Ballina Blog Faqe 9505

Kina përgatitet për konflikt me SHBA-ne? Dërgon raketa në veri

0

Në një kohë kur administrata e Donald Trump ka paralajmëruar se nuk do t’a lejojë Kinën që të shtrijë sovranitetin e saj në të gjithë Detin e Jugut, Pekini duket se po merr të gjitha masat për t’iu kundërpërgjigjur çdo konflikti të mundshëm, teksa ka dërguar raketa balistike në pjesën më veri-lindore të vendit.

Kjo lëvizje është interpretuar si një paralajmërim i qartë nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët shprehen se Kina kërkon të tregojë se nuk ka ndërmend të lëshojë pe për cështjen e Detit.

Lajmi i dërgimit të raketave balistike në provincën Heilonxiang është raportuar fillimisht nga mediat të cilat kanë paraqitur edhe fotografi për të provuar vërtetësinë e lajmit.

Në imazhet e publikuara dallohen qartësisht rraketat balistike të llojit Dongfeng-41, e cila ka një rreze prej 14.000 kilometrash. Duke u vendosur në rajonin veri-lindor, e cila është pika më e afërt mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, rraketa Dongfeng 41 është e aftë që të godasë në cdo pjesë të territorit amerikan.

Cështja e Detit të Jugut ka shkaktuar një përplasje mjaft të ashpër mes Pekinit dhe Uashingtonit. Ministria kineze e mbrojtjes ka dërguar personel dhe insfrastrukturë ushtarake edhe në këtë rajon, teksa ka lëshuar paralajmërime për këdo që do të cënojë këtë hapsirë ujore që sipas Kinës është pjesë e sovranitetit të saj.

Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë rënë dakord me këtë pretendim, duke mbështetur zgjidhjen e cështjes bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Ekspertët ndërkombëtarë nga ana tjetër, shprehen se lëvizjet e fundit ushtarake mes palëve tregojnë se situata është përshkallëzuar ndjeshëm.

Deti jugor i Kinës është një hapsirë mjaft e rëndëisshme pasi aty kalojnë një numër i konsiderueshëm i mallrave që dalin ose ankorohen në bigjet e Lindjes së Largët.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ish-sigurimi i shtetit, dosja e parë që hapet ajo e Musine Kokalarit

0

Në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes është paraqitur sot struktura e Autoritetit për Informimin në Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, ku ishte i pranishëm Niko Peleshi, Erion Veliaj, deputetë dhe ambasadorë.Zëvendës kryeministri Peleshi u shpreh se borxhi ndaj ish të përndjekurve dhe viktimave të komunizmit nuk mund të shlyhet kurrë por ai deklaroi se qeveria ka marrë masa si asnjëherë më parë ndërsa po aplikon dëmshpërblimet.Ai shtoi gjithashtu se Qeveria ka mbajtur premtimin kur ndërtoi Bunk’Art 2 në qendër të Tiranës, muzeun që nderon dhe kujton viktimat e komunizmit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Keta jane futbollistet me me shume ndeshje ne Seria A.

0

Kur flasim per futbollistet me me shume ndeshje ne Seria A, qe eshte nje nga kampionatet me te preferuar ne vendin tone, mendja na shkone menjehere te “legjendat” e klubeve kryesore te ketij kampionati. Futbollist te shumte kane perfaqesuar ngjyra te klubeve te ndryshme ne kampionatin italian por vetem kater prej tyre jane perfshire ne kete “klasifikim special”. Ne vendin e pare qendron ish kapiteni i Milanit Paolo Maldini i cili ka luajtur per nje total prej 647 ndeshjesh, me fanellen e klubit kuq e zi. Ne vendin e dyte qendron kapiteni legjendar i Interit Javier Zanetti, argjentinasi qe aktualisht mban postin e zevendes presidentit ne klubin zikalter numeron plot 615 ndeshje me skuadren e Interit. Ne vendin e trete qendron Francesko Totti i cili eshte nje idhull jo vetem per skuadren por edhe per qytetin e Romes duke qene se eshte akoma ne aktivitet Totti ka mundesi ta permiresoj rekordin e ndeshjeve ne Seria A megjithate aktualisht ai ka luajtur 609 takime duke mbrojtur ngjyrat e Verdhekuqeve. Ne vendin e katert qendron kapiteni aktual i Juventusit Gianluigi Buffon me 606 ndeshje te luajtura me bardhe e zinjte. Edhe Buffon eshte ende ne aktivitet madje eshte nje nga futbollistet me te rendesishem te skuadres nga Torino.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aldo Bare kërkon heqjen e burgimit të përjetëshëm

0

Aldo Bare , i njohur si kreu i bandës së Lushnjes ka kërkuar në gjykatën kushtetuese heqjen e bugimit të përjetëshëm .

Bëhët e ditur se ai ka kërkuar shpalljen si antikushtetuese të katër vendimeve të dhëna kundrejt tij , që nga viti 2011 deri në 2015-n . Avokati i tij do të paraqesë pretendimet e Bares më 31 janar të këtij viti , duke u përpjekur të rifitoj një rigjykim .

Duke e akuzuar për pesë vrasje , shkatërrim të pronës private si dhe kërcënim dhe vepra të tjera penale , Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar ish-kreun e bandës së Lushnjës me burgim të përjetëshëm .

Më herët , prokuroria e akuzoi Baren edhe për krijim e organizates kriminale , e cila mban përgjegjësi për më teper se 20 vrasje , për rrëmbim personi , shkatërrim prone , dhunim varresh , kryerje veprash penale në bashkëpunim nga organizata kriminale .

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nis greva e urisë nga banorët e zonave të përmbytura në Shkodër

0

Banorët e zonave të përmbytura në vitet 2010-2011 në Shkodër nisin grevën e urisë, duke kërkuar dëmshpërblimet. Tetë banorë marrin pjesë në këtë grevë urie, duke qëndruar për disa orë duke negociuar me policinë për të ngritur një çadër për zhvillimin e grevës së urisë, por nuk janë lejuar.
Rreth orës 12 të mesditës së kësaj të mërkure ata kanë vendosur që grevën e urisë ta nisin në stolat pranë institucionit të prefektit, duke deklaruar se nuk do të largohen që andej pa iu plotësuar kërkesa.

Banorët që kanë hyrë në grevë urie janë: Gjon Lasku, Pal Marku, Frrok Kola, Lush Ndoci, Arben Kola, Mhill Guri, Skënder Mhilli dhe Dritan Ndreu.

Ata kishin dorëzuar më herët në polici kërkesën për lejen për zhvillimin e grevës së urisë, çka iu refuzua. Forca të shumta policie vijojnë të qëndrojnë pranë prefekturës së Shkodrës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shpallen 19 kandidatët zyrtarë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

0

Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kritereve për prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka vlerësuar se të gjithë aplikantët, në total 19, plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për pozicionin e anëtarit në këtë strukture të re.

Në mbështetje të nenit 109/1, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, me urdhrin nr.18 datë 17.01.2017, ngriti Komisionin administrativ për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga ana e kandidatëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Komisioni, i përbërë nga pesë anëtarë, në përfundim të kryerjes së verifikimeve të nevojshme dhe shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur prej kandidatëve, konstatoi se plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si më poshtë:

Nga Prokuroria e Përgjithshme
1. Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
3. Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

Nga Prokuroritë e Apelit
4. Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
5. Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës
6. Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
7. Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë
8. Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
9. Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
10. Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
11. Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
12. Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
13. Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
14. Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
15. Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
16. Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë
17. Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës
18. Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër

Në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Imsi Catcher në burgun e Elbasanit, flet shefi i policisë

0

Shefi i policisë së IEVP Elbasan, Shaban Kalemi si dhe Drejtori i ERVP Peqin, Algert Salla kanë dëshmuar sot mbi Imsi Catcher dhe çështjen e përgjimeve të pautorizuara. Në diskutimin e sotshëm në Komisionin hetimor, dy personat e lartëpërmendur shprehen se nuk kanë pasur dijeni për futjen e një pajisjeje përgjuese në këto burgje. Pas pyetjeve të deputetëve të opozitës, Kalemi tha se në burgun e Elbasanit ka një bllok ku regjistrohen hyrje dhe daljet si të njerëzve ashtu edhe të automjeteve dhe në bazë të këtyre regjistrimeve nuk rezulton të jetë futur një pajisje e tillë.
Të njëjtën përgjigje mohuese Kalemi dha edhe për punonjësin e policisë Entiol Xhelili, që sipas opozitës e ka futur këtë pajisje në burgjet shqiptare.

“Nuk kam dijeni nëse është futur pajisje përgjimi në Shqipëri. Nuk jam vënë në dijeni që kjo pajisje të jetë futur në burgun e Elbasanit”, ka deklaruar në komision shefi i policisë IEVP Elbasan.

SEANCA

Dogjani: Disa drejtues janë larguar nga burgu se kanë pasur frikë se po përgjohen.
A mund të futet një pajisje me urdhër të dr të burgjeve dhe të mos regjistrohet?
Pajisja është futur, ju si shef i policisë a mund të na thoni që a është shkelje që është futur? Si mund të futet një pajisje pa regjistruar ose nëse e keni regjistruar a lejohet?

Kalemi: Çdo gjë është e përcaktuar në rregullore. Në rregulloren e përgjithshme të burgjeve çdo gjë veprohet në bazë të kësaj rregulloreje. Nuk është e mundur që të futet një mjet dhe të mos regjistrohet në hyrje të postbllokut. Ka një libër në postbllok për regjistrimin e personave dhe mjeteve. Në dijeninë time nuk ka një gjë të tillë. Unë vihem në dijeni për çdo gjë që hyn dhe del në institucion.

Dogjani: Pra për këtë makinë nën drejtimin e së cilës ishte Entiol Xhelilaj nuk ka regjistrim?
Kalemi: Nuk kam patur takim. Nëse do kishte hyrë ky person do merrte takim ose me mua ose me drejtorin. Në dijeninë time nuk ka hyrë. Nuk kam informacion për këtë problem në IEVP Elbasan. Kam disa vite që punoj aty.

Dogjani: Nga prokuroria jeni thirrur?
Kalemi: Jo, nuk jam thirrur.

Dogjani: Ne kemi informacione të sigurta që një automjet është futur brenda të territorit të burgut Elbasan. Ju keni informacion për pajisje përgjimi? Kemi një rast të ngjashëm në burgun e Fushë-Krujës ku thuhet se është futur një pajisje për monitorimin e ajrit.
Kalemi: Nuk e kuptoj çfarë është kjo pajisje për monitorimin e ajrit.

Noka: Në disa burgje në Shqipëri ka hyrë një BMË ngjyrë e zezë X5 me targë AA380 BD me drejtues Entiol Xhelili, punonjës policie dhe është shënuar sikur ky mjet me këtë punonjës ka hyrë për të matur cilësinë e ajrit. A ka hyrë njeri në burgun ku jeni ju për të matur cilësinë e ajrit?
Kalemi: Jo në dijeninë time nuk ka hyrë.

Çuko: Ju keni filluar në tetor të 2013-ës, a mund të na thoni emrat e personave që kanë hyrë në burgun e Elbasanit nga 2013-a e këtej si dhe targat e makinave?
Kalemi: Jo, nuk mundem.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Makina përplaset me bordurën, shkrumbohet nga flakët.

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku një automjet është përfshirë nga flakët. Mësohet se mjeti ishte nisur nga Penkovi, dhe po lëvizte në drejtim të qytetit të Vlorës.

Në një moment, automjeti është aksidentuar duke u përplasur me bordurën në anë të rrugës, dhe menjëherë ka marrë flakë.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë nga makina, duke shpëtuar pas asnjë dëmtim, ndërsa zjarri ka shkrumbuar plotësisht mjetin.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet, të cilat pritet të zbulojnë shkaqet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 25 Janar 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 25 Janar 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx