Ballina Blog Faqe 9508

50-vjeçari tenton të hidhet nga oxhaku i rafinerisë.

0

Ngjarja e rëndë në Fier, ku punonjësi i rafinerisë kërcënon të hidhet, është përkeqësuar më shumë, kur është bashkuar djali i vogël i tij. Mes lotësh e britmash, djali i Agim Myrdinit thërret të atin të zbresë nga oxhaku i rafinerisë së naftës.
50-vjeçari është punonjës i rafinerisë, por për shkak të mosmarrjes së rrogës ai është gjendur në kushte të vështira, dhe si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike ai kërcënon se do të vetëflijohet.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur familjarët e tij dhe forcat e policisë, të cilët po përpiqen që ta qetësojnë dhe të negociojnë me të. Gruaja dhe djali i tij i bëjnë apel që të zbresë. Por ai teksa mban në dorë një shishe me benzinë kërcënon se do të vetëdigjet.

Mësohet se dhe punonjës të tjerë të rafinerisë protestojnë bashkë me 50-vjeçarin, pasi kanë 18 muaj pa iu paguar sigurimet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tentoi të korruptonte policin, në pranga 44-vjeçari nga Fieri

0

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 44-vjeçar pasi akuzohej për korrupsion. Burimet e policisë njoftojnë se është arrestuar shtetasi Tomorr Hoxha nga Fieri. Personi në fjalë ishte duke udhëtuar me automjetin me targa AA 872 MX, kur është ndaluar nga shërbimet e policisë Mallakastër.

Gjatë kontrollit të dokumentave punonjësit e policisë zbuluan se personit në fjalë i kishte përfunduar afati i vlefshmërisë së patentës.

Ndërsa punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, Hoxha i ka ofruar këtij të fundit 2000 lekë të reja për ta korruptuar.

Dosja e Tomorr Hoxhës kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nje person djeg veten , policia po punon per zbardhje e shkaqeve

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një person ka djegur veten me benzinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:43, në lagjen nr.4 në qytetin e Sarandës, poshtë rrugës “Mit’hat Hoxha”, brenda rrethimit të një banese. Policia ende nuk ka mundur ta identifikojë viktimën.
Mësohet se policia është njoftuar nga dy të rinj, pasi panë se çfarë po ndodhte në anë të murit .
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, por për shkak të djegieve të shumta trupi ishte shkrumbuar tërësisht dhe personi kishte ndërruar jetë.

Burime të Policisë së Sarandës bënë me dije se në vendin e ngjarjes, pranë trupit të pajetë, është gjetur një kapelë me strehë ngjyrë kafe, nja çakmak, bidoni plastik me mbetje të lëndës djegëse, si ajo e benzinës dhe pak më tej kapaku i bidonit.

Viktima është i seksit mashkull, i moshës 30-40 vjeç dhe rreth 175 cm i gjatë. Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë është transportuar për në morg.

Deri në identifikimin e personit, policia nuk bën të ditur ndonjë dyshim të mundshëm për shkakun e kësaj ngjarjeje.

Blutë kanë marrë në pyetje banorët e shtëpisë afër së cilës ndodhi ngjarja, por ata kanë mohuar të kenë dijeni rreth këtij personi, ndonëse, sipas të dhënave, ai është thuajse i paidentifikueshëm për shkak të shkallës së djegies.

Gjithashtu janë marrë në pyetje dy djemtë që kanë parë ngjarjen, të cilët nuk kanë arritur të japin ndonjë të dhënë që t’i shërbejë hetimit, pasi ata e kanë konstatuar ngjarjen, pasi viktima i kishte vënë flakën vetes.

Policia bëri të ditur paraprakisht se viktima do të jetë ndonjë punëtor sezonal, por nuk përjashton as dyshimin e ndonjë personi në depresion, për shkak të humbjes së parave në bixhoz. Gjithsesi, deri në momentin e identifikimit këto mbeten pista jozyrtare.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ushtarët grekë bëjnë shqiponjën me duar, ja reagimi shokues i autoriteteve greke

0

Lajmi shokues i një dite më parë, ku shtatë ushtarë të ushtrisë greke bën shqiponjën me duar ka bërë që autoritetet greke të marrin masa drastike. Pritet që ushtarët të dënohen, duke e cilësuar këtë si një gjest të rrezikshëm për sigurinë kombëtarë të Greqisë.

Sipas burimeve nga ministria e mbrojtjes, pak mbas publikimit të fotos në fjale, shtabi i përgjithshëm i ushtrisë greke ka urdhëruar identifikimin dhe në vazhdim shoqërimin e ushtarëve të përfshirë në foton, që sipas autoriteteve greke konsiderohet jo vetëm skandaloze, por edhe një gjest i rrezikshëm për sigurinë kombëtare të Greqisë.

U deshën pak orë, që autoritetet helene të kenë emrat e 7 shqiptarëve me shtetësi greke të përfshirë në këtë incident.

Ata janë ndaluar, janë marrë në pyetje, janë kontrolluar edhe telefonat e tyre celulare, nëse janë fotografuar ambiente të repartit ose armatime të gjendura në të, si dhe telefonatat e tyre, nëse kanë komunikuar me persona të cilësuar si të rrezikshëm për sigurinë kombëtare greke.

Sipas një njoftimi të shtabit te përgjithshëm të ushtrisë, hetimet janë hapur për mënyrën e futjes se telefonit brenda ambienteve te repartit, si dhe për shkallën e përfshirjes së 7 kadetëve në propagandë anti-greke.

Mësohet se 7 kadetët do të bënin betimin e tyre në datën 2 shkurt dhe do të shërbenin në ushtrinë greke për 9 muajt e ardhshëm.
Ata kanë marrë shtetësinë greke në saj të ligjit që ua mundëson këtë për shkak të përfundimit të studimeve në shkollat greke.

Fillimisht ata do të transferohen në zonat kufitare ku do të kryejnë pjesën e mbetur të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por mbas presionit të mediave greke dhe qarqeve ekstremiste vendase, nuk përjashtohet që atyre t’iu hiqet shtetësia, një veprim ky që nuk ka ndodhur asnjëherë për të njëjtat arsye deri tani.

Me interes pritet edhe kthimi nga SHBA ku ndodhej për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, i ministrit grek të mbrojtjes Panos Kamenos.

Ky i fundit njihet si përkrahës i linjës patriotike, shpesh herë e konsideruar si ekstremiste për mbrojtjen e identiteti helen në ushtri, ndaj dhe pritet që dënimet ndaj 7 kadeteve do të jenë shumë të ashpra.

Sipas burimeve, dënimet ndaj 7 ushtareve do të jenë edhe më të forta, edhe për të parandaluar çdo tentativë të imitimit në të ardhmen të gjesteve të ngjashme.

Dje mediat greke flisnin për nacionalistë që mbështesin idenë e “Shqipërisë së Madhe”.

Rasti sipas tyre nuk është i izoluar pasi edhe më parë shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar në Greqi, kanë bërë veprime të tilla, raportojnë mediat greke.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 23 Janar 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 23 Janar 2017

1

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 23 Janar 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 23 Janar 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kjo eshte cmenduria e radhes nga Mino Raiola.

0

Rinovimi i Milanit me portierin e talentuar Donnarumma duket se nuk do te jet i thjeshte per skuadren kuq e zi, pasi menaxheri i futbollistit ka bere disa kerkesa ekonomike qe do te jete shume e veshtire te permbushen nga Milan. “Sipas The Sun” Duke pare interesimin e shume klubeve te rendesishme evropiane, menaxheri i futbollistit do ti prezantoj Milanit nje oferte te cmendur per rinovimin ose e thene ndryshe shuime me larte se sa tavani aktual i pagave te klubit. Raiola do te kerkoje nje page rreth 190 mije euro ne jave qe shkojne afersisht 10 mln euro ne vit. Edhe pse italianet kane refuzuar cdo oferte te ardhur ne drejtim te portjerit, keto shifra mund te jene te pa perballueshme per klubi.

M.Kaso

Db Milano 25/10/2015 – campionato di calcio serie A / Milan-Sassuolo / foto Daniele Buffa/Image Sport
nella foto: Gianluigi Donnarumma
Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blerja me e re e Milanit mbrrin ne Milano:

0

Gerard Deulofeu eshte futbollisti me i ri i skuadres se drejtuar nga Vincenco Montela, ne oren 19:45 ai ka zbritur ne aeroportin e Malpensas pas udhetimit te tij nga Manchesteri dhe eshte gati per te nisur aventuren e tij te re me “kuq e zinjte”. Ndalesa e tij e pare do te jete klinika e La Madonina ku edhe do te kryej testet mjekesore dhe me pas te behet edhe zyrtarizimi i lojtarit. ” Perse Milanin? Sepse eshte nje skuader e madhe, dhe per me teper jam shume i kenaqur qe do te jem shoke skuadre edhe me Suson”. Keto kane qene fjalet e para te spanjollit qe pritet te mbaje fanellen me numer 7 ne skuadren e re.

M.Kaso

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx