Ballina Blog Faqe 9531

Viktima e të ftohtit në Korçë pas divorcit s’kishte banesë, baba i dy fëmijëve

0

Zbardhen detaje të dhimbshme nga jeta e prerë në mes nga i ftohti ekstrem për 60- vjeçarin në Korçë, duke e çuar kështu në katër numrin e personave që humbën jetën në këto ditë dimri, për shkak të motit me acar.

Viktima i identifikuar si shtetasi Ilia Lifo është gjetur i pajetë në një punishte të vjetër, të cilën e kishte përshtatur si banesë prej gati një viti.

60-vjeçari është gjetur rreth orës 10:00, në ambientet e braktisura të ish- Poligonit të bonifikimit, një zonë periferike dhe me shumë pak lëvizje. Sipas të dhënave, trupi është konstatuar nga disa të njohurit e tij, të cilët banonin në afërsi të kësaj zone.

Pasi kanë shkuar mëngjesin e së martës për ta thirrur, ata kanë hyrë brenda ku edhe e kanë gjetur atë të pajetë. Menjëherë sapo është lajmëruar, policia ka shkuar në vendngjarje dhe pasi ka rrethuar godinën e amortizuar ka nisur kryerjen e veprimeve. Ilia Lifo prej një viti banonte i vetëm.

Në gërmadhën e përshtatur si banesë kishte vetëm pak orendi shtëpiake, mes së cilave edhe një sobë për t’u ngrohur dhe një krah me dru, që ai i kishte mbledhur për t’i përdorur në këto ditë të acarta. 60- vjeçari Lifo ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë, një djalë të martuar dhe një vajzë.

Por ai jetonte i vetëm, larg fëmijëve të tij. Prej më se një viti, ai ishte strehuar në godinën e braktisur dhe nuk kishte kontakte me të afërmit e tij, ndërsa mësohet se konsumonte alkool, pavarësisht faktit se kishte edhe probleme shëndetësore.

Sipas burimeve nga policia, gjatë ekspertizës së kryer paraprakisht rezultoi se Lifo ka gjetur vdekjen si pasojë e të ftohtit. Ai vuante edhe nga diabeti, si dhe nga problemet kardiake, çka ka shtuar dyshimet se përdorimi i alkoolit mund ta ketë rënduar më shumë gjendjen e tij.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, çka të nxjerrë në konkluzionin se vdekja ka ardhur për shkak të temperaturave nën zero.

Fillimisht u mendua se 60- vjeçari ishte një endacak, por kjo u mohua nga përgjegjësja e qendrës sociale Korçë, Irena Bozdo. Sipas saj, Ilia Lifo trajtohej me kemp të plotë, shkruan ‘Panorama’.

“Ne e njohim rastin në fjalë dhe personi nuk mund të quhet një endacak. 60- vjeçari trajtohej me pension invaliditeti, ka të afërm, dy fëmijë të rritur. Për aq sa ne e kemi trajtuar, di të them se ka qenë zgjedhja e tij të banojë tek ajo ngrehinë. Është një invalid pune, kishte probleme me zemrën. Trajtohet me pagesë nga sigurimet në masën 14.250 lekë dhe nga shërbimi social shtetëror paguhej me 3300 lekë (të rinj). Ishte i pastrehë dhe i përfshirë nga bashkia për bonusin e strehimit me subvencionim të qirasë. Lypës nuk ka qenë asnjëherë”, u shpreh ajo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 11 Janar 2017

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Horoskopi 11 Janar 2017 – ZBARDHI : Zjarr Televizion

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tiranë, një person kapet me armë

0

Një person në Tiranë është kapur me armë zjarri. Kujtim Çaushi, 56 vjeç, banues në kryeqytet u arrestua ditën e djeshme nga efektivët e komisariatit nr.6.

Ai dyshohej se dispononte armë zjarri, ku gjatë kontrollit të ushtuar në pjesën e prapme të banesës së tij, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë e tipit “Glock”, me një krehër dhe 13 fishekë.

Ndaj tij vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Moti i keq, Rama i përgjigjet Bashës: Në programin e PD, kaloriferë në çdo shtyllë

0

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ditën e djeshme vizitoi Kukësin për t’u njohur me situatën si pasojë e motit të keq dhe sulmoi qeverinë, duke kërkuar të shpallë gjendjen e emergjencës, vjen reagimi i Kryeministrit.

“Lulzimi thotë Qeveria po i le punonjësit e OSHEE nëpër shtylla që të ngrijnë! Në programin e PD parashikohen kaloriferë në çdo shtyllë✌”, shkruan Rama në postimin e bërë në Facebook, mesnatën mes të martës dhe të mërkurës.

Në një takim në bashkinë e Kukësit këtë të martë, me drejtuesit lokalë, kryedemokrati Basha tha se edhe pse të braktisur nga qeveria, qytetarët kuksianë ia kanë arritur ta përballojnë situatën.

“Situata e rënduar në të gjithë vendin. Qeveria nuk e merr përsipër emergjencën. Ia ka pasuar bashkive. Shpreh mirënjohjen më të thellë dhe keqardhjen për punonjësit e OSHEE të cilët punojnë në kushte kur shpëtohen nga banorët në situatë të vështira ku nuk është investuar këto 3 vjet. I lënë punonjësit e OSHEE të ngrijnë nëpër shtylla”, tha Basha, i cili i bëri thirrje Ramës që të shohë gjendjen në terren.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Basha në Kukës: Rama të dalë në terren e të shpallë emergjencën

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Kukës ku ka parë nga afër situatën në një prej zonave më të prekura nga i ftohti siberian që ka përfshirë vendin.

Në një takim në bashkinë e Kukësit me drejtuesit lokalë, kryedemokrati Basha tha se edhe pse ishin të braktisur nga qeveria, qytetarët kuksianë ia kanë arritur ta përballojnë situatën. Sipas tij, qyteti ndodhet në gjenje emergjence, por që qeveria nuk e shpall.

“Kam qenë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiakë. Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme. Puna në Kukës është për t’u lavdëruar. Këto janë ditë të vështira, me mungesë energjie. Ngrohja dhe drutë e zjarrit, problematikë e ngritur nga qytetarë të djathtë dhe të majtë. Regjimi për drutë e zjarrit është ndëshkues.

Situata e rënduar në të gjithë vendin. Qeveria nuk e merr përsipër emergjencën. Ia ka pasuar bashkive. Shpreh mirënjohjen më të thellë dhe keqardhjen për punonjësit e OSHEE të cilët punojnë në kushte kur shpëtohen nga banorët në situatë të vështira ku nuk është investuar këto 3 vjet. I lënë punonjësit e OSHEE të ngrijnë neper shtylla”, tha Basha, i cili i ka bere thirrje kryeministrit të shohë gjendjen në terren.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Hiqet flamuri grek nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë

0

Persona të paidentifikuar kanë hequr flamurin grek nga zyrat e OMONIA-s në Sarandë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Përmes një njoftimi për mediat OMONIA ka dënuar këtë akt duke kërkuar nga autoritetet që të nisin hetimet dhe të arrestojnë personat përgjegjës.

“Për herë të tretë brenda një viti persona të paidentifikuar dhunuan flamurin Grek në zyrat qendrore të “Bashkimit Demokratik të Minoritetit Etnik Grek –OMONIA” në Sarandë.

Fyerja ndaj simbolit tonë kombëtar, provokon ndjenjat e të gjithë Helenëve dhe çdo qytetari që mendon në mënyrë të shëndetshme”, thuhet në reagimin e OMONIA-s.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kokëdhima letër Ramës e Ruçit: Më tregoni statutin që më përjashtoi, ktheni vendimin

0

Një ditë më parë ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima, zbuloi shkresën zyrtare dërguar më 5 janar 2017, ku kërkoi nga kreu i PS-së, Edi Rama dhe sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, që të shpjegonin ligjërisht dhe juridikisht se ku ishte mbështetur shkarkimi i tij nga funksioni i Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin si dhe futjen jashtë rendit të ditës dhe votimin për përjashtimin e tij nga anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Ndërsa sot ai publikon shkresën dërguar më 27 Dhjetor 2016 në adresë të Komisionit të Garancive Statutore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, me objekt “Kërkesë për interpretim dhe gjykim”, lidhur me shkarkimin e tij dhe përjashtimin nga Asambleja Kombëtare e PS-së.

Më poshtë është kërkesa e plotë e z.Kokëdhima drejtuar Komisionit të Garancive Statutore të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Letra e Kokëdhimës dërguar Ramës dhe Ruçit

“Kërkesa e parë: Në cilësinë e Anëtarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe të kongresit të saj, ju kërkoj të interpretoni situatën aktuale kur nuk kemi të qartë se kush është statuti i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Siç jeni në dijeni, Kongresi i marsit të vitit 2016, shfuqizoi Statutit e mëparshëm dhe miratoi Statutin e ri në parim. Ky Kongres, la detyrë që në mbledhjen e parë të Asamblesë Kombëtare pas tij, të miratohej drafti i Statutit të ri.

Aktualisht qarkullojnë 3 drafte. Kujt prej tyre t’i referohem unë për nevojat që kam si anëtar i Partisë Socialiste? Cilin prej tyre ju e konsideroni si Statut të Partisë Socialiste në fuqi? Me cilin Statut funksionon aktualisht Partia Socialiste e Shqipërisë, ndërkohë që janë zhvilluar 2 mbledhje Asamblesh Kombëtare pas Kongresit në fjalë?

Kërkesa e dytë: Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 23 Dhjetor 2016, është vendosur shkarkimi im nga Anëtar i Asamblesë. Ky vendim është tërësisht i gabuar dhe i paligjshëm. Unë e kam mësuar këtë gjë nga mediat, sepse nuk kam qenë prezent në mbledhje gjatë kohës që është marrë ky vendim, i cili nuk ka qenë i përfshirë në rendin e ditës së Asamblesë Kombëtare. Kam kërkuar gojarisht të më vihet në dispozicion vendimi i Asamblesë, por deri më tani nuk më është dhënë. Ne ditët e ardhshme do t’i kërkoj edhe me shkrim. Pavarësisht kësaj, nisur nga të drejtat e mia, Ju kërkoj ta shqyrtoni dhe ta rrëzoni këtë vendim si të pabazuar në Statut, të pabazuar në procedura, të pabazuar në përmbajtje, si një vendim absolutisht të pavlefshëm. Kur të kem marrë në dorë dokumentat e Asamblesë, do t’ju paraqes parashtrimet e mia më të plota”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Çifti paguajnë 155 mijë dollarë për t’i shpëtuar jetën qenit

0

Një çift nga Brooklyn shpenzuan rreth 155 mijë dollarë për trajtimin mjekësor gjatë 3 viteve të shkuara të një qeni bulldog francez.

Kate dhe Ben Stern e adoptuan bulldogun e quajtur Jones, në vitin 2013, por atëherë ai ishte vetëm 6 muajsh. Qeni fillimisht nisi që të kishte të vjella dhe probleme me frymëmarrjen.

Më pas ai mori pneumoni. Për t’i shpëtuar jetën, çifti Stern pagoi shumën marramendëse dhe shprehen të lumtur që qeni i tyre është gjallë.

Kate dhe Ben ende nuk ishin gati që të hiqnin dorë nga qeni i tyre, i cili ishte edhe dërguesi i unazave në dasmën e tyre

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shokohet Italia, 18 mijë të përgjuar, mes tyre edhe Matteo Renzi

0

Spiunazhi ka tronditur Italinë. Policia italiane pas një hetimi disa mujor ka arritur të zbulojë një fakt tronditës; identifikimin e një rrjeti spiunazhi që survejonte prej vitesh krerët e policisë, institucioneve të ndryshme, administratën publike, sipërmarrës si dhe personalitete të larta politike, mes të cilëve edhe ish-kryeministrin Matteo Renzi dhe kreun e Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

Hetimi i kryer nga policia postare dhe prokuroria e Romës solli arrestimin e dy personave, inxhinierin bërthamor Giulio Occhionero, 45 vjeç dhe motrën e tij, Francesca Maria 49 vjeçe, të dy rezidentë në Londër por me banim në Romë dhe të njohur në botën e financës.

Ky grup menaxhonte një rrjet kompjuterësh të infektuar nga një virus që quhej “Eyepyramid” që u kishte mundësuar të grumbullonin prej vitesh njoftime të rezervuara dhe të dhëna delikate të dhjetëra personaliteteve, kryesisht në botën e financës.

Mes këtyre personaliteteve gjendet ish-kryeminsitri Matteo Renzi, kreu i BQE-së Mario Draghi, ish-kryeministri Mario Monti, ish-guvernatori i “Banca d’Italia” Fabrizio Saccomanni, ish-komandanti i përgjithshëm i “Guarda di Finanza”, Saverio Capolupo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx