Ballina Blog Faqe 9514

Kumbaro: Teknologji bashkëkohore për arkivën e Marubit

0

Nuk mjafton vetëm ndërtimi i muzeve të rinj dhe shpëtimi i thesareve, por mbi të gjitha është detyrë e Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të saj që t’i pajisin këta muze me teknologjinë e nevojshme bashkëkohore për ruajtjen dhe mbrojtjen e arkivave të tyre.

Kështu u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, në aktivitetin e zhvilluar në Muzeun Marubi në Shkodër, ku falë bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane u jetëzua projekti për ruajtjen e arkivës së këtij muzeu, i cili mundëson zbatimin e një sistemi të ri konservimi të negativëve prej xhami, filmave rul, fotografive në letër si dhe dokumentave të cilat do të vendosen në zarfa dhe kuti të reja. Falë këtij projekti janë përfituar 7.000 kuti arkivimi dhe 82.000 zarfa, të siguruara nga mbështetja e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

“Nuk mjafton vetëm të shpëtojmë thesare dhe të ndërtojmë muze të rinj, por është detyrë e ministrisë dhe gjithë institucioneve që të sigurojnë edhe kushtet e nevojshme teknologjike që ky thesar të jetë i siguruar përjetë. Luçjani, Drejtori i Muzeut Marubi këmbënguli që në fakt nuk mjaftonte vetëm puna e bërë deri tani me Marubin, por duhej mbi të gjitha të garantonim ruajtjen dhe jetëgjatësinë e negativëve të rrallë që mban ky muze dhe kush më mirë sesa teknologjia dhe profesionalizimi gjerman mund të na i ofronte këtë gjë”, u shpreh Kumbaro, e cila solli në vëmendje se e njëjta gjë është bërë edhe me Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, përuruar vetëm pak kohë më parë.

Ambasadorja Susanne Schütz, e cila i dorëzoi zyrtarisht materialet drejtorit të muzeut Luçjan Bedeni në praninë e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati tha se “Jemi krenarë dhe të lumtur, që po mbështesim zemrën e muzeut, Arkivin”.

Mbrojtja e koleksioneve të arkivës është një ndër projektet më të rëndësishme që Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” realizon falë mbështetjes së Ambasadës Gjermane në Tiranë. Një projekt i tillë, synon sistemimin dhe mbrojtjen e arkivës sipas standardeve bashkëkohore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta: Pampuri iku në heshtje, ashtu si jetoi në kohën tonë të zhurmshme

0

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta i ka dërguar një letër ngushëllimi familjarëve të peshëngritësit të shquar shqiptar Ymer Pampuri. Meta shprehet se Pampuri e nderoi si askush tjetër Shqipërinë dhe sportin shqiptar.

“Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të legjendës së sportit shqiptar, Ymer Pampuri. Peshëngritësi i famshëm shqiptar, i pari kampion olimpik, por edhe kampion i botës në ngritje peshash në vitin e largët 1972, në Olimpiadën e Mynihut, nuk është më midis nesh. Ymer Pampuri iku në heshtje, njëlloj siç e jetoi në heshtje kohën tonë të zhurmshme, e cila dje dhe sot, nuk i dha, për fat të keq, mirënjohjen dhe nderimin që meritonte. Edhe pse Ymer Pampuri e nderoi si askush tjetër Shqipërinë dhe sportin shqiptar.

Edhe pse janë të paktë ata që kanë merituar si Ymer Pampuri duartrokitjet e nderimit nga të gjithë ne. Një njeri i mirë, i cili kishte nisur që fëmijë sportin e forcës në Cirkun e Tiranës dhe e vazhdoi në pedanën e peshëngritjes, sot, në moshën 73-vjeçare nuk është më. Duke ikur na kujtoi të gjithëve pikërisht shkëlqimin e tij ende të pabesueshëm për medaljen e artë, që mori duke shënuar emrin e tij në histori.

Ikja e tij dëshpëroi të gjithë, kë e ka njohur dhe kë vetëm ka dëgjuar për të. Dëshpëroi dhe ata që e njohën dhe dëgjuan për të vetëm pas ikjes së tij. Duke u larguar Pampuri i madh na kujtoi të gjithëve rëndësinë e pafundme të kujtesës së gjithë shoqërisë, e cila shpesh nuk funksionon. Me ikjen e heshtur tani në dimër, Ymer Pampuri na kujtoi praninë e tij të pazhurmshme në të gjitha stinët tona të këtyre viteve.

Kampionit të forcës ju desh shumë forcë për të jetuar më pas jetën e tij të zakonshme e të vështirë. Ymer Pampuri la pas emrin e madh. Tani ai nuk ka nevojë për askënd; kujtesa jonë ka nevojë të krenohet me kampionin e madh në shpirt e forcë dhe të vogël në trup, të parin sportist të artë olimpik e botëror shqiptar. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, shkruan Meta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta: Zgjedhja e Tajanit në krye të PE, kontribut për perspektivën europiane të Shqipërisë

0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, uron Presidentin e ri të Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Meta në mesazhin e tij të urimit drejtuar Tajanit shprehet se zgjedhja e tij në krye të PE do të kontribuojë në avancimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe rajonit tonë si dhe shprehu bindjen e plotë për forcimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Europian.

Kryeparlamentari e ftoi njëkohësisht Presidentin e ri të PE, për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Letër urimi

Drejtuar:

Sh.T.Z. Antonio Tajani

President i Parlamentit Evropian

Bruksel

I nderuar Shkëlqesi,

Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm zgjedhjen Tuaj në postin e Presidentit të Parlamentit Evropian dhe me këtë rast më lejoni në emër të Kuvendit të Shqipërisë t’Ju përcjell urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta për detyrën e re fisnike që ndërmerrni.

Shpreh bindjen e plotë se me eksperiencën e gjerë që gëzoni në institucione të rëndësishme të Bashkimit Evropian, do të kontribuoni në forcimin e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe tërë rajonit të Ballkanit, si një nevojshmëri gjeo-politike evropiane, ndaj dëshiroj të rikonfirmoj vullnetin tonë të plotë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të shkëlqyer mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit Evropian.

Kam patur kënaqësinë të takohemi së bashku në të kaluarën dhe shpresoj të rishihemi së shpejti, ndaj përfitoj nga rasti t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të kemi mundësi të diskutojmë nga afër rreth bashkëpunimit tonë në të ardhmen.

Duke shprehur dhe një herë urimet e mia më të mira për një veprimtari Tuajën plot përgjegjësi dhe suksese, lutem pranoni, i nderuar President, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

Ilir Meta

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: Veliaj në Paris me çarter. Bashkia publikon biletën: Shpifje, vizitoi Finon në Itali

0

Bashkia e Tiranës reagon ndaj deklaratës së Partisë Demokratike të bërë ditën e sotme nga Grida Duma, lidhur me një udhëtim të pretenduar që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka bërë dy ditë më parë në Paris.

Në reagimin e bashkisë thuhet se kjo është një sajesë e ulët që vetëm zyra e SHQUP-it mund ta fabrikojë dhe, si çdo gënjeshtër tjetër e tyre hidhet poshtë lehtë.

Sqarohet se kryetari i Bashkisë së Tiranës, pasi ka inspektuar dje rreth orës 10.00 të paradites punimet që po kryhen për rikonstruksionin e Kopshtit 17, ka udhëtuar për në Itali me një kompani fluturimi “low cost” për të vizituar deputetin e PS, Bashkim Fino, i cili po kurohet prej disa ditësh në shtetin fqinj.

“Mbrëmjen e djeshme z. Veliaj është kthyer sërish në Tiranë, për të vijuar sot në mëngjes me inspektimin te Parku i Madh i Liqenit, ku edhe deklaroi se i shtohen 25 hektarë hapësirë publike e gjelbërim, si dhe një takim me ambasadoren e Islandës në Tiranë, Estrid Brekkan. Për ta faktuar këtë po publikojmë edhe biletën e udhëtimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës”, thuhet në qëndrimin e bashkisë.

Ndër të tjera Bashkia e Tiranës dhe kryebashkiaku vijojnë punën e pandalur për kthimin e Tiranës në drejtimin e duhur.

Duma: Veliaj në Paris me çarter të paguar nga biznesmeni, dërgon kaseta si të ishte në Tiranë

Partia Demokratike tha sot se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, dy ditë më parë ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit.

Në një dalje të sotme për mediat nga selia blu, Grida Duma tha se me të kanë udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen.

Sipas saj, ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopsht në Tiranë.

“Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë. Të nesërmen e dasmës ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë. Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë. Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike. Por rasti i fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planin urbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë. Nuk ka shqiptar që mund të mendoje se një biznesmen mund të paguajë për luksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij”, u shpreh Duma.

Në vijim ajo tha se Erjon Veliaj duhet të përgjigjet publikisht:

-Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro?

-Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter?

-Kush e pagoi çarterin?

-Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të Erjon Veliajt në Paris?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bashkimi Europian jep 10 milionë euro për zbatimin e ligjit të “Vettingut”

0

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit të Monitorimit të fondeve të Instrumentit për Asistencën e Para-anëtarësimit (IPA). Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësues të lartë të Komisionit Europian.

Gjatë fjalës së saj Gjosha tha se përpjekjet e përbashkëta për të siguruar zbatimin e efektshëm dhe në kohë të projekteve të IPA-s kanë bërë të mundur që prej dhjetorit të vitit 2016 te kemi 0 projekte problematike nga 7 të tilla që kishim në prill të vitit 2015.

Ministrja solli në vëmendje rekomandimin pozitiv të dhënë nga Komisioni Europian në vjeshtën e vitit të shkuar, duke theksuar se ky rekomandim, u bë i mundur vetëm në sajë të miratimit konsensual të reformës në drejtësi.

Ministrja tha se në vijim çelja e negociatave me Bashkimin Europian do të varet pikërisht nga rezultatet e prekshme të kësaj reforme, veçanërisht zbatimi i ligjit të “Vettingut”.

“Në këtë kontekst, vëmendja që i është kushtuar mbështetjes për implementimin e reformës në drejtësi është tejet e çmuar. Bashkimi Europian do të japë për Shqipërinë 19.1 milionë euro, prej të cilave 10 milionë euro do të shkojnë për zbatimin e Vettingut”, tha Gjosha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një banesë është përfshirë nga flakët pranë shkollës “Arben Broci”

0

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Tiranë . Ajo ndodhet pranë shkollës “Arben Broci” në zonën e Myslym Shyrit.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse që përpiqen të neutralizojnë flakët. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nishani dhe Basha urojnë Presidentin e ri të PE, Antonio Tajani

0

Presidenti Bujar Nishani dhe kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, urojnë Presidentin e ri të Parlamentit Europian, Antonio Tajani.

Në një mesazh dërguar kreut të ri të PE, Nishani shpreh bindjen se nën drejtimin e tij Parlamenti Europian jo vetëm që do të kontribuojë në adresimin me sukses të sfidave aktuale me të cilat po përballet Bashkimi Europian dhe qytetarët e saj, por do të vijojë t’i japë një mbështetje thelbësore procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Basha informon se sot i përcolli urimet e tij Antonio Tajanit, Presidentit të sapozgjedhur të Parlamentit Europian.

“Z. Tajani është jo vetëm nënkryetar i Partisë Popullore Europiane ku bën pjesë Partia Demokratike, por edhe një mik i jashtezakonshëm. Si zëvendës President i Komisionit Europian dhe komisioner i BE ai ka mbështetur përherë përpjekjet e Shqipërisë për zhvillim ekonomik. Jam i lumtur për zgjedhjen e tij në krye të Parlamentit Europian që do të më japë mundësinë të punojmë së bashku për të çuar përpara integrimin e Shqipërisë në BE”, shprehet Basha.

Mesazhi i plotë i Presidentit Nishani

“I nderuar Zoti President,

Zgjedhja juaj në postin e Presidentit të Parlamentit Evropian, më jep kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’ju përcjell urimet më të mira e të sinqerta për përmbushjen me sukses të kësaj detyre të rëndësishme.

Jam i bindur se nën lidershipin tuaj, Parlamenti Evropian jo vetëm që do të kontribuojë në adresimin me sukses të sfidave aktuale me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe qytetarët e saj, por do të vijojë t’i japë një mbështetje thelbësore procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Integrimi evropian mbetet objektivi strategjik më madhor për Shqipërinë dhe Ju siguroj se institucionet shqiptare janë të angazhuara për përmbushjen në një kohë sa më të shkurtër e me sukses të prioriteteve kyçe dhe standardeve të nevojshme që do t’i mundësojnë vendit hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian. Mbështetja Juaj dhe e Parlamentit Evropian janë thelbësore në këtë proces.

Me dëshirën për t’ju takuar në një rast sa më të afërt, ju lutem pranoni, Zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grida Duma denoncon mashtrimin e Veliajt

0

Grida Duma denoncon mashtrimin e Veliajt dhe kërkon transparencë për interesat që ka me bashkinë biznesmeni që pagoi udhëtimin e luksit.

Dy ditë më parë, Erion Veliaj ka udhëtuar me një avion çarter nga Rinasi drejt Parisit. Me të kanë udhëtuar zëvendësi i tij Mazniku, një ndihmëse e tyre dhe një biznesmen.

Avioni çarter është paguar nga biznesmeni. Ndërsa Veliaj gëzonte luksin e Parisit, për qytetarët shqiptarë u kishte dërguar mediave një kronikë të gatshme, video sikur ndodhej në krye të detyrës duke inspektuar një kopësht në Tiranë.

Lehtësia me të cilën Veliaj mashtron publikun është tashmë e njohur nga të gjithë. Të nesërmen e dasmës ai dërgoi kasetën në media sikur gjoja kishte dalë në punë. Shkoi në Sri Lanka dhe përsëri dërgoi në media kasetën sikur punonte në Tiranë.

Është mania e pakontrolluar e një njeriu që mashtrimin e ka sëmundje patologjike. Por rasti i fundit është më shumë se mashtrim. Eshtë dëshmi e pazareve të Veliajt me planin urbanistik dhe kullat që ka vendosur të mbjellë në Tiranë.

Nuk ka shqiptar që mund të mendoje se një biznesmen mund të paguajë për lluksin e Erion Veliajt pa përfituar gjë të paligjshme prej tij. Prandaj, Erjon Veliaj duhet të përgjigjet publikisht: Pse udhëton me çarter për në Paris me një kosto të paktën 60-70 mijë euro? Cila është urgjenca e një kryetari bashkie për të shkuar në Paris me çarter? Kush e pagoi çarterin? Çfarë interesash ka me bashkinë, biznesmeni që pagoi çarterin dhe qëndrimin luksoz të Erjon Veliajt në Paris?

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kontroll i beftë në një lokal në Lezhë

0

Policia e Lezhës vijon kontrollet blic në gjithë qarkun për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale.

Gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e djeshme në akse rrugore, të automjeteve, lokaleve, personave si dhe banesave ku kishin informacion se mund të strehohen persona të shpallur në kërkim u bë arrestimi në flagrancë i 30- vjeçarit Bledar Sula, banues në Lezhë.

Gjatë kontrollit të befasishëm të ushtruar në një lokal ku ndodhej edhe Bledar Sula, në momentin që ka parë efektivët e policisë, i riu ka lëvizur me shpejtësi tek tualeti i lokalit ku ka hedhur nga dritarja armën e zjarrit pistoletë “Bereta” të cilën e mbante pa leje.

Efektivët e policisë kanë bërë kontrollin e vendit përreth ku kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe 13 fishekë në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të riu vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama në Singapor: Falenderim për njohjen e Kosovës

0

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Singapor, gjatë të cilës u takua me homologun vendas.

Lidhur me këtë takim të ditës së sotme, kreu i qeverisë ka publikuar një fotografi në Twitter.

Kryeministri shkruan, “Me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong, për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe falenderimin për njohjen e Kosovës”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx