Ballina Blog Faqe 9519

Amnistia, Burgjet “ngriva-shkriva” me prokurorin e korruptuar Haxhi Giu

0

Burgjet bënë sot “ngriva-shkriva” me prokurorin e korruptua, Haxhi Giu. Ai u lirua nga amnistia dhe më pas u rikthe në mjediset e burgut të Peqinit ku kishte vuajtur një dënim modest. Por në fund ai u la i lirë sërish dhe tashmë është përfundimisht në liri.

Gjithçka erdhi pasi drejtoria e Burgut në Peqin i kishte kërkuar Giut, i cili akuzohej për korrupsion, që të rikthehej në burg, pavarësisht faktit se ai përfitoi nga amnistia, mes shumë të dënuarve të tjerë.

Vetë ish-prokurori pohoi se e kishin telefonuar nga burgu, ku i kërkonin që ai të shkonte sërish atje.

“Më telefonuan nga burgu, më kërkojnë të kthehem”, – tha Giu duke denoncuar faktin më media.

Nga ana e tij Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani deklaroi se ish-prokurori i Krujës, Haxhi Giu, i cili ishte mes të dënuarve që përfituan sot lirinë nga amnistia, është rikthyer në ambientet civile të burgut.

Në një lidhje telefonike, Kopani tha se Giu u rikthye në burg për verifikim, ndërsa shtoi se ai do të jetë përfitues sipas ligjit.

Kopani pohoi se për shkak të amullisë së krijuar në media për rastin “Giu”, drejtoria e Burgjeve vendosi të rishikojë rastin dhe dosjen e tij.

“Është rikthyer në ambientet e civile të burgut, dhe jo në burg. Duke bërë kështu kalkulimin e ditëve të burgut. Ne me korrektësi për zbatimin e ligjit kërkuam një hetim për vendimin e gjykatës. Zotëria nuk mund të privohet nga e drejta e tij por për shkak se jemi në limite, ne pas shqyrtimit, me mirëkuptimin e Giut, do bëjmë vendime të mëtejshme”, – tha Kopani.

Ish-Prokurorit të Krujës, Haxhi Giu i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg. Por ai ka përfituar sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinit që në mëngjes.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi prokurorin për akuzën e korrupsionit pasiv me 2 vite e 4 muaj burg, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar.

Akuza e korrupsionit pasiv lidhet me rastin e shtetasit Paulin Shporin nga Shkodra, të cilit Giu në këmbim të një shume të majme parash, 29 mijë euro, tentoi t’i zbusë akuzën nga “trafik narkotikësh”, në “moskallëzim krimi”.

Ish-prokurori Haxhi Giu u arrestua më 2 dhjetor 2015, rreth orës 15:13, teksa udhëtonte në makinën e tij nga efektivët e Policisë së Tiranës “Shqiponja”. Në cilësinë e provës materiale policia i sekuestroi ish-prokurorit shumën prej 28 mijë e 800 eurosh; gjithashtu si prova u sekuestruan DVD me pamje filmike të marra nga ambiente të ndryshme (lokale, exchange), ku janë zhvilluar takimet dhe shkëmbimi i parave ndërmjet shtetasve Haxhi Giu dhe Aleks Shpori. Ditën e sotme 130 persona kanë lënë qelinë e burgut të Peqinit, duke përfituar nga amnistia.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tregojnë vetë meshkujt e femrat, shenjat kur një lidhje po merr fund

0

Kur jemi në një lidhje ne tregojmë pjesën më të mirë të vetes. Kur je romantik të ndihmon të ecësh para, të shohësh gjërat pozitivisht dhe të japësh mbështetje duke na tërhequr në labirintet e jetës. Por nuk funksionon gjithmonë kështu.  Një grup njerëzish kane treguar ne WHISPER hitorite e tyre duke nxjerr në pah dhe disa nga shenjat që tregojnë se lidhja është drejt fundit. Disa njerëz ndihen të lënë pas dore: “Fillova të ndihem sikur lidhja ime po lihej pas dore. Fillova të ndihesha e lodhur nga kjo lidhje që mu bë stresuese. Humba fokusin tek vetja”. “Unë e dashuroj të dashurin tim por ai nuk është ambicioz që për mua është shumë e rëndësishme tek partneri i jetës”. “Unë e dua të dashurin tim por mendoj ti japë fund sepse kam nevojë të udhëtoj. Mendoj se ai më ndrydh dhe më privon nga gjërat e jetës”. “I dashuri im qesh kur i tregoj arritjet në karrierën time dhe ajo çfarë dua të bëj… nuk më mbështet dhe mendoj vetëm se si ti provoj që është e gabuar”. Dhe për të tjerë, gjërat tingëllojnë si kontrolluese: “Mendoj se i dashuri im më lë pas dore. Unë e lejoj që të shkojë në koncerte dhe të bëjë çfarë ai dëshiron, por unë ‘nuk lejohem’ të shkoj në festa apo të bëjë diçka për veten”.  Të tjerë ndihen të stresuar “E dua të dashurin tim dhe gjithçka të tijën, por më streson pasi ai qahet dhe e katranos gjithmonë. Në këtë pikë mendoj se karriera ime është më e rëndësishme se ai”. Dhe nuk ka gjithmonë partnerë romantikë:  “Ndihem se e dashura ime po më çon drejt rrugës së ferrit. E dua deri në vdekje por negativiteti i saj po më vret. Nuk di çfarë të bëj”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Largoni puçrat nga fytyra vetëm me aspirinë

0

Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi janë të bezdisshme dhe aspak tërheqëse. Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku tretmanet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem.

Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda një nate, e që nuk kushton asgjë. Fjala është për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtypura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta.

Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën. Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Katër kura natyrale për lëkurën e thatë gjatë dimrit

0

Muajt e ftohtë të dimrit, era, acari e dëmtojnë shumë lëkurën. Dhe shumica prej nesh e përkeqësojmë edhe më shumë lëkurën e thatë dhe të plasaritur duke përdorur produkte grimi dhe tonifikues që nuk janë të nevojshëm. Më poshtë do të gjeni disa produkte natyrale të cilat mund t’i përdorni për të pastruar dhe zbutur lëkurën në këto ditë të ftohta.

Qumësht dhe mjaltë

I përzieni këto dy produkte bashkë në një enë. Yndyrat dhe acidi laktik tek qumështi janë shumë të mira për qetësimin e lëkurës së irrituar. Ndërsa mjalti nuk është vetëm një zbutës për lëkurën, por ka edhe veti antibakteriale dhe antifungale, që ndihmojnë për luftimin e baktereve në sipërfaqen e lëkurës. Mund ta zbusni lëkurën e thatë vetëm me qumësht të ftohtë, duke njomur një copë në të dhe masazhuar fytyrën. Ose përgatisni një maskë me qumësht dhe mjaltë.

Vaj kokosi

Përveçse është një zbutës natyral, vaji i kokosit ka gjithashtu edhe veti antibakteriale, antifungale dhe antivirale. Masazhoni me të fytyrën çdo ditë tani gjatë muajve të dimrit.

Vaji i ullirit

Ka më pak shenja të plakjes tek njerëzit që konsumojnë vaj ulliri sesa tek ata që nuk konsumojnë, shkruan shëndeti. Kjo sepse vaji i ullirit është i pasur me polifenolë, një lloj përbërësi bimor me veti antioksiduese.

Çaji jeshil

Çaji jeshil ofron mbrojtje kundër rrezeve ultravjollcë në lëkurë. Kjo pije mund të shërbejë gjithashtu për largimin e akneve, skuqjeve dhe parandalon ekzemën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mesfushori i Manchester United, futbollisti i parë me emoji

0

Paul Pogba është futbollisti i parë që ka emoji e tij, simbolin grafik të përdorur në mesazhe, email apo rrjete sociale.

Ka qenë vetë mesfushori i Manchester United në profilin e tij Twitter, duke e falenderuar për inciativën.

Në emoji mesfushori i Djajve të Kuq shfaqet me një protret me vëth, pirsing dhe inicialet e verdha të dizenjuara në flokë.

Një ekskluzivitet ky që për momentin ish kampioni i Juventusit nuk e ndan me asnjë yll tjetër të futbollit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PDIU kërkon një Komisioni të Posaçëm: Të zbardhet masakra që ndodhi me çamët

0

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për Tragjedinë Çame. Në këtë nismë kërkohet që të ngrihet një komision i cili të zbardhë faktet dhe rrethanat për masakrën që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944. Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PDIU-së znj.Mesila Doda u shpreh se do të zbardhet masakra që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944-të.

“Nisma e PDIU-së është depozituar që në datën 20 dhjetor të 2016-s. Kjo nismë ka të bëjë me ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë, për evidentimin e fakteve, rrethanave dhe përgjegjësive të shpërnguljes me dhunë dhe masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë në vitin 1944-të. Bëhet fjalë për një moment të historisë sonë, i cili nuk është zbardhur kurrë tërësisht. Ne nuk jemi njohur me përmasat e asaj tragjedie dhe për mënyrën se si erdhi. Kërkesa e PDIU-së ka për qëllim zbardhjen e këtyre fakteve dhe rrethanave.

Ka patur edhe komisione të tjera të cilat kanë qënë me karakter historik, por në Kuvendin e Shqipërisë, është hera e parë që një nismë e tillë merr jetë. Kjo nismë vjen edhe si kërkesë jo vetëm e popullsisë çame në Shqipëri, por edhe si kërkesë e të gjithë shqiptarëve. Nga ana tjetër nuk është plotësuar kurrë nga ana e shtetit shqiptar një dosje parlamentare, në të cilën të kemi të depozituara përmasat e tragjedisë, por edhe faktet që kanë sjellë këtë genocid”, – u shpreh znj. Mesila Doda.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deklarata e kryekomisionerit Fatmir Xhafaj: Pa fondacionin Soros, Reforma në Drejtësi do ishte e pamundur

0

Pas ardhjes në pushtet të “rilindjes” së Ramës zëra të veçuar denoncuan mundësinë e kapjes së pushtetit si produkte të veprimtarisë së “filantropit” Xhorxh Soros dhe filialeve të tij.

Por u deshën vetëm pak muaj që parashikimet dhe hamendjet të kthehen në teza e më pas edhe në prova të pakundërshtueshme të kapjes së Shqipërisë prej Xhorxh Soros dhe satrapëve të përzgjedhur prej tij për të qeverisur vendin tonë. Skema sorosiane e falimentimit për ta shitur shumë lirë çdo aset të vendit tashmë janë të verifikueshme…

Por vështirë të mendohej se edhe reforma në drejtësi , në dukje e filtruar dhe kontrolluar botërisht deri edhe prej SHBA qenkësh e molepsur me Soros e sorosllopin e tyre? Ky grupim po e çoi edhe Kushtetutën butë butë drejt ndryshimeve shumë të rëndësishme.

Në këtë proçes në kokë të grupit shqiptar në Komisionin e Venecias ndodhej Kristaq Traja, i njohur prej shumë vitesh si përfaqësues i këtij fondacioni pranë grupit të reformës në drejtësi.

E pabesueshme por një gjë e tillë është e vërtetë! Emri i filantropit më të famshëm në botë , Xhorxh Soros, i lakuar edhe si luftënxitës në Ukrainë… është përfshirë në reformën tonë në drejtësi.

Një fakt i tillë do të pohohej edhe nga vetë kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar të reformës në drejtësi, pasditen e 27 dhjetorit 2015, gjatë një aktiviteti me rastin e festave të fundvitit në atë kohë, ku Xhafaj mbajti dhe një fjalim para personaliteteve të angazhuar me Reformën në Drejtësi. Gjatë fjalës së zotit Xhafaj janë shënuar disa momente sinqeriteti të spikatura, të cilat dukeshin tepër interesante jo vetëm atë natë, por edhe sot.

Element i parë është një deklarim surprizë i z. Xhafaj i cili duke iu drejtuar kryetarit të fondacionit Soros, z. Andi Dobrushi, i shprehu një mirënjohje të pazakontë, aq sa fraza linte të kuptohet se nëse nuk do ishte për këtë fondacion, askush nuk do e kishte marrë mundimin për të bërë reformë në drejtësi dhe askush nuk do kishte shpenzuar lekë për këtë proces.

“Një falënderim mirënjohjeje dua ti shpreh Fondacionit Shoqëria e hapur për Shqipërinë – Soros, Andit dhe ekipit të tij të palodhur për suportin e fortë teknik e financiar, përcaktues për ecurinë e mbarë të procesit dhe padyshim nismëtar për nevojën për një projekt ndryshimesh kushtetuese në vend”, – është shprehur z. Xhafaj.

Duket se Fondacioni Soros ishte një hap para qeverisë dhe mazhorancës për këto ndryshime Kushtetuese dhe për draftin e reformës. Madje dhe përfaqësuesi kryesor i ekipit shqiptar në Komisionin e Venecias, Kristaq Traja, rezulton si i dërguar ekskluziv i këtij fondacioni pranë grupit të reformës.

Në fjalimin e rastit për fundvitin 2015, Xhafaj ka përmendur më pas dhe bashkëpunëtorët e tjerë në këtë proces, por bie në sy një moment kur ai ka komentuar edhe përgjigjen e Komisionit të Venecias për draftin e përgatitur nga grupi i tij.

“Ju duhet të jeni krenar për atë çfarë keni shkruajtur e mbrojtur teksa lexoni vlerësimet dhe komentet e këtij komisioni të nderuar. Vlerësime që shumë pak dokumente të tilla kanë pasur fatin t’ju adresohen kaq pozitivisht nga opinioni i KV”, –do të shprehej z.Xhafaj.

Dhe pak më tej ai sqaroi edhe se nga buron e gjithë kjo krenari: “Në këtë opinion ndër të tjera theksohet se : ‘Komisioni i Venecias shpreh mbështetjen e tij për përpjekjen që po bëjnë autoritetet shqiptare për reformën e thellë në sistemin gjyqësor shqiptar. Një reformë e tillë nevojitet në mënyrë të menjëhershme dhe situata kritike në këtë fushë i justifikon zgjidhjet radikale. Ndryshimet kushtetuese përfaqësojnë një bazë të qëndrueshme për punë të mëtejshme në këtë drejtim”

Pra sipas z. Xhafaj, Grupi i Reformës në Drejtësi duhej të ndihej krenar meqenëse një Komision i Lartë Ekspertësh Evropianë, kanë mbështetur dëshirën e mirë në parim për të bërë reformë dhe nuk kanë protestuar kundër kësaj iniciative dhe as janë futur në grevë urie për t’i bërë karshillëk asaj. Një krenari e vërtetë duhet thënë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deputetja socialiste shijon borën me vajzat e saj

0

Deputetja e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit e ka shijuar në maksimum dëborën që ra këto ditë e që zbardhi të gjithë vendin.

Dëbora që këto ditë dhe zbardhi të gjithë vendin nuk ka kaluar pa u shijuar në maksimum edhe nga deputetja e Partisë Socialiste Evis Kushi.

Në një foto të publikuar nga vetë ajo në rrjetin social Facebook, Evisi shfaqet e veshur me xhup të zi e kapuç e shallë, shtrirë në borë së bashku me dy vajzat e saj të vogla.

Duket se kjo borë që ra, i ka kujtuar sërish fëmijërinë deputetes së Elbasanit që njihet si një figurë serioze e Parlamentit.

Në fakt nuk duhet harruar se kanë qenë të shumtë personazhet Vip të cilët kanë shfrytëzuar reshjet e borës për të luajtur me të dhe për t’u ndjerë për pak kohë fëmijë brenda vetes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Me varkë në liqenin e Pogradecit, shpëtohet nga vdekja 50-vjeçari

0

Një 50-vjeçar ka rrezikuar që të mbytet në liqenin e Pogradecit pasi kishte dalë me varkë dhe kishte rënë në ujë e ishte thuajse pa ndjenja.

Pas njoftimit të bërë rreth orës 07:55 nga Patrulla e Përgjithshme e Policisë se Pogradecit për një qytetar me varkë, i cili kërkonte ndihmë në brendësi të liqenit, brenda pak minutash ka shkuar mjeti lundrues ì policisë kufitare.

Policia ka arritur që të nxjerrë 50 vjeçarin me inicialet Y. B., nga uji thuajse pa ndjenja dhe e transportoi me ambulancë për në spitalin rajonal, ku ju dha ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Korçë, arrestohet i dënuari për vrasje të mbetur në tentativë

0

Një person i shpallur në kërkim është ndaluar nga policia e Korçës, pasi ishte dënuar me disa vite burg për “vrasje e mbetur në tentativë”. Mësohet se në pranga është vënë Irjat Rukaj, 51 vjeç, banues në fshatin Shqitas-Maliq.

Ndalimi i tij u bë në bazë të vendimit të formës së prerë, të  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me 9 (nëntë) vjet, 8 (tetë) muaj, e 18 (tetëmbëdhjetë) ditë burg për veprat penale: “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Ngjarja për të cilën akuzohet 51 vjeçari ka ndodhur më datë 8 tetor të vitit 2015, në fshatin Shqitas, ku Irjat Rukaj, është konfliktuar për motive të dobëta, me dy vëllezërit Dinoshi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx