Ballina Blog Faqe 9526

Princi William ngushëllon një vogëlushe: Edhe unë kam humbur nënën kur isha i ri

0

Princi William ka zhvilluar një takim me një vajzë të vogël vetëm 9 vjeçe gjatë një vizite në Child Bereavement di Stratford, qendër ngushëllimi për fëmijët që humbin njerëzit e tyre të dashur.

Gjatë këtij takimi Princi William i tregoi vogëlushes eksperiencën e humbjes së nënës së tij, Diana, kur ai ishte i vogël në moshë.

“Edhe unë kam humbur nënën kur isha shumë i ri, unë vetëm 15 vjeç dhe vëllai im 12 vjeç”, i ka thanë princi duke ngushëlluar vajzën e vogël e cila siç shihet edhe në video shfaqet mjaft e pikëlluar për humbjen e të atit.

“Flet ndonjëherë për babanë tënd? Është mirë, mjaft shumë e rëndësishme që të flasësh për të”, ka vijuar më tej William.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: Veliaj braktisi qytetarët, dhjetëra aksidente në Tiranë në rrugët dhe trotuaret e ngrirë

0

Këshilltarët e djathtë bashkiakë, panë nga afër bllokimin e rrugëve dhe trotuareve në një nga hyrjet kryesore të kryeqytetit, në Rrugën e Elbasanit. Leonard Olli denoncoi braktisjen që qeveria dhe bashkia i kanë bërë qytetarëve duke mos pastruar rrugët të cilat kanë shkaktuar dhjetëra aksidente. Mosmarrja e masave paraprake dhe vazhdimi i kësaj situate edhe gjatë ditës së sotme, kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.

“Pak minuta reshje dëbore dhe shumë pak centimetra kanë mjaftuar për të bllokuar gjithçka në kryeqytetin e Shqipërisë. Janë këto kushte që i nxorën bojën bashkisë virtuale dhe qeverisë së fasadave. Sot shumë nga kolegët tanë kanë monitoruar që në orët e para të mëngjesit trafikun në Tiranë dhe j’ua them me garanci sikurse e ka pasqyruar dhe media. I gjithë qyteti ishte i ngrirë”, u shpreh Olli.

Më tej ai theksoi se jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për të hedhur pak kripë sa për të penguar ngrirjen e të gjithë akseve qendrore dhe sekondare në kryeqytet, dhe që qytetarët u përpoqën t’i zgjidhnin vetë, Veliaj, stafi i tij dhe sigurisht shefi Rama flinin gjumë dhe gëzonin ëndrrat  se gjerat shkojnë shumë mirë.

“Vetëm pak centimetra borë vunë jetën dhe pronat e qytetarëve në rrezik. Me dhjetëra aksidente automobilistike. Në orët e natës, mungesa e shtetit, mungesa e bashkisë është bërë shkak për dhjetra aksidente, është bërë shkak për paralizimin e plotë të transportit publik. Mungesa e bashkisë dhe papërgjegjshmëria kriminale e kryebashkiakut Veliaj gjunjëzoi kryeqytetasit në kushtet e një moti aspak ekstrem. Ndërkohë shumë jetë janë vënë në rrezik nga mungesat e urgjencave spitalore sepse mjetet e transportit të urgjencave nuk mundën të qarkullonin”, tha ai.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veliaj: Ndihmë e specializuar mjekësore për qytetarët e strehuar në qendrat sociale

0

Personat në situatë rruge që janë strehuar në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave, i janë nënshtruar edhe një kontrolli shëndetësor. Që prej javës së shkuar, rreth 193 persona e kanë kaluar natën në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ishte dje i pranishëm në qendrën sociale të Kombinatit, ku falenderoi stafin për përkushtimin dhe mjekët e infermierët për kontrollet shëndetësore ndaj të gjithë personave të strehuar.

“E çmoj shumë faktin që janë këtu dhe që po bëjmë disa vizita të rëndësishme, për t’u siguruar që ky nuk është vetëm një moment për të futur kokën në një strehë sa të kalojë i ftohti, por edhe një moment për t’u ushqyer mirë, por ndoshta është edhe një moment ku për herë të parë shumë individë, të cilët janë në situatë rruge, bëjnë kontrollin e tyre të parë mjekësor”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës me të gjithë strukturat e saj po ndjek me vëmendje situatën e krijuar si pasojë e motit të ftohtë.

“Jam shumë i prekur nga të gjitha historitë që kam dëgjuar, ku kontakti i parë me mjekun është për shumë prej tyre në moshën 40, 50 apo 60 vjeç. Besoj se ky fill njerëzillëku që përshkron të gjithë këtë sipërmarrje, duke filluar nga Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, mjekët, doktorët, infermierët, nga të gjithë qytetarët e përgjegjshëm që kanë lajmëruar zjarrfikësen, nga punonjësit tanë socialë, tregon se jemi një qytet që rrëzohemi, por edhe ngrihemi bashkë. Dua t’i falenderoj me gjithë zemër për kontributin dhe të garantoj të gjithë qytetarët që do të vazhdojmë të ndjekim këtë situatë”, tha ai.

Veliaj u bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm deri në kalimin e plotë të kësaj periudhe dhe në stabilizimin e temperaturave.

“Kemi edhe dy ditë vigjilencë derisa moti të stabilizohet. Mbas këtyre dy ditëve fillon një përpjekje e re për t’u siguruar që kush ka nevojë për kontroll të avancuar mjekësor të vazhdojë të ndiqet, kush ka nevojë për asistencë sociale të ndihmohet, kush ka nevojë për punësim të asistohet dhe kush ka nevojë për shtëpi t’i bashkohemi në procesin e gjetjes së një banese afatgjatë për të zgjidhur çështjen e strehimit”, theksoi Veliaj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lirimi i Haradinaj, Rama: Mbyllet episodi absurd, betejë për fshirjen e urdhër arresteve të vjetra

0

Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me lirimin me kusht të kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Mirëukthefsh në Prishtinë i dashur Ramush. Mbyllet episodi absurd por beteja për fshirjen e listës së urdhër-arresteve te vjetra vazhdon”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.

Gjykata franceze liroi sot me kusht kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Colmar në Francë.  Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua.

Këtë të martë pala serbe u dërgoi autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës drejt Beogradit.

Përmes saj u kërkua që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohej nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Disa fakte interesante që nuk i dinit mbi ndikimin e borës në jetën tuaj

0

“Dëbora sjell ndryshim dhe  gjëra të reja në botë”, thotë psikologia Sandi Mann. Ky ndryshim,  sipas saj ju rifreskon mendjen dhe mënyrën si e shikoni jetën. Ajo ju bën të hidhni një hap përpara në jetën tuaj dhe të ndryshoni rutinën. Më poshtë keni disa fakte interesante  rreth ndikimit të saj në jetën tuaj.

1. Ju jep ndjesinë e relaksit

“Dëbora kur bie, sidomos në mes të natës, papritur jua mbush zemrën me ndjesi pozitive”, shkruan autorja Novala Takemoto. Edhe në momentet më stresuese, ajo ju jep ndjesinë e relaksit dhe harrimit të momenteve të këqija të jetës suaj.

3. Ju sjell ndërmend fëmijërinë

Ndjesia e dëborës, ju çon pas në kohë. Fëmijëria është gjëja e parë që ju shkon ndër mend. Lumturia e fëmijës që del jashtë dhe luan me dëborë, kthehet papritur në jetën tuaj. Gëzuar fëmijë.

4. Keni dëshirë të luani me të dashurit tuaj

Në momentin kur bie dëborë, gjëja e parë që dëshironi të bëni, është të dilni jashtë dhe të luani si të çmendur me njëri-tjetrin. Lërini punët se presin dhe kënaquni.

5. I bashkon njerëzit

I ftohti jashtë, bën që shumica e njerëzve të kujtojnë miqtë më shumë. Telefonatat shtohen dhe bëhen së bashku për të shijuar dëborën.. Mos harroni: njerëzit e dashur janë pasuria më e madhe.

6. Natyra duket më e bukur

Panorama e bukur që merr natyra pas dëborës është magjike. Sipas intv.al, kjo pamje ju bën të mendoni se natyra është edhe më e bukura sa e kishit menduar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata e Lartë lë në “arrest shtëpie” burrin e gjyqtares: 50 mijë eurot ishin borxh, jo rryshfet

0

Gjykata e Lartë ka vendosur si masë sigurie “arrest me burg” për Odhise Andrean, burrin e gjyqtares së pezulluar Majlinda Andrea.

Në seancën e sotme gjyqësore prokuroria kërkoi lënien në burg të tij.

Por i pandehuri mohoi akuzat duke thënë se, nuk ka bërë korrupsion.

“Nuk kam bërë korrupsion, çdo gjë e sajuar nga prokuroria. Shuma e parave të filmuar e kam marrë borxh nga Petraq Dashi për një biznes që kam hapur më pare”, ka deklaruar ai.

52- vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Tiranës mbrëmjen e së hënës. Andrea, i cili ka punuar si këshilltari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, është bashkëshort i gjyqtares së gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Ai akuzohet se ka luajtur rolin e sekserit në një çështje të bashkëshortes së tij, ku akuzohen se kanë përfituar 50 mijë euro për të dhënë vendim pronësie.

Ndaj tij, Gjykata e Lartë në muajin korrik të vitit 2016, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën korrupsionit pasiv, ndërsa bashkëshortja e tij u pezullua nga detyra.

Majlinda dhe Odhise Andrea u larguan nga Shqipëria vetëm pak ditë para publikimit të akuzave ndaj tyre.

Ata akuzohen për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria tha, Odhise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, e cila është dhe bashkëshortja e tij.

Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues.

Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea shumën për të dhënë një vendim në favor të tyre në një proces njohjeje prone, që ishte në gjykim pranë Gjykatës së Lartë.

Shuma prej 50 mijë eurosh i është dorëzuar Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares.

Nga veprimet hetimore rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqeje toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alibeaj: Në dhjetë ditë, në Greqi e Itali u kapën 4 ton e gjysmë drogë e nisur nga Shqipëria

0

Partia Demokratike thotë se në dhjetv ditët e para të këtij vitit, rreth 4 ton e gjysmë drogë, kanë kaluar përmes kufijve të Shqipërisë në drejtim të Italisë dhe Greqisë.

Kreu i departamentit për rendin dhe sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj në një dalje të sotme nga selia blu tha se në Otranto, Torre-Veneri, Napoli, Lece, Brindizi, kanë mbërritur rreth 4 tonë drogë në këto 10 ditë, të kapura e të sekuestruara nga policia italiane.

Sipas tij, po ashtu, në Igumenicë, Selanik, Kostur, janë kapur rreth 500 kg droge, nga policia greke dhe se afërsisht 4 tonë e gjysëm, në 10 ditë, vetëm sasia e kapur, e sekuestruar.

“Këto të dhëna tronditëse, dëshmojnë qartë se karteli qeveritar i drogës vazhdon pa ndalesë aktivitetin, dhe qeveria, Rama e Tahiri, i ofrojnë atyre rregullisht lehtësitë për ta transportuar brenda vendit, e për të kaluar kufinjtë tanë”, u shpreh ai.

Alibeaj shtoi se këto të dhëna, dëshmojnë se droga mbetet edhe për këtë vit alternative e Edi Ramës, dhe angazhimi kryesor i “Tahirit të tij”.

Në këtë linjë nënvizoi se koha ka ardhur për ta larguar këtë të keqe, e për të sjellë një qeveri që krijon mundësi për zhvillim e punë të ndershme.

Lënda narkotike e nisur nga Shqipëria, e kapurën Itali, 01- 11 Janar 2017 sipas PD

01 Janar 2017- Në veri të Otrantos, Guardia Di Finanza sekuestron 400 kg marijuana

04 Janar 2017- Në Torre Veneri, San Kataldo, provincë e Leces, Itali, Guardia Di Finanza ka sekuestruar 510 kg marijuanë.

09 janar 2017- Në Napoli 700 gram heroinë

10 janar 2017- Në Lece në Itali, 700 kg marijuanë në një gomone të braktisur në San Basilio

11 janar 2017- Në Brindizi, 200 kg maijuanë

11janar 2017- Në Brindizi, sekuestrohen nga Guardia di Finanza 1.9 ton marijunë.

11 janar 2017- Në Modena 2 kg heroinë e ardhur nga Shqipëria

Droga e kapur në Greqi sipas PD

02 Janar 2017- Në Igumenicë, 213 kg e 930 gramë marijuanë të ardhura nga Shqipëria

03 janar 2017 –Në Selanik sekuestrohen 51 kg e 984 gramë marijuanë

08 janar 2017- Në Kostur 10kg e 420 gramë marijuanë

09 janar 2017- Në kufirin greko-shqiptar sekuestrohen nga policia greke 22kg e 300 gramë marijuanë

11 janar 2017- Në kufirin greko-shqiptar, 89 kg e 250 gramë marijuanë

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestimi i Haradinaj në Francë, Bushati: Ndikim negativ në marrëdhënien Shqipëri- Serbi

0

Arrestimi i Ramush Haradinaj mund të përkeqësojë edhe marrëdhëniet e Tiranës me Beogradin. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, në një intervistë për një televizion maqedonas është shprehur se i është bërë e qartë Serbisë se marrëdhëniet varen nga ecuria e procesit të gjithanshëm me Kosovën.

“Rinovimi apo nxjerrja nga sirtari i mandateve të arrestit nga ana e Serbisë, në kushtet kur Bashkimi Evropian nxit sa më shumë Serbinë dhe Kosovën për të ecur përpara në procesin e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve, në kushte kur ne si Shqipëri kemi nxitur vijimësisht Kosovën për të ecur përpara në këtë proces. Në kushte kur ne si Shqipëri ia kemi bërë të qartë Serbisë që marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë varen gjithashtu nga ecuria e procesit të gjithanshëm e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, sepse nuk janë marrëdhënie që zhvillohen në boshllëk, në vakum, i gjithë ky akt, kam përshtypjen ndikon negativisht apo përpiqet të minojë edhe ato suksese, edhe ato hapa, të cilët janë hedhur me vështirësi gjatë gjashtë viteve të fundit”, është shprehur z. Bushati.

Duke u ndalur tek Maqedonia, ministri Bushati tha se Shqipëria nuk është përfshirë në çështjet e brendshme të një vendi tjetër, por ka zbatuar një detyrim kushtetues, që ka të bëjë me mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, pavarësisht se ku ata jetojnë, shkruan tch. Ai e quan dritëshkurtësi tendencën për të barazuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni thjesht me lehtësira, ndërsa kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Çdo tendencë për t’i barazuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni thjesht me krijimin e lehtësirave nëpërmjet ndërtimit të fabrikave apo zonave të lira ekonomike, në rastin më të mirë, do të ishte dritëshkurtësi dhe në rastin më të keq do të barazonte shqiptarët me një komunitet punëtorësh, të cilët mund të jenë drejt kërkimit të punës. Sa më shpejt të krijohen kushtet për të njohur këtë fakt publikisht, do të krijohen mundësitë për më tepër ura komunikimi ndërmjet dy komuniteteve kryesore shtetformuese, duke mundësuar një përfaqësim më të mirë në institucionet kryesore, zbatim politikash më harmonike ekonomike dhe sociale, për më shumë stabilitet demokratik në Maqedoni”, ka thënë Bushati.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha: Largimi i Shkullakut dhe Lelës, ditë e zezë për median

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagon lidhur me largimet e dy drejtuesve të mediave nga pozicioni i tyre ida vjeçar.

Basha thotë se dje ishte një ditë e zezë për median, lirinë dhe demokracinë.

“Largimi i dy drejtuesve, Armand Shkullaku nga ‘ABC news’ dhe Alfred Lela nga gazeta ‘Mapo, është një lajm i keq për vendin, është një hap më shume drejt zaptimit të medias nga një regjim i korruptuar e kriminal. Armand Shullaku dhe Alfred Lela nuk kanë nevojë për vlerësimin tim, sepse ata i kanë vlerësuar dhe respektuar qindra mijëra shqiptarë në shumë vite kontribut publik. Ata nuk kanë nevojë as për mbrojtjen time, sepse puna, talenti dhe aftësia e tyre janë mbrojtje ndaj çdo lloj regjimi”, shkruan Basha në profilin e tij në Facebook.

Më tej shton se largimi i tyre, vetëm për t’i vënë këto media në shërbim të plotë ndaj qeverisë është lajm i keq për të gjithë.

Sipas tij, është lajm i keq sepse kur politika, interesat e biznesit dhe media bëhen bashkë, ditë të vështira vijnë për një vend dhe popull dhe se kjo ditë ka ardhur për Shqipërinë.

Basha shprehet se ata janë bërë bashkë për të ruajtur pushtetin dhe paranë dhe se e keqja është bërë bashkë, kundër qytetarëve.

Kreu i opozitës thotë më tej se tani është koha që qytetarët të bëhen bashkë kundër tyre.

“Ne nuk do t’ia dorëzojmë vendin sunduesve që pas fasadave dhe mashtrimeve mediatike po vjedhin dhe po vrasin një vend dhe një popull”, thotë në mbyllje Lulzim Basha.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Të mos vesh mend nga jetët e humbura, çmenduria e një djali në Shkodër mbi liqenin e ngrirë

0

Dita e djeshme ka qenë një ditë e zezë për dy familje. Një 40-vjeçar në Fier, babai dy fëmijëve ka humbur jetën, pasi kaloi mbi akullin e një liqeni dhe përfundoi brenda tij.

Po e njëjta ngjarje ndodhi edhe në Tiranë me dy fëmijë, motër e vëlla, 12-vjeçari humbi jetën, ndërsa motra e tij arriti që të shpëtonte.

Ndërsa disa foto të publikuara nga “JOQ” tregojnë se ndërgjegjësimi i njerëzve pas këtyre dy ngjarjeve të rënda është zero. Një i ri ka rrezikuar jetën e tij duke kaluar me gjithë makinën në liqenin e ngrirë të Shkodrës.

Një akt që mund t’i kushtonte atij jetën, por nuk ka qenë i vetmi, shumë persona e kanë kthyer një mënyrë argëtimi ngrirjen e liqeneve, rezervuarëve apo kanaleve pa e kuptuar se po luajnë me jetën e tyre.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx