Ballina Blog Faqe 9527

Kush do i kujtojë viktimat e këtij Janari

0

Që të jem I sinqertë Viktimat e këtij Janari më dhimbsen shumë më tepër se viktimat e Janarëve të tjerë. Këto viktima u vranë pa dale në asnjë protestë për rrëzimin e ndonjë qeverie dhe as dolën si sehirxhinj të paguar për të parë ngjarje tragjike. Asnjëri nga këto viktima nuk kishte në shtëpi armë pa leje që më pas të vriste veten I biri ose e bija.

Viktimat e këtij Janari në fakt nuk ishin të “pafajshëm”. Kishin disa faje. Faji I parë ishte që ishin të varfër e në pamundësi ngrohje dhe ushqimi.

Faji I dytë që ishin shqiptarë, shtetas të një shteti që e ka mendjen të ndërtojë shqipërinë e gjeneratës së të nesërmes duke shkelur mbi kufomat e gjeneratës se sotme.

Mua më vjen turp që bashkqytetarët e mi vdiqën nga të ftohtët e urija aty bri meje, bri teje, bri seicilit prej nesh, ndërkohëe që qeveritarët tanë harxhojnë e vjedhin miliarda në parada mediatike e promovime arritjesh fantastikoshkencore.

Cili nga ju mund të më thotë që të ketë patur kaq shumë viktima në historinë e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit. Kur ka ndodhur që te ketë kaq shumë viktima?

Me të vërtetë në Poloni janë regjistruar 40 viktima por Polonia ka mbi 37 milion banorë dhe temperature disa here mët e ulta për peridha me të gjata se te ne. Polonia e Rekordit pra.

Bosnje Hercegovina e dalë nga lufta ka 6 viktima, por Bosnja ka 4.400.000 banorë dhe ka kaluar një ndër luftrat mët e egra të historisë modern dhe është rrafshuar përtokë.

Po ne?

Ne me vetëm 2.800.000 banorë dhjetë viktima? Cilën luftë kaluam?

Apo ne kemi justifikimin e përhershëm të kryeministrit tonë që na e kanë fajin qeveritë e mëparshme, Xhonturqit, Zogu e Saliu që na lanë në ketë gjëndje.

Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!

Kush do I kujtojë viktimat e këtij Janari?

Ku duhet të vendosim lule për këta viktima që I vrau mospërfillja e shtetit të tyre, e shtetit tënd, e shtetit tim, dhe po I vret së dyti heshtja e këtij shteti?

Ku duhet të vendosim lule e si duhet ti përkujtojmë këto viktima????

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjykata franceze liron me kusht Ramush Haradinaj

0

Gjykata franceze liron me kusht kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Colmar në Francë.  Ish- kryeministri i Kosovës do të duhet të paraqitet dy herë në javë pranë autoriteteve franceze dhe nuk mund të largohet nga shteti ku u ndalua.

Ky vendim vjen në të njëjtën linjë me avokatin e Haradinaj, i cili kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij, deri në përfundimin e procedurave, çka rrëzoi kërkesën e palës serbe për ekstradim.

Ndërkohë të martën pala serbe u dërgoi autoriteteve franceze kërkesën për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës drejt Beogradit.

Përmes saj u kërkua që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohej nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Haradinaj del sot para gjykatës, avokati kërkon lirim me kusht

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj del sot pata Gjykatës së Colmar në Francë.

Avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt deklaroi se ka kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij, deri në përfundimin e procedurave.

Kërkesa për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, u bë ditën e martë nga ministria e Drejtësisë serbe dhe i është dorëzuar autoriteteve franceze.

Përmes saj kërkohet që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohet nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë.

Gjithashtu, përveç kërkesës për ekstradim, është dërguar edhe dokumentacioni në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt.

Gjithë materialet janë dorëzuar në gjuhën franceze dhe në bazë të tyre kërkohet që Haradinaj të gjykohet në Beograd, për krimet e luftës së pretenduara se janë kryer prej tij gjatë kohës që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte

Tashmë fjalën e fundit do ta thotë drejtësia franceze, e cila pritet të vendosë nëse Haradinaj do të ekstradohet në Serbi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dhimbje shpine të vazhdueshme, ja çfarë ju mungon në organizëm

0

Dhimbja e shpinës është një ndër dhimbjet më të përhapura tek të gjithë njerëzit. Por shumë pak njerëz e dinë se është mungesa e një vitamine mjaft të rëndësishme faktori kryesor i dhimbjeve të shpinës.

Një studim i fundit ka dalë në përfundimin se dhimbjet e kyçeve, kockave dhe shpinës shkaktohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mungesa e vitaminës D në organizëm çdo ditë.

Studiuesit shtojnë se mungesa e vitaminës D në organizëm bëhet shkaktare për një sërë problemesh të ndryshme.

Mund të jetë shumë e vështirë të merrni dozën e rekomanduar të vitaminës D çdo ditë, e veçanërisht nëse nuk konsumoni ndonjë dietë të shëndetshme.

Burimi më i mirë i vitaminës D është dielli. Thjesht qëndroni 10 minuta në ditë në rreze të diellit dhe do të furnizoheni me sasinë e rekomandueshme të vitaminës D, si dhe të merrni dozën e duhur të vitaminës D çdo ditë nga ushqimet e pasura me këtë vitaminë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

5- vjeçarja vuan nga rënia e flokut dhe mban paruke, mësueset e dëbojnë nga klasa

0

Mësuesit e dëbuan nga klasa për shkak të parukes së saj, por në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse një mënyrë që e vogla të kalonte traumën psikologjike.

Apryl Corbett është një 5- vjeçare angleze që jeton në St Helens, Merseyside, dhe vuan nga alopecia, e cila është një sëmundje që i shkakton rënie të mëdha flokësh, aq sa vajza nga ngelur pjesërisht tullë, çka e bënte të ndihej në siklet.

Prindërit e saj për ta ndihmuar, i blenë një paruke, në mënyrë që shokët e shkollës të mos e tallnin.

Për Apryl, gjërat dukej se po shkonin mirë, deri kur një ditë, mësuesja i tha të hiqte paruken, pasi cenonte rregullat e sigurisë dhe rrezikonte shokët e klasës.

E mitura u bind, por u ndje në siklet të madh, duke u kthyer mes lotësh në shtëpi. Nëna e saj Lianne, siç shkruan Daily Mail, tentoi që të shpjegonte tek mësuesit sikletin e të bijës dhe se ajo ndihej keq për shkak se nuk kishte flokë.

Por mësuesit i’u kthyen kundër duke thënë se rasti i Apryl nuk është i vetmi dhe se ka fëmijë të tjerë që kanë kaluar të njëjtin siklet dhe nuk i kanë thyer rregullat e shkollës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Frikë te Barcelona, mund të jetë ky klubi i ri i Messit?

0

Lionel Messi ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Manchester United dhe Manchester City janë paralajmëruar në lidhje me mundësinë e transferimit të sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Dy gjigantët e Premierligës do ta mirëpresin mundësinë e blerjes së 29-vjeçarit, raporton “The Sun”.

Interesimi i tyre është shtuar pas deklaratës së zyrtarit të Barcelonës, Oscar Grau: “Ne duhet të jemi shumë strikt me buxhetin, nuk mund të bëjmë çmenduri”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Asfiksohen nga qymyri që përdornin për ngrohje, vdes djali, në gjendje të rëndë babai

0

Tymi i qymyrit që përdornin për ngrohje ka marrë jetën një burri në Gjirokastër, ndërsa babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Në orën 09:40 të paradites së sotme, në fshatin Kakoz të Lunxhërisë, në banesë është gjetur i pajetë Panajot Lasko, rreth 55 vjeç, si dhe në gjendje të rëndë babai i tij Arqile Lasko, rreth 75 vjeç.

I moshuari u dërgua në spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku mund të jetë asfiksimi nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor i cili po punon për të hedhur më shumë dritë mbi rrethanat e gjithë sa ka ndodhur.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjendet i vdekur një person në Sarandë, dyshohet nga i ftohti

0

Dita ditës sa vijnë e shtohen rastet e viktimave të cilët kanë humbur jetën prej të ftohtit.

Mëngjesin e sotëm në Sarandë, rreth orës 09:02, është gjetur një person i pajetë në hyrje të banesës së tij.

Kanë qenë familjarët ata që në lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesës së tij private kanë gjetur të pajetë, 61- vjetarin Xhezair Telo.

Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, ndërsa dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë nga i ftohti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të vdekjes. Mësohet se viktima punonte në kapitanerinë e portit të Durrësit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dëbora, aeroporti “Nënë Tereza” anulon disa fluturime

0

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” njofton anulimin e fluturimeve për shkak të dëborës.

Anulimet kanë nisur që nga mbrëmja e djeshme për fluturimet drejt Beogradit, Romës, Milanos, Stambollit, Bolonjës etj.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shpërthen bombola e gazit në Bilisht, plagoset një grua

283

Një bombol gazi ka shpërthyer në Bilisht të Korçës, duke plagosur një grua.

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, në qendrën shëndetësore të qytetit të Bilishtit, ka shpërthyer një bombol gazi.

Për pasojë është dëmtuar 60- vjeçarja Sofika P., me profesion infermiere, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Bilishtit.

Nga të dhënat e para mësohet se gruaja ka pësuar dëmtime trupore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se bombola e gazit përdorej për ngrohje në qendrën shëndetësore.

Aktualisht grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx