Ballina Blog Faqe 9513

Sessions, Metës: Trump do bashkëpunojë për t’i forcuar marrëdhëniet Shqipëri- SHBA

0

Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeparlamentari Ilir Meta u prit në takim nga kongresmeni Pete Sessions, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan.

Kongresmeni Sessions vlerësoi rëndësinë e miratimit të reformës në drejtësi. Ai nënvizoi mënyrën e miratimit të saj konsensual dhe vlerësoi vendosmërinë e Meta për konsensus të plotë, duke  konfirmuar se edhe administrata e re amerikane do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në implementimin përfundimtar të saj.

“Kjo reformë, , i shërben jo vetëm ndërtimit të institucioneve të besueshme të drejtësisë, por edhe forcimit të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë”, tha Sessions.

Ai shtoi se SHBA do të vazhdojnë të ndjekin nga afër dhe do të mbështesin angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe do të jetë në krah të saj, si anëtarë të NATO-s, në sfidat e tjera bashkëkohore.

Një Amerikë më e fortë kërkon një Shqipëri të fortë, theksoi gjatë takimit Pete Sessions.

“Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë”, deklaroi ai.

Kryetari i Kuvendit uroi kongresmenin Sessions për rizgjedhjen e tij si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave, për fitoren e maxhorancës së Partisë Republikane në Kongres e në Senat si dhe për fitoren e Presidentit Trump.

Ai e falënderoi Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave për mbështetjen deritanishme të SHBA-së dhe siguroi se Shqipëria është e vendosur të përmbushë në një kohë të shpejtë implementimin e plotë të reformës në drejtësi përmes zbatimit të ligjit të Vetting-ut dhe krijimit të institucioneve të reja.

Meta e siguroi kongresmenin për qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në përballjen e sfidave të përbashkëta dhe përmbushjen e detyrimeve të saj në partneritetin strategjik që ajo ka me SHBA-në.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit Meta e ftoi Z. Sessions për një vizitë në Shqipëri, ftesë e cila u pranua me kënaqësi të veçantë. do të jetë i suksesshëm”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tiranë, aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori në Kombinat

0

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në kryeqytet, në zonën e Kombinatit.

Paraditen e sotme, viktima rreth moshës 50- vjeçare është përplasur nga një makinë, teksa kalonte rrugën.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as detaje nga ngjarja, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e aksidentit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Propagandë pro ISIS në klasë, shoqërohet në polici mësuesja

0

Një mësuese e shkollës së Medresesë në Shkodër, është shoqëruar nga policia mbrëmjen e sotme, e akuzuar për propagandë pro ISIS.

Mësuesja Emine Alushi, u filmua nga nxënësit në klasë dhe video u publikua në emisionin “STOP”, ku ajo thotë se “ISIS është një organizatë që mbron popullin mysliman të Sirisë, Palestinës apo Egjiptit dhe që shteti kërkon ti luftojë”.

Ajo thotë se Bin Laden është lider i mirë dhe se mediat gënjejnë, siç mund të shihni në videon më poshtë.

Mësohet se mësuesja ishte zëvendësuese në shkollën e Medresesë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksidentohet kamioni serb në Fushë Krujë, dy të plagosur

0

Një kamion i ngarkuar me mall, i nisur nga Serbia drejt Tiranës, është aksidentuar në Fushë Krujë.

Trajleri ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Mësohet se mjeti ka rënë nga një lartësi prej mbi dhjetë metrash në mbikalimin e Fushë Krujës.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri, që të dy shtetas serb.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ortek dëbore në një hotel në Itali, dyshohen viktima

0

Një ortek i madh dëbore ka rënë në një hotel në Gran Sasso, të Pescara, në Itali, duke ngjallur dyshime për viktima.

Në hotel ‘Rigopiano’, mendohet se ndodheshin mbi 20 persona, ndërsa konfirmohet se ka të plagosur të shumtë.

Orteku ra ditën e djeshme, duke shkaktuar shembjen e hotelit dhe bllokimin e personave që ndodheshin brenda, ku sipas punonjësve që po merren me operacionin e kërkim- shpëtimit ka shumë të vdekur.

Një pjesë e hotelit është shembur dhe një pjesë është mbuluar nga dëbora. Aktualisht vijojnë kërkimet për nxjerrjen e personave që ndodheshin brenda godinës për të pasur një pasqyrë më të plotë të bilancit të ngjarjes së rëndë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Detaje nga ligji i ri, pajisje përgjimi edhe në dhomat e gjumit të zyrtarëve

0

Nuk do të ketë asnjë kufizim për përgjimet parandaluese. Në çdo ambient që do të frekuentohet nga zyrtarët e dyshuar për korrupsion dhe njerëzit e krimit, duke përfshirë zyrën, lokalet e preferuara, shëtitjet, dhomat e banesës, makinën etj., do të vendosen pajisje përgjimi dhe kamera të fshehta survejimi.

Përgjimi i bisedave telefonike dhe bashkëbisedimeve në ambiente private dhe publike të të dyshuarve për praktika korruptive apo për çdo vepër tjetër penale, në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe të Gjykatës Speciale, do të mundësohet nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Kështu parashikon ligji i ri për përgjimet parandaluese, i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe i hartuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, duke e përputhur me të gjithë paketën ligjore të përgatitur në kuadrin e Reformës në Drejtësi.

Byroja e Hetimit

Projektligji u jep kompetenca të njëjta si Prokurorit të Përgjithshëm ashtu edhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në fushën e përgjimeve, ndërsa parashikon të drejtën e Byrosë Kombëtare të Hetimit për të përgjuar. Në kuadër të luftës antikorrupsion, projektligji zgjeron objektin e përgjimit, duke përfshirë sinjalet, shkrimet, fotografitë, të dhënat audio-vizuale dhe çdo lloji tjetër informacioni të marrë ose transmetuar nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik, sjelljet, veprimet dhe bisedat e kryera në vendet private dhe publike.

Nisma zgjeron edhe kuptimin e termit ‘përgjim’, duke përfshirë jo vetëm regjistrimin e bisedave, por edhe videot e survejimit të fshehtë, të mjediseve private dhe publike si dhe dëgjimin e regjistrimit të fshehtë të bisedave në mjediset private dhe publike. Sa i takon ambienteve private, ligjit u jep të drejtë hetuesve të Byrosë Kombëtare të kërkojnë vendosjen e pajisjeve të përgjimi, sipas mundësive, në çdo ambient, madje edhe në dhomat e gjumit, në funksion të efikasitetit të hetimeve. Vendosja e pajisjeve do të mundësohet nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, me anë të metodave dhe praktikave të tyre.

Dhënia e të drejtës për përgjim

Sipas ligjit, drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve elektronike nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik, dhe video survejimin e fshehtë të mjediseve private dhe publike. Prokuroria kompetente paraqet kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë ë pajisjes elektronike të komunikimit ose video survejimeve të fshehta në vende publike dhe private tek kryetari i Gjykatës së Posaçme. Kryetari i Gjykatës, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim për përgjim, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike të komunikimit, ose video survejimit të fshehur të ambienteve publike dhe private.

Kohëzgjatja e përgjimit

Nisma ligjore rregullon kohëzgjatjen e vendimit për përgjimin e komunikimeve elektronike, si edhe për video survejimin e fshehtë dhe përgjimin e bisedave në mjediset publike dhe private të, cilat janë të vlefshme për një periudhë deri në tre muaj. Në çdo rast, zgjatja e afatit ose masat e reja nuk mund të jenë me tepër se tre muaj. Projektligji i njeh të drejtën drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorit të Përgjithshëm të njihen në çdo kohë, nga drejtuesi i institucionit që ka kërkuar përgjimin, me rezultatet e përgjimit, si gjatë afatit të përgjimit, ashtu edhe pas përfundimit të tij.

Situata emergjente

Në situata emergjente, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ose një prokuror i autorizuar prej tij, kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, urdhëron me shkrim realizimin teknik të procesit të përgjimit ose video survejimit, ndërsa revokimi i vendimit të përgjimit ose video survejimit bëhet nga kryetarit i Gjykatës se Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose në mungesë të tij, nga zëvendëskryetari, kur gjykon se përgjimi ose video survejimi nuk është më i vlefshëm sipas ligjit, shkruan ‘shqiptarja.com’.

Disa nga ndryshimet në ligjin për përgjimet

Neni 5

Në nenin 7 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Në pikën 1 fjalët “…pranë Prokurorit të Përgjithshëm…” hiqen dhe shtohen fjalët “…- prokurorisë kompetente…”. Shkronja “c” e pikës 2 ndryshon si më poshtë: “c) përshkrimin e komunikimeve elektronike ose të objekteve private apo publike që do të përgjohen dhe, kur është e përshtatshme, të dhënat për operatorin e komunikimit elektronik që i ofron shërbim subjektit që do të përgjohet”.

Neni 9

Në nenin 11 ndryshon si vijon: Pas marrjes së vendimit për përgjim, kur vihet re se pajisjet fundore të subjektit që përgjohet janë shtuar ose ndryshuar, nuk përsëritet kërkesa për përgjim. Në këtë rast institucioni që ka kërkuar përgjimin është i detyruar të njoftojë me shkrim për pajisjen e re fundore, kryetarin e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose në mungese të zëvendëskryetarin -dhe Strukturën Përgjegjëse të Përgjimeve në SHISH. Afatet e përgjimit në këtë rast mbeten të pandryshuara.

Neni 10

Në nenin 12 ndryshon si vijon: Në pikën 1 pas fjalëve “…SHISH realizon vetëm proceset teknike të përgjimit…” shtohen fjalët “…komunikimeve elektronike, video survejimit të fshehtë të mjediseve private dhe publike ose të dëgjimit dhe regjistrimit të fshehte të bisedave në mjediset publike dhe private…”.

Në pikën 1 fjalët “nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik” hiqen. Në fjalinë e dytë të pikës 1 pas fjalëve “…për llogari të Policisë së Shtetit…” shtohen fjalët “…Byrosë Kombëtare të Hetimit…”. Në pikën 2 bëhen ndryshimet si më poshtë: “Pas fjalëve “…punonjësit e seksionit të përgjimeve të Policisë se Shtetit…” shtohen fjalët “…Byrosë Kombëtare të Hetimit…”. “Fjalët “Prokurori i Përgjithshëm” hiqen dhe shtohen fjalët “ose / dhe Prokuroria kompetente “. Në pikën 3 fjalia e parë, pas fjalëve “…në SHISH dhe seksioni i përgjimeve të Policisë së Shtetit…” shtohet “…Byrosë Kombëtare të Hetimit…”.

Neni 15

Në nenin 17 bëhen ndryshimet si m ë poshtë: Pika 1 riformulohet si më poshtë: 1. “Për situata emergjente, me kërkese verbale të drejtuesit të institucionit shtetëror informativ, sipas nenit 6 të këtij ligji, Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme ose një prokuror i autorizuar prej tij sipas nenit 8 të këtij ligji, kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, urdhëron me shkrim realizimin teknik të procesit të përgjimit ose video survejimit.

Urdhri regjistrohet menjëherë në evidencat e bërthamës komanduese elektronike të prokurorisë kompetente- dhe të specialistët e Strukturës Përgjegjëse të Përgjimeve në SHISH ose seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Me regjistrimin e urdhrit, specialistët e Sektorit të Përgjimeve ose të seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtarë të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme realizojnë procesin e përgjimit.”

Pika 2 riformulohet si më poshtë: “2. Brenda 8 orëve nga fillimi i përgjimit ose video survejimit, institucioni shtetëror informativ që ka bërë kërkesën, i paraqet Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkesën e rregullt me shkrim, e cila përmban arsyet e veprimeve emergjente së bashku me komunikimin e përgjuar të zbardhur. Mbi këtë bazë merret vendimi përkatës brenda 24 orëve për vazhdimin ose ndërprerjen e përgjimit.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përplaset makina me murin në Memaliaj, plagosen burrë e grua

0

Një çift bashkëshortësh kanë ngelur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Memaliaj.

Dritan Rona, 47 vjeç, banues në fshatin Bylysh, të Memaliaj, pasditen e djeshme në rrugën e fshatit, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, me targa AA 575 FD, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të banesës së tij.

Si pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij M.Rona.

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Gjirokastrës nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë 47- vjeçarit ju komunikua arresti nën akuzën e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pa ngrohje në shkolla, fëmijët përdorin shishet me ujë të nxehtë, prindërit dërgojnë dru

0

Disa nga kopshtet dhe shkollat në Kamëz janë pa ngrohje në këto ditë të ftohta të dimrit.

Fëmijët janë detyruar të ngrohen me shishe uji të nxehtë. Në Paskuqan prindërit kanë dërguar drutë e zjarrit në kopsht.

Shumica e shkollave dhe kopshteve në Kamzë nuk ofrojnë infrastrukturën e duhur për nxënësit.

‘Fiks Fare’ ka denoncuar rastet ku veç mungesës së ngrohjes shpesh mungon dhe energjia elektrike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dëmshpërblim për familjarët e viktimave të “21 Janarit”, si do bëhet ndarja e parave

0

Familjarët e viktimave të “21 Janarit” do të marrin shpërblimin 160 milionë lekë së bashku, si dëmshpërblim për humbjen e katër të dashurve të tyre, të vrarë në protestën e vitit 2011 përpara kryeministrisë.

Tre ditë para përvjetorit të gjashtë, qeveria vendosi dje të akordojë një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2017 për Ministrinë e Punëve të Brendshme nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga zbatimi i vendimeve gjyqësore për viktimat e ngjarjes së 21 janarit 2011.

Në këtë mënyrë, Garda e Republikës e paditur nga familjarët e viktimave do të shlyejë detyrimet e vendimeve gjyqësore të shpallura vitin e shkuar, për tre palë familjarë.

Padia

Familjet e Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtos, të vrarë në protestën e opozitës në 21 janar të 6 viteve më parë, pasi u qëlluan për vdekje nga Garda e Republikës, depozituan padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku kërkonin dëmshpërblim për humbjen e familjarëve të tij.

Në vitin 2014 përmes avokatëve të tyre, familjarët e viktimave të “21 Janarit” depozituan shtatë padi në ngarkim të Gardës së Republikës. Ata kërkuan dëmshpërblim moral dhe pasuror. E vetmja familje e cila ka depozituar vetëm një padi, është ajo e Aleks Nikës, ku dëmshpërblim kanë kërkuar vetëm bashkëshortja dhe fëmijët.

Familjarët e tre viktimave të tjera, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt kanë depozituar nga dy padi: një me kërkues fëmijët dhe bashkëshortet dhe një tjetër ku palë paditëse janë motrat dhe vëllezërit. Mësohet se Gjykatave Administrative ka dhënë vitin e shkuar vetëm katër vendime, nga 7 padi. Tre të tjera janë në proces. Për katër vendimet e shpallura Garda e Republikës nuk ka apeluar çështjen, duke i lënë në fuqi.

Procesi

Burime pranë kryeministrisë, sqarojnë se vendimi i djeshëm për të shpërndarë fondin prej 160 milionë lekësh është vetëm për dëmshpërblimin e tre familjeve të cilëve u ka mbaruar gjykimi.

Gjatë korrikut të vitit të shkuar Gjykata Administrative ka dhënë vetëm një vendim për familjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizajt, konkretisht për fëmijët dhe bashkëshortët. Familjarët e vetëm që i kanë përfunduar të dy paditë, si atë të bashkëshortëve dhe fëmijëve, e po ashtu edhe atë të motrave dhe vëllezërve është ajo e Hekuran Dedës, vendime të shpallura në dhjetor 2016. Padia e vetme e Aleks Nikës e bërë nga gruaja dhe fëmijët është akoma në proces gjyqësor.

Paratë

Burime pranë Këshillit të Ministrave saktësojnë se bazuar në vendimet gjyqësore të Gjykatës Administrative të Tiranës, sasinë më të madhe të parave, Garda e Republikës do ta paguajë për të afërmit e Hekuran Dedës, plot 94 milionë lekë të rinj, të ndarë në 20 milionë për gruan dhe fëmijët, dhe 74 milionë të tjera për motrat dhe vëllezërit e Dedës. Të dytët për nga sasia e shpërblimit janë familjarët e Faik Myrtaj. Ata do të marrin nga Garda e Republikës gati rreth 40 milionë lekë. 22 milionë lekë të rinj ka përfituar gruaja dhe fëmijët e Ziver Veizit, shkruan ‘shqiptarja.com’. Për familjarët e Aleks Nikës çështja gjyqësore është ende në proces, e me gjasë, nisur nga procesi i familjarëve të tjerë, edhe kjo familje do të marrë shpërblim.

Shpërblimet

Gruaja dhe fëmijët e Hekuran Dedës 20 milionë lekë

Motrat dhe vëllezërit e Hekuran Dedës 74 milionë lekë

Gruaja dhe fëmijët e Faik Myrtajt 40 milionë lekë

Motrat dhe vëllezërit e Faik Myrtajt Ende në proces gjyqësor

Gruaja dhe fëmijët e Ziver Veizit 22 milionë lekë

Motrat dhe vëllezërit e Ziver Veizit Ende në proces gjyqësor

Gruaja dhe fëmijët e Aleks Nikës Ende në proces gjyqësor

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

861 masa administrative në vetëm dy orë nga Policia Rrugore

0

Policia Rrugore ka ndërmarrë sot një aksion në të gjithë vendin për kontrollin e drejtuesve të mjeteve, duke konstatuar mbi 800 shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave zyrtare, prej orës 12:00 deri në orën 14:00 në të gjithë vendin,  Policia Rrugore  e mbështetur dhe nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat  kanë vendosur 420 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Po kështu janë vendosur edhe 441 masa administrative për shkelje të tjera, si shpejtësi tej normave të lejuara, për përdorim celulari, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse etj.

Në të gjithë vendin u angazhuan 780 punonjës policie të Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx