ballina Blog Faqe 9504

Horoskopi 26 Janar 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndërpritet greva e urisë së banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është ndërprerë greva e urisë nga banorët e zonave të përmbytura në Shkodër. Mësohet se pas ndërhyrjes së kreut të bashkimit të pavarur të sindikatave Albert Tukaj, greva e urisë u ndërpre. Kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 3:20 të mëngjesit.

Tetë banorë të zonave të përmbytura në vitet 2010-2011 në Shkodër nisën grevën e urisë, duke kërkuar dëmshpërblimet. Ata qëndruan për disa orë duke negociuar me policinë për të ngritur një çadër për zhvillimin e grevës së urisë, por nuk u lejuan.

Rreth orës 12 të mesditës së ditës së djeshme ata vendosën që grevën e urisë ta nisin në stolat pranë institucionit të prefektit, duke deklaruar se nuk do të largohen që andej pa iu plotësuar kërkesa.

Banorët që hynë në grevë urie ishin: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.

Ata kishin dorëzuar më herët në polici kërkesën për lejen për zhvillimin e grevës së urisë, çka iu refuzua.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në Elbasan, konvikti i studentëve është përfshirë nga flakët

0

Studentët në konviktin e Elbasanit janë alarmuar mëngjesin e sotëm, teksa ndërtesa ka marrë flakë. Mësohet nga të dhënat paraprake se shkak i flakëve është nga pakujdesia, pasi disa studentë kishin harruar një ngrohëse ndezur, e cila kishte shkaktuar dhe flakëtFatmirësisht nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale. Por me ndërhyrjen e forcave të shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur lokalizimi i flakëve, duke pos pasur dëme të mëdha . Ndërkohë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të zjarrit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lëvizja surprizë e Ilir Metës, letër Nishanit për mos arrestimin e Klement Balilit

0

Në një lëvizje politike që mund të konsiderohet edhe si një surprizë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ka drejtuar një letër presidentit Bujar Nishani.

Në letër Meta i bën thirrje kreut të shtetit që të mbledhë Këshillin e sigurisë Kombëtare për shkak të mos arrestimit të Klement Balilit.

Meta përmend se ky person i konsideruar si eskobari i Ballkanit, nuk është arrestuar ende për tu vendosur para drejtësisë.

Meta thekson ne leter me tej se Balili eshte nje person me probleme serioze me ligjin ndersa kerkon analizimin e veprimeve e mos veprimeve te institucioneve.

Nje gjest i tille nga ana e kryetarit te Kuvendit Ilir Meta duket se hedh dyshime serioze ne lidhje me policine e shtetit dhe punen e Ministrise se Brendshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapet 1 kg kokaine ne Tirane, ja kush jane dy te arrestuarit dhe personi ne kerkim

0

Finalizohet operacioni “January”, sekuestrohet rreth 1 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, shpallet një në kërkim.

Policia tha se me datë 25.01.2017, Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Sepeciale, finalizuan me sukses operacionin “January”, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

1. Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

2. Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim të dokumentave”.

Gjithashtu është shpallur në kërim shtetasi:
– A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës.
Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.

Më konkretisht, arrestimi i këtyre shtetasve ka ndodhur si më poshtë:
Më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta”, është konstatuar automjeti tip Fiat “500”, me drejtues mjeti shtetasin Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.

Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e shtetasit Gjergji Gjinaj, por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat është konstatuar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokaine”, e cila rezultoi me peshë 978 gramë.

Nga informacionet e marra dhe nga kushtet e flagrancës, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ismail Allushi ku nga kontrolli i ushtruar është konstatuar një dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit “Heroinë”.
Gjithashtu nga kontrolli i banesës së shtetasit Gjergji Gjinaj, është gjetur një sasi prej 12.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”, një peshore elektronike si dhe shuma monetare prej 6750 euro.

Në cilësinë e provës materialejanë sekuestruar:

– 990 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
– 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
– 1 pushkë sportive.
– 12 aparate celularë të markave të ndryshme.
– 2 automje të markave të ndryshme.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksioni, tre persona kapen me 4 kg droge prane rruges se Kombit

1

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “Muzgu ”

Sekuestrohen droge, armë, municion si dhe vihen 3 shtetas në pranga.

Me datë 25.01.2017 , në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , u finalizua me sukses operacioni i radhës antidrogë i koduar ” Muzgu”

Si rezultat i tij, u sekuestruan:

* 4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis – sattiva
* 1 armë zjarri pistoletë TT
* 2 krehëra me 14 fishekë
* 4 celularë të ndryshëm

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit :

* Frrok (Çup) Ndoj, 34 vjeç, banues në Mirditë

* Nikolin Ndoj, 38 vjeç, banues në fshatin Mirditë

* Aleksander Domgjoni, 52 vjeç, banues në Mirditë

Këta shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Zall-Xhuxh, në afërsi të rrugës së Kombit, ku iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale nje çantë sportive me ngjyrë të zezë dhe në brendësi të saj ndodhej një qese e mbushur me lëndë të dyshuar narkotike cannabis – sattiva me peshë 4 kg të cilën e kishin bërë gati për shitje si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT me 2 krehëra me 14 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sulmuesi i Milanit firmos per Watford.

1

Administratori i deleguar i Milanit Adriano Galliani ka folur per merkaton kuq e zi pak caste perpara fillimit te sfides te vlefshme per nje vend ne gjysemfinalet e kupes se italise. I pyetur ne lidhje me te ardhmen e sulmuesit Niang Galliani ka thene: “Per sa i perket Niang tashme kemi firmosur me Wattford dhe neser pritet qe futbollisti neser te udhetoj ne Angli per te kryer vizitat mjekesore”. Menjehere pas kesaj ai do te jete ne dispozicion te ish trajnerit te Interit Walter Mazzari. Gjithashtu Galliani ka folur edhe per merkaton ne hyrje duke konfirmuar se nje nga objektivat kryesor te Milanit per merkaton e janarit eshte futbollisti i Genovas Ocampus.

M.Kaso                    

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shqiperia fantastike, shpartallon Angline.

0

Pas fitores me Bullgarine, shqiperia e futsalles merr nje tjeter rezultat te jashtezakonshem duke fituar me rezultatin e thelle 5-1 ndeshjen perballe Anglise. Tashme shanset e Shqitareve jane vertete te shumta pasi kane dy fitore me dy kundershtare te forte dhe 6 pike te plota, kur mbetet vetem nje takim per tu luajtur dhe perballe kuq e zinjte do te ken Malten ku shpresohet ne nje tjeter fitore.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Casano large Sampdorias.

0

Antonio Casano duket se nuk do ta respektoj deri ne fund kontraten me klubin e Samdorias. Edhe pse ne Genova ish futbollisti i kombetares italiane te futbollit kishte kaluar vitet me te bukura te karieres, tashme ajo duket nje kohe e kaluar. Pesha e viteve po bene qe ai te gjej gjithnje e me pake hapesira ne fushen e lojes cka ka bere qe “Fantantonio” te mendoj largimin nga sampdoria dhe mbase edhe nga futbolli. Vetem pak dite me pare Casano largoj zerat qe e conin ne Kine kampionat qe po thith gjithnje e me shume yje. Klubi dhe futbollisti kane vendosur te ndahen ne menyre konsensuale dhe ne oret ne vazhdim pritet qe idhulli i tifozeris Doriane ti thoj lamtumire klubit qe tashme eshte kthyer ne familje per te.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pritet urdhri i Trump për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën

0

Ashtu sikurse kishte premtuar edhe gjatë fushatës, Donald Trump do të urdhërojë sot nisjen e punimeve për ndërtimin e një muri 3.200 km të gjatë përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën. Lajmi është konfirmuar nga vetë Presidenti, i cili tha se sot do të jetë i fokusuar tek siguria kombëtare. Lideri i Uashingtonit do të urdhërojë gjithashtu shtim të kontrolleve në aeroporte si dhe skanim të imtësishëm të të gjithë personave që vijnë nga Lindja e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të firmosë sot urdhrin ekzekutiv për ndërtimin e një muri përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën, duke mbajtur kështu premtimin që kishte bërë gjatë fushatës së tij presidenciale.

Lajmi është përcjellë nga vetë Presidenti, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social twitter, komunikoi se të mërkurën do të fokusohet tek çështjet e sigurisë kombëtare.

Në këtë mënyrë, Shtetet e Bashkuara pritet të fillojnë punën për ndërtimin e një strukturë 2.000 milje të gjatë në pjesën jugore, e cila sipas liderit të Uashingtonit, do të ketë për qëllim ndalimin e emigracionit të jashtëligjshëm.

Gjithashtu, pjesë e këtij plani do të jetë edhe deportimi i afro 3 milionë emigrantëve që kanë hyrë në rrugë jo-legale në territorin amerikan. Pjesa që do të preket më shpejt nga ky operacion do të jenë individët me rekorde kriminale.

Megjithatë, ditën e mërkurë nuk pritet vetëm firmosja e urdhërit për ndërtimin e murit, pasi Presidenti do të nisë të veprojë edhe për disa aspekte të tjera të sigurisë kombëtare.

Trump ka deklaruar gjithashtu se do të prezantojë edhe një plan për të shtuar kontrollet në pikat kufitare si dhe në aeroportet ndërkombëtare si masa sigurie.

Kjo politikë do të aplikohet rreptësisht për persona që vijnë nga shtatë vende të Lindjes së Mesme ku mund të konfirmohet Siria, Jemeni, dhe Iraku.

Sipas Presidentit, nismat e tij kanë për qëllim që të rikthejnë sigurinë në rradhët e qytetarëve amerikanë.

Premtimet e Trump u pritën me protesta të shumta gjatë fushatës elektorale, e megjithatë kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se mbetet i vendosur për të implementuar planin e tij të sigurisë kombëtare.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx