Ballina Blog Faqe 9525

Rinisin fluturimet nga aeroporti “Nënë Tereza”

0

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës informon se prej orës 11.00 kanë rifilluar fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Këto fluturime ishin të pezulluara për disa orë si pasojë e pranisë së akullit në pistë.

Ministria informon se është bërë akomodimi i të gjithë pasagjerëve në avionë të tjerë për të shkuar në destinacionet përkatëse.

Siç shihet në pasqyrën e mbërritjeve dhe nisjeve në kohë reale, një pjesë e fluturimeve janë anuluar sot dhe të tjera janë me vonesa.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lirimi me kusht i Haradinajt, Basha: Uroj që drejtësia e plotë të bëhet sa më parë

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është i gëzuar që drejtësia franceze ka marrë një vendim që lehtëson padrejtësinë ndaj Ramush Haradinajt.

Përmes një reagimi, Basha ka deklaruar se shpreson që “drejtësia e plotë të bëhet sa më parë dhe Ramushi të lihet sa më shpejt i lirë për t’u kthyer në Kosovë”.

“Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik.

Ka vetëm një garanci që kjo padrejtësi ndaj Kosovës të mos përsëritet më: të detyrohet Serbia të anullojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës. Kjo është detyra kryesore e qeverisë tonë: trysnia ndaj Serbisë dhe kërkesa ndaj vendeve të tjera për të ushtruar trysni mbi Serbinë”, shprehet Basha në reagimin e tij .

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: Lirimi i Haradinajt me kusht, jo drejtësi e plotë

0

Partia Demokratike ka reaguar përmes një njoftimi për mediat lidhur me lajmin e lirimit me kusht për Ramush Haradinaj. Në reagimin e saj PD shpreh shqetësimin me vendimin e dhënë sot nga autoritetet gjyqësore Franceze që Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë.

“Vendimi që ai të lirohet nga paraburgimi, por jo të kthehet në atdhe, nuk është drejtësi e plotë. Partia Demokratike shpreson dhe beson se organet e drejtësisë në Francë do të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund kësaj padrejtësie ndaj Ramush Haradinajt, i cili është çliruar plotësisht nga pretendimet për krime lufte me vendimet e Gjykatës së Hagës”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Gjykata franceze liroi ditën e sotme me kusht kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.Vendimi është marrë, pas seancën dëgjimore për rastin Haradinaj, pas paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga autoritetet e Serbisë dhe një kërkese të palës mbrojtëse për lirimin e tij, u shpreh avokati i Haradinajt, Arianit Koçi.

Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua. Avokati tha se argumentoi kërkesën për lirimin e zotit Haradinaj “bazuar në gjykimin e përfunduar në Gjykatën për krime lufte në ish-Jugosllavi që ka trajtuar çështjet që pretendon pala serbe”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rrëshqet nga akulli në oborrin e banesës, humb jetën në spital

0

Një i moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme pas dëmtimeve të marra nga rrëshqitja që ka pësuar në akullin e krijuar nga ngricat në oborrin e banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur në datë 5 janar në fshatin Panaja të Vlorës, ku 80 vjeçari Tasim Bexhet Llanaj, është rrëzuar në oborrin e shtëpisë nga ngrica ku ka marrë dëmtime fizike.

Menjëherë pas incidentit të ndodhur i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit ku ka marrë ndihmë mjekësore, por sot ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama me Beqaj në njësinë e Shërbimit Neurovaskular, hapet rruga për ndërhyrje të reja

0

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vizituan sot Njësinë e Shërbimit Neurovaskular (stroke dhe post-stroke).

Ky është shërbimi më i ri i krijuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, si pjesë e Polit të Integruar të Neuroshkencës, i cili brenda një periudhe kohe të shkurtër në sajë të investimeve është shndërruar në një pavijon modern, i pajisur me teknologjinë më të lartë mjekësorë të standardeve europiane.

Për herë të parë, në këtë njësi bëhet aplikimi i procedurës së trombolizës intravenoze për sëmundjet ishemike të trurit, i cili ofrohet vetëm në QSUT.

Ky shërbim ka në përbërjen e tij një personel të specializuar prej 8 mjekësh neurologë dhe neuroreanimatorë dhe 31 infermierë të specializuar.

Ai ka një kapacitet prej 29 shtretërish dhe gjatë vitit 2016 ka trajtuar 1180 pacientë me probleme neurologjike akute.

Gjatë vitit 2015/ 2016 në këtë shërbim janë investuar pajisje biomjekësore, të cilat janë një kusht i domosdoshëm për funksionimin e tij si: pajisje të monitorimit kardiak të pacientëve në kushte observimi reanimator, pompat e infuzionit, respiratorë, panelet e gazrave mjekësore, ECHO-Doppler dhe transkraniale, pajisje të matjes së vlerave të gazeve jetësore në gjak, shtretër reanimacioni në vlerën 20 milionë lekë.

Shërbimi Neurovaskular organizon punën e tij së bashku me Shërbimin e Urgjencës, e cila pret dhe identifikon pacientët, përcakton problematikën vaskulare cerebrale për shqetësimin që paraqitet duke ja përcjellë në kohë reale mjekëve në këtë shërbim, procedurë kjo, e kryer për herë të parë në Shqipëri. Gjithashtu, për herë të parë është investuar në blerjen e një medikamenti të ri, të domosdoshëm për të shpëtuar jetën e pacientëve me sëmundje ishemike akute të trurit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Shëndetsisë Ilir Beqaj ishte sot për të parë nga afër investimet më të reja në këtë pavion.

Mjekja neurologe Mira Rakacolli shpjegon se me procedurën që mund të kryhet tani, pacienti rehabilitohet brenda një kohe të shkurtër, dhe mund ti nënshtrohet menjëherë procedurave pasardhëse.

“Nëqoftëse një i sëmurë paraqitet në orët e para në një paralizë që ka ardhur si rezultat i bllokimit të gjakut, në sajë të një medikamenti që vetëm tani u bë e mundur të blihet, – sepse ky është një medikament që kushtonte shtrenjtë, brenda një ore atij i zhduket paraliza. Një pacient që vjen në gjendje kome dhe që nëse s’do ta bënte këtë,edhe sikur të shpëtonte jetën, do mbetej i paralizuar, për një orë çohet.”

Drejtorja e QSUT Ogerta Manastirliu tha se, “shërbimi i hap rrugën edhe ndërhyrjeve të reja që janë ndërhyrjet minivazive në vazat e trurit. Për më tepër kjo procedurë është një procedurë që ashtu siç e tha dhe doktoresha që në çdo vend të botës kryhet, tek ne kryhet për herë të parë në Shqipëri në sistemin publik.”

Mjekja neurologe Rakacolli tha ndër të tjera se vizioni për këtë shërbim i ideuar nga profesor Petrela që në vitin 2010, ka mundur të përmbushet vetëm gjatë 2 viteve të fundit. Saimir Rama, është pacienti i cili vetëm një ditë më parë ndodhej në koma, ndërsa me ndërhyrjen më të fundit është në gjendje të flasë vetë.

“Quhem Saimir Rama. Kam punuar shofer gjatë kësaj kohe në Greqi dhe në Gjemani disa kohë. Tani ndodhem pa punë për arsye të sëmundjes së veshkave, dhe tensionit. Mbrëmë erdha, skam ditur se ku kam qenë fare. Sot jam mirë. Më kanë bërë mirë këto ilaçet. Një staf i mrekullueshëm. Jo për gjë por kam qenë nga të parët që i kam sharë, qenkan njisha. Dje pasdite skam ditur ku kam qenë. Ajo doktoresha paska qenë çudibërëse se nuk e kisha menduar se do isha në terezi. Tani jam mirë, shpresoj të jem shumë mirë”, tha ai.

​Biseda e Kryeministrit me pacientin

Kryeministri Rama: Mbiemri Rama është rastësi ?

Rastësi, rastësi.

Kryeministri Rama: Më thuaj pak i ke sharë shumë përpara

Pacienti: Më përpara sa të duash. I falënderoj shumë se dhe unë isha në gjendje kome, shumë keq.

Kryeministri Rama: Tani jemi në një fazë tjetër dhe realisht që të gjithë ata që marrin shërbim se kanë hall në QSUT por edhe në spitalet e tjera pavarësisht se në spitalet e tjera kemi ende shumë probleme, janë të kënaqur. Ata që nuk kanë qënë në spital dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur vazhdojnë shajnë e shajnë se s’kanë faj se kanë patur situata të ndërlikuara në të kaluarën. ​

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Skandali seksual, ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

0

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg. Po ashtu, ish-kreut të bashkisë së Dibrës i është hequr e drejta që të mos ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Vendimi është dhënë ditën e sotme nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Më herët, Xhelili kishte kërkuar nga Gjykata, gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se atij i është ulur një e treta e dënimit.

Xhelili në muajin maj u kap në një skandal seksual, në vend të një këmbimi pune. Ishte një vajzë e re nga Dibra që e kishte filmuar Xhelilin duke i kërkuar të bënin seks bashkë, që ajo të punësohej.

Dosja e prokurorisë:

Në përfundim të hetimeve paraprake për këtë procedim penal kanë rezultuar të  provuara rrethanat e faktit si më poshtë: Në datën 12.05.2016, në emisionin investigativ “Të paekspozuarit”, në televizionin “Ora News”, janë transmetuar disa pamje filmike, në të cilat shfaqet i pandehuri Shukri Xhelili, me detyrë Kryetar i Bashkisë Dibër, duke kërkuar në mënyrë të parregullt përfitime dhe favore seksuale në shkëmbim të emërimit dhe ngritjes në detyrë të punonjëses në Bashkinë Dibër, shtetases A.A.

Më konkretisht, ka rezultuar se në muajin Janar dhe Shkurt të vitit 2016 shtetasja A.A, me banim në Dibër, ka bërë përpjekje nëpërmjet formave të komunikimit në rrjetin social Facebook dhe më pas me anë të telefonit celular, për të marrë kontakte me të pandehurin Shukri Xhelili, Kryetar i Bashkisë Dibër, të cilit i ka prezantuar kërkesën për mundësinë e punësimit në ndonjë vënd pune pranë Bashkisë ose në vend pune tjetër. I pandehuri Shukri Xhelili, me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër fillimisht është takuar me A. dhe i ka prezantuar faktin se nuk kishte vënde të lira pune, por në vijim do e kishte parasysh kërkesën e A. duke i kërkuar asaj të mbanin kontakte me anë të rrjetit social Facebook si dhe me anë të telefonit celular.

Pas disa takimesh, i pandehuri Shukri Xhelili në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë i ka kërkuar Anisës që të kishte një marrëdhënie intime kundrejt mundësisë për gjetjen e një vëndi pune, në Bashkinë Dibër, duke e kushtëzuar punësimin e shtetases A. A. vetëm nëse ajo pranonte të kishte një marrëdhënie intime me të pandehurin Shukri Xhelili.

Shtetasja A. e gjëndur para kësaj situate, ka regjistruar bisedat me Kryetarin e Bashkisë Dibër dhe e ka pranuar kushtin por që këtë favor seksual ta pranonte pasi të punësohej.

I pandehuri Shukri Xhelili, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, me vendimin me Nr.25, datë 26.02.2016, ka vendosur emërimin e shtetases A. në detyrën e magazinieres pranë Qëndrës Kulturore, në Bashkinë Dibër. Vendimi i emërimit të shtetases A. në pozicionin e mësipërm është marrë pa u kryer më parë ndonjë procedurë emërimi si dhe njëkohësisht pa u paraqitur ndonjë dokumentacion nga shtetasja A.

Në datën 26.02.2016 shtetasja A. është takuar me të pandehurin Shukri Xhelili në zyrën e këtij të fundit dhe ka rregjistruar bisedën e kryer midis tyre. Në këtë takim i pandehuri Shukri Xhelili ka nënshkruar vendimin e emërimit në punë dhe njëkohësisht i ka kërkuar shtetases A. që të dilnin së bashku atë ditë, se ishte përgatitur për atë ditë pasi kështu e kishin lënë, se ishte mprehur, se kishte një farë padurimi, se akoma nuk e kishte futur në dorë, se akoma nuk kishte pasur marrëdhënie intime. Nga ana tjetër, shtetasja A. i ka thënë se do të takoheshin ditën e hënë dhe se nuk po e gënjente. I pandehuri Shukri Xhelili ka vijuar kërkesën e tij ndaj A. për të kryer marrëdhënie intime, duke i premtuar se në vijim mund t’i gjente një vend pune më të mirë por gjithnjë nëse ajo do kryente më parë marrëdhënie intime.

Pas një sërë takimesh i pandehuri Shukri Xhelili me cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, ka lënë takim me A. në Tiranë me qëllim kryerjen e marrëdhënieve intime, kundrejt vendit të punës që i kishte ofruar më parë Anisës dhe mundësisë në rregullimin e një vendi tjetër më të mirë pune. Në këtë mënyrë, në datën 13.04.2016 i pandehuri Shukri Xhelili është takuar me A. në Tiranë dhe pasi e ka marrë në automjetin e tij kanë shkuar në një hotel me qëllim për të kryer marrëdhënie intime. Pasi kanë shkuar në një nga hotelet e qytetit të Tiranës, i pandehuri Shukri Xhelili ka kryer veprime të drejtëpërdrejta dhe ka tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me A. e cila duke gjetur justifikime, ka mundur të dalë nga dhoma dhe të largohet nga hoteli, pa kryer marrëdhënie seksuale, megjithë insistimin e të pandehurit Shukri Xhelili.

Shtetasja A. ka regjistruar me një telefon celular dhe me një pajisje videorregjistruese bisedat dhe veprimet e kryera nga ana e të pandehurit Shukri Xhelili. Gjatë hetimeve paraprake janë bërë kërkimet e nevojshme për të gjetur telefonin konkret celular dhe pajisjen videorregjistruese me anë të të cilave shtetasja A. ka rregjistruar bisedat dhe veprimet e kryera nga i pandehuri Shukri Xhelili. Është kryer sekuestrimi i pajisjes video rregjistruese por nuk është është bërë e mundur sekuestrimi i telefonit celular pasi shtetasja A. nuk e ka më në përdorim aparatin celular me anë të të cilit ka kryer

Në rrethanat e mësipërme, i pandehuri Shukri Xhelili në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Dibër, ka kërkuar drejtëpërdrejtë nga shtetasja Anisa Alla përfitime të parregullta, konkretisht ka kërkuar përfitime dhe favore seksuale nga kjo shtetase, me qëllim për ta emëruar këtë të fundit si punonjëse në Bashkinë Dibër, si dhe me qëllim për ta sistemuar në një vënd më të mirë pune në të ardhmen.

Kërkesa për përfitime të karakterit seksual e të pandehurit Shukri Xhelili ka qënë si kusht që shtetasja Anisa Alla të punësohej në Bashkinë Dibër dhe të emërohej më pas në ndonjë pozicion tjetër më të mirë. Përfitimet e parregullta të karakterit seksual përfshihen tërësisht në anën objektive të nenit 260 të K.Penal, dispozitë e cila parashikon në përmbajtjen e saj “çdo lloj përfitimi të parregullt”, ku përfshihen si përfitimet materiale, përfitimet seksuale si dhe çdo lloj tjetër përfitim i parregullt. Në rrethanat e mësipërme, i pandehuri Shukri Xhelili ka konsumuar të gjithë elementët e figurës së veprës penale “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuara nga neni 260 i Kodit Penal. I pyetur në lidhje me akuzën në ngarkim të tij i pandehuri Shukri Xhelili nuk e ka pranuar atë duke pretenduar se nuk ka prova që vërtetojnë fajësinë e tij, pretendime këto që nuk qëndrojnë dhe vijnë në kundërshtim me burimet e provave të administruara gjatë hetimeve paraprake, nga te cilat provohet plotësisht fajësia e te pandehurit për veprën penale qe është akuzuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lirimi me kusht i Haradinaj, Meta: Vendim jo i plotë, presim heqjen e gjithë akuzave të vjetra

0

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mirëpriti vendimin e sotëm të Gjykatës së Kolmerit në Francë ndaj ndalimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Meta gjykon se ky vendim është ende jo i plotë dhe beson se drejtësia franceze do të japë verdiktin e saj përfundimtar, duke e çliruar kryetarin e AAK-së nga të gjitha akuzat e vjetra që vijnë nga Serbia.

Ramush Haradinaj, nënvizon Meta, duhet të kthehet sa më parë pranë familjes së tij në Kosovë e njerëzve të tij të dashur.

“AAK dhe simpatizantët e saj, të gjitha dashamirësit, mbështetësit dhe qytetarët e Kosovës, të cilët ngritën zërin kundër kësaj padrejtësie dhe e mbështetën pa kushte janë në pritje të kthimit të tij në vendin, tek e ardhmja e të cilit ai beson aq shumë”, thotë Meta.

Gjykata franceze liroi sot me kusht kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Colmar në Francë. Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua.

Këtë të martë pala serbe u dërgoi autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës drejt Beogradit.

Përmes saj u kërkua që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohej nga paraburgimi  në Francë, drejt Serbisë.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Makina të vjedhura, drogë e uniforma policie, në kërkim një i ri në Vlorë

0

Një person në Vlorë dyshohet për vjedhjen e dy makinave, ndërsa ju gjet lëndë narkotike në garazh dhe uniforma policie.

Gjatë ditës së djeshme, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në një garazh në lagjen “Bashkimi” në pronësi të G.C., 25 vjeç me banim në Vlorë, i cili është shpallur në kërkim.

Në të janë gjetur dy automjete, një makinë Land Rover me targë AA 001 JU dhe Volkswagen Golf me targë AA 572 FM.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto mjete rezultojnë të vjedhura në dhjetor të vitit 2016 dhe në janar të 2017.

Gjithashtu, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy veshje policie, uniforma, si dhe një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 270 gr, e dyshuar kanabis sativa

Ndaj të dyshuarit vijon puna për kapjen e tij, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Vjedhja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kate Upton mbyll klipin e kalendarit “LOVE Magazine”, shfaqet me të brendshme

0

Kalendari “online” i “LOVE Magazine” ka përfunduar dhe për klipin e fundit është zgjedhur modelja e famshme Kate Upton.

Në një video me regji të Doug Inglish, 24-vjeçarja luan kukafshehti me kamerën, ndërkohë që është e veshur me të brendshme provokuese.

Viti 2016 ka qenë fantastik për Kate Upton, e cila është fejuar me lojtarin e Detroit Tigers, Justin Verlander, pas 5 vitesh lidhjeje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rezarta me të bijën lozin si të vogla mes dëborës

0

Këngëtarja Rezarta Shkurta duket se e ka shijuar maksimalisht rënien e dëborës. Bashkë me të bijën Hera ato janë argëtuar pa masë me njëra tjetrën duke lozur me topa bore.

“Dashuri e pastër”, shkruan Rezi në një video të publikuar në Instagram, të cilën noa.al e sjell më poshtë.

Rezi shihet e veshur me tuta dhe me veshje sportive ndërsa e bija gjuan me dëborë drejt saj.

Rezarta është e martuar me Ermal Hoxhën, i cili u arrestua në muajin janar të vitit 2015 gjatë operacionit “Xibraka”, i akuzuar për kokainë. Ata kanë bashkë një vajzë të vogël me emrin Hera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx