Ballina Blog Faqe 9507

Moti i keq që ka përfshirë prej disa ditësh Italinë Qëndrore

0

Moti i keq që ka përfshirë prej disa ditësh Italinë Qëndrore është zhvendosur gjatë orëve të fundit në jug të vendit, duke shkaktuar një viktimë e duke përmbytur rrugë e shtëpi.

Reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve e dëme të mëdha në infrastrukturën e disa zonave në rajonet e Siçilisë e Kalabrisë.

Autoritetet lokale kanë shpallur në këto rajone gjendjen e emergjencës me kod të kuq, duke detyruar dhe mbylljen e shkollave.

Dalja nga shtrati i lumit në komunën Castronovo në provincën e Palermos i ka shkaktuar humbjen e jetës një personi që po udhëtonte me makinën e tij, ndërkohë shumë automjete të tjera kanë mbetur për disa orë të bllokuara në zona të ndryshme të Palermos për shkak të mbylljes të rrugëve.

Shembjet e dheut kanë shkaktuar dhe mbylljen e linjës hekurudhore në rajonin e Siçilisë, ndërkohë që kryetarët e Bashkive dhe komunave të goditura nga moti i keq i bëjnë thirrje banorëve të mos lëvizin nga banesat e tyre.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: Shkencëtarët e BE të shqetësuar letër Ramës për HEC-et e Vjosës

0

Pazaret e fshehta të Edi Ramës për ndërtimin e hidrocentraleve në Vjosë po shqetësojnë shkencëtarët dhe zyrtarët Europianë dhe po prodhojnë lajme tallëse për Shqipërinë”.Kështu u shpreh sot nga selia e PD, Jamarbër Malltezi që deklaroi se, 228 shkencëtare nga 33 vende të Europës kërkojnë ruajtjen e Lumit Vjosa dhe mos ngritjen e digave derisa të shihen me kujdes ndikimet mjedisore.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq

1

11 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e motit të keq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Situatë më e rëndë paraqitet në Georgia, aty ku edhe është shenuar numri më i madh i viktimave. Auoritetet thonë se tornado kanë përfshirë shtëpitë levizëse në jug të vendit.

Moti i rënduar ka shkaktuar vdekjen e 11 personave në Georgia të SHBA, ndërsa 23 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Agjencia e menaxhimit të emergjencave deklaroi se viktimat ishin nga zonat e jugut të kontesë Cook, Brooks dhe Berrien.

7 prej tyre jetonin në rrulot gjatë kohës kur tornado goditi zonën e Cook.

Autoritetet njoftuan se një pjesë e madhe e rrulotave janë shkatërruar në afërsi të qytetit të Abelit, ndërkohë që skuadrat e emergjencës janë ende në kërkim të të mbijetuarve të tjerë.

Në krahinën e Brooksit autoritetet informuan se 2 persona humbën jetën për shkak se një tormado goditi rullotin ku ata po qëndronin, duke e dërguar mbi 150 metra në mes të autostradës.

Zona të ndryshme në jugun e SHBA janë përfshirë nga stuhitë e forta gjatë gjithë fundjavës.

Në jug të Missisipit, 4 persona humbën jetën, pasi një tornado me një shpejtësi prej 218 km/h goditi këtë krahinë.

Reshje të dendura kanë rënë në qytetin e Charlote, ndërsa stuhitë kanë vijuar në veri-perëndim të Floridas.

Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në bodrume dhe të shmangin dritaret dhe dyert.

Njëkohësisht kërkohet nga ana e banorëve të kenë shumë kujdes nga përmbytjet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trump ende pa kabinet, nominimet marrin kritika, pritet proçesi i vettingut

0

Senati amerikan ka konfirmuar vetëm 2 nga 15 të nominuarit e Presidentit Trump për kabinetin e tij qeverisës, duke bërë që adminsitratës t’i mungojnë shumica e titullarëve më të lartë ekzekutivë. Republikanët në Kongres kanë kërkuar përshpejtim të proçesit të vettingut për zyrtarët, e megjithatë, demokratët nënvizojnë se kanë nevojë për kohë. Një prej nominimeve më të debatuara ka qenë Rex Tillerson për postin e Sekretarit të Shtetit. Ky i fundit njihet për marëdhëniet e tij me Putin, fakt që është pritur me skepticizëm.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë që nga dita e inaugurimit të Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti amerikan nuk ka ende një kabinet qeverisës për shkak të vonesave në proçesin e vettingut që zhvillohet në Senat.

Deri më tani, pjesë e administratës janë zyrtarisht Xhejms Mattis, i cili do të drejtojë Departamentin e Mbrojtjes si dhe John Kelly, i cili do të angazhohet në drejtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Këta zyrtarë morën aprovimin e Senatit të premten që lamë pas me shumicë të theksuar votash si dhe kryen betimin përpara zv. Presidentit Mike Pense.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur mund të përfundojë proçesi për 13 të nominuarit e tjerë nga Presidenti Donald Trump.

Republikanët kishin kërkuar që ditën e premte të votohej për të paktën shtatë antarë të kabinetit, me qëllim që adminsitrata të niste sa më parë punën.

Megjithatë, thirrja e tyre nuk është marrë parasysh nga demokratët. Këta të fundit janë shprehur se disa prej nominimeve të Trump mbartin shumë pikëpyetje dhe se senatorët kanë nevojë për kohë përpara se të aprovojnë persona që do të mbajnë detyra ekzekutive për katër vitet e ardhshme.

Përgjatë kësaj jave, senati do të mblidhet sërish për të shqyrtuar e më pas votuar disa antarë të tjerë.

Deri më tani, demokratët kanë vënë në pikëpyetje disa nominime, siç është Rex Tillerson, i cili është projektuar për të marrë postin e Sekretarit të Shtetit.

64-vjeçari njihet për marrëdhëniet e tij të ngushta me Presidentin Vladimir Putin, gjë që shihet me skepticizëm nga një pjesë e konsiderueshme e senatorëve.

Tillerson ka qenë një nga të paktit persona që është shprehur kundër sanksioneve ekonomike që Shtetet e Bashkuara i vendosën Rusisë, pas ndërhyrjes në gadishullin e Krimesë.

Ndërkohë, një tjetër nominim i kritikuar është ai Jeff Sessions, të cilin Trump dëshiron t’a emërojë si Prokuror të Përgjithshëm.

Sessions ka patur disa episode të papëlqyeshme në të shkuarën e tij, teksa akuzohet si racist për shkak të një sërë deklaratave të bëra ndaj personave me ngjyrë.///

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Simeone apo Pioli?

0

Ne shtepine zikalter duket se i kane kaluar ditet e veshtira ku jo vetem per kampionat por as per kupat e evropes nuk mund te flitej. Fakti qe Trajneri aktual i Atletikos se Madridit Diego Simeone kishte deklaruar hapur se nje dite do te stervis skuadren e Interit kishte ngrohur zemrat e tifozeve zikalter te cilet qe pas largimit te Hoze Mourinhos nuk po shijonin me sukseset e skuadres. Fillimisht ardhja e Stefano Piolit ne drejtimin e Interit nuk u pa me shume optimizem madje largimi i tij ne fund te sezonit dukej dicka e sigurt, megjithate shifrat tregojne te kunderten.Qe nga merritja e tij ne krye te stolit Zikalter Pioli ka grumbulluar 22 pike ndersa El Cholo me Atletikon e tij ka grumbulluar vetem 14. Deri tani ish tekniku i Lacios ka arritur te marre 7 fitore, 1 baraz kunder Milanit dhe 1 humbje perballe Napolit te Maurizio Sarrit. Ndersa Simeone ka koleksionuar 4 fitore 2 barazime dhe 1 humbje. Edhe diferenca e golave flet ne favor te Stefano Piolit 18 te shenuar dhe 9 te pesuar ndersa Atletiko ka shenuar 9 dhe ka pesuar 10. Keto jane shifrat qe kane shtuar dilemat e drejtuesve zikalter per sa i perket te ardhmes se stolit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama: Rimbursimi i barnave është rilindje për mjekësinë

0

Kryeministri Edi Rama tha se rimbursimi i barnave edhe për 600 mijë persona të pasiguruar është një rilindje e mjekësisë në Shqipëri. Rama dhe ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, kanë prezantuar në Durrës vendimin e qeverisë për të futur si përfitues të listës së barnave të rimbursueshme edhe personat e pasiguruar.//

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Votohet statusi i naftëtarit, PD: Farsë, naftëtarët po vetëvriten

0

Ndërkohë që në Fier protestohej për mosmarrjen e pagave në Komisionin e Veprimtarisë prodhuese në Kuvend në Tiranë, diskutohej ligji për statusin e naftëtarit.
Në një dalje për mediat, deputeti i PD-së Kozma Dashi, u shpreh se kjo është ironike, ndërsa akzuoi qeverinë se e ka lënë pas dorës këtë kategori.
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese votoi sot unanimisht statusin e naftëtarit për pagat e pensionet.Por protesta e naftëtarëve në Ballsh ka shkaktuar debate në komisionin parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.Komisioni mori në shqyrtim sot projektligjin për statusin e naftëtarëve. Deputetët e djathtë akuzuan se statusi është një farsë elektorale në këtë vit zgjedhor, në një ccast që naftëtarët kanë katër muaj pa rroga e po i drejtohen akteve ekstreme.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazeta më e madhe serbe: Është mbyllur pakti, Putin do ta njohë Kosovën

0

Gazeta më e madhe në Serbi, Blic ka hapur gazetën me titullin “Putin do të njohë Kosovën”.

Blic në fakt nuk është një tabloid krejt bulevardesk, por që rregullisht përdor burime relevante për të justifikuar titujt bombastikë.

Në shkrimin e ballinës së sotme, kjo gazetë thekson: “Putin do të njohë Kosovën, si një shërbim ndaj Trump”, në mënyrë që të nisë era e re e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Duke cituar specialistë të diplomacisë ruse dhe serbe, Blic thekson se do të ketë një këmbim të territoreve me Krimenë.

Ndërkaq, gazeta serbe i referohet edhe një interviste të Putin që në shtator, kur ai fliste për njohjen e Kosovës.

Putin, në këtë intervistë tha se Perëndimi nuk po e njeh vullnetin e popullit në Krime, ku sipas tij 70% dëshirojnë bashkimin me Rusinë, e në anën tjetër në Kosovë e bën të kundërtën .

Gazeta serbe këto fjalë të Putinit i sheh si shqetësim të Rusisë për Serbinë.

“Asgjë nuk mund të bëhet kundër vullnetit të popullit. Disa nga partnerët tanë nuk po shihet se po e kuptojnë”, deklaroi në atë kohë Putin në një intervistë për Bloomberg.

“Ata thjeshtë nuk po duan të shohin. Dhe në një vend tjetër, Kosovë, shihni si e përdorin vullnetin e popullit. Kjo e gjitha është lojë politike”, tha Putin.

Ndërkaq, një prej eksperteve më të njohura britanike dhe komentatore në Rusi e ka paralajmëruar njohjen e Kosovës disa ditë më parë.

Ajo e sheh si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë në mes të Uashingtonit dhe Moskës, pasi Donald Trump mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Kolumnistja e “Guardian” ka paraqitur këtë ide në gazetën “Tablet”, duke theksuar për pasojat e mundshme të një takimi të suksesshëm mes Trump dhe Putin në të ardhmen e afërt. Trump ka shprehur në mënyrë të përsëritur dëshirën e tij për t’u takuar me presidentin rus Vladimir Putin menjëherë pas inaugurimit të tij.

Meri Dejevski, e cila takohet rregullisht me udhëheqësit e Kremlinit, përmes grupit “Valdai”, tha se Moska mund ta njohë Kosovën si pjesë e një marrëveshjeje-paketë, qëllimi i së cilës ishte mbyllja e problemeve të ndryshme post-Luftës së diplomacisë së ftohtë që kishin prishur marrëdhëniet ndërmjet forcave.

Rusia, deri tani ka qenë kundër njohjes së Kosovës.

Shumica e vendeve perëndimore, duke filluar nga SHBA, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia, Rusia, Kina, dhe pesë shtetet anëtare të BE dhe shumë vende të tjera nuk e kanë njohur.

Një total prej rreth 113 prej 193 shteteve anëtare të OKB tani e njohin pavarësinë e Kosovës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ngjarje e rëndë në Durrës, plagoset nxënësi i shkollës 9-vjeçares

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebezi”, ka mbetur i plagosur me thikë në krah dhe në shpatull. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:35 në ambjentet e shkollës.

Mësohet se pas një sherri mes nxënësve të kësaj shkolle, i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa adoleshenti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri që çoi në plagosjen e adoleshentit, por nxënësit e shkollës kanë përjetuar momente tmerri e paniku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zidan me dhimbje koke per Champions.

0

Edhe pse Reali i Madridit arriti te merrte nje fitore mjafte te rendesishme ne shtepi perballe Malagas me rezultatin 2-1 fale dopjetes se Sergio Ramos, lajme aspak te mira vijne nga infermjeria e “Los Blancos”. Zidan u detyrua te kryente dy zvendesime te detyruara ne kete takim duke nxjerr para kohe nga fusha per shkak te demtimeve Marcelon dhe Luca Modric. Megjithse ende nuk eshte konfirmuar shkalla e demtimit te te dy futbollisteve, dyshohet se ata mund te mos jene te gatshem per perballjen me Napolin te vlefshem per Uefa Champions League. Ne komunikaten e publikuar nga klubi madrilen per te dy futbollistet shkruhet: “Braziliani Marcelo ka pesuar nje demtim te shkalles se dyte ne bicepsin femoral dhe prania e tij ne ndeshjen me Napolin edhte thuajse e pamundur, ndersa kroati vuan nga nje demtim ne kofshen e djathte te kembes dhe nuk dihet me siguri nese do te jet i pranishem apo jo ne takimin e Champions”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx