Ballina Blog Faqe 9517

Policia do rihapë dosjet e Durrësit, si u ekzekutua biznesmeni që dyshohet se vrau ortakun

0

Ekzekutimi i tre biznesmenëve të ndërtimit në Durrës, Plaurent Cani, Xhemal Çela dhe Kujtim Dyrmishi, janë disa ndër vrasjet e mbetura pa autorë, dosje të cilat pritet të hapen sërish për hetim, bazuar nga indiciet e mundshme për identifikimin e autorëve.

Kjo pasi kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka urdhëruar Policinë e Durrësit t’i rikthehet disa dosjeve të mbetura pa autorë, ku mes viktimave janë biznesmenë e madje edhe gra. Mes tyre dosja e Kujtim Dyrmishit fsheh rreth vetes mister të madh edhe për faktin se mund të hedhë dritë mbi ekzekutimin edhe të biznesmenit Xhemal Çela, me të cilin ishte ortak.

Kujtim Dyrmishi u ekzekutua nga tre persona të maskuar, të cilët e qëlluan nga makina e tyre në momentin kur viktima do të zbriste nga mjeti i tij. Ngjarja e rëndë më 14 qershor të vitit 2014, në segmentin Ura e Dajlanit-Plepa, te sektori “Iliria”, vetëm disa metra larg vendit ku 4 muaj më parë u vra në atentat me tritol në makinë ortaku i tij në biznes, Xhemal Çela. Policia hetoi në disa pista për krimin që tronditi Durrësin. Sipas burimeve, nuk përjashtohet hakmarrja apo larja e hesapeve mes viktimës e personave që kanë qenë të interesuar për eliminimin fizik të tij.

Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se Dyrmishi, apo siç njihej me nofkën “Tixhja”, ka qenë një ndër të dyshuarit për vrasjen e ortakut të tij Xhemal Çela. Por nuk përjashtohen as pista të tjera, siç është hakmarrja për një vrasje të kryer nga vëllai i tij në Greqi, apo edhe larja e hesapeve.

Vrasja/ Vrasja e biznesmenit me pesë plumba është kryer nga makina në makinë, në kohën kur 49- vjeçari ndaloi për të bërë pazar në një dyqan buzë rrugës. Autorët, të cilët duket se kanë qenë në ndjekje të tij, përfituan nga rasti dhe në momentin që ai po zbriste nga mjeti, ndalojnë paralel dhe hapin zjarr me dy automatikë tip “Skorpions” duke e lënë të vdekur në vend.

Breshëria e gjatë e armëve krijoi panik te kalimtarët dhe plazhistët, të cilët u përpoqën të largoheshin me shpejtësi në mënyrë që t’u shpëtonin plumbave. Autorët kanë qenë tre persona, të cilët lëviznin me një makinë tep “Benz” ngjyrë gri me xhama të zinj dhe me targa të Kosovës 01 20 EN. Sipas dëshmive të dhëna në polici nga dëshmitarët, ata derdhën breshëri të gjatë automatiku në drejtim të Kujtim Dyrmishit, që ndodhej brenda makinës së tij tip “Benz” me targa italiane DP 411 VF, duke e lënë të vdekur në vend. Krimi u krye nga makina në makinë, por autorët nuk e kanë lënë me kaq. Ata ishin të vendosur t’i merrnin jetën biznesmenit me origjinë nga Cërriku, ndaj për t’u siguruar që kishte ndërruar jetë, dy prej autorëve kanë zbritur nga mjeti duke e qëlluar për herë të dytë. Më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të Tiranës.

Hetimi/ Për të zbardhur krimin, Policia e Durrësit vuri në dispozicion ekspertët e saj më të mirë të krimeve të rënda. Grupi hetimor po analizon provat paraprake të grumbulluara në vendin e ngjarjes, por edhe provat e siguruara në rrugë të tjera nga inspektorët e hetimit të krimit. Paraprakisht hetimorët janë fokusuar në katër pista, duke i vlerësuar si më të mundshmet në lidhje me krimin e rëndë. Sipas burimeve, ka dyshime që krimi të jetë kryer për hakmarrje. Blutë nuk përjashtuan hakmarrjen për shkak të një implikimi të mundshëm të Dyrmishit në vrasjen me anë të lëndës shpërthyese të ortakut të tij, Xhemal Çela.

Sipas burimeve, Dyrmishi ka qenë një ndër të dyshuarit për këtë krim mafioz. Ndërkohë, një tjetër pistë është edhe hakmarrja për shkak se vëllai i tij, Pëllumb Dyrmishi, ka vrarë në Greqi në vitin 2004 një shqiptar.

Një tjetër pistë, sipas policisë, është edhe larja e hesapeve për shkak se ka dyshime se viktima ka qenë i përfshirë në organizata kriminale disa vite më parë. Konfliktet personale gjatë kohëve të fundit është një tjetër pistë në të cilën po hetohet.

Masakra e gjashtëfishtë/ Hetimet mbi ekzekutimin e Kujtim Dyrmishit, i lindur në Cërrik dhe banues vitet e fundit në Durrës, rikthyen dhe një herë masakrën e ndodhur në vitin 1997, pranë Varrezave publike të Elbasanit. Sipas të dhënave të policisë dhe dëshmitarëve të asaj kohe, viktimat ishin të gjithë të rinj, që u ndodhën në çastin e gabuar, në makinën e gabuar.

Në atë kohë, shtetasit I.D., B.H., A.T., H.F., L.A. dhe B.F., sapo po ktheheshin nga ceremonia mortore e një shokut të tyre. Në kthim, pronari i makinës, i cili ishte në hasmëri me persona të tjerë (mes tyre dyshohen dhe dy vëllezërit Dyrmishi), ka pikasur rivalët e tij. Ai u ka kërkuar të rinjve që të vazhdonin rrugën me makinën e tij se do të kthehej me dikë tjetër.

Ky moment ishte fatal, pasi autorët e masakrës kanë qëlluar me breshëri drejt makinës, pa e ditur se kush ishte brenda. Të gjithë në makinë ndërruan jetë, ndërsa mbetën të plagosur dhe persona të tjerë të rastit. Kjo ngjarje nuk u zbardh asnjëherë dhe, sipas burimeve të grupit hetimor në Durrës, Kujtim Dyrmishi dhe i vëllai i tij i burgosur tashmë për një vrasje në Greqi u shoqëruan në Policinë e Elbasanit, por për ta nuk kishte prova.

Dyshimet për krimin

Për policinë mbetet e vështirë zbardhja e ekzekutimit të “Tixhes”. Kamerat e sigurisë pranë sektorit “Iliria” në Durrës dhe dëshmitarët e skenës së krimit kanë treguar për hetuesit se tre autorët ishin të veshur me rroba ushtarake dhe e kishin fytyrën e mbuluar.

Veç këtij fakti, edhe pistat që mund të kenë çuar në eliminimin fizik të 49-vjeçarit janë të shumta, sipas policisë. Në janar të vitit 2014 u ekzekutua si pasojë e një shpërthimi të telekomanduar ortaku i tij në fushën e ndërtimit, Xhemal Çela. Ky krim mbetet ende pa autor, me gjithë dyshimet e ngritura fillimisht.

Nga ana e Policisë së Durrësit pohohet se viktima Dyrmishi, edhe pse nuk ka asnjë precedent penal zyrtar, njihet si kontingjent për bashkëpunim me organizata të ndryshme kriminale. Një tjetër pistë është dhe ajo e hakmarrjes për një krim të të vëllait, Pëllumb Dyrmishi, i burgosur në Greqi, ku ka kryer një vrasje në vitin 2004. Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat mbi 20 persona, por kryesisht ata kanë qenë dëshmitarë të skenës ku u vra 49-vjeçari Dyrmishi dhe jo të dyshuar konkretë.

Makina e përdorur nga autorët për vrasjen e 49- vjeçarit Kujtim Dyrmishi rezulton e vjedhur. Burime nga Policia e Durrësit sqaruan se mjeti u vodh më datë 18 maj në Tiranë. Makina i përket një qytetari nga kryeqyteti, i cili e ka denoncuar po në këtë datë në polici grabitjen e mjetit të tij tip “Benz”.

Pronari ka deklaruar se mjeti ka qenë me targa të tjera dhe nuk ishte me xhama të zinj. Siç duket, autorët i kanë nxirë xhamat dhe i ndryshuan targën, në mënyrë që të mbeteshin mister dhe të mos linin prova pas krimit. Rreth një orës pas ngjarjes, makina u gjet e braktisur në nënkalimin e Shën Vlashit, në autostradën Durrës-Tiranë. Ndonëse u gjetën armë brenda tij, nuk ka të dhëna se aty janë lënë gjurmë të të dyshuarve.

Gjendet mjeti me dy “skorpionsë” e një kallash

Pas vrasjes së biznesmenit, tre autorët e maskuar u larguan nga vendi i krimit në drejtim të Tiranës. Rreth një orë pas krimit, automjeti u gjet i braktisur në autostradën Durrës- Tiranë, në nënkalimin e Shën Vlashit.

Gjatë kontrollit policia gjeti brenda në mjetin e braktisur edhe armët e krimit, dy automatikë “Skorpions” dhe një “Kallashnikov”, si dhe 24 gëzhoja të qitura nga armët skorpions të përdorura në vendin e krimit, ndërkohë që autorët kanë qëlluar teksa ndodheshin brenda mjetit. Blutë nisën hetimin edhe në lidhje me pronarin e mjetit.

Paraprakisht rezulton se targa e makinës i përket një shtetasi kosovar, i cili mendohet të ketë ardhur për pushime në Durrës. Madje ka dyshime se autorët e kanë vjedhur mjetin pak para krimit dhe pronari që ka qenë duke bërë plazh nuk ka qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje, pasi nuk rezulton asnjë denoncim i tij për zhdukjen e makinës.

Xhemal Çela u vra me tritol teksa ishte në ecje me makinën

Biznesmeni i ndërtimit Xhemal Çela ndërroi jetë pas atentatit me eksploziv më 23 janar të vitit 2014.

Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës “Pavarësia”, në afërsi të rezidencave qeveritare, në plazhin e Durrësit. Automjeti i drejtuar nga Çela shpërtheu rreth orës 10:30. Makina tip “Citroen C4”, me targa AA759EY, ka ecur për disa metra në flakë, ndërkohë që biznesmeni mundi të dalë dhe në gjendje të rëndë u dërgua me urgjencë në spital nga kalimtarë të rastit. Gjatë gjithë qëndrimit në spital, biznesmeni 45-vjeçar që banonte në Lagjen Nr. 13 të Durrësit ishte në gjendje kome.

Ai humbi jetën rreth orës 14:00, një ditë pas atentatit, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nga shpërthimi i fuqishëm. Sipas Policisë, në automjetin e tij ishin vendosur 300 gramë tritol C4, sipër gomës.

Autorët i kanë rënë ziles së telefonit që ishte lidhur me tritolin dhe mjeti ka shpërthyer, me skemën klasike të shpërthimit të telekomanduar. Sipas policisë, vrasja e biznesmenit të ndërtimit ka lidhje me përplasjet e shumta në lidhje me pronësinë e trojeve ku ai ndërtonte pallatet.

Çela rezultonte pronar i disa pallateve të ndërtuara në zonën e plazhit të Durrësit. Megjithëse në atë kohë policia shoqëroi për në komisarit me dhjetëra persona, ende sot e kësaj dite vdekja e tij ka mbetur pa autor.

Atentati ndaj Çelës tronditi edhe më shumë opinionin publik, pasi ai erdhi në një kohë kur shpërthimet me tritol në qytete të ndryshme të vendit ishin kthyer në fenomen alarmant për policinë. Çela ishte pronar i kompanisë së ndërtimit “Enigma”, ku deri para disa kohësh ishte ortak edhe biznesmeni Kujtim Dyrmishi, i vrarë më vonë. Sipas burimeve policore, dy ortakët i kishin shkëputur marrëdhëniet e biznesit kohë më parë në mënyrë paqësore dhe vazhdonin të ruanin lidhjet miqësore.

Megjithëse edhe vrasja e Dyrmishit duket e stilit mafioz, për nga dinamika e zhvillimit të saj nuk ngjan me atentatin me eksploziv të bërë ndaj ish-ortakut të 49-vjeçarit Dyrmishi, në fillim të vitit 2014

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Të shtëna me armë në një lokal me turistë në Meksikë, 5 të vdekur

0

Duhet të ishte një festë me muzikë elektronike në një prej plazheve më në zë meksikane, Riviera Maya, përkundrazi u kthye në një makth.

Një person, qëlloi me breshëri të shtënash para diskotekës Blue Parrot të Playa del Carmen, duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së hënës, gjatë festivalit të përvitshëm Festival Bpm, në qytetin e Yucatan.

Nuk dihet ende motivi i masakrës. Autoritetet lokale, siç shkruan noa.al, përjashtojnë pistën e një sulmi terrorist, ndërsa dyshohet për një sherr brenda diskotekës.

Një tjetër dyshim është se sulmi është kryer nga trafikantë të drogës, të cilët janë ndaluar të hyjnë në diskotekë për të shpërndarë.

Policia ka ndaluar katër persona si të dyshuar, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Kujtojmë se plazhet e Meksikës, janë mjaft të frekuentuara edhe nga turistët shqiptarë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj: Kemi filluar përgatitjet për Maratonën e Tiranës 2017, këtë vit 10 km korsi për biçikletat

0

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, sot u zhvillua gara sportive me biçikleta “Shtegu 2017”, ku çiklistë amatorë dhe profesionistë, të apasionuar me natyrën dhe sportin, si dhe grupe të rinjsh vullnetarë, u bënë pjesë e itinerarit çiklistik. Qëllimi i këtij pedalimi ishte promovimi i shtegut të gjelbër dhe realizimi i infrastrukturës së nevojshme për sportet ‘outdoor’, promovimi i jetesës aktive dhe të shëndetshme.

I pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Parkun e Liqenit Artificial për ndarjen e çmimeve për fituesit, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky aktivitet është një mënyrë që banorët e zonave rurale ku kalon ky tur çiklistik të përfitojnë nga turizmi.

“Jam shumë i lumtur që ideja që filluam me miqtë vjet po fillon të marrë jetë dhe më vjen mirë që Shtegu i Gjelbër fillimisht po markohet nga ata që janë njerëzit e parë të aventurës dhe të parët që sjellin risi, që hapin një horizont, që na tregojnë që Tiranë nuk është vetëm ish Blloku. Ndaj më vjen mirë që për të gjithë banorët e zonës, të cilët do të përfitojnë falë këtij lloji të ri turizmi, të cilët do të shohin njerëz që shtohen në zonat që janë shumë pranë Tiranës, por që nuk ia kanë parë dukun ekonomisë së qytetit, ky është një lajm i mirë”, tha Veliaj. Kryebashkiaku garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë mbështetëse e aktiviteteve të tilla.

“Kemi planifikuar të bëjmë një pjesë të investimit që këtë vit të Shtegut të Gjelbër. Urime fituesve dhe shumë faleminderit të gjithë atyre që e kanë bërë Tiranën sot një vend fantastik, sidomos atyre që punojnë këtu te parku i liqenit, që ndoshta nuk marrin shumë lëvdata, por fakti që gjithë njerëzit e popullojnë parkun në ditën e parë, sa lind dielli, është ndoshta komplimenti më i madh”, tha ai. Veliaj deklaroi se me aprovimin e planit të ri vendor, Bashkia e Tiranës do të investojë këtë vit në ndërtimin e 10km korsi të dedikuara për biçikletat në kryeqytet.

“Më vjen mirë që vetëm para pak ditësh, sapo aprovuam planin e biçikletave në qytet dhe më vjen mirë që shumë prej kompanive apo aktivistëve të biçikletave janë sot të pranishëm. Do të investojmë këtë vit 10 kilometrat e para të biçikletave të mbrojtura në korridore të sigurta për qytetin e Tiranës dhe besoj që kjo e bën diferencën”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë deklaroi se kanë filluar përgatitjet edhe për Maratonën e Tiranës, ku një ndihmesë të madhe në organizimin e asaj do të japin edhe ekspertë që merren me organizimin e Maratonës së Vienës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, takim me strukturat e LSI-së në Korçë

0

Lëvizja Socialiste për Integrim mblodhi në një takim strukturat e saj në Qarkun e Korçës. Të pranishëm ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Endrit Braimllari i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti dhe nga deputeti i Qarkut Korçë, z. Pirro Kapurani.

Gjatë mbledhjes Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Endrit Braimllari duke folur para të pranishmëve e vuri theksin tek organizimi i strukturave të LSI-së në Qarkun e Korçës.

Sipas Braimllarit, një LSI më e organizuar është një siguri për stabilitetin e vendit. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së u shpreh se vendi nuk ka nevojë për arrogancë por për punë dhe marrje përgjegjësish për t’u dhënë zgjidhje problemeve të qytetarëve.

“Ne kemi një ekip të fortë në Korçë, një ekip të organizuar, gjithëpërfshirës, që është pranë çdo qytetari. Ne do vazhdojmë rrugën e strukturimit dhe të hapjes së LSI-së, sepse një LSI më e organizuar është siguri për stabilitetin e vendit. Vendi nuk ka nevojë për arrogancë, por ka nevojë për punë dhe shërbim, për politikanë që marrin përgjegjësi dhe i japin zgjidhje problemeve të qytetarit”, – tha Braimllari.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së theksoi se forca e LSI-së buron te korrektesa, solidariteti dhe energjia pozitive

“Forca e LSI-së buron te korrektesa dhe besnikëria, te solidariteti dhe energjia pozitive. Detyra jonë është të jemi pranë çdo qytetari t’i dëgjojmë dhe t’i shërbejmë, të bashkojmë të gjithë energjitë në shërbim të tyre, sepse aleanca jonë është aleanca me qytetarët”, – deklaroi ndër të tjera z. Endrit Braimllari gjatë fjalës së tij të mbajtur në takimin me strukturat e LSI-së.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mediat Kroate ja kujtojnë sërish Aleksander Vucicit: Ja dashnori shqiptar i nënës tënde

0

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, ka prejardhje shqiptare nga babai. Kështu shkruan një portal kroat, i cili thekson se babai biologjik i shefit të qeverisë serbe, është gazetari shqiptar Fahri Musliu.
Portali Dnevno.Hr ka postuar edhe fotografi të Musliut dhe Vucic, për të potencuar ngjashmëritë ndërmjet tyre.

Ndërkaq në librin “Haske muke” , “Vuajtje e Hagës” të autorit Ljubisa Petkovic, ish nënkryetar i Partisë Radikale Serbe , thuhet se xhaxhai i Vucic ka qenë ushtar.

“Vucic ia ka dhënë besën babait të tij Fahriut se Kosova do të ndahet nga Serbia” shkruan portali Dnevno.Hr.

Më pas aty theksohet se Fahri Musliu ka punuar në RTS ku edhe ka punuar edhe nëna e Vucic

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama kërkoi vota në aktivitetin e FRESSH, Basha: S’ka zgjedhje të ndershme pa votim elektronik

0

Kryedemokrati Lulzim Basha, reagon ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili në aktivitetin për 25- vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar kërkoi votat për zgjedhjet e 18 qershorit, duke thënë se vetëm vota për Partinë Socialiste sjell ndryshim.

Basha thotë se ka një mënyrë që të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve, votimi dhe numërimi elektronik.

Sipas tij, është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi.

Për kreun e PD, votimi elektronik zgjidh shumicën e problemeve që kemi patur përherë me zgjedhjet.

“Zgjedhje të ndershme pa votim elektronik mund të ketë aq sa ka sot shëndetësi falas. Të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm”, shprehet Basha.​

Rama: Në 18 qershor do jemi më shumë, vota për PS premton ndryshim

Kryeministri Edi Rama tha se Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, ndodhet në transformimin më të rëndësishëm.

Duke folur ditën e sotme me rastin e 25- vjetorit të FRESSH, kreu i socialistëve i’u drejtua të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve, duke thënë se e kaluan testin, për fakt se ishin të pranishëm edhe në fund kur mori ai fjalën, sa ishin edhe në fillim.

Ai kërkoi votat për partinë që drejton, në pjesën më të madhe të fjalës së tij.

“Në 18 qershor Partia Socialiste do jetë më shumë nga sa ishte në qershorin e vitit 2013”, u shpreh Rama.

Ai tha më tej se sa më shumë të rinj të përfshihen në organizatën socialiste, aq më e mirë do jetë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Sipas tij, askush individualisht nuk mund të zgjidhë i vetëm probleme që nuk mbarojnë, duke thënë se i vetëm mund të zgjidhen probleme matematike dhe çështje me mësimet, vendimet personale, ndaj nënvizoi ai, prandaj është politika që të bënë të mundura gjëra të cilat nuk janë të mundura vetëm.

Ai ftoi të rinjtë të votojnë duke thënë se jo të gjithë janë njëlloj dhe në këtë drejtim shtoi se nuk është njëlloj sot niveli i arsimit në barometrin e arsimit, duke përmendur faktin se vlerësimi në rritje erdhi nga fakti se shqiptarët votuan Partinë Socialiste.

Gjithashtu Rama shtoi se kjo ndodhi për shkak të reformës në arsim. “Nëse nuk do ishte në qeveri PS, me ritmin e qeverisë së kaluar do ishin bërë 2-3 mijë legalizime më shumë dhe pjesa tjetër do ishin, hotele, motele, e magazina. Nëse sot Shqipëria rrit rrogat por nuk rrit borxhin, ka rëndësi vota. Nëse në qeveri do ishin ata që e rrënuan vendin, sot borxhi do ishte më i madh”, tha ai, duke shtuar se nëse shqiptarët sot paguajnë më pak taksa, këtë e bëri vota për Partinë Socialiste.

Në këtë drejtim kreu i qeverisë deklaroi se nëse politika bën keq, ajo mund të bëjë shumë mirë dhe që ta bëjë një gjë të tillë, sipas tij shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kreu i FRPD, Ramës: Flet për votën, njeriu që futi krimin për t’a shantazhuar

0

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, thotë se sot në 25 vjetorin e FRESSH, Edi Rama mbajti një fjalim të gjatë, të gjatë, të gjatë dhe tha atë që e ka mjeshtërinë e tij më të madhe, mashtrim, mashtrim, mashtrim.

Në një reagim pas aktivitetit të FRESSH, kreu i FRPD tha se flet për votën, njeriu që shkatërroi procesin politik dhe njeriu që futi krimin për të shantazhuar për votën, përdori  hashashin për të marrë votën, lekët e krimit dhe korrupsionit për të blerë votën.

“Njeriu i cili refuzoi procesin politik dhe zgjedhjet edhe brenda vetë PS duke u rizgjedhur në krye të partisë me referendum dhe 95.5% të votave. Sot nuk tha asnjë fjalë për 300 mijë vendet e punës, sepse dhe në atë sallë 90% e atyre në moshë pune janë të papunë. Se jo vetëm s’ka hapur asnjë vend pune, por e ka shtuar papunësinë varfërinë e mjerimin.

Sot nuk u tha asnjë fjalë të rinjve për arsimin e lartë sepse është përgjegjës për kaosin e shkaktuar”, deklaroi ai.

Në këtë linjë shtoi se mijëra maturantë humbën të drejtën e zgjedhjes së degës në bazë të meritë preferencës dhe se mijëra maturantë u shtynë drejt universiteteve private duke rritur dëshpërimin tek prindërit për të siguruar paratë e mjaftueshme për arsimimin e fëmijëve.

Sipas tij, qindra studentë u detyruan të ndërpresin studimet për shkak të tarifave të rritura në universitete, por siç thotë ai, kreu i qeverisë nuk pati kurajon sot ti thotë asnjë fjalë nënës së Ardit Gjoklajt, për të cilën tha se i hapi një plagë në zemër me vrasjen makabër të djalit të saj.

“Edhe Arditi kishte ëndrra dhe dëshira. Të shkonte në shkollë si gjithë bashkëmoshatarët. Por vrasësit që ti mbron sot, Erion Veliaj e kryetari i PS së Peqinit ia prenë në mes”, deklaron Këlliçi.

Ai vijon më tej duke thënë se Edi Rama doli sot para të rinjve krenar për vlerat që promovon, Elvis Roshin i dënuar për përdhunim në grup, Arben Ndokën tutor prostitutash, Mark Frrokun tutor dhe vrasës. Artur Bushin trafikant droge e dhjetëra të tjerë me meritë se kanë kryer krime, merren me trafik droge ose prostitucioni.

“Ky është modeli i Ramës në qeverisje, por ky nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë modeli i të rinjve që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa”, tha në mbyllje kreu i FRPD.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tre persona në Tiranë kanosin dhe mashtrojnë një vajzë, i marrin 40 milionë lekë

0

e persona në Tiranë, dyshohet se me anë të mashtrimit dhe kanosjes i kanë marrë 40 milionë lekë të vjetra një vajze.

Gjatë ditës së sotme efektivët e komisariatit nr.2 vunë në pranga 23- vjeçarin Artan Laçi dhe bashkëmoshatarin e tij Skënder Nela, banues në Tiranë

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë, si dhe ndiqen në gjendje të lirë shtetasit K. A., 28 vjeç, dhe K. A., 29 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasja Xh. N., 28 vjeçe, banuese në Tiranë ka kallëzuar se të dyshuarit tek Ish- Ekspozita në zyrën e saj në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohet që me anë të mashtrimit i kanë marrë shumën prej 40 milion lekë të vjetra, kurse shtetasit K.A., dhe K.A., e kanë kanosur.

Lidhur me këtë rast vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për ndjekje të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: 1 miliardë lekë Alfred Peza, imagjinoni sa ka bërë Beqaj, Gjiknuri e Rama

0

Partia Demokratike kërkon transparencë dhe hetim për pasurimin e papritur të deputetit socialist Alfred Peza.

Zëdhënësja e demokratëve Ina Zhupa, në një dalje të sotme nga selia blu, deklaroi se skandali i pasurisë 1 miliardë e 100 milionë lekë të deputetit Alfred Pezës, tregon pellgun e madh të korrupsionit të mazhorancë.

Sipas saj, miliardat e Pezës janë vetëm pjesa e dukshme e miliardave që kanë përfituar deputetë, ministra e njerëz të afërt me Edi Ramës qysh ditën e parë që erdhën në pushtet.

“Kur Alfred Peza ka arritur në pak vite të shumëfishojë pasurinë e tij, përfytyroni sa miliarda ka bërë Ilir Beqaj, Damian Gjinknuri, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erjon Veliaj, e më tej, Edi Rama vetë. Peza nuk ka firmosur vetë tendera e koncesione dhe ka bërë 1 miliardë e 100 milionë. Po beqaj e koncesioneve, po Tahiri i mijëra parcelave me drogë, po Ahmetaj i çarterave, tatimeve e doganave, po Gjiknuri i energjisë e aferës CEZ, po Veliaj i pallateve e industrisë së mbetjeve. Po Edi Rama, tek i cili dorëzohet haraci më i madh?”, u shpreh ajo.

Më tej Zhupa tha se miliardi i Pezës meriton hetim të shpejtë e serioz, po përveç kësaj është dëshmia më e pastër tha ajo, se sa dhjetëra miliardë kanë vjedhur Edi Rama e të tijtë në këto 3 vite e gjysëm.

Zëdhënësja e PD shtoi se ndërkohë që ata bëjnë miliardat, populli zhytet në varfërinë më të skajshme dhe njerëzit braktisin vendin çdo ditë.

“Këta hajdutë duhen ndalur. Shqiptarët meritojnë një qeveri për shqiptarët, një qeveri për njerëzit, që ta kontrollojnë e ta kenë në dorën e tyre”, deklaroi në mbyllje Ina Zhupa.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

25 vjetori i FRESSH, Rama: Në 18 qershor do jemi më shumë, vota për PS premton ndryshim

0

Kryeministri Edi Rama tha se Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar, ndodhet në transformimin më të rëndësishëm.

Duke folur ditën e sotme me rastin e 25- vjetorit të FRESSH, kreu i socialistëve i’u drejtua të pranishmëve në Pallatin e Kongreseve, duke thënë se e kaluan testin, për fakt se ishin të pranishëm edhe në fund kur mori ai fjalën, sa ishin edhe në fillim.

Ai kërkoi votat për partinë që drejton, në pjesën më të madhe të fjalës së tij.

“Në 18 qershor Partia Socialiste do jetë më shumë nga sa ishte në qershorin e vitit 2013”, u shpreh Rama.

Ai tha më tej se sa më shumë të rinj të përfshihen në organizatën socialiste, aq më e mirë do jetë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

Sipas tij, askush individualisht nuk mund të zgjidhë i vetëm probleme që nuk mbarojnë, duke thënë se i vetëm mund të zgjidhen probleme matematike dhe çështje me mësimet, vendimet personale, ndaj nënvizoi ai, prandaj është politika që të bënë të mundura gjëra të cilat nuk janë të mundura vetëm.

Ai ftoi të rinjtë të votojnë duke thënë se jo të gjithë janë njëlloj dhe në këtë drejtim shtoi se nuk është njëlloj sot niveli i arsimit në barometrin e arsimit, duke përmendur faktin se vlerësimi në rritje erdhi nga fakti se shqiptarët votuan Partinë Socialiste.

Gjithashtu Rama shtoi se kjo ndodhi për shkak të reformës në arsim. “Nëse nuk do ishte në qeveri PS, me ritmin e qeverisë së kaluar do ishin bërë 2-3 mijë legalizime më shumë dhe pjesa tjetër do ishin, hotele, motele, e magazina. Nëse sot Shqipëria rrit rrogat por nuk rrit borxhin, ka rëndësi vota. Nëse në qeveri do ishin ata që e rrënuan vendin, sot borxhi do ishte më i madh”, tha ai, duke shtuar se nëse shqiptarët sot paguajnë më pak taksa, këtë e bëri vota për Partinë Socialiste.

Në këtë drejtim kreu i qeverisë deklaroi se nëse politika bën keq, ajo mund të bëjë shumë mirë dhe që ta bëjë një gjë të tillë, sipas tij shqiptarët duhet të votojnë Partinë Socialiste.

FRESSH – Me Partinë Socialiste për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 15. Januar 2017

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx