Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Aksident në Milot, përmbyset makina me dy persona
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç, ku është regjistruar një aksident automobilistik duke lënë të plagosur dy persona.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Milotit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një grua, të cilët janë transportuar drejt spitalit në gjendje të rëndë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e të plagosurve.
Ka shkuar në 7 bilanci i viktimave të shkaktuar nga një ortek bore që 5 ditë më parë goditi hotelin Rigopiano
Ka shkuar në 7 bilanci i viktimave të shkaktuar nga një ortek bore që 5 ditë më parë goditi hotelin Rigopiano në provincën e Peskarës.
Këtë pasdite forcat e shtëpimit kanë mundur të nxjerrin nga gërmadhat trupin e pajetë të një gruaje, gjendur në një dhomë mes kuzhinës e zonës bar të hotelit. Ndërsa gjatë ditës së djeshme është nxjerrë nga gërmadhat trupi i pajetë i një emigranti senegalez, punonjës sezonal në këtë strukturë.
Bilanci provizor i kësaj tragjedie është 7 viktima, 11 të mbijetuar e 23 persona të humbur.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë pa ndërprerje në kushtet e një moti ekstrem që prej disa ditësh ka përfshirë të gjithë Italinë. Gërmohet me lopata e me sonda, pa mundur të operohet me mjete mekanike për shkak të kushteve aktuale të terrenit, e me shpresën se mund të gjejnë nën gërmadha ende të mbijetuar.
Ndërkohë Prokuroria e Peskarës ka nisur hetimin ndaj kësaj ngjarje për të verifikuar arsyet e vonesës së evaukimit të personave që gjëndeshin në këtë hotel, vonesës së mbërritjes se mjeteve për pastrimin e rrugëve, por dhe mbi të gjitha po përpiqet të hidhet dritë mbi terrenin e papërshtatshëm në të cilin ishte ndërtuar Hoteli Rigopiano, që sipas specialistëve ishte një ndërtim i paligjshëm ndaj të cilit vite më parë ishte nisur një proces hetimor.
Rama-Bashkive: Projektet të mbyllen brenda vitit buxhetor
Sot në Kryeministri është diskutuar mes kryeministrit Edi Rama dhe krerëve të Bashkive në vend, financimi i ujit dhe rrugëve rurale.Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se rrjeti i rrugëve rurale është i lidhur ngushtë me prodhimin dhe shërben si nxitje për fuqizimin e tregjeve bujqësore.Kreu i qeverisë vuri në dukje se rrjeti i ujitjes dhe kullimit është domosdoshmëri dhe se projektet duhet të mbyllen brenda një viti buxhetor. Rama shtoi se qeveria do të vendosë në dispozicion një fond.///
98 vjetori i vdekjes se Ismail Qemalit.
98 vjetori i vdekjes se Ismail Qemalit u perkujtua me nje ceremoni nga bashkia e Vlores tek varri monumental ne sheshin e Flamurit. Dhjetra qytetare , deputeti Edmond Leka dhe nenkryetari i bashksie Vlore , Ardian Musta ndoqen nga afer ceremonine e shoqeruar nga tingujt e bandes frymore.Te pranishmit kane vendosur kurora me lule tek varri i Ismail Qemalit ne kete pervjetor te vdekjes .Deputeti Edmond Leka duke vleresuar figuren e Ismail Qemalit theksoi rendesine qe ka perkujtimi i kesaj figurave jo vetem ditet e sotme por edhe nga breat e ardheshem.
24 janari eshte dita e vdekjes dhe lindjes se kryeministrit te pare te shtetit shqiptar.///
Mbyllet marrëveshja me FMN Ahmetaj: Nuk i lemë të ikin
Sot zyrtarisht u mbyll programi 3-vjeçar i bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me Fondin e Monitorimit Ndërkombëtar (FMN), por ky nuk është fundi i marrëveshjes.
Megjithatë, FMN do të vijojë të ruajë një rol monitorues këshillues deri pas zgjedhjeve të qershorit në Shqipëri, ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj theksoi se marrëveshja e radhës me FMN do të realizohet nga qeveria Rama 2.///
Buxheti i bashkis vlore
Në Sallën e Teatrit “Petro Marko”, në një mjedis të mbushur me qytetarë, përfaqësues të grupeve të interest, të kategorive sociale, anëtarë të këshillit bashkiak dhe drejtues e punonjës të institucioneve, prezantohet Projekt Buxheti i Bashkisë për vitin 2017. Ky dokument, që përfaqëson shinat e aktivitetit të administratës dhe strukturave të Bashkisë për vitin në vazhdim, që përcakton drejtimet dhe linjat e zhvillimit shumëdimensional, të konkretizuara me konfiguracionin shumëplanësh të investimeve, mundëson nga ana tjetër një tablo të ndryshme dhe ambicioze në raportin mes të ardhurave dhe investimeve e shpenzimeve, në përputhje me vizionin dhe sloganin “Vlora, qyteti që projektin të ardhmen”. Ky slogan, që ishte edhe thelbi i fushatës elektorale dhe e mandatit katërvjeçar në krye të Bashkisë së Vlorës, përcakton edhe domethënien, synimet dhe objektivat e këtij Projekt Buxheti, që do t’ja paraqesim për miratim Këshillit Bashkiak. Në fakt, aktiviteti prezantues i zhvilluar në sallën e Teatrit “Petro Marko”, ishte edhe një provim i suksesshëm përpara se, ky dokument të formalizohet me vullnetin ligjor të këshilltarëve. Treguesit ekonomiko financiarë të këtij viti, të pasqyruara në këtë dokument, janë tepër amiciozë dhe pasqyrojnë trendin në rritje të të ardhurave dhe performancën e admirueshme të punës së administratës bashkiake. Në total, buxheti për vitin 2017, arrin në rreth 2.5 miliardë lekë, prej të cilave, 1.7 miliardë sigurohen nga të ardhurat e vetë Bashkisë. Ky tregues bazohet tek rritja e dukshme e të ardhurave nga taksat e tarifat, të cilat, krahasuar me vitin e kaluar shënojnë një rritje prej rreth 1.5 herë, ndërkohë që, duke ju referuar viteve të tjera paraardhëse, ndryshimi në sensin pozitiv, është shumë më e dukshme. Ky grafik në rritje, ka në bazë jo rritjen e nivelit të taksave, por taksimin e barabartë, e cila nga ana tjetër përcjell frymën e filozofisë sonë për të mos përjashtuar askënd nga detyrimet ligjore, sepse të gjithë janë të barabartë përpara ligjit. Por, nga ana tjetër, Projekt Buxheti, si produkt i një diskutimi të gjatë me grupet e interesit, merr parasysh edhe nevojat e momentit dhe ato të perspektivës të cilat shprehen në përfshirjen e sugjerimeve dhe propozimeve me investime e projekte konkrete. Në këtë këndvështrim, ofrohet një raport real dhe efektiv, në shpërndarjen e të ardhurave e investimeve, në përputhje me hartën e shtrirjes së territorit të administruar nga Bashkia, ku, njësitë administrativeperiferike, janë parë e vlerësuar me të gjithë potencialin e tyre dhe vendin që zenë në mjedisin vendor. Në totalin e strukturës buxhetore, investimet zenë një vend prej 33 përqind, një tregues mjaft pozitiv dhe domethënës, në raport me zërat e tjerë, ku përfshihen pagat dhe sigurimet shoqërore me 24 përqind dhe shpenzimet operative me 38 përqind. Investimet nga Bashkia gjatë këtij viti, arrijnë në rreth 850 milionë lekë, përmes të cilave do të realizohen një sërë projektesh në fushën e infrastrukturës rrugore e të tjera, ku përfshihen: Rikonstruksioni i rrugës “Ura tek varrezat Risili”, rikonstruksioni i rrugës “Ramize Gjebrea”dhe “Gjona Boçari”, faza I, ndërtimi i Urës së Zvërnecit, rikonstruksioni i rrugëve “Zigur Lelo” dhe “Shefit Zenaj”, rehabilitimi dhe riasfaltimi i disë segmenteve kryesore rrugore në qytetin e Vlorës, rehabilitimi VLU-9, kanal ujitës rezervuar Babicë, sistemim asfaltimi i hapësirave të brendshme tek blloku i banimit “Konadi”, rruga “Veledin Kollozi”, “Xhebro Gjika”, rikonstruksioni i bllokut të banimit mes rrugës “Demokracia” dhe Shkollës “Halim Xhelo’, rikonstruksioni i godinës administrative Shushicë, rikonceptimi i sallës së këshillit bashkiak Vlorë, investime në shkolla 9 vjeçare dhe sistemin parashkollor, rikonstruksioni i godinës së kopshtit nr.7, investime në sjtimin dhe përmirësimin e standardeve të gjelbërimit, rehabilitimi kanaleve kulluese dhe segmentit që lidh hyrjen e autostradës me rrugën “Ramize Gjebra”, rikonstruksioni i godinës së shkollës “Balil Pelari”, Orikum, rikonstruksioni i segmentit rrugor mes palestrës së mundjes dhe shkollës “Industriale”, si edhe blerja e makinerive e pajisjeve. Këto projekte, përbëjnë vetëm një pjesë të investimeve që janë në proces, apo që do të realizohen në vazhdimësi në Bashkinë Vlorë, të cilat në total arrijnë në 17.3 miliardë lekë, prej të cilave, 15 miliardë lekë vijnë nga Bashkimi Evropian dhe donator të tjerë, 1.5 miliardë nga FSHZH dhe FZHR. Në investimet e mbështetura nga BE dhe donator të tjerë, përfshihen vazhdimi i punimeve për ndërtimin e “Shetitores”, në vlerën 1.3 miliardë lekë, ndërtimi i sistemit të kanalizimeve FAZA II, me vlerë 2.9 miliardë lekë, ndërtimi i By-Pass-it të qytetit të Vlorës me 5.8 miliardë lekë, zbatimi i Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta ku përfshihet edhe ndërtimi i Landfillit, me një vlerë të përgjithshme prej 2.7 miliardë lekë, zgjerimi dhe modernizimi i portit të Vlorës, me 2.1 miliardë lekë. Krahas këtyre, me mbështetjen financiareprej 1.5 miliardë lekë, të Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, do të vazhdojë puna për ndërtimin e rrugëve te tjera.///
Policia e kryeqytetit shpall në kërkim autorët pasi qëlluan me armë në ajër pas një konflikti
Policia e Tiranës ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të cilët kanë qëlluar mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në ajër në rrugën “Kajo Karafili”, si dhe po punon për kapjen e tyre. Sipas tyre, rreth orës 20:50, ka ardhur një telefonatë në numrin e emergjencave 112, se në rrugën “Kajo Karafili”, dyshohet se ka të shtëna me armë zjarri.
Pas njoftimit janë nisur shërbimet e policisë, ku nga kontrolli i territorit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë model 54. Nga verifikimet e kryera është mësuar se A. N., 47 vjeç, banues në Tiranë së bashku me një shtetas tjetër ende të pa identifikuar, kanë patur një konflikt të çastit me shtetasin P. Ll., ku A. N., e ka kanosur dhe shtetasi i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Materialet procedurale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në gjendje të lirë në ngarkim të A. N., për veprën penale “Kanosja” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Kapen me 30 kg kanabis në banesë, në pranga katër persona nga Durrësi
Policia e Durrësit ka vënë në pranga katër persona gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Depërtimi”. Mësohet se arrestimi i tyre u bë të hënën në lagjen Nr.14 të qytetit. Policia gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 30 kg kanabis dhe telefona celularë. Burimet e policisë bëjnë me dije se të arrestuarit janë shtetasit:
-Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
– Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali i F.Buzi;
-Shkelzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
-Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lire (për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim.
Perplas per vdekjen kalimtaren te Vasil Shanto
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një mjet ka përplasur për vdekje një këmbësore teksa kalonte rrugën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës “Vasil Shanto”, ku një automjet ka përplasur për vdekjen një këmbësore ndërsa kalonte rrugën.
Viktima është një grua e moshuar, identiteti i të cilës nuk dihet ende.
“Më datë 24.01.2017, Bulevardi “Gjergj Fishta”, në afërsi të urës tek ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, drejtuesi i automjetit tip “Renault”, shtetasi Sh. S., 23 vjeç, ka aksidentuar shtetasen, rreth 75 vjeçare, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e goditjes. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës”.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për marrjen në pyetje lidhur me aksidentin.


