Ballina Blog Faqe 9520

I plagosuri nga atentati në ish- Bllok, i dyshuar për një krim

0

Zbardhen detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë zonës së ish Bllokut në Tiranë.

Plagosja e Artur Aligjonit, pronarit të një lokali natë mëngjesin e sotëm dyshohet të jetë një mesazh, pasi para dy muajsh ai akuzohet se ka plagosur me thikë një djalë nga Kamza.

Asokohe policia e shpalli në kërkim 45 vjeçarin për plagosjen e Halim Hysës, ndërsa në prokurori vepra penale u klasifikua plagosje e lehtë dhe çështja u mbyll. Fill pas ngjarjes së sotme, në polici janë shoqëruar si të dyshuar Halim Hysa dhe vëllai i tij.

Plagosja në zonën e ish Bllokut, ndodhi rreth orës 04:35 minuta në rrugën Ismail Qemali. Ai është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës dhe ndodhet jashtë rrezikuar për jetën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj: 10 kilometra korsi të dedikuara për biçikletat në Tiranë

0

Bashkia e Tiranës parashikon ndërtimin e 10 kilometrave korsi të dedikuara për lëvizjen e biçikletave. Ky synim u bë publik nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi të zhvilluar me Ambasadoren e Hollandes, Dewi De Weerd, profesorë të ardhur nga Hollanda dhe Unversiteti i Tiranës, ku u prezantua edhe një studim i posaçëm mbi mundësitë e lëvizjes me biçikleta në Tiranë.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se një vëmendje e veçantë i është kushtuar promovimit të lëvizjes me biçikleta, jo vetëm si një mënyrë për të reduktuar trafikun në rrugët e Tiranës, por edhe si një lëvizje që nxit jetën e shëndetshme. Ai theksoi se për herë të parë është vendosur një fond i posaçëm për këtë qëllim edhe në Buxhetin e Bashkisë së Tiranës dhe se rrugët e reja po ndërtohen duke pasur edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.

“Kemi filluar me disa rrugë, si rrugët kryesore “Dritan Hoxha”, rruga “Gjergj Filipi” te Pallati i Kongreseve, rruga e “Kosovarëve”, pra të gjithë rrugët e reja po pajisen me një korsi të dedikuar biçikletash, por kjo nuk mjafton. Ne duhet të kemi një rrjet, ndaj në buxhetin e këtij viti, kemi projektuar 10 kilometra korsi biçikletash, si një buxhet i veçantë në Bashkinë e Tiranës, si një buxhet që për mendimi tim duhet të vazhdojë të jetë çdo vit, pavarësisht se kush është kryetar bashkie, për të treguar se sa prioritet është kjo për qytetin”, bëri të ditur Veliaj.

Ai theksoi se shumë shpejt do të fillojë përcaktimi i korsive për biçikletat në disa nga rrugët kryesore ekzistuese të kryeqytetit. Kreu i Bashkisë u shpreh se ndërtimi i korsive të posaçme të dedikuara për biçikletat është një investim afatgjatë dhe që do t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve në vitet që vijnë duke bërë një jetë më të shëndetshme.

Ambasadorja holandeze, Dewi De Weerd siguroi mbështetje për çdo projekt që Bashkia e Tiranës do të kërkojë të zbatojë për ndërtimin e korsive dhe stacioneve të qendrimit të biçikletave. “Të rinjtë janë shumë pozitivë përsa i përket ecjes me biçikletë (çiklizmit) dhe ju do të keni një mbështetje të madhe, nëse bëni zona për biçikletat dhe jo vendparkime makinash”, tha ambasadorja Dewi De Weerd.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Situata e rrugëve në qarqet e vendit, probleme në zonat rurale

0

Gjatë 24 orëve të kaluara, përmirësimi i motit si pasojë e mungesës së reshjeve dhe rritja e vogël e temperaturave ka mundësuar një kontroll më të mirë të situatës e punës në terren të strukturave operacionale në nivel qendror dhe lokal.

Nga informacionet e mbledhura në Drejtorinë e Emergjencave Civile, situata paraqitet:

Qarku Shkodër

Rrugët Shkodër-Theth (e kalueshme deri në Qafë Thore) dhe Shkodër – Shllak – Temal (e kalueshme deri tek Muri i Turkut), vijojnë të jenë të bllokuara nga reshjet e rëna.

Rruga Laç – Vau Dejës – Qafë Çelë, në vendin e quajtur Qafa e Komanit, është totalisht e bllokuar nga një sasi e rënë dheu e gurësh.

Të kalueshme me zinxhirë paraqiten rrugët Tamarë – Vermosh (M.Madhe), Hadroj – Qafë Bene, Fush Arrez – Qafë Mali – Fierz,  Fush Arres – Qafë Shllak, Qafë Çelë – Pukë – Fushë Arrës, Qafë Qerret – Qelez- Bardhet – Iballë (Pukë), si dhe Shkodër – Breg Lumi – Theth.

Në dy fshatra në Iballë, Fushë Arrës, dhe në dy fshatra në Blerim mungon energjia elektrike. Probleme me ujin e pijshëm në nivel qarku nuk ka.

Dy janë rastet e regjistruara të emergjencave shëndetësore, aktualisht nën kontroll mjekësor.

Qarku Kukës

Rruga e Kombit është e qarkullueshme normalisht.

Me zinxhirë ajo Kukës – Ura e Zapodit – Shishtavec.

Pa zinxhirë, rrugët Kukës – Bushtricë, Fushë – Dugagjin – Qafë Shllak, Kukës – Krumë, Krumë – Qafë Prushi – Kam.

Në Bashkinë Kukës, i bllokuar është vetëm aksi rrugor për në njësinë administrative Arrën.

Qarku Dibër

Aksi rrugor rural Peshkopi-Lurë vazhdon të jetë i bllokuar.

Në aksin Qafë Bualli – Krastë, qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë.

Pjesërisht me zinxhirë kalohet në aksin Kuben – Vasie, Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Çerenecit – Steblevë.

Pa zinxhirë mund të qarkullohet në aksin Skuraj – Qafë Bualli, Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, Peshkopi – Qafë Drajë.

Qarku Lezhë

Normale paraqitet situata e qarkullimit të mjeteve në akset kombëtare. Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, Reps – Tuneli Thirrë,  qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.

Ndër njësitë administrative, me zinxhirë është e kalueshme aksi Shëngjin – Xhuxhë dhe Sang – Hebe (Fan), Rruga nacionale Kurbnesh – Lurë (Selitë). Ndërsa pa zinxhirë akset rurale Nënshejt – Lajthizë dhe Reps – Gurth – Spa (Orosh).

Qarku Berat

Qarkullimi i mjeteve është normalizuar në të gjitha akset kombëtare të qarkut, ku pa zinxhirë kalohet në akset Berat – Gllavë – Antena, dhe Potom – Skrapar.

Zinxhirët këshillohen në Tomorr i Vogël, Tomorr i Madh, Lybesh dhe Kapinovë (njësia administrative Vërtop, të Bahkisë Poliçan).

Qarku Vlorë

Në gjithë qarkun temperaturat janë të ende ulëta por me tendencë ngritje dhe situata është në përmirësim.

Pa zinxhirë kalohet në Qafën e Muzinës dhe në aksin Vlorë – Palasë, ku përfshihet dhe Qafa e Llogorasë dhe aktualisht bien reshje shiu.

Qarku Gjirokastrës

Të kalueshme pa zinxhirë janë akset  rrugore Gjirokastër-Kakavijë dhe Tepelenë-Gjirokastër, akset Valare – Erind – Çajup, si dhe Ura e Leklit – Këlcyrë – Përmet – Çarshovë – 3 Urat.

Qarku Korçë

Qarkullohen me zinxhirë vetëm akset rrugore: Ersekë – Gërmenj,  Korçë – Voskopojë, Korçë – Boboshticë  – Dardhë.

Parashikimi për nesër, 15 Janar 2017.

Mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta dhe reshje të dobëta lokale. Në lartësitë mbi 1000m reshjet do të jenë në formë dëbore.

Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri 25 km/orë, nga juglindja.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten në

– 7°C dhe 0°C në vendet malore,

– 2°C dhe 8°C në vendet e ulta,

– 4°C dhe 9°C në bregdet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjate ngrices se dimrit

0

Gjate ngrices se dimrit, bretkosa e alaskes ngrin ne bore. Ajo nuk merr me fryme dhe zemra i ndalon plotesisht. Me ardhjen e pranveres, temperaturat bejne qe trupi te ngrohet dhe zemra fillon te punoje serish duke bere qe bretkosa te rifilloje serish aktivitetin e saj!

 

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tiranë, plagoset me armë zjarri një person në zonën e Bllokut

0

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në pjesën e kofshës. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur 31 vjeçari Artur Akligjoni, mnaxher i një lokali nate në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:35 në rrugën “Ismail Qemali”. Menjëherë pas plagosjes i riu është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Amnistia, Prokurori Giu rikthehet në burg. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve: Ja arsyeja pse

0

Vetëm pak orë ka zgjatur liria i ish-prokurorit Haxhi Giut, pasi prokuroria i ka kërkuar rikthim në qelitë e burgut. Mësohet se Drejtoria e Burgut në Peqin i ka kërkuar Giut, i cili akuzohej për korrupsion, që të rikthehej në burg, pavarësisht faktit se ai përfitoi nga amnistia, mes shumë të dënuarve të tjerë.

Vetë ish-prokurori pohoi se e kishin telefonuar nga burgu, ku i kërkonin që ai të shkonte sërish atje. “Më telefonuan nga burgu, më kërkojnë të kthehem”, tha Giu.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani deklaroi se ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu, i cili ishte mes të dënuarve që përfituan sot lirinë nga Amnistia, është rikthyer në ambientet civile të burgut.

Në një lidhje telefonike, Kopani theksoi se Giu është rikthyer në burg për verifikim, ndërsa shtoi se ai do të jetë përfitues sipas ligjit. Ai shtoi se për shkak të amullisë së krijuar në media për rastin ‘Giu’ Drejtoria e Burgjeve do të rishikojë rastin dhe dosjen e tij, duke shtuar se ish-prokurori nuk do të privohet nga e drejta e amnistisë.

“Është rikthyer në ambientet e civile të burgut, dhe jo në burg. Duke bërë kështu kalkulimin e ditëve të burgut. Ne me korrektësi për zbatimin e ligjit kërkuam një hetim për vendimin e gjykatës. Zotëria nuk mund të privohet nga e drejta e tij por për shkak se jemi në limite, ne pas shqyrtimit, me mirëkuptimin e Giut, do bëjmë vendime të mëtejshme”, tha Kopani.

Ish-Prokurorit të Krujës, Haxhi Giu i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg ka përfituar sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinint që në mëngjes. Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shporin nga Shkodra, të cilit Giu në këmbim të një shume të majme parash, plot 29 mijë euro, tentoi t’i zbusë akuzën nga “trafik narkotikësh”, në “moskallëzim krimi”.

Ish-prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015, rreth orës 15:13, teksa udhëtonte në makinën e tij nga efektivët e Policisë së Tiranës “Shqiponja”. Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori. Ditën e sotme 130 persona kanë lënë qelinë e burgut të Peqinit, duke përfituar nga amnistia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tiranë, thyhet dhe grabitet një bankomat

0

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Burime nga policia thanë se persona të paidentifikuar në rrugën e Dibrës kanë thyer dhe vjedhur paratë në një bankomat në kryeqytet.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në rrugën e Dibrës, ku është vjedhur me thyerje bankomati i një banke të nivelit të dytë, duke marrë një shumë monetare ende të pa përcaktuar.

Bankomati nuk ndodhet në të njëjtën godinë me atë të bankës. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: Puka e bllokuar prej 10 ditësh, qeveria bën vetëm shfaqje dhe propagandë

0

Puka dhe fshatrat e saj janë nga zonat më të varfëra e të papuna të vendit, por njëkohësisht me të goditurat nga moti i acartë i këtyre ditëve. Shumë familje në zona të thella, dhe njësi të tëra kanë mbetur të izoluara, pa drita, pa ngrohje, në krizë edhe për ushqime.

Ndërhyrjet e qeverisë kanë munguar totalisht, dhe prezenca e tyre ka qenë vetëm për propagandë. Njerëzit në Pukë e dinë se edhe ato pak ndihma që janë dhënë, janë dhënë për të afërmit e deputetëve e pushtetarëve. Ervin Salianji dhe kreu i degës së PD, Pukë, ishin pranë banorëve.

“Kanë ditë që ngrihen shqetësimet e banorëve të Pukës dhe të rrethinave, për motin e acartë dhe bllokimin që i është bërë pothuajse të gjithë zonës së rrethit të Pukës. Siç duket qartësisht nga pamjet, këtu jemi pothuajse 30 metra nga Bashkia e Pukës dhe trashësia e borës është më shumë se një metër.

Janë zona dhe lagje të qytetit të Pukës, të gjitha të bllokuara, të gjitha të pahapura, të gjitha të pastabilizuara apo të pandihmuara nga ana e qeverisë apo nga ana e Bashkisë së Pukës. Ministri i Brendshëm i cili ishte dje në zonës e Pukës, ka bërë vetëm shfaqje dhe propagandë, ka vazhduar me intensitet propagandën po njësoj sa ç’është intensiteti i reshjeve por asnjë ndihmë nuk ka shkuar për banorët e qytetit të Pukës as në infrastrukturë, as në ushqime, as në ushqime për bagëtitë”, u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mashtronin duke premtuar një vend pune jashtë, i merrnin 500 euro

0

Një person është proceduar penalisht, ndërsa vijon puna për kapen e bashkëpunëtorit tjetër pasi akuzohen se mashtronin njerëz duke i premtuar një vend pune jashtë shtetit në këmbim të një shume parash.

Burime nga policia e Elbasanit bënë me dije se ka nisur procedimi për A.O., 46 vjeç banues në Kavajë, ndërsa po punohet për kapjen e shtetasit A.Rr., 43 vjeç banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë muajt shtator- tetor 2016 dyshohen të  kenë mashtruar rreth 100 persona, duke ju marrë 500 euro secilit (në total 50.000 euro), për ti dërguar në Kazakistan, për të punuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën “Mashtrimi”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dhunë ndaj gruas dhe vajzës, pranga kryefamiljarit në Kukës

0

Dhuna e ushtruar ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij bëri që një kryefamiljar në Kukës të vihet në pranga.

Hasan Lusha, 54 vjeç, banues në Kukës, u arrestua ditën e djeshme, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij, M.L., 52 vjeçe dhe vajzës V.L.

Në denoncimin e bërë në polici, bashkëshortja ka thanë se burri ngrinte zërin shpesh ndaj tyre, për shkaqe nga më të ndryshmet, duke e etiketuar si njeri të ashpër dhe fanatik.

Në këto kushte 47- vjeçari u vu në pranga nën akuzën e dhunës në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx