Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Sekuestrohet hoteli në Sarandë, djali i pronarit i dyshuar për shfrytëzim prostitucioni
Prokuroria për Krime të Rënda ka sekuestruar hotelin në funksion “Rezidenca President” në bregdetin e Sarandës, pasi ekzistojnë dyshimet e arsyeshme se është ndërtuar nga paratë e siguruara prej aktivitetit kriminal në Belgjikë të pronarit Gentian Ndreu.
Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin pasuror në kuadër të ligjit “Antimafia”, pas kërkesës për ndihmë juridike të autoriteteve të Belgjikës.
Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është ndërtuar nga të ardhurat e siguruara nga aktiviteti i “Shfrytëzimit të prostitucionit”, për të cilin është hetuar në Liege (Belgjikë) shtetasi Gentian Ndreu.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, prokuroria kërkoi vendosjen e sekuestros mbi këtë pasuri, gjë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda.
Në bazë të të dhënave hetimore rezulton se Gentian Ndreu është pjesë e një procedimi penale për “Shfrytëzim prostitucioni” në Belgjikë. Ai akuzohet nga Prokuroria e Liege se, në vitet 1999-2003, ka shfrytëzuar për prostitucion një shtetase shqiptare.
Nga hetimit pasuror, i kryer nga Prokuroria për Krime të Rënda ndaj Gentian Ndreut dhe familjarëve të tij, rezultoi se babai i tij, Osman Ndreu ka në pronësi hotelin në Sarandë.
Gjithashtu, rezulton se asnjë prej familjarëve Ndreu nuk ka pasur mundësi ekonomike të mjaftueshme për të ngritur ndërtesën e hotelit, si edhe për zhvilluar sipërmarrje të tillë ekonomike.
Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se hoteli është krijuar nga të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal në Belgjikë i shtetasit Gentian Ndreu.
Prokuroria thotë se kjo pasuri plotëson kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur si ligji “Antimafia”.
Në vijim detajohen këto konstatime:
-së pari, pasuria është përfituar gjatë përfshirjes së dyshuar të shtetasit Gentian Ndreu .
-së dyti, kjo pasuri nuk i përgjigjet nivelit të të ardhurave të shtetasve Gentjan Ndreu dhe Osman Ndreu.
-së treti, ekziston rreziku i humbjes apo tjetërsimit pasi subjektet mund të marrin dijeni për hetimin dhe të tjetërsojnë këto pasuri.
Muriqan, një italian e dy shqiptarë kapen në kufi me kanabis
Një operacion i policisë së Shkodrës i koduar “Trip” ka zbuluar lëndë narkotike, duke vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian.
Ky operacion u zhvillua ditën e djeshme gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë Marco Cavanna, 58 vjeç, banues në Itali, shtetas italian dhe dy shqiptarët Elton Hyseni, 22 vjeç, banues në Itali dhe Arsen Hysaj, 29 vjeç, banues në Shkodër.
Ndalimi i tyre u bë pasi në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, italianit Cavanna në çantën e dorës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 124 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën në bashkëpunim me dy shqiptarët po tentonin ta kalonin përtej kufirit.
Tre të dyshuarit u arrestuan në kushtet e flagrancës, ndërsa në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim.

Veliaj uron Krishtlindjet: Bëj dikë të lumtur, festoni në një nga qendrat sociale
Me rastin e Krishtlindjeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës uron të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët e Tiranës për më shumë mirëkuptim dhe dashuri.
Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi një takim me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” për të ndarë urimin për një shoqëri më solidare ndaj të gjithë atyre personave që kanë më shumë nevojë.
Në mesazhin e tij, Veliaj shprehet se “me dashurinë që sjellin Krishtlindjet dhe festat e Viti i Ri, çdokush mund të jetë një qytetar më i mirë dhe mund të bëjë një gjest fantastik, për të qenë një qytetar i denjë”.
Kryetari i Bashkisë ftoi të gjithë ata të cilët gjenden në pamundësi ekonomike, që të festojnë në një nga qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës. “Gëzuaaar!
Ne i hapëm dhuratat me fëmijët më special të Tiranës. Këtë javë festo në një nga qendrat
sociale, bëj dikë të lumtur”, tha Veliaj.
Policia jep këshilla për drejtuesit e mjeteve në ditët e festave, ç’duhet të bëjnë
Specialisti i Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Ervin Dervishi, këshillon drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në ditët e festave.
Në një dalje për mediat ditën e sotme ai tha se sezoni i fundvitit është një sezon i mbushur me festa dhe me plot aktivitete ku nuk mungojnë hareja, organizimet mes miqsh, kolegësh, festat familjare etj, ku për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike, shpërqendrimit, shkujdesjes së drejtuesve të mjeteve, jo rrallë herë jemi përballur me aksidente me pasoja fatale për jetën e përdoruesve të rrugës.
Në këtë linjë ai tha se ky është një sezon me një shtim të fluksit të qarkullimit për të gjitha kategoritë e përdoruesve të rrugës.
Dervishi deklaroi se Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë përdoruesve të mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë në përdorimin e rripave të sigurimit për vete dhe për të gjithë pasagjerët në bord si dhe të kenë kujdes të veçantë ndaj këmbësoreve dhe çiklistëve.
“Të tregojnë mirëkuptim me drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe të mos shfaqin sjelle agresive dhe intolerace ndaj tyre. Të evitojnë përdorimin e substancave alkoolike si dhe limitet e shpejtësisë së lejuar. Të mos bëhen shkaktarë dhe burim aksidentesh për shkak të parakalimeve dhe mos qëndrimit në autokolonë kur ka radhë të gjata trafiku. Drejtuesit e mjeteve të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të mjetit”, u shpreh Dervishi.
Më tej kërkoi që këmbësorët nga ana e tyre të tregohen të vëmendshëm dhe të kujdesen për vete dhe për fëmijët apo të moshuarit që kanë në krah dhe të respektojnë shenjat e punonjësit të policisë si dhe vendkalimet për këmbësoret.
Aty ku vendkalimet mungojnë, janë të detyruar të presin derisa mjetet t’u japin përparësi atyre tha ai.
Ndërkohë për çiklistët, kujtoi që të përdorin kaskat mbrojtëse për sigurinë e tyre dhe të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor ashtu si të gjithë përdoruesit e tjerë të rrugës.
Për motoçiklistët bëri me dije, se e kanë kusht të panegociueshëm mbajtjen e kaskës mbrojtese dhe ndërkohë të jenë të kujdesshëm në respektimin e normave të sjelljes të kodit rrugor.
Po ashtu tha se Policia Rrugore është në detyrë dhe në funksion të rritjes së sigurisë rrugore do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës për të gjitha shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.
“Bashkëpunoni me Policinë rrugore dhe me të gjitha patrullat e policisë, telefononi në numrin 112 për Tiranën dhe 129 për qarqet, për çdo rast nevoje dhe shqetësimi. Nga ana tjetër, mos hezitoni të raportoni çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Denonconi çdo abuzim sado i vogël qoftë nga punonjësi i policisë në detyrë”, tha ndër të tjera.
Ai e mbylli fjalën duke bërë një thirrje për përdoruesit e rrugës, që të shmangin përdorimin e alkoolit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos shpejtojnë për të arritur aksidentin.
Kryepeshkopi Janullatos:Mposhtni arrogancën, Krishtlindje të mbara
Kryepeshkopi Janullatos:Mposhtni arrogancën, Krishtlindje të mbara
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos ka shpërndarë një mesazh urimi për Krishtlindje.Ai thekson se Krishtlindja është atmosferë dashurie, shprese dhe mundësie për të mposhtur arrogancën ndërsa uron të gjithë besimtarët për Krishtlindje të mbara.
Netanjahu e quan të turpshme rezolutën e OKB-së, sulmon SHBA
Netanjahu e quan të turpshme rezolutën e OKB-së, sulmon SHBA
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka konsideruar të turpshme rezolutën e OKB-së e cila bën thirrje për ndalimin e ndërtimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze.
Ai tha se Izraeli nuk do ti bindet kësaj rezolute e cila kaloi me abstenimin e SHBA-së që për herë të parë nuk vendosi veton.
Ky qëndrim i SHBA është cilësuar si tradhëti nga autoritetet izraelite që këtë radhë pas shumë vitesh nuk morën mbështetjen amerikane.
Netanjahu tha se në një kohë kur Këshilli i Sigurimit nuk po bën asgjë për të ndalur masakrën që po u bëhen gjysmë milioni banorëve të Sirisë në mënyrë të turpshme del kundër një demokracie të vërtetë në Lindjen e Mesme, siç është Izraeli dhe e konsideron murin perëndimor një territor të pushtuar.
Sipas Netanjahut administrata e presidentit Obama jo vetëm që dështoi të mbronte Izraelin kundër kësaj bande të OKB-së por për më tepër bashkëpunoi me ta.
Ai shtoi se po priste me padurim të niste bashkëpunimin me presidentin e ri Trump.
Fillimisht rezoluta që u hartua nga Egjipti u tërhoq pasi Izraeli kërkoi ndërhyrjen e presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, por u ripropozua nga Malajzia, Zelanda e re, Senegali dhe Venezuela.
Ajo u miratua me 14 vota pro dhe një abstenim. Ndërkohë Izraeli njoftoi se ambasadorët e tij në Zelandën e re dhe në Senagal do të ktheheshin në Tel Aviv për konsultime dhe se qeveria e tij do ti ndërpriste programin e ndihmave Senegalit. Ndërsa me Malajzinë dhe Venezuelën, Izraeli nuk ka lidhje diplomatike.
Nga ana tjetër rezoluta është përshëndetur nga qeveria e autoritet palestinez.
Një zëdhënës i presidenti Abas tha se kjo rezolutë ishte një shuplakë kundër politikës së Izraelit një dënim unanim për ndërtime dhe një mbështetje për krijimin e dy shteteve.
Ambsadorja amerikane në OKB Samantha Power nënvizoi se problemi i venbanimeve të reja Izraelit ishte shëndërruar në nëj kërcënim serioz për çështjen e formimit të dy shteteve në Lindjen e Mesme.
Shteti Islamik mund të sulmojë Shtetet e Bashkuara gjatë festave të fundvitit.
Shteti Islamik mund të sulmojë Shtetet e Bashkuara gjatë festave të fundvitit. Alarmi është dhënë nga FBI. Sipas Byrosë Federale të Hetimit, në shënjestër të atentateve mund të jenë kishat dhe vendgrumbullimet e njerëzve.
Sipas FBI-së, për momentin nuk ka ende kërcënime “specifike ose të besueshme”, por agjencia i bën thirrje forcave të rendit dhe popullsisë që të veprojnë me kujdes.
Ndërkohë një ditë më parë edhe Australia dha alarmin për sulme terroriste. 7 persona, 6 burra dhe një grua, të cilet kishin vënë në shenjestër sheshet dhe insitucionet kryesore të qytetive australianë gjatë festës së krishtlindjes u arrestuan.
Autoritetet australiane vendase njoftuan edhe shtimin e masave te sigurisë gjatë ditëve të festave të fundvitit.///
Panaire dhe ekspozita me rastin e festave të fund vitit në Berat
Berati muze e ka kthyer sheshin dhe pedonalen e qytetit në një arenë të vërtetë festive, ku që prej disa ditësh janë duke u organizuar evente kulturore, të cilat jo vetëm po mbushin qytetin me gjallëri, por po tërheqin vëmendjen e vizitorëve që nuk mungojnë dhe këto ditë dhjetori të ftohta. Panairi i prodhimeve bio të zonës dhe ai i produkteve të artizanatit, ekspozita dhe aktivitete të tjera festive janë zhvilluar në këtë virgjilje festash. Fëmijët e talentuar të grupit “Art Color”, të vlerësuar ndër vite me çmime ndërkombëtare sollën mbrëmjen e djeshme ekspozitën e fokusuar tek ikonografia “Në gjurmët e Onufrit”.
Profesor Jani Kumati që ka krijuar dhe drejton këtë grup fëmijësh u shpreh se ekspozita me rreth 70 vepra të krijuara në ikonografi, një temë mjat e veçantë kjo ka sjellë ndjeshmërinë dhe karakterin në veprat e tyre. Sinkron….
Ndërsa, më pas në qendër të qytetit u hap panairi ku u prezantuan prodhimet më të mira të zonës, ku verërat e famshme të Beratit ishin në krye të këtij panairi për të vazhduar me krijimet e mjeshtrave duar artë të Qendrës së Artizanit “Margarita”.
Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, u shpreh në fjalën e tij se këto ditë të fundit të vitit do të jenë të mbushura me evente, pasi qytetit i duhet gjallëria për të qënë në vëmendje të vizitorëve, por dhe të krijojë atmosferë për banorët.
Ish- banorja e “Big Brother” vjen me foto të nxehta
Ajo ishte një nga vajzat që u përfol më shumë në edicionin e këtij viti në spektaklin britanik “Big Brother”.
Kjo jo pa arsye, pasi Chloe Khan nuk la ‘gjë pa bërë’ brenda në shtëpi, që nga daljet zhveshur e deri tek seksi me partnerin.
Ndërkohë pas daljes nga shtëpia, ajo ka menduar të vetëfotografohet teksa mbanë veshur të brendshme të kuqe, që sipas saj janë veshjet seksi të një Babagjysheje.
Këto foto të nxehta kanë pushtuar rrjetin, pasi 25-vjeçarja nuk i ka lënë shumë vend fantazisë.







