Ballina Blog Faqe 9532

Turqia tronditet sërish, kamikazët sulmojnë drejtorinë e policisë në Gaziantep

0

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar përpara një stacioni policie në Gaziantep, qytet në juglindje të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Dogan”, sipas të cilës një atentator i dyshuar, është vrarë ndërsa përpiqej të hynte në komisariat.

Dyshohet se agresori ka tentuar të hedhë veten në erë. Ndërkohë që një agjent i policisë ka mbetur i plagosur, ndërsa një tjetër atentator është në arrati.

Në vendin e ngjarjes u dërguan menjëherë përforcime, në mesin e të cilëve edhe ekipe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe punonjës të shëndetësisë.

Në zonë vazhdon operacioni për kapjen e terroristit apo të terroristëve të tjerë, që arritën të arratisen nga vendi i ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Serbia i dorëzon Francës kërkesën për ekstradimin e Haradinaj

0

Serbia i ka dorëzuar Francës, kërkesën për ekstradimin e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kërkesa për ekstradimin e ish-Kryeministrit të Kosovës, u bë ditën e sotme nga ministria e Drejtësisë serbe dhe i është dorëzuar autoriteteve franceze.

Përmes saj kërkohet që Haradinaj, i cili u arrestua më 4 janar, të ekstradohet nga paraburgimi i Colmar në Francë, drejt Serbisë.

Gjithashtu, përveç kërkesës për ekstradim, është dërguar edhe dokumentacioni në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt.

Gjithë materialet janë dorëzuar në gjuhën franceze dhe në bazë të tyre kërkohet që Haradinaj të gjykohet në Beograd, për krimet e luftës së pretenduara se janë kryer prej tij gjatë kohës që ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar në Francë në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia të vitit 2004, i dyshuar për krime lufte.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitja e karburanteve, këta janë të rinjtë që bënin “gjëmën” me armë e maska

0

Dy të rinjtë që shikoni në fotografi janë autorët e dyshuar të së paku tre grabitjeve me armë e maska në autostradën Tiranë- Durrës.

Klajdi Pupa 20 vjeç dhe shoku i tij Florian Thana 19 vjeç, në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe të shpallurin në kërkim Bajram Kumacaku 19 vjeç, nën kërcënimin e armëve merrnin paratë e xhiros së karburanteve.

Thana dhe Pupa u arrestuan mbrëmjen e djeshme nga policia e Shijakut, duke u zbuluar brenda 24 orëve nga grabitja e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Më konkretisht nga hetimet e kryera, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash.

Ata akuzohen se më 12 dhjetor rreth orës 02:50, nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti, në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150- 200 mijë lekë të reja.

Ndërkohë më 9 janar, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Golf”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet tip “Volswagen Golf 5”, me të cilën autorët kryenin vjedhjet; një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat dhe dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para oficerëve të policisë, të dyshuarit kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Moti i keq në Itali, emigranti shqiptar humb jetën në aksident

0

Një aksident fatal në orët e para të mëngjesit të sotëm i mori jetën një emigranti shqiptar në Itali.

Gjithçka ndodhu në rrugën Corso të Camposampiero, provincë e Padova, rreth orës 06.30 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet para dyshohet se makina tip Ford Focus e drejtuar nga 58- vjeçari shqiptar Gjergj Melaj, me banim në Camposampiero, doli nga rruga si pasojë e pranisë së akullit në të.

Dyshohet se Mealj humbi kontrollin e makinës duke u përplasur me një mur anës rrugës. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por për shqiptarin fatkeq, nuk pati më shpresë, për shkak se kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë në Përmet, kërcënon me thikë nusen e vëllait dhe e përplas me makinë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një grua është kërcënuar me thikë dhe përplasur me makinë nga vëllai i të shoqit.

I dyshuari është Pandeli Nika, 31 vjeç, banues në fshatin Tabor të Përmetit.

38- vjeçarja Dh.Nika, me banim në Përmet, gjatë ditës së djeshme, ka bërë kallëzim se në fshatin Tabor, kunati i saj, Pandeli Nika ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Ajo ka thënë para uniformave blu se vëllai i të shoqit e ka kërcënuar me thikë si dhe e ka përplasur me automjetin tip “Benz”, me targa AA577MG, i cili është në pronësi të të dyshuarit.

Për shkak të marrëdhënieve familjare mes të dëmtuarës dhe të dyshuarit, rrethanat e ngjarjes nuk bëhet me dije, ndërsa policia konfirmon për noa.al, se gjithçka ka ndodhur pas një debati me fjalë mes tyre. E dëmtuara thotë se nuk e ka parë kush ka qenë në drejtimin e makinës për shkak se përplasja i ka ardhur e papritur, por ngre akuza ndaj 31- vjeçarit, duke thënë se gjithçka ndodhi pas kërcënimit me thikë.

Pas denoncimit të së dëmtuarës, 31- vjeçari u vu në pranga, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin gruaja pretendon se është përplasur.

Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet i’u referuan Prokurorisë së Përmetit për ndjekje të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjendet një person i vdekur në Korçë, dyshohet viktima e katërt prej të ftohtit

1

Një person ka gjetur vdekjen në Korçë në rrethana të dyshimta, ndërsa paraprakisht dyshohet prej të ftohtit.

Rreth orës 10.35 të ditës së sotme, në lagjen nr. 10 në Korçë, është gjetur i vdekur një person rreth 60 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Lidhur me këtë ngjarje u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e vdekjes dhe rrethanat e vdekjes.

Mësohet se viktima u gjet në ambientet e një zdrukthëtarie në periferi të qytetit, ku dyshohet se ishte strehuar kundër të ftohtit. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht flitet për vdekje për shkaqe natyrale.

Në rast se konfirmohet se vdekja e tij ka ardhur prej temperaturave të ulëta, shkon në katër numri i viktimave që i ftohti i acartë ka shkaktuar në pak ditë.

Tre viktimat e tjera

Mëngjesin e djeshëm, u gjet i vdekur roja e një pallati në Lushnje. Kanë qenë familjarët ata që kanë gjetur trupin e pajetë të 51- vjeçarit Bashkim Çepa në vendin e tij të punës.

Dyshohet se viktima kishte ngrirë prej të ftohtit, teksa qëndronte si roje, ndërsa mësohet se ai vuante edhe prej problemeve në zemër.

Për t’u bërë ballë temperaturave që shënonin disa gradë nën zero, ai ka ndezur në një ambient të mbyllur në katin e parë të pallatit një zjarr për t’u ngrohur. Por si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje, shkaktuar jo vetëm nga acari por edhe nga tymi i zjarrit, ai ka pasur probleme me zemrën.

Për shkak se ai vuante prej vitesh nga problemet e zemrës, asfiksia e tymit ka qenë vdekjeprurëse.

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, atë e ka kërkuar në telefon i biri dhe babai. Pasi nuk u është përgjigjur, ata i kanë shkuar në vendin ku bënte roje. Aty i biri e ka gjetur të atin gati pa ndjenja dhe thuajse të ngrirë.

Ndërkohë ditën e diel në Sarandë, po prej të ftohtit ndërroi jetë Leonard Beqiri 54 vjeç, i cili u gjet në një banesë të braktisur.

Mësohet se ai jetonte i vetëm si endacak dhe se nuk kishte familje, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të mëtejshme rreth kësaj ngjarje, për shkak se dyshohet që ai të ketë qenë i alkoolizuar. Policia konfirmoi se vdekja e tij ka ndodhur në orën 11:45 të së dkielës, në spitalin e Sarandës. 53-vjeçari banues në lagjen nr.1 Sarandë, ishte dërguar në spital nga patrulla e policisë ditën e shtunë.

Ndërkohë gjatë së shtunës u shënua viktima e parë në Durrës, prej të ftohtit. I ndjeri, Arben Sulo, 38 vjeç, banues në Durrës, u gjet i pajetë gjatë së shtunës në lagjen Nr.17 të qytetit bregdetar.

Nga këqyrja e kufomës mësohet nuk janë evidentuar shenja dhune. Pasi është identifikuar në listën e personave pa banesë, 38-vjeçari që njihej në zonë me emrin Beni, është kërkuar gjatë mbrëmjes së të shtunës nga specialistët e zonës dhe shërbimet e rendit për ta sistemuar në ambientet e Policisë, por nuk është mundur të gjendet i gjallë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama mbledh Këshillin Kombëtar të Emergjencave, temperatura ekstreme -29 gradë

0

Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme Këshillin Kombëtar të Emergjencave lidhur me motin e keq që ka përfshirë vendin tonë prej afro një jave.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë tha se puna e bërë nga shërbimet e emergjencave civile është vlerësuar lartë.

“Një falenderim i posaçëm shkon për Forcat e Armatosura, që treguan dhe po tregojnë përgjegjshmëri maksimale dhe efikasitet të lartë, në ndërhyrjet e rrezikshme por të domosdoshme për të shpëtuar jetë njerëzish, për shkak të izolimit nga dëbora. Puna e Emergjencave Civile, ka qenë në lartësinë e duhur dhe mbetet në lartësi të tillë, po ashtu dhe ministrinë e Bujqësisë”, u shpreh Rama.

Në vijim shtoi se situata për epideminë e gripit është në ulje, gjë që e tregojnë vizitat në spitale.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi deklaroi se temperaturat ekstreme janë shënuar -29 gradë dhe -27 gradë, përkatësisht në Vermosh dhe fshatin Shtyllë të Librazhdit.

Ai bëri me dije se në bregdet temperaturat kanë shkuar -4 dhe -9 gradë celcius në ekstrem. Gjithashtu ai informoi se në ditët në vijim do të ketë rritje minimale temperaturash, por se situata do të jetë sërish problematike me dëborë dhe akull, ndaj apeloi për kujdes.

Nga ana e tij ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj këshilloi që të vijohet përdorimi i zinxhirëve në makinë.

Ai nënvizoi se në një koordinim të mirë me Policinë Rrugore nuk duhet të lejohet asnjë mjet të kalojë pa pajisjet përkatëse, gjë që siç tha ai shton rastet e problematikave. Ministri informoi se akset e veriut mbeten problematike dhe se ato të Shqipërisë së mesme dhe jugut janë normalizuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkatërrohet grupi i grabitësve të karburanteve, emrat dhe pamje nga ngjarjet

0

Dy persona të dyshuar për grabitje karburantesh me maska dhe armë janë arrestuar nga policia e Shijakut, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ata dyshohet se janë autoret e grabitjes së dy karburanteve brenda pak minutave me maska dhe armë.

Mbrëmjen e djeshme janë vënë në pranga Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike dhe Florian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e B.K., 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Ata janë zbuluar brenda 24 orëve nga grabitja e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Më konkretisht nga hetimet e kryera, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash.

Ata akuzohen se më 12 dhjetor rreth orës 02:50, nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti, në afërsi të mbikalimit të Fllakës, rreth 150- 200 mijë lekë të reja.

Ndërkohë më 9 janar, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me një mjet tip “Golf”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet tip “Volswagen Golf 5”, me të cilën autorët kryenin vjedhjet; një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat dhe dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para oficerëve të policisë, të dyshuarit kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Ndaj të akuzuarve vijojnë ende hetimet për zbulimin e rasteve të tjera ku mund të jenë përfshirë, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme, materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Meta: Shqipëria, partner i besueshëm dhe solid për axhendën euro-atlantike në Ballkan

0

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë një analizë për gazeten “New Europe” për partneritetin e Shqipërisë me vendet e rajonit.

Meta në këtë analizë veçon rëndësinë e bashkëpunimit rajonal me vendet e Ballkanit duke nënvizuar se Shqipëria ndonëse një vend i vogël nga ana gjeografike, mund të luaj një rol të madh në axhendën euroatlantike për të gjithë rajonin. “Shqipëria, një vend modest i Europës Jug-Lindore, po ecën në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian, pavarësisht sfidave të veta dhe lodhjes nga zgjerimi, me të cilin po përballet BE-ja”, thotë Meta në analizën e tij.

Kryetari i Kuvendit, duke analizuar klimën e krijuar brenda Bashkimit Europian, si edhe zgjedhjet e ardhshme në disa vende të BE-së si Franca, Hollanda e Gjermania, thekson se në këtë kuadër, Shqipëria duhet të forcojë politikën e saj të jashtme rajonale për integrimin e të gjithë rajonit në Bashkimin Europian, pasi kjo do t’i shërbejë jo vetëm të ardhmes së popujve të Ballkanit, por edhe do të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e një kontinenti të tërë.

“Në këtë kuadër, Shqipëria duhet të forcojë politikën e saj të jashtme dhe rajonale, tradicionalisht pozitive dhe konstruktive, me një sens më të mprehtë qasjeje vizionare, të palëkundur në besimin tonë të sinqertë se integrimi i plotë i të gjithë fqinjëve tanë në BE dhe në NATO do ti shërbejë, jo vetëm të ardhmes së qytetarëve tanë, por dhe do të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e një kontinenti të tërë. Besimplotë në aleancën tonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, të cilën do të vazhdojmë ta çojmë më tej me administratën e re amerikane, dhe të sigurt për integrimin tonë të plotë në Bashkimin Europian, mbështetemi në një partneritet të fortë dhe të shëndetshëm Trans-Atlantik”, shprehet Meta.

Sipas tij, kjo do të thotë një Europë e qëndrueshme dhe tërësisht e plotësuar me Ballkanin, si pjesë integrale e saj, dhe një NATO e fortë dhe efikase.

“Shqipëria do të vazhdojë të punojë kundër çdo alternative nacionaliste apo populiste në rajonin tonë, e bindur se vetëm një rajon i hapur, demokratik dhe pluralist, pa pengesa garanton stabilitet, siguri dhe progres social për shoqëritë tona”, pohon ryetari i Kuvendit.

Analiza e plotë e Kryetarit të Kuvendit për gazetën “New Europe”

Nga Ilir Meta

Shqipëria – Një partner i besueshëm dhe solid për axhendën euro-atlantike në Ballkan

Shqipëri-Tiranë – Ndërkohë që viti 2016 i afrohet një fundi të trazuar, gjithnjë e më tepër bëhet e qartë se rendi ndërkombëtar, dhe në veçanti strukturat europiane, po përballen me sfida ekzistenciale shumë të mëdha dhe të paparashikueshme, me përmasa historike.

Ndërkohë që këto zhvillime të reja shtrihen dhe në 2017-ën dhe përtej, ne, në Europën Jug-Lindore, dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit, duhet të sigurohemi që vlerat themeluese të Bashkimit Europian dhe angazhimet Trans-Atlantike, pavarësisht sfidave aktuale, të çohen përpara dhe të përhapen në jetën tonë institucionale dhe politike.

Shqipëria, një vend modest i Europës Jug-Lindore, po ecën në mënyrë të qëndrueshme në rrugëtimin e saj drejt integrimit europian, pavarësisht sfidave të veta dhe lodhjes nga zgjerimi, me të cilin po përballet BE-ja.

Nga fundi i vitit 2016 Shqipëria ka marrë nga Komisioni Europian rekomandimin pozitiv për hapjen e bisedimeve të pranimit për anëtarësimin në BE, i dhënë nga vendet anëtare në takimin e dhjetorit të Këshillit Europian, në Bruksel, me kushtin që vendi të avancojë me zbatimin e “Reformës në Drejtësi”, një moment historik dhe vendimtar, që do të rindërtojë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe shpresojmë ta riorganizojë për mirë.

Një klimë e brendshme politike më konstruktive dhe bashkëpunuese, veçanërisht në lidhje me çështjet europiane, do t’i shërbente peshës së pamohueshme të Shqipërisë në rajon dhe përtej.

Unë, nën përgjegjësinë time si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë që nga viti 2013, kam punuar për të inkurajuar klasën tonë politike drejt një konsensusi të dakorduar si “gentelmen”, në mënyrë që kur bëhet fjalë për vendime të politikës tonë të jashtme dhe asaj rajonale, ne duhet të jemi të bashkuar për të projektuar një vizion kombëtar të qartë, të fortë dhe të pakundërshtueshëm.

Shqipëria, megjithëse një vend modest sa i përket aspektit gjeografik, duhet të luajë një rol specifik në Ballkan.

Kjo jo vetëm për shkak të popullsisë etnike shqiptare që rrethon kufijtë e saj në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe Serbinë Jugore, por gjithashtu për shkak se Shqipëria është, pa dyshim, vendi më pro Euro-Atlantik në rajon dhe, si i tillë, mbart një përgjegjësi të veçantë për të avancuar me axhendën Trans-Atlantike në rajonin tonë të brishtë.

Që nga rënia e komunizmit, periudha e tranzicionit të Europës Jug-Lindore është e ndikuar fort nga agjenda më e gjerë Euro-Atlantike, me secilin vend që aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian dhe në NATO.

Nga ana tjetër, vetë Bashkimi Europian dhe transformimi i NATO-s pas Luftës së Ftohtë janë ndikuar së tepërmi nga zhvillimet në rajonin tonë, gjë që dëshmon rëndësinë e tij të pamohueshme gjeo-strategjike.

Kjo bëhet akoma më e rëndësishme për vitin e ardhshëm dhe dekadën e ardhshme, ndërkohë që aktorë të ndryshëm botërorë konkurrojnë për të zgjeruar ndikimin e tyre në të gjithë rajonin.

Siç është treguar këto dy vitet e fundit nga kriza e paprecedentë e emigracionit dhe sulmet terroriste, Europa si një e tërë duhet të jetë më e bashkuar, më e koordinuar dhe më e mirë- pregatitur për zhvillime të mundshme destabilizuese, të përmasave njerëzore shumë të mëdha.

Pasiguria, paqëndrueshmëria dhe mospajtimi në atë se si i trajtojmë sfidat e së ardhmes me siguri do të rrisin pasigurinë për shoqëritë tona dhe do të vazhdojnë të shtyjnë qytetarët e dëshpëruar të Europës të mbështesin alternativat politike nacionaliste, populiste dhe ksenofobe, gjë që mund të vejë në pikëpyetje të gjithë rendin perëndimor.

Brexit ishte këmbana e parë e alarmit për një rend të ri e të pasigurtë në Europë, dhe zgjedhjet e ardhshme në Hollandë, Francë dhe Gjermani rrisin frikën se një Bashkim Europian i dobësuar mund të mos jetë i mirë për pjesën tjetër të Europës, dhe sigurisht që nuk do të ishte i mirë për pjesën tonë të botës që historikisht është shqyer mes Perëndimit dhe Lindjes.

Në këtë kuadër, Shqipëria duhet të forcojë politikën e saj të jashtme dhe rajonale, tradicionalisht pozitive dhe konstruktive, me një sens më të mprehtë qasjeje vizionare, të palëkundur në besimin tonë të sinqertë se integrimi i plotë i të gjithë fqinjëve tanë në BE dhe në NATO do ti shërbejë, jo vetëm të ardhmes së qytetarëve tanë, por dhe do të forcojë sigurinë dhe stabilitetin e një kontinenti të tërë. Besimplotë në aleancën tonë strategjike me Shtetet e Bashkuara, të cilën do të vazhdojmë ta çojmë më tej me administratën e re amerikane, dhe të sigurtë për integrimin tonë të plotë në Bashkimin Europian, mbështetemi në një partneritet të fortë dhe të shëndetshëm Trans-Atlantik.

Kjo do të thotë një Europë e qëndrueshme dhe tërësisht e plotësuar me Ballkanin, si pjesë integrale e saj, dhe një NATO e fortë dhe efikase.

Shqipëria do të vazhdojë të punojë kundër çdo alternative nacionaliste apo populiste në rajonin tonë, e bindur se vetëm një rajon i hapur, demokratik dhe pluralist, pa pengesa garanton stabilitet, siguri dhe progres social për shoqëritë tona.

Të udhëhequr nga parimet e pandryshuara të marrëdhënieve të hapura, të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë, ne do të vazhdojmë të mbështesim përshpejtimin e integrimit Euro-Atlantik të të gjithë fqinjëve tanë, si e vetmja alternativë që forcon paqen dhe sigurinë për të ardhmen.

Kjo është arsyeja pse Kuvendi i Shqipërisë ishte ndër të parët që ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të kënaqur se anëtarësimi në Aleancë i mikut tonë verior do të plotësojë një koridor bregdetar Adriatiko-Jonian tërësisht të sigurtë dhe të garantuar.

Ne do të vazhdojmë të intensifikojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer me Malin e Zi dhe do të mbështetemi tek minoriteti shqiptar atje, si një urë e shkëlqyer miqësie dhe partneriteti.

Marrëdhëniet tona shumë të ngushta me Kosovën janë ngritur drejt një bashkëpunimi institucional më cilësor, përmes shkëmbimeve në të dyja anët e kufirit.

Shqipëria do të vazhdojë të lobojë për më shumë njohje ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërkohë që do të çojmë përpara axhendën e integrimit të saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Kjo është e domosdoshme për qytetarët e Kosovës dhe jetike për të gjithë rajonin.

BE-ja nuk duhet ta vonojë më regjimin pa viza për qytetarët e Kosovës, ndërsa dialogu midis Serbisë dhe Kosovës duhet të avancojë me rezultate të prekshme dhe me një mirëkuptim konstruktiv dhe të ndërsjelltë. Shqipëria do të vazhdojë të nxisë normalizimin e plotë të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, që duhet të kulmojnë me njohjen e Kosovës.

Shqipëria duhet dhe do të vazhdojë të nxisë marrëdhënie më të ngushta dhe më të hapura me Serbinë, pasi nëse rajoni do të përparojë, ai duhet të hedhë pas krahëve zakonet dhe barrierat e vjetra, dhe të ecë përpara drejt shkëmbimeve më të shumta politike, kulturore, tregtare dhe ekonomike.

Angazhimi i sinqertë nga Tirana, qoftë me homologët tanë në Beograd, apo me përfaqësuesit tanë shqiptarë në Luginën e Preshevës në Jug të Serbisë, gjithmonë i ka drejtuar marrëdhëniet drejt një prirjeje pozitive.

Ndërkohë, Shqipëria do të vazhdojë të rrisë kontributin e saj për një Maqedoni të qëndrueshme dhe të zhvilluar, e cila ka nevojë të integrohet plotësisht në NATO dhe në BE. Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të inkurajojë faktorin e rëndësishëm etnik shqiptar që të jetë një forcë shtytëse për integrimin europian dhe për një orientim të qartë euro-atlantik.

Në ndjekjen e politikës tonë rajonale, ne do të vazhdojmë të mbështetemi fort tek dy fqinjët tanë të BE-së, Italia dhe Greqia, si dy partnerë jetikë dhe strategjikë dhe avokatë të fortë të axhendës tonë europiane dhe zhvillimit tonë ekonomik.

Ata që kanë qenë dëshmitarë të rendit të mëparshëm komunist në rajonin tonë e dinë shumë mirë që ekziston një lidhje direkte mes shoqërive të hapura demokratike dhe begatisë ekonomike.

Është në mënyrë të pamohueshme e vërtetë që axhenda euro-atlantike ka qenë vendimtare për çuarjen përpara të këtyre ambicieve për të gjithë rajonin.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për të gjithë ata që janë në vijën e parë të zhvillimit të të gjithë Europës Qendrore dhe Jug-Lindore.

Ndaj, detyra jonë për vitin 2017, në Shqipëri, kudo në Ballkan dhe përtej do të ishte përshpejtimi i veprimit tonë të përbashkët, së bashku me BE-në dhe NATO-n, si dhe me shoqërinë civile dhe grupet e interesit në vendet tona, për të forcuar kredencialet tona demokratike.

Kjo do të thotë forcim i dukshëm i shtetit të së drejtës, luftë më e ashpër kundër korrupsionit endemik dhe krimit të organizuar, sistem drejtësie solid dhe i pavarur, më shumë transparencë në mënyrën tonë të qeverisjes dhe llogaridhënie të plotë në jetën publike, si një element i panegociueshëm i rrugëtimit tonë drejt një zhvillimi të zgjuar dhe të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe social për brezat tanë të ardhshëm.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Moti i ftohtë rikthen dëborën, bie dhe në Sarandë

0

Ndërsa për dy ditë ndalën reshjet dhe koha u hap, ndonëse temperaturat shkuan deri në -25 gradë celsius, e marta ka rikthyer sërish dëborën.

Reshjet kanë nisur në zonat malore dhe verilindore, ndërkohë që një pjesë e fshatrave prek ditësh vijojnë të jenë të izoluar prej dëborës së parë dhe akullit.

Por ajo që është e pazakontë, është se reshjet e borës kanë nisur edhe në Sarandë, mëngjesin e së martës, gjë që nuk ndodhte prej vitit 1985.

Reshje dëbore janë shënuar edhe në Delvinë e Konispol, duke mbuluar gjithë zonat me bardhësi. Prej afro një jave, vendi ynë është përfshirë nga një i ftohtë siberian, me temperatura shumë të ulëta, të shoqëruara me dëborë dhe akull në të gjithë vendin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx