Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Horoskopi 10 Janar 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 10 Janar 2017
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Ryshfeti 50 mijë euro, dorëzohet në polici bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea
Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vetëdorëzuar në polici.
52- vjeçari u dorëzua mbrëmjen e djeshme, e hënë, në policinë e Tiranës. Por para uniformave blu, mësohet se ai nuk ka bërë asnjë deklaratë, duke thënë se për gjithçka do fliste në gjykatë.
Ndaj tij, Gjykata e Lartë në muajin korrik të vitit 2016, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën korrupsionit pasiv, ndërsa bashkëshortja e tij u pezullua nga detyra.
Majlinda dhe Odhise Andrea u larguan nga Shqipëria vetëm pak ditë para publikimit të akuzave daj tyre. Ata akuzohen për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë.
Prokuroria tha, Odhise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, e cila është dhe bashkëshortja e tij.
Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues. Ilia Çabiri, Petraq Dashi dhe Eleni Lino dyshohet se i kanë paguar gjyqtares Majlinda Andrea shumën për të dhënë një vendim në favor të tyre në një proces njohjeje prone, që ishte në gjykim pranë Gjykatës së Lartë.
Shuma prej 50 mijë eurosh i është dorëzuar Odhise Andreas, bashkëshortit të gjyqtares, Majlinda Andrea.
Hetimi për këtë çështje ka nisur nga Prokuroria për Krime të Rënda, e cila ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale.
Pasi është konstatuar se në veprime të dyshimta korruptive rezulton e përfshirë edhe një gjyqtareje e Gjykatës së Lartë, hetimet i vijoi Prokuroria e Përgjithshme, si struktura kompentente për hetimin e zyrtarëve të institucioneve kushtetuese.
Nga veprimet hetimore rezulton se i dyshuari Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, ka zhvilluar disa procese gjyqësore për njohjen e një sipërfaqeje toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit.
Shuma e parave u dha më 10 korrik 2016, një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë.
Trump pranon: Moska ka hakuar të dhënat e demokratëve
Donald Trump ka nisur që të mos e mohojë më idenë se Rusia ka urdhëruar sulme kibernetike ndaj kampit të demokratëve gjatë zgjedhjeve presidenciale, me qëllim që të dëmtojë fushatën e Hillary Clinton.
Lajmi është përcjellë nga shefi i stafit të republikanit, Reince Pribus, i cili theksoi se presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara nuk i i hedh poshtë të dhënat që kanë grumbulluar agjensitë inteligjente amerikane, të cilat publikuan së fundmi edhe një raport të detajuar mbi këtë çështje.
Në një prononcim për mediat, Priebus u shpreh se Donald Trump e ka pranuar se ka patur një interference nga qarqe të caktuara ruse në procesin zgjedhor, e më konkretisht në sulmin që i është bërë sistemit të të dhënave të demokratëve.
Megjithatë, sipas tij, nuk është Moska ajo që duhet fajsuar, por vetë demokratët, për shkak se nuk kishin të instaluara sisteme që shërbejnë për t’u mbrojtur nga pirateria kompuiterike.
Shefi i Stafit të Trump më tej theksoi se përplasjet mes Rusisë dhe ShBA-së në botën kompiuterike kanë nisur dekada më parë dhe se mund të ketë patur gjithashtu ndërhyrje edhe në zgjedhjet që janë mbajtur vitet e shkuara.
Por sikurse Presidenti i zgjedhur, edhe Priebus e mohoi se fitorja e republikanëve në procesin zgjedhor ka ardhur për shkak të këtyre sulmeve. Ai nënvizoi se sulmet nuk kanë patur asnjë impakt në rezultatin përfundimtar.
Çështja në fjalë ka shkaktuar një debat mjaft të gjerë në Shtetet e Bashkuara por edhe në raportet mes Uashingtonit dhe Moskës. Shtëpia e Bardhë ka lëshuar vazhdimisht akuza në drejtim të Rusisë, duke pretenduar se qeveria ruse ka urdhëruar një fushatë sulmesh, me qëllim që të favorizohej kandidati republikan Donald Trump.
Megjithatë, në prononcimet e tij për mediat, Presidenti rus, Vladimir Putin, thekson se këto akuza janë të pabaza dhe se kanë për qëllim që të zhvendosin vëmendjen e qytetarëve nga probleme të tjera madhore që ka sot bota.///
Meta: Arrestimi i Haradinaj absurd, Shqipëria në krah të Kosovës dhe shqiptarëve në Maqedoni
Ramush Haradinaj do të kthehet shumë shpejt në Kosovë. Dy shtetet shqiptare kanë reaguar në mënyrën e duhur për lirimin e tij. Nuk do të jepja këshilla se si të veprojnë udhëheqësit e Kosovës në bisedimet me Serbinë, mirëpo arrestimi i Kryetarit të AAK-së komplikon këto raporte. Bashkimi i partive shqiptare në Maqedoni do të ndikojë në demokratizimin e këtij shteti. Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, flet për “Express”.
Ilir Meta ka vendosur të mos thotë asnjë fjalë që mund të tingëllojë se po përzihet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk jep as këshilla me arsyetimin se Kosova ka institucionet dhe udhëheqësit që bisedojnë dhe marrin vendime në raport me palën serbe.
Sidoqoftë, Kryetari i LSI-së thotë se ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë si pasojë e fletarrestit të Serbisë ndikon drejtpërdrejt në raportet mes Shtetit të Kosovës dhe Beogradit. Meta, gjatë ditës së diel ka qëndruar në Partinë e Ramush Haradinajt, për të cilin thotë se është simbol i gjithë shqiptarëve. Shpreson se shpejt ai do të kthehet në vendlindje, ndërsa thotë se Kosova dhe Shqipëria bënë punë e tyre për lirimin e ish-Kryeministrit të Kosovës të ndaluar në shtetin francez.
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë nuk tregon nëse do të jetë kandidat për President të Shqipërisë, mirëpo, thotë se më 18 qershor, partia e tij, LSI, do të dalë fituese. S’komenton deklaratat e Thaçit e Ramës për Presidentin e ri të SHBA-së, mirëpo pohon se Donald Trump s’është rastësisht Shef i Amerikës derisa thotë se i çmon deklaratat e tij për Kosovën.
-Cilat janë informacionet e shtetit shqiptar për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë, pasi keni pasur edhe një takim me udhëheqësit e AAK-së?
Është e qartë se ky është një ndalim absurd i mbështetur në kërkesat e vjetra të Serbisë ndaj z. Haradinaj, por edhe me sa duket edhe figurave tjera të UÇK-së. Ne shpresojmë dhe besojmë se autoritetet franceze do të japin zgjidhje të shpejtë kësaj situate dhe z. Haradinaj do të kthehet në Kosovë.
-Kishte kritika në drejtim të dy shteteve se nuk u reagua si duhet dhe nuk po bëhet presion i mjaftueshëm mbi shtetin francez për të liruar ish-Kryeministrin…
Mund të them se reagimet ishin të menjëhershme. Nga ana e Shqipërisë kanë reaguar të gjitha autoritetet shtetërore. Veç kësaj, janë marrë iniciativa konkrete si në rrugë diplomatike, si nga ana e Ministrit të Drejtësisë, i cili menjëherë i ka drejtuar një letër homologut të tij francez. Të dy ambasadorët: të Shqipërisë dhe të Kosovës në Francë kanë bërë përpjekje të koordinuara për të kërkuar një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të kësaj çështjeje dhe për të qenë sa më afër z. Haradinaj në këto momente.
-Çfarë duhet të bëjë Kosova në raport me Serbinë që të mos ketë raste të tilla të fletë-arresteve ndaj qytetarëve të Kosovës? Opozita në Kosovë ka propozuar edhe ndaljen e bisedimeve me palën serbe…
Nuk do të doja të jepja një këshillë, sepse autoritetet e Kosovës kanë gjithë përgjegjshmërinë dhe përvojën për të vepruar në mënyrë më të mirë, në mbrojtje të interesave të Kosovës, të qytetarëve të saj dhe të drejtave të tyre. Por, natyrisht, duhen bërë përpjekje të mëdha sidomos në raport me BE-në, por edhe me SHBA-në. E theksoj BE-në për shkak edhe të dialogut, që edhe aq shumë mbështetet për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. T’i tregohet qartë Serbisë se veprime të tilla, insistime të tilla nuk i shërbejnë as dialogut, as rritjes së mirëkuptimit dhe të ardhmes së rajonit.
-Cilat janë raportet tuaja personale me z. Haradinaj? Si e njihni ju liderin e AAK-së?
Z. Haradinaj është i njohur për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Është simbol i sakrificave sublime, që shqiptarët e Kosovës kanë bërë për liri dhe pavarësi e dinjitet. Është një politikan mjaft i përgjegjshëm, i cili është përballur me shumë dinjitet, jo vetëm para drejtësisë ndërkombëtare, por edhe para padrejtësisë, duke fituar ndaj proceseve të montuara ndaj tij, në të kaluarën dhe duke mbrojtur dinjitetin e popullit te tij për liri. Më pas, cilat janë sakrificat e z. Haradinaj dhe të familjes së tij për lirinë e Kosovës, cili është çmimi që ata kanë paguar për këtë gjë, mendoj se është e tepërt të komentohet nga unë, pasi është e njohur botërisht nga gjithë shqiptarët.
-Partitë shqiptare në Maqedoni publikuan një platformë të përbashkët për zgjidhjen e problemeve. Sa besoni se do të zbatohet kjo platformë në Maqedoni?
Problemi kryesor në Maqedoni, viteve të fundit, ka qenë lufta për pushtet midis dy partive kryesore maqedonase, që ka sjellë edhe ngërçin institucional në vend. Aktualisht, kemi një përpjekje mjaft pozitive shqiptare për t’u bërë garant i stabilitetit të Maqedonisë përmes miratimit të një rruge që e demokratizon plotësisht Maqedoninë dhe e ndihmon të futet në shinat e integrimit në BE, duke qenë pjesë e kësaj platforme, kësaj traseje, garantimi i të drejtave të margjinalizuara të shqiptarëve, të bazuara edhe në Marrëveshjen e Ohrit dhe në Kushtetutën e Maqedonisë.
-Sa besoni se do të jetësohet kjo marrëveshje kur dihet se ajo e Ohrit vazhdon të mos zbatohet pothuajse në asnjë pikë?
Besoj se Maqedonia ka hyrë tashmë në një rrugë të pakthyeshme të demokratizimit të saj. Faktori shqiptar, edhe pse paradoksalisht, ka mandate më pak në Parlament pas këtyre zgjedhjeve, është një faktor edhe më përcaktues politikisht se më parë, dhe është e rëndësishme se tani shqiptarët duhet të faktorizojnë edhe më shumë veten. Dhe duke faktorizuar vetveten të jenë garant i zgjidhjeve për një Maqedoni anëtare në BE, NATO e faktor stabiliteti në rajon. Nuk do të jetë një proces i lehtë, por ky proces ka filluar.
-Si e shihni përfshirjen e Edi Ramës e Hashim Thaçit në bashkimin e shqiptarëve të Maqedonisë?
Këto janë përpjekje pozitive edhe nga Tirana, edhe nga Prishtina. Por, njëkohësisht, mos të harrojmë, se ishte vetë z. Ali Ahmeti si parti e parë fituese shqiptare e zgjedhjeve që inicioi një platformë bashkimi i forcave tjera shqiptare në Maqedoni. Kjo nevojë bashkëpunimi vjen nga vet faktori shqiptar dhe ne të gjithë do të jemi mbështetës të këtij bashkëpunimi.
-Të flasim pak për raportet me Shqipëri-Serbi. Në fakt, si e shihni ju zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet Shqipëria të ndërmjetësojë në këtë drejtim?
Besoj se keni një dialog tashmë prej kohësh midis autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës me mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, dhe, natyrisht, që Kosova ka përfaqësuesit e vetë. Dhe, Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në mbështetje të këtij procesi, duke mos zëvendësuar asnjëherë autoritetet e Kosovës, por, duke dhënë gjithë mbështetjen që do t’i kërkohet në funksion të një ecurie pozitive dhe të suksesshme të këtij dialogu.
-Ndryshe nga Kryeministri i Shqipërisë ju po hezitoni të flisni në emër të Kosovës. Edi Rama, në vizitën e fundit në Beograd, foli në emër të Kosovës dhe pati shumë debat nëse bëri mirë apo keq. Ju si e shihni një veprim të tillë të Ramës?
Nuk dua të bëhem pjesë e debateve dhe e kritikave të ndryshme. Unë besoj që Shqipëria dhe institucionet e Shqipërisë kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë në mbështetje të institucioneve të Kosovës. Ashtu sikurse institucionet e Kosovës do të jenë në mbështetje të institucioneve të Shqipërisë për çdo çështje që neve do të na duhet dhënë.
-Të flasim pak për Shqipërinë. Do të jeni ju kandidat për pozitën e Presidentit?
E kam dhënë një përgjigje të qartë për këtë çështje. Shqipëria ka më 18 qershor zgjedhje dhe e kam bërë të qartë që edhe më 19 qershor do të jem Kryetar i LSI-së, që do të thotë se rezultati i saj do të jetë mjaftë pozitiv dhe unë do të kem arsye të vazhdoj udhëheqjen e kësaj force politike.
-Pas zgjedhjeve të ardhshme do të vazhdoni koalicionin me PS apo do të riktheheni të PD-ja e Bashës?
Lëvizja Socialiste për Integrim pa asnjë diskutim që do të përmbush gjithë detyrimet e saj, sipas marrëveshjes së koalicionit me PS-në, sepse kemi mjaft sfida, të cilat nuk na lejojnë të humbasim asnjë minutë me çështje më pak të rëndësishme, siç është përfundimi i reformës zgjedhore, thellimi i zbatimit të dekriminalizimit dhe zbatimi i plotë i tij, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një sfidë mjaft e rëndësishme. Në këtë drejtim, këto çështja kanë vëmendjen më të madhe tonën.
-Cili është pozicioni juaj lidhur me zgjedhjen e Trump për President të SHBA-së?
Jam i bindur që marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe SHBA-së do të vijojnë të forcohen më tej edhe pas këtyre zgjedhjeve. Dhe, besoj se cilado forcë politike firon në Amerikë, raportet me Shqipërinë me SHBA janë strategjike, dhe si një politikan me eksperiencë që jam, besoj se marrëdhëniet tona janë shumë të rëndësishme si me administratën e re, por po kështu edhe me përfaqësuesit e dy palëve në Senat, si ne Kongres dhe në institucionet tjera.
-A do të ndikojë kjo në raportet mes shqiptarëve me Amerikën kur dihet se edhe Thaçi edhe Rama kanë mbështetur hapur Hillaryn për Presidente?
Jam i bindur që se z. Trump është një President jo i rastësishëm dhe që shikon përpara. Në këtë drejtim çmoj shumë deklaratat e tij për Kosovën dhe kur nuk ka qenë i angazhuar politikisht me një saktësi dhe elokuencë të mrekullueshme. Aq më tepër kur eksperienca e tij është e jashtëzakonshme pas një fushate të paimagjinuar nga askush.
-Pra, deklarata e udhëheqësve shtetërorë të Kosovë dhe të Shqipërisë nuk do të kenë ndikim në raportet me Amerikën?
Natyrisht, sepse fushata ka mbaruar dhe tani marrëdhëniet janë institucionale dhe strategjike.
-Kosova po vazhdon të ballafaqohet me problemin e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. Pasojë e kësaj s’ka as viza për kosovarët. Si duhet tejkaluar ky problem me të cilin qeveria merret prej fillimit të vitit 2016?
Vlerësoj se shumë përpjekje duhet bërë për të gjetur një mirëkuptim dhe një konsensus për të tejkaluar këtë situatë. Nuk jam ekspert i duhur për të bërë vlerësim konkret. Raportet e Kosovës me Malin e Zi janë shumë të mira. Dhe, Mali i Zi do t’i jemi mirënjohës për njohjen mjaft të shpejt të pavarësisë së Kosovës dhe duket se më shumë se një problem midis Kosovës dhe Malit të Zi është një problem i mirëkuptimit politik këtu dhe më pas edhe i një dakordësimi edhe me Malin Zi.
Obama: E nënvlerësova ndikimin e sulmeve kibernetike ruse
Presidenti amerikan Barack Obama, pas përfundimit të agjencive amerikane të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale, thotë se “e nënvleftësoi” ndikimin e fushatës së keqinformimit dhe sulmeve kibernetike tek një vend demokratik.
Zoti Obama, që mbaron mandatin e tij pas 12 ditësh, tha në televizionin ABC se nuk mendon se e ka nënvleftësuar Presidentin rus, Vladimir Putin, që komuniteti i zbulimit vlerëson se kishte urdhëruar përpjekjen për të sabotuar sistemin amerikan të zgjedhjeve demokratike dhe kandidaturën e ish-rivales së presidentit të zgjedhur Donald Trump, Hillary Clinton. Por ai shtoi:
“Mendoj se nënvlerësova se në ç’shkallë, në këtë erë të re informacioni, është e mundur që keqinformimi, sulmet kibernetike të ndikojë tek shoqëritë tona të hapura, në sistemet tona, të depërtojnë në praktikat tona demokratike në mënyra të tilla që unë mendoj se po përshpejtohen”.
Ai tha se kishte bërë publik një version të shkurtër të raportit të zbulimit për sulmet kibernetike ruse, “që ta kuptojmë se kjo është diçka që Putin e ka bërë për një kohë të gjatë në Evropë, fillimisht në ish-vendet satelite të saj, ku ka shumë njerëz që flasin rusisht, por gjithnjë e më shumë edhe në demokracitë perëndimore”.
Agjencitë amerikane të zbulimit, arritën në përfundimin se Rusia kishte depërtuar në mijëra emaile të shefit të fushatës së zonjës Clinton, John Podesta dhe i bëri ato publike përmes faqes WikiLeaks, përpara zgjedhjeve të 8 nëntorit. Raporti nuk analizon nëse rrjedhja e emaileve ndryshoi rezultatin e zgjedhjeve, një fakt që zoti Trump e ka theksuar në një sërë komentesh në Twitter që kur u informua me gjetjet e agjencive të zbulimit të premten,
“Informacioni i zbulimit e thekson se nuk ka absolutisht asnjë provë se sulmi kibernetik ndikoi tek rezultatet e zgjedhjeve. Paisjet e votimit nuk janë prekur”, shprehej zoti Trump. Intelligence stated very strongly there was absolutely no evidence that hacking affected the election results,” Trump said. “Voting machines not touched!”
Presidenti Obama paralajmëroi kundër marrëdhënieve të afërta me Rusinë.
“Një nga gjërat që më shqetëson është se sa të shumta kanë qenë komentet, ku republikanë apo komentatorë dukej se kishin më shumë besim tek Vladimir Putin sesa tek amerikanët e tjerë, thjesht sepse amerikanët e tjerë ishin demokratë. Kjo nuk duhet të ndodhë”, tha ai.
Zoti Obama tha se ka folur disa herë pas zgjedhjeve me Presidentin e zgjedhur Trump dhe se mesazhi kryesor që është përpjekur të përcjellë është se ka ndryshim mes qeverisjes dhe fushatës dhe se sapo bën betimin “je në krye të institucionit më të madh të botë”.///
Lirohen të fortët e fisit Çapja, nuk e njohën policinë kur qëlluan
“Tre të dyshuarit e familjes Çapja nuk e njohën policinë. Ata qëlluan kundër saj pasi dyshuan se po organizohej sërish një atentat nga kundërshtarët e tyre”.
Me këtë argument Prokuroria e Krimeve të Rënda shpalli moskompetencën dhe ridërgoi për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Elbasanit shtetasit Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça, të arrestuar gjatë verës pasi hapën zjarr kundër oficerëve civilë të policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim për shkak të një ngjarjeje kriminale kundër tyre.
Vepra për të cilën tre të dyshuarit u hetuan tek Krimet e Rënda ishte “vrasje për shkak të cilësive të veçanta, e ngelur në tentativë”, ndërkohë që Prokuroria e Elbasanit do t’i hetojë për “vrasje të ngelur në tentativë” kundër dy apo më shumë personave, shkruan “top channel”.
Menjëherë pas shpalljes se moskompetencës nga Krimet e Rënda, Gjykata e Elbasanit i ka lënë të lirë Florenc dhe Ardian Çapjan, të cilët do të hetohen vetëm për veprën e “prodhimit të municioneve”. Ndërkohë që në burg ka ngelur vetëm shtetasi Bledar Muça për dyshimet e vrasjes kundër dy apo më shumë personave të ngelur në tentativë.
Siç thuhet jo zyrtarisht, Krimet e Rënda e shpallën moskompetencën për të zhvilluar hetime të mëtejshme për dosjen e Elbasanit, pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të sekuestruara në afërsi të stadiumit të këtij qyteti.
Nga dinamika që shfaqet në kamera, mjeti i policisë me ngjyrë të bardhë, i vendosur për të këqyrur fisin Çapja pas një seri ngjarjesh kriminale në këtë qytet, nuk ka shenja dalluese.
Duke qarkulluar përreth hotelit “Univers”, në afërsi të mjetit civil të policisë është afruar mjeti i zi ku ndodheshin Florenc dhe Ardian Çapja, si dhe Bledar Muça. Ky i fundit pretendon se menjëherë pasi kishte parë në sediljen e dytë të mjetit tjetër një person të armatosur kishte qëlluar me armë zjarri kundër tyre.
Momenti kur Bledar Muça qëllon me armë zjarri, nënvizon prokuroria, shfaqet edhe në kamerën e sigurisë, ndërsa më pas ai zbret dhe largohet në këmbë.
Brenda pak momentesh, pasi mjetet janë përballë, nga makina e Çapjave pretendohet se ka qëlluar me armë edhe Florenc Çapja, ndërkohë që edhe policia u përgjigj me zjarr, Prokuroria e Krimeve të Rënda thotë se edhe agjentët e vëzhgimit nuk kishin shenja dalluese të policisë, duke iu referuar edhe dëshmisë së të dyshuarve që pretendojnë se mjeti ku ishin agjentët civilë iu është dukur i dyshimtë pasi kishte disa dite që qakullonte përreth biznesit të tyre.
Por agjentët civilë të policisë ishin vendosur në qytetin e Elbasanit në kuadër të një plani masash të Policisë së Shtetit, tre ditë pasi kundër fisit Çapja ishte organizuar një atentat për motive hakmarrjeje nga kundërshtaret e tyre.
Maqedoni, Ivanov mandaton Gruevskin për formimin e qeverisë së re
Politika maqedonase ka hedhur hapin e parë drejt formimit të qeverisë së re. Presidenti Gjorge Ivanov i dorëzoi sot mandatin për përbërje të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, kryetar i partisë politike VMRO-DPMNE, kumtoi Kabineti i presidentit të Maqedonisë.
Gruevski do të ketë 20 ditë për ta krijuar qeverinë e re, një përpjekje që do të jetë shumë e vështirë për shkak të rezultatit shumë të ngushtë në zgjedhje, marrë parasysh se LSDM-ja e Zoran Zaev ka vetëm dy vende më pak në parlament se VMRO-DPMNE.
Mandatarit të ri i duhet t’i sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve që nënkupton dhe pëfshirjen e partive shqiptare të cilat në parlament aktualisht janë të përfaqësuara me 20 deputetë.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë 10 vende, Lëvizja Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe Partia Demokratike Shqiptare 2 deputetë.
Nëse Gruevksi arrin që të krijojë një qeveri si edhe në mandatin e kaluar me të njëjtin partner Bashkimin Demokratik për Integrim, të dyja partitë do të kishin 61 deputetë, që përbën një shumicë të vogël.
Qeveria, vlerësohet se do të ishte e paqëndrueshme dhe do të duhej që edhe një parti tjetër, në këtë rast shqiptare të bëhej pjesë e koalicionit. Analistët thonë se edhe nëse do të krijohet qeveria e re, zgjedhjet e reja të parakohshme janë të pashmangshme.





