Ballina Blog Faqe 9545

Shoku fut të miturin në një shtëpi të pabanuar në Durrës, tenton ta përdhunojë

0

Një djalë i mitur në Durrës është abuzuar seksualisht nga një djalë 15 vjeçar, të cilin e kishte shok lagjeje.

Adoleshenti A.E., banor i Durrësit, akuzohet se dje, në një shtëpi të pabanuar në lagjen Nr.12 të qytetit bregdetar, ka tentuar të kryejë marrëdhënie homoseksuale me 14- vjeçarin M.Ll., edhe ai nga i njëjti vendbanim me të dyshuarin.

Policia lokale tha sot se nisi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të 15-vjeçarit A.E., banues në Durrës.

Ka qenë i mituri i cili në sajë të rezistencës së bërë, ka mundur të shpëtojë nga synimet e atij që deri këtë të martë e dinte shok.

Mesohet se 14- vjeçari i cili është larguar duke vrapuar, i ka treguar çdo gjë të ëmës, duke bërë që së bashku të drejtohen për në polici për kallëzim.

I mituri ka treguar se kjo ishte hera e parë që i ndodhte diçka e tillë dhe se A.E., e kishte fqinj.

Për më tepër ai ka thënë se kishin dalë si zakonisht dhe teksa po rrinin pranë shtëpisë së pabanuar, 15- vjeçari ka tentuar të abuzojë seksualisht nëpërmjet dhunës, duke e goditur disa herë për shkak se nuk pranonte të bëhej “i tiji”.

Po ashtu, M.LL., i ka thënë policisë në prani të nënës dhe psikologut detajet e ngjarjes, se si fqinji nisi ta prekte me forcë, duke shtuar se as nuk i shkonte ndërmend një gjë e tillë, pasi A.E., nuk kishte lënë më herët sinjale të dyshimta.

Burime nga policia i thanë noa.al, se procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 15-vjeçarit, u bë për shkak të moshës së tij të mitur.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç e mbetur në tentativë”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

ZBARDHI : Zjarr Televizion – Kembimi Valutor 28 Dhjetor

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion: ZBARDHI – Kalendari historik 28 Dhjetor

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr Televizion – SHtypi i Dites 28 Dhjetor

0

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kodheli përgjigje Greqisë: Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO brenda dhe jashtë kufijve

0

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli i përgjigjet Greqisë lidhur me kërcënimet e fundit nga shteti fqinj dhe deklaratat e homologut grek Panos Kamenos pranë kufirit me Shqipërinë, ku u shfaq i veshur me rroba ushtarake.

“Një vend duhet të sillet si anëtar i NATO-s brenda dhe jashtë kufijve të tij. Besoj në vlerat që mbrojmë çdo ditë dhe se besoj më shumë në moton e aleancës “28 për një dhe 1 për 28”, u shpreh ajo në një intervistë për të përditshmen greke “Ethnos”.

Ministrja shqiptare u pyet dhe nëse ka një rritje të retorikes nacionaliste nga ana e Shqipërisë që prekin të drejtat e pakicës dhe minojnë klimën e besimit mes dy vendeve.

Në këtë drejtim Kodheli tha se Shqipëria hyn në ato vende me nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave të pakicave dhe kjo jo vetëm në ligj por dhe në atë dhe shihet dhe mendohet në jetën e përditshme.

“Mund të them pa ekzagjerim se në këtë çështje ne shqiptarët jemi unike. Çdo gjë tjetër është retorikë”, thotë Kodheli.

Ajo i ka dhënë përgjigje dhe çështjes së ngritjes së varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri, duke shtuar se kjo çështje por dhe të tjera të pazgjidhura janë në axhendën e së ardhmes dhe se ato duhet të formojnë shtyllat e një bashkëpunimi më të fortë mes dy vendeve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ndërron jetë aktori Bujar Lako, i pushon zemra

0

Ndahet nga jeta në moshën 68- vjeçare aktori i njohur shqiptar Bujar Lako. Ai gjeti vdekjen mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku kardiak.

Pavarësisht çdo tentative për t’i ardhur në ndihmë, Lako gjeti vdekjen. Aktori i ndjerë është vlerësuar me titujt “Nderi i kombit” dhe “Artist i merituar”.

Kush është Bujar Lako

Bujar Lako lindi në Tiranë më vitin 1948. Është një aktor i mirënjohur shqiptar.

Karrierën si aktor e fillon në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt bëhet i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës”. Pas kësaj ai realizon një sere figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni”, “Udha e shkronjave”, “Ballë për ballë”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime”, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve “Vizita e inspektorit”, “Monserati”, “Vdekja e një komisionari”, “Vdekja e Dantonit”, “Ditë vere”, “Ariu” etj. Në vitin 1992 interepretoi në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

Në vitin 1975 nderohet me çmimin e veçantë për filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori më i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni”.

Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë për ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori më i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur”.

Në vitin 1985 fiton titullin “Artist i Merituar”. Në vitin 2005 ka marë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku. Ky është çmimi më i madh i marrë nga një aktor shqiptar në një festival të kategorisë A.

Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i republikës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nje djal në Ballsh per para, rreh dhe kanos prindërit me thikë

0

Një dhunë e përsëritur e degraduar deri në përdorimin e thikës për kanosje ndaj prindërve të tij, për para.

Ermal Malaj, 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Ballsh, u arrestua ditën e djeshme pas denoncimit të bërë nga prindërit e tij.

Ai u vu në pranga pasi në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si edhe ka kanosur me thikë prindërit e tij, H.Malaj, 58 vjeç dhe T.Malaj, 53 vjeçe.

Burime nga policia thone se i riu ishte përdorues i pijeve alkoolike dhe në mënyrë të vazhdueshme u kërkonte para prindërve.

Po në gjendje të dehur, ditën e djeshme ai ka nisur të qëllojë prindërit e tij, madje në një moment ka rrëmbyer thikën e kuzhinës dhe është sulur drejt tyre.

Fatmirësisht dy bashkëshortët kanë mundur të shpëtojnë, duke mbajtur djalin nën kontroll.

Për shkak të veprimeve të përsëritura dhe shqetësimeve të vazhdueshme prindërit e denoncuan djalin në polici duke çuar në arrestimin e tij për veprën penale “Dhunë në familje”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Deputetët shqiptarë “në ajër”, 362 udhëtime me avion brenda 365 ditëve

0

Çdo ditë nga aeroporti i Rinasit, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë kryen një udhëtim ajror të paguar nga taksapaguesit shqiptarë.

Një dokument që mban firmën e sekretares së Përgjithshme të Kuvendit të Shqipërisë, Albana Shtylla, informon Byronë e Kuvendit për fluturimet e kryera nga deputetët dhe zyrtarët e Kuvendit për periudhën janar-nëntor të vitit 2016.

Në shkresën e sekretares së Kuvendit sqarohet se vetëm për këtë periudhë të vitit 2016, deputetët e Kuvendit kanë kryer 362 udhëtime në total të paguara nga fondi i caktuar për fluturimet.

Sekretarja e Kuvendit, duke theksuar faktin se udhëtimet e zyrtarëve janë të shpeshta dhe shpeshherë urgjente, ka kërkuar ndryshimin e procedurës së prokurimit për blerjen e biletave, shkruan “Panorama”.

“Në zbatim të kuadrit të prokurimeve me ‘Marrëveshjen Kuadër’, me një fond limit në shumën 30 milionë lekë nga data 03.12.2015 (data e nënshkrimit të marrëveshjes) ishte menduar/ planifikuar që kjo të funksiononte deri në 31.12.2016. Por kjo procedurë me këtë fond limit u kontraktua deri në datat 7-10 nëntor 2016.

Gjatë periudhës janar- 10 nëntor nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë janë ndjekur dhe realizuar 114 praktika udhëtimesh ndërkombëtare, ku kanë kryer 362 udhëtime deputetë dhe staf nga Kuvendi i Shqipërisë, nga të cilat 14 praktike me 70 pjesëmarrës kanë qenë në vendet e rajonit dhe ka vijuar udhëtimi me makina”, shkruan sekretarja e Kuvendit Shtylla në letrën e saj drejtuar Byrosë së Kuvendit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Trafik droge në Belgjikë, Krimet e Rënda u sekuestrojnë pronat dy personave

0

Pronat e dy personave, njëri nga Berati dhe tjetri nga Korça janë vënë nën sekuestro nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nën dyshimin se janë fryt i aktivitetit kriminal, pasi të dyshuarit janë dënuar në shtetin belg për trafik droge.

Disa pasuri të paluajtshme, përfshirë apartament, dyqan dhe sipërfaqe toke arë, janë sekuestruar nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasve Selim Duzha nga Berati dhe Eugen Gengo nga Korça.

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë, e cila është duke kryer hetim pasuror ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Duzha dhe Gengo janë shpallur fajtorë dhe dënuar në Belgjikë, së bashku me disa të tjerë, pasi janë akuzuar se janë përfshirë në trafik dhe shpërndarje lëndësh narkotike në vitet 2013-2014.

Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin në bazë të kërkesës për ndihmë juridike nga ana e autoriteteve belge, të cilat kishin krijuar dyshimin se Duzha dhe Gengu kishin transferuar në Shqipëri të ardhura që kishin krijuar nga aktiviteti i tyre kriminal.

Prokuroria në bazë të hetimeve të deritanishme, ka evidentuar disa pasuri të paluajtshme, për të cilat të dyshuarit dhe familjarët e tyre nuk kanë pasur mundësi reale për t’i krijuar me burime të ligjshme financiare.

Më konkretisht, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur nën sekuestro, këto pasuri:

Pasuri në emër të familjarëve Duzha (Dule)

-apartament me sipërfaqe 75 m2 në Plazh, Durrës

-njesi tregtare (dyqan) në Plazh, Durrës

-toke arë, me sipërfaqe 420 m2 ne Berat

Pasuri në emër të familjarëve Gengo

-tokë arë, me sipërfaqe 1450 m2 në Plasë-Korçë

-tokë arë, me sipërfaqe 865 m2 në Plasë-Korçë

-tokë arë, me sipërfaqe 790 m2 në Plasë-Korçë

-një automjet tip kamion “Man”

-një automjet tip “Jeep”

Në një prej pasurive të paluajtshme, familja Gengu ka si seli edhe një shoqëri transporti, të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR).

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Atentat me armë zjarri një personi në Shkodër, në gjendje të rëndë

0

Një personi në Shkodër i është bërë atentat me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.50 të ditës së sotme, kur në spitalin e Shkodrës është dërguar një person i plagosur.

Efektivët e policisë të sinjalizuara për ngjarjen, konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri 44- vjeçari Syrri Mehmetaj, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri.

Lidhur me këtë ngjarje janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Aktualisht grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx