Ballina Blog Faqe 9518

Makina përplas një këmbësor në Memaliaj, në gjendje të rëndë

0

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Memaliaj.

Gjatë paradites së sotme në hyrje të qytetit Memaliaj, një makinë tip “Fiat Punto”, me targa AA763AZ, e drejtuar nga K.S., banues në Memaliaj, ka goditur këmbësorin R.Ll, rreth moshës 75 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, i dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

I aksidentuari është transportuar me ambulancë për në spitalin “Omer Nishani”, Gjirokastër për një trajtim më të specializuar.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë së Tepelenës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Bie nga çatia duke punuar, në gjendje të rëndë një shqiptar në Itali

0

Një shqiptar ka rënë nga çatia e një fabrike ku punonte nga mbi 7 metër lartësi.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të premte, në rrugën Piave në periferi të Latina, në Itali.

I aksidentuari është një emigrant shqiptar 23- vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, i cili ra nga çatia për shkaqe ende të panjohura.

Ai u transportua në spitalin e Santa Maria Goretti në gjendje të rëndë, ku pas ndihmës së marrë fatmirësisht ndodhet jashtë rrasikut për jetën.

Mësohet se i riu po punonte në ndërtim në çatinë e një fabrike në momentin që ra.

Mësohet se ai ka pësuar fraktura të shumta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjirokastër, gruaja e biznesmenit aksidenton për vdekje një person

0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Gjirokastër, ku e dyshuar si shkaktare është gruaja e një biznesmeni.

Katër ditë më parë, gjatë së enjtes, bashkëshortja e biznesmenit Hari Lena, Floreta Lena ka përplasur me makinën Mini Cooper 63-vjeçarin Shemsi Bezgo.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Palorto” në qytetin e Gjirokastrës dhe policia tha se nga të dhënat paraprake aksidenti ka ndodhur për shkak të rrëshqitjes së mjetit nga bora.

I aksidentuari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ku më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranës në Tiranë.

Si të dyshuar për aksidentin policia vuri në pranga bashkëshorten e biznesmenit, Floreta Lenën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tentoi të trafikojë 2.4 ton drogë, arrestohet në Tiranë i dyshuari

0

Një person i shpallur në kërkim, pas bllokimit të 2.4 ton kanabis sativa, është vënë në pranga.

I arrestuar i mëngjesit të sotëm nga policia e Tiranës, është Demo Progonati, 46 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge, ku rreth një javë më parë së bashku me disa persona të tjerë ka tentuar të trafikojë 2.4 ton kanabis sativa.

Ai akuzohet lidhur me ngjarjen e ndodhur më 9 janar, ku në afërsi të Brindisit në Itali u sekuestrua një skaf me 1.9 tonë drogë, ndërkohë në Vlorë, në vendin e quajtur “Plazhi i Dafinës” në Karaburun, u gjetën dhe 500 kilogramë kanabis sativa.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.01.2017 specialistët e sektorit për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim Demo Progonati, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nxjerrë urdhër ndalimi, si i dyshuar për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.01.2017, së bashku me shtetas të tjerë, dyshohet se ka trafikuar një sasi prej 2.4 (dy pikë katër) ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një biznesmen në Elbasan, rrihet brenda aktivitetit të tij

0

Një biznesmen në Elbasan ka rënë pre e dhunës së egër në biznesin e tij.

Mëngjesin e sotëm ai është gjetur brenda aktivitetit të tij me dëmtime të shumta trupore.

Mësohet se biznesmeni i dhunuar është Ylli Salla.

Policia informoi zyrtarisht se “në fshatin Labinot Fushë një shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin Y.S. Shtetasi është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksidentohen duke transportuar drogë për t’i ikur policisë, 3 të arrestuar në Shkodër

0

Një operacion antidrogë i policisë së Shkodrës i koduar “Gold Rush”, ka zbuluar lëndë narkotike, duke arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët gjatë ndjekjes me policinë u aksidentuan.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme, e shtunë, gjatë të cilit u prangosën tre të rinj nga Lezha, Bertjan Pepkola, 24 vjeç, Aldo Përleka, 22 vjeç dhe Xhulio Përleka, 23 vjeç.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga policia e Shkodrës, se tre persona transportonin me mjet lëndë narkotike, shërbimet e policisë u vunë në ndjekje dhe në fshatin Zues, njësia administrative Rrethina, Shkodër, u konstatua mjeti i dyshuar, tip “Benz” me targë LE 7958 A, i drejtuar nga Xhulio Përleka.

Gjatë ndjekjes nga policia, i riu humbi kontrollin dhe për pasojë doli nga rruga.

Tre të rinjtë u transportuan në spital Shkodrës, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj tre të ndaluarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, në bashkëpunim dhe “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zhvillimet – Kosova ndalon trenin serb, Vuçiç: Do njoftoj SHBA, Kinën e Rusinë

0

Merr fund provokimi serb. Pas 11 orësh udhëtim, treni i nisur nga Beogradi është kthyer mbrapsht pa mundur të shkelë territorin kosovar. Qeveria e Kosovës ka ndërguar njësitë speciale të saj në kufi të njohura si ROSU, ndërkohë që kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi se treni ishte rikthyer mbrapsht. Ai tha se qëllimi i policisë kosovare ishte arrestimi i makinistit dhe pjesëtarëve të tjerë. Pas mbledhjes urgjente të qeverisë kosovare, kryeministri Isa Mustafa tha se mos lejimi i hyrjes së trenit serb ishte veprimi i duhur dhe ishin informuar institucionet ndërkombëtare.

19:50 – Mustafa: Ndalëm provokimin e radhës të Serbisë

Kryeministri Isa Mustafa tha gjatë një konference të jashtëzakonshme shtypi se qeveria e Kosovës ndali provokimin e radhës së Serbisë, duke nenvizuar se ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise se Kosoves eshte vendosur qe te mos lejohet futja e trenit serb . Ai deklarooi se kosova eshte e perkushtuar .

19:30 –Hoxhaj: Sot dhe kurdo do ta nbrojmë sovranitetin e Kosovës

Ministri i Puneve te jashtme ,Enver Hoxhaj ka reaguar ashper ndaj zhvillimeve te fundit me trenin ilegal serb te nisur nga Beogradi drjet Mitrovices .

19:20 – Vuçiç: Do të njoftoj Rusinë, Kinën dhe SHBA-në

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në Beograd  tha se ishte i zhgënjyer nga Bashkimi Evropian pas bisedës me shefen e diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherini. Ai tha se gjate mbremjes do te njoftonte Rusine , neser Kinen dhe  Shtetet e Bashkuara te Amerikes , vecanerisht zv/Presidentin ne largim Joe Biden .

19:09- Policia e Kosovës në kufi 

Në orët e mbrëmjes, policia e Kosovës është zhvendosur në pikën kufitare me Serbinë për të bllokuar hyrjen e trenit.

19:09- Mediat kosovare: Treni ilegal serb rikthehet në Beograd

Treni ilegal serb i nisur në drejtim të Mitrovicës në Kosovës është rikthyer në Beograd. Lajmin e bën me dije Kosovapress, sipas të cilët treni është rikthyer në kryeqytetin serb. Treni është konsideruar si ndërhyrja e radhës e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Treni është ndalur në Rashkë, vetëm disa minuta nga hyrja në territorin e Kosovës. Pasagjerëve u është thënë se do të qëndronin 15 minuta atje, por mediat serbe shkruajnë se kur kanë kaluar më shumë se 1 orë e gjysmë, treni nuk ka lëvizur. Sipas mediave serbe, ndalimi ka ndodhur për shkak se ka dyshime se ka eksploziv në hekurudhë ku do kalonte treni.

18:35- KFOR-i do të ndalë trenin serb në drejtim të Mitrovicës

Burimet ndërkombëtare të Indeksonline kanë bërë të ditur se treni nuk do të lejohet të futet në territorin e Kosovës nga KFOR-i. KFOR-I sipas këtyre burimeve është i vëndosur në Jarinje dhe është në pritje të trenit të nisur nga Serbia për ta ndaluar hyrjen e tij në Kosovë.

Në anën tjetër Policia e Kosovës me të gjitha njësitet e saj është e vendosur për të reaguar në lidhje me këtë çështje.

18:34- Thaçi urdhëron ndalimin e trenit serb, Mustafa mbledh qeverinë 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për Express se ka dhënë urdhër që me çdo çmim të mos lejohet hyrja e trenit serb në Kosovë. Ai ka thënë se për këtë e ka ftuar Ministrin e Brendshëm, Skender Hysenin dhe Drejtorin e Policisë, Shpend Maxhunin.

“Duke vërejtur neglizhencën e autoriteteve unë sot kam ftuar ne zyrën time, duke respektuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë ne kuadër te kompetencave te mija për te ruajtur sovranitetin territorial dhe integritetin territorial, kam ftuar ministrin e brendshëm dhe drejtorin e policisë. Kam kërkuar prej tyre qe te ndalojnë hyrja e trenit në Kosovë menjëherë dhe në me çdo çmim”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se beson në autoritet e Kosovës se do të ndalin hyrjen e trenit serb në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, forca të mëdha të policisë së Kosovës janë vendosur tek hekurudha në drejtim të Mitrovicës.

Ndërkohë, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka urdhëruar mbledhjen urgjente të qeverisë së tij rreth rastit. Treni nuk ka mbërritur ende në Mitrovicë. Kryemministri Mustafa është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente në lidhje me trajtimin e arritjes së trenit në Mitrovicë. 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Konferenca – “Treni”, Mustafa: Ndalëm provokimin e radhës të Serbisë

0

Kryeministri Isa Mustafa tha gjatë një konference të jashtëzakonshme shtypi se qeveria e Kosovës ndali provokimin e radhës së Serbisë, duke nënvizuar se në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës është vendosur që të mos lejohet futja e trenit serb. Ai deklaroi se Kosova është e përkushtuar

Mustafa: Ju falënderoj për përkrahjen e jashtëzakonshme që qytetarët e Kosovës dhe institucionet ndërkombëtare kanë dhënë për parandalimin e kësaj situate. Qeveria e Kosovës dhe të gjitha dikasteret e saj, Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe autoritetet e tjera janë angazhuar gjatë gjithë këtyre ditëve që në mënyrë intensive të adresojnë të gjitha aspektet ligjore për të trajtuar në mënyrë institucione me maturi këtë çështje. Bashkë me kryetarin e Kuvendit dhe në konsultime me Presidentin kemi marrë të gjitha masat që të informojmë faktorin ndërkombëtar për këtë situatë. Kemi mobilizuar institucionet për t’u përballur me situatën. Kemi njoftuar komunitetin ndërkombëtar për qëllimet e mbrapshta të Serbisë për të destabilizuar situatën në Kosovë.

Kemi mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe kemi marrë vendim që të ndërmarrim të gjitha veprimet ligjore. Kthimi prapa i trenit është veprimi i duhur dhe hyrja e tij në territorin e Kosovës nuk do të lejohej. Në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Kosovës. Republika e Kosovës është e përkushtuar në lëvizjen e lirë të qytetarëve por nuk do të lejojë provokime të tilla që kthen Kosovën dhe rajonin në vitet e errëta të konflikteve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Përgatitet shkëputja nga koalicioni, deputetja e LSI: Në zgjedhje pa Edi Ramën

0

Lëvizja Socialiste për Integrim është duke u përgatitur që të shkëputet përfundimisht nga koalicioni me Edi Ramën dhe të dalë më së paku e vetme në zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Sinjalet e para u dhanë të enjten në mbrëmje nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i cili në intervistën në Top Channel konsideroi të papranueshëm faktin që Rama përfshiu në koalicion PDIU e Shpëtim Idrizit duke kërkuar shpjegime pse kryeministri ndërmori këtë hap.

Kurse e drejtpërdrejtë ka qenë p të enjten mbrëma, deputetja e LSI, Silva Caka. Duke folur në emisionin “Debati në Channel One”, Caka tha se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhje, pa PS, ndonëse nxiton të sqarojë se mendimi i saj është personal.

“Ky është mendimi im personal që për mua do të jetë votë publike në forumet e LSI, por a do të fitojë mendimi im apo jo, këtë do ta kenë në dorë forumet e partisë”, tha ajo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident me 3 të plagosur në Berat, përfshihet mjeti i drejtorit të Doganës

0

Tre pjesëtarë të një familje janë aksidentuar rëndë mesditën e sotme në Berat si pasojë e një aksidenti ku është përfshirë dhe drejtori i Doganës, ndërkohë që policia ende nuk bën të ditur asgjë në lidhje me shoqërimin në organin blu të këtij të fundit.

Aksidenti ndodhi në aksion nacional Berat- Lushnje, në dalje të Urës Vajgurore, ku një mjet tip Benz me targa AA 843PE, që drejtohej nga Drejtori i Doganës në Berat, Mirjan Prifti, është përplasur me mjetin tip Opel, AA 29DO, që drejtohej nga 19 vjecarja me inicialet A.T.

Kjo e fundit mësohet se udhëtonte në drejtim të qytetit të Durrësit, ku jetonin prej disa kohësh së bashku me vjehrrën e saj, shtetasen me inicialet E. B, 64 vjece dhe vjerrin e saj, shtetasin me inicialet S.B, 69 vjec, në momentin që është përplasur me mjetin tip Benz që udhëtonte në drejtim të qytetit të Beratit dhe drejtohej nga 36 vjecari, banues në Fier, raporton portali lokal Berati News.

Përplasja e dy mjeteve që udhëtonin në krah të kundërt me njëra tjetrën ka qënë e fuqijshme dhe mjeti tip Opel, ku udhëtonin familjarët ka dal krejtësisht nga rruga duke u përplasur me bordurën mbrojtëse.

Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se janë plagosur të tre personat që udhëtonin në mjetin tip Opel dhe menjëherë janë dërguar në spitalin rajonal të qytetit të Beratit.

Burime nga Reparti i Kirurgjisë bëjnë me dije se të tre të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë shëndetsore, ndërkohë që 64 vjecarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar, ndërkohë që dy të plagosurit e tjerë ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve të Beratit.

Menjëherë pas marrjes së informacionet ekspertët e Qarkullimit Rrugor mbërritën në vendin e ngjarjes, ku konfirmuan se drejtuesi i mjetit tip Benz është drejtori i Doganës dhe se po punohet për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.

Nga ana tjetër Drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit ende nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me ndonjë shoqërim të mundshëm të Mirjan Priftit, i cili sipas policisë ka marrë vetëm lëndime të lehta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx