Ballina Blog Faqe 9515

Durrës, arrestohet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

0

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

Qemal Luku 65 vjeç, banues në Durrës, u ndalua ditën e djeshme, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi rezulton i dënuar me 6 vjet burgim nga gjykata italiane.

Më konkretisht Luku është shpallur në kërkim më 11 janar, pasi Gjykata e Apelit në Bari Itali, në prill të vitit 2015, e ka dënuar me 6 vjet burgim.

65- vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur dhe 4 vjet e 11 muaj për veprën penale “Ligji për drogat e kryer në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Babai bën vepra të turpshme ndaj vajzës së mitur

0

Një rast shokues ka ndodhur në Durrës, ku një baba ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij dhe e ka rrahur.

Qemal Lushi 56 vjeç, banues në Durrës, u arrestua mbrëmjen e djeshme pas denoncimit të bërë nga e mitura, e cila thotë se i ati ka kryer vepra të turpshme me të.

13- vjeçarja L.Lushi, u paraqit në polici dhe deklaroi se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme, duke e prekur në pjesë intime të trupit.

E mitura ka thënë se rastet kanë qenë të përsëritura, ku për shkak të frikës i është drejtuar policisë.

Ndërkohë nga ndërhyrja e uniformave blu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të dyshuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri pistoletë e modifikuar dhe katër fishekë çifteje, të cilët i mbante pa leje.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Dhunë në familje”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Proteza ortopedike falas për pacientët në spitalin e Durrësit

0

Spitali i Durrësit ofron tashmë, për të gjithë pacientët që kanë nevojë, proteza ortopedike falas. Afro 18 pacientë, kanë përfituar, deri më tani, këtë shërbim pranë këtij spitali, ndërkohë që cilësia e materialeve është e njëjtë me atë që përdoret sot në vendet më të zhvilluara europiane.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ishte dje në spitalin e Durrësit ku takoi njërin prej pacientëve që ka përfituar falas protezën ortopedike, ndërsa diskutoi me mjekët ortopedë dhe drejtuesit e spitalit për ecurinë e këtij procesi.

“Ky spital, këtë vit, ka një buxhet rreth 100 milionë lekë për protezat dhe është pjesë e paketës së madhe prej 1.8 miliardë lekësh që këtë vit do të shpenzohen për protezat në Tiranë dhe në disa spitale rajonale ku shërbimet e ortopedisë funksionojnë”, u shpreh Beqaj.

Kreu i Shëndetësisë, tha se materialet e reja që po përdoren janë një ndihmë e madhe, jo vetëm për pacientët, por edhe për vetë mjekët.

“Spitali i Durrësit ka një skuadër shumë të mirë me 5 ortopedë, të cilët janë në gjendje të bëjnë punë të mirë, dhe tashmë, me protezat që i kanë dhe me pjesën e instrumenteve kirurgjikalë që do të fillojnë të shtohen, besoj brenda verës, mjekët do të mund të japin më të mirën, pacientët do të shërbehen shumë më mirë, por edhe besoj, marrëdhënia pacient-mjek do të jetë më transparente edhe më normale”, deklaroi ministri.

Ndërkohë, Neritan Myderrizi, shef i Shërbimit të Ortopedisë në Spitalin Rajonal të Durrësit, shprehet se është hera e parë që në vendin tonë po përdoren proteza të një cilësie kaq të lartë.

Nga ana e tij, mjeku ortoped pranë spitalit të Durrësit, Redi Hoti, nënvizoi se materialet ndihmojnë në riaftësimin e shpejtë të pacientëve ndërsa i gjithë ky shërbim ofrohet falas për të gjithë ata që kanë nevojë.

“Janë materiale ‘Titani’, dhe që nga shtatori i 2016, të gjithë pacientët me frakturë, janë trajtuar me impiantet prej ‘Titani’, falas. Dhe shërbimi, dhe impiantet, janë pjesë e shërbimit të trajtimit të frakturave falas”, deklaroi mjeku Hoti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shpëtim Gjika sërish në PS, Rama e rikthen si koordinator politik

0

Shpëtim Gjika rikthehet në Partinë Socialiste me një detyrë të rëndësishme politike. Pas disa takimeve konsultuese me kryetarin e partisë, Edi Rama dhe drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri, Gjikës i është besuar detyra e koordinatorit politik për një nga strukturat më të rëndësishme në këtë rreth, Bashkinë e Selenicës dhe zonën e Lumit të Vlorës.

Ai do të punojë në këtë zonë me deputetin aktual Fatmir Toçi për forcimin e kapaciteteve drejt zgjedhjeve të 18 qershorit. Lidhja e Gjikës me këtë zonë është e fortë për shkak edhe të origjinës së tij prej andej. Ky vendim përbën kthesën e fortë të marrëdhënieve të ish-kryetarit të Vlorës prej 12 vjetësh.

Shenja se marrëdhëniet mes tij dhe Edi Ramës po zbuteshin, ishin dhënë nga kryetari i partisë që prej kohës kur Koço Kokëdhima u “divorcua” nga Partia Socialiste. Marrëdhëniet mes tyre ishin prishur në shkurt të vitit 2015, ku disa muaj para se të përfundonte mandati, Gjika u arrestua për shpërdorim detyre me lejet e ndërtimit.

Rama tha në një deklaratë publike se Gjikën e kishte mik, por nuk mund ta amnistonte. Gjika nuk u kandidua më për shkak të këtij procesi gjykimi nga i cili u shpall i pafajshëm më pas. Rikthimi i tij forcon pozitat e një kandidimi të mundshëm të Gjikës në listat e këtij qarku, ku Rama është shprehur se do ta kryesojë vetë garën përsëri.

Reagimet

“Duke filluar nga sot, jam me status të ri! Faleminderit të gjithë atyre që kanë besuar tek unë, dhe më kanë përkrahur e mbështetur në ditë të vështira!”. Ky ishte shënimi i shkurtër i Shpëtim Gjikës mbrëmjen e djeshme në rrjetin social Facebook.

Pavarësisht urimeve dhe këmbënguljes kureshtare të ndjekësve të tij se çfarë statusi kishte marrë, ish-kryebashkiaku që drejtoi Vlorën për 12 vjet nuk ka pranuar të japë detaje. Megjithëkëtë, pak kohë më parë, kur mendohej një bashkim i mundshëm i Gjikës me Partinë Agrare të Agron Dukës, Fatmir Toçi shkruante në Facebook se Gjika ngelej një socialist dhe si i tillë nuk kishte vend në familje tjetër politike.

“Askush nuk mund ta thotë se Shpëtim Gjika nuk është i majtë, që nuk është socialist, që nuk është atdhetar me rrënjë e me degë e që vjen nga një familje e madhe labe me figura të njohura kombëtarisht e me tradita të hershme. Askush nuk mund të harrojë, aq më tepër të mohojë, mbështetjen e tij në luftën e madhe opozitare dhe revoltat popullore para viteve 2013. Askush nuk mund të harrojë kontributin e spikatur të tij në kremtimin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku Vlora u bë epiqendra e vendit, nderi dhe krenaria e gjithë shqiptarëve kudo që ishin….

Shpëtim Gjikën nuk e lidh asgjë me të djathtën. Vendi i tij është atje ku ka qenë që në zanafillën e tij politike, te e majta e progresit dhe e zhvillimit, te familja e madhe e socialistëve, pavarësisht se si do të jetë, në rolin e kryetarit, drejtuesit politik, anëtarit të thjeshtë apo simpatizantit të kësaj familjeje të madhe”, thoshte ndër të tjera Fatmir Toçi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Atentati në Vlorë, si i shpëtoi vdekjes në makinë miku i Refit Toros

0

Autori i atentatit të dy netëve më parë në zonën e Skelës në Vlorë, dyshohet se është vrasës profesionist dhe me pagesë. Ai e ka organizuar krimin në mënyrë të tillë, duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes, madje as gëzhojat.

Sipas policisë, autori ka përdorur pistoletë të vjetër me mulli. Kjo për grupin hetimor vështirëson zbardhjen e ngjarjes, pasi gëzhojat ngelin në armë kur e shkrep dhe nuk lënë gjurmë. Ndërkaq, grupi hetimor ka marrë në pyetje dëshmitarin e vetëm të ngjarjes, i cili është përballur me autorin.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se bashkë me viktimën Refit Toro, ka qenë edhe një mik i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ky i fundit ka qenë në vendin e parë të pasagjerit. Makina “Mitsubishi” ka qenë e ndaluar teksa 32-vjeçari Toro po fliste në telefon. Në sajë të dëshmisë së dhënë nga miku i Toros, atentatori është afruar i kamufluar me kapele fillimisht në krahun e pasagjerit.

Ai ka hapur derën me shpejtësi dhe me armën te koka e ka nxjerrë atë forcërisht jashtë. Kjo shihet edhe te pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, ku miku i Toros, madje, në një moment është rrëzuar. Në gjendje paniku, duke menduar se personi do ta qëllonte atë, ai ka tentuar të largohet me vrap.

Por objektivi ka qenë Refit (Jetnor) Toro, ndaj autori i ka drejtuar atij armën duke e qëlluar pesë herë. Ngjarja ka rrjedhur aq shpejt, sa 32- vjeçarit nuk i është lënë kohë të manovrojë për vetëmbrojtje. Dy nga pesë plumbat e kanë prekur atë në trup, njëri në qafë dhe tjetri në bark, çka i ka marrë jetën.

Burime nga Policia e Vlorës bënë të ditur dje edhe kronologjinë e ngjarjes. Autori, i cili ka kryer krimin, dyshohet se e ka ndjekur çdo lëvizje të Refit Toros. Për këtë shkak, policia po verifikon edhe itinerarin që ka pasur viktima, nga ku nëpërmjet kamerave të subjekteve do të studiohet nëse mjeti ka qenë në ndjekje.

Sipas dëshmive, por edhe pamjeve të kamerave të sigurisë që janë parë deri më tani, Toro ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij “Mitsubishi”, me targë AA 606 ID, në bulevardin Vlorë- Skelë.

Pasi ka bërë rrethrrotullimin në zonën e Skelës, ai ka ecur në rrugën përballë universitetit, për t’u kthyer sërish në fund, përballë një karburanti. Ka ndaluar disa metra larg karburantit dhe ka qëndruar për rreth 20 minuta në makinë të pozicionuar dysh e i paparkuar plotësisht.

Në momentin kur është qëlluar, ai ka qenë duke biseduar në telefon. Më pas shihet autori që largohet me vrap, duke humbur rrugicave. Dyshohet se bashkë me të mund të ketë qenë edhe një person tjetër, i cili mund ta ketë mbajtur në vëzhgim situatën prej së largu. Policia do të verifikojë edhe tabulatet për të identifikuar personin me të cilin po fliste viktima dhe dyshimin nëse ai mund ta ketë nxjerrë atë në pritë.

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, 32-vjeçari ka qenë në vëzhgim nga policia disa herë, pasi dyshohej se merrej me trafikun e drogës. Ky dyshim bazohej edhe në faktin se ai ka qenë më parë i dënuar në Itali.

Gjithashtu, në këtë shtet rezulton të ketë qenë i dënuar për grabitje me 4 vjet dhe 8 muaj. Për shkak të precedentëve në Itali, ku ai ka jetuar për shumë vite, dyshohet se ai ka ndërruar disa herë identitetin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tenton të korruptojë policin për t’i shpëtuar gjobës, përfundon në pranga

0

Një person ka përfunduar në pranga pasi ka tentuar të korruptojë një punonjës së policisë rrugore në Pogradec. Mësohet se i arrestuari është Kasëm Çoçi, 50 vjeç, banues në Korçë.

Në hyrje të qytetit të Pogradecit, gjatë kontrollit që punonjësi i policisë Rrugore i ka ushtruar dokumentacionit të këtij shtetasi dhe automjetit tip “Ford”me targa AA825NA që ai drejtonte, 50 vjeçari ka tentuar të korruptojë këtë të fundit, duke i ofruar një kartëmonedhë 2 000 lekëshe.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Paguan fëmijë për të shkatërruar pronën e personit konkurrent, dy të arrestuar

0

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia pasi akuzohen se për arsye konkurrence kanë shkatërruar pronën e dikujt tjetër. Mësohet se në pranga janë vënë Aurel Braçja, 24 vjeç, dhe Ymer Braçja,54 vjeç, banues në  Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen të kenë paguar dy shtetas të mitur me qëllim që të dëmtojnë për arsye konkurrence pajisjet në këndin e lodrave në pronësi të shtetasit F.K, 56 vjeç banues në Elbasan.

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë ndaj dy të miturve, K.K., 15 vjeç  dhe J.P., 16 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkatërrimi i pronës kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Konflikti në Vlorë, dy vëllezër vrasin me thikë në zemër 32-vjeçarin

0

Konflikti mes tre personave ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 13:45 në lagjen “Partizani”, afër spitalit, raporton noa.al.

Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 32-vjeçari Armando Rrapaj, i cili ka marrë plagë të rëndë afër zemrës dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe ka bërë të mundur identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në konflikt, dy vëllezërit Klevis Merkaj dhe Novruz Merkaj, ku njëri është arrestuar, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

“I dyshuari Novruz Merkaj, ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes, po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij”, – tha policia lokale.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vdes tragjikisht një person, bie nga kati i shtatë i pallatit te Shkëmbi i Kavajës

0

Një person në Kavajë ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike, duke rënë nga kati i shtatë i një pallati.

Rreth orës 13:00 të ditës së djeshme, në lagjen Nr.13, tek Shkëmbi i Kavajës, 65- vjeçari Lavdi Hysi, banues në Tiranë është rrëzuar aksidentalisht nga kati i shtatë i një pallati.

Si pasojë e dëmtimeve të marra prej rënies nga lartësia, i moshuari ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima ka qenë në banesën e motrës së tij, i cili në ballkon ka hipur në një shkallë për të prerë degët e pemëve dekorative të mbjella në vazo, nga ku është rrëzuar në tokë.

Kjo ngjarje është klasifikuar si aksidentale, ndërsa për vlerësim të mëtejshme materialet hetimore i’u referuan Prokurorisë së Durrësit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kontrolle në lokale dhe makina në Durrës, 18 të shoqëruar

0

Një aksion i policisë së Durrësit, në kuadër të mbajtjes nën kontroll të situatës kriminale, i shtrirë në kontrolle lokalesh dhe automjetesh, ka bërë që të shoqërohen 18 persona.

Aksioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe gjatë natës, gjatë të cilit janë kontrolluar 45 makina dhe 6 lokale, duke çuar në sekuestrimin e një arme zjarri, vënien nën hetim të tre personave, dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

Më konkretisht mbrëmjen e djeshme dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, uniformat blu kanë ushtruar kontroll territori, automjeteve dhe personave, më qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe parandalimin e akteve kriminale, kapjen e personave në kërkim, armëmbajtje pa leje, lëndë narkotike dhe çdo sendi të kundraligjshëm.

Filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të S.M., 23 vjeç, O.Gj.. 23 vjeç dhe N.M., 25 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e E.N., 26 vjeç, banues në Durrës.

Në lagjen Nr.13, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Mercedes Benz, në mbështetësen e krahut, më drejtues shtetasin S.M., dhe pasagjerë shtetasit O.Gj., dhe N.M., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një revolver i markës “Zastava”, me mulli. Gjithashtu u sekuestrua edhe automjeti tip “Mercedes Benz”.

I riu i shpallur në kërkim është poseduesi i armës dhe njëkohësisht pronari i automjetit ku u gjet arma e zjarrit.

Për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit, lidhur me veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx