Ballina Blog Faqe 9547

Dalin pamjet e arrestimit të Marjan Levantit, dëshmia: Prindërit e saj na ndanë

0

Një ditë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku ish dhëndri plagosi me thikë 3 anëtarët e familjes së ish gruas së tij, Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e arrestimit të 37 vjeçarit Marjan Levanti.

Ai u arrestua rreth një orë pas ngjarjes që ndodhi mbrëmë në rrugën Teodor Keko, në Tiranë, ndërsa në pamje duket i rrethuar nga një numër i madh policësh dhe me kapuç në kokë. Shkak i konfliktit është bërë ndarja e pasurisë pas divorcit me gruan e tij, historiania Helena Kocaqi.

Policia në njoftimin e saj tha se më datë 23.12.2016, tek numri i emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Teodor Keko”, tek një banesë private, ka të plagosur, dhe autori  është larguar. Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë i mundur identifikimi dhe kapja në kohë rekord, e më pas arrestimi i Marjan Levanti, 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasit, F. K. (ish vjerri), 72 vjeç, Q. K. (ish vjerra), 69 vjeçe dhe A. K. (ish kunati), 47 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa gjatë dëshmisë së tij përpara policisë Marian Levanti pranoi sot krimin. Para hetuesve, ai tregoi se plagosjen e kishte planifikuar. Sipas tij, ish vjehrra dhe ish vjehrri ishin shkaktarë të ndarjes së tij nga bashkëshortja, Elena Kocaqi, një historiane e njohur.

“U futa fshehur në banesën e ish-vjehrrit, u fsheha poshtë krevatit dhe prita deri sa të vinin në shtëpi. U hakmora pasi ata ishin shkaktarë që më prishën familjen e më ndanë nga gruaja. Kemi debatuar dhe herë të tjera dhe ata nuk më lejonin të takohesha me Elenën”.

Levanti më tej pohon se ndjehet i penduar për krimin e kryer dhe se ka kërkuar të dënohet. “Ndjehem i penduar dhe më dënoni për çfarë kam bërë”, mbyll dëshminë e tij para policisë Levanmti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitësi i Lezhës: Nuk doja të vrisja policin, doja vetëm paratë dhe makinën

0

Aldi Lleshi, 20 vjeçari i cili të enjten grabiti një makinë dhe plagosi me plumb në kokë efektivin e policisë Nikolin Gjergji është shprehur i penduar gjatë marrjes në pyetje nga blutë.

Në dëshminë e sjellë sot gazeta shqiptare mësohet se i riu nga Kurbini ka deklaruar se, “nuk doja ta vrisja, por të grabisja lekët dhe makinën. Qëllova, pasi u tremba dhe doja të largohesha”. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20 të së enjtes në autostradën Lac-Lezhë, në vendin e quajtu “Kryqëzimi”.

Burime nga policia pohuan se i riu nën kërcënimin e armës grabiti në qendër të qytetit të Lacit makinën e peshkatarit M.K. Më pas ai është drejtuar drejt autostradës së Milotit, por blutë kishin ngritur postbllok. Pikërisht në këtë moment ai ka qëlluar në drejtim të makinës së policisë dhe një plumb rikoshet ka goditur efektivin Nikolin Gjergjin.

Gjatë dëshmisë së tij, Aldi Lleshi ka pohuar se qëlloi në drejtim të makinave, me qëllim që t’i hapnin rrugën. Më pas ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me këmbë drejt një fushe pranë autostradës, duke mbajtur në dorë një pistoletë.

20 vjeçari u arrestua një orë më pas nga RENEA, ndërkohë që u plagos nga një snajper i forcave speciale. Ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për t’i hequr plumbin nga këmba, ndërsa ruhet nga forca të shumta sigurie.

Edhe efektivi Gjergji është jashtë rrezikut [për jetën, pasi plumbi ka qenë rikoshet dhe nuk i ka shkaktuar dëmtime në kokë. Burimet e mësipërme sqaruan se 20 vjeçari njihet si persona problematik në zonën e Laçit. Ai është arrestuar dy muaj më parë për plagosje të lehtë dhe kanosje,, ndërsa ishte lënë i lirë nga gjykata.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestohen dy anëtarë të bandës së Cërrikut, njëri i dënuar me burgim të përjetshëm

0

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona shumë të kërkuar, njëri prej tyre i dënuar me burg përjetë.

Në pranga është vënë Meti Bozi 58 vjeç banues në Cërrik, i dënuar me burg të përjetshëm për 16 vrasje të kryera në bashkëpunim.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim penal më datë 22.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim, 16 herë.

Bozi njihet si organizatori i masakrës së Cërrikut, ku mbetën të vrarë 6 punonjës të Gardës. Ai ishte arrestuar dhe më herët, por në vitin 2012 Gjykata e Apelit i dha lirinë, duke arsyetuar se kishte mungesë provash.

Në 23 maj të vitit 1997 kur njëra nga makinat e blinduara u fut në qytet është gjendur nën breshëri të shtënash. Gjithashtu makina është qëlluar me anti-tank nga Arjan Toska, ndërsa brenda saj është hedhur një granat.

Ky veprim ka bërë që disa nga gardistët të digjeshin, të tjerët të dilnin jashtë automjetit të blinduar duke rënë nën breshërinë e armëve. Në këtë ngjarje u plagosën edhe 16 efektivë të tjerë.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe një tjetër person i dënuar me 13 vite burg, Skënder Cano, 61 vjeç, banues në Cërrik. Cano u ndalua pasi është dënuar me 13 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes në  rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbardhen krimet e bandës së Niklës, nga atentatet te vjedhja e furgonit me drogë

0

Prokuroria e Krujës kërkon caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për disa persona, pjesa më e madhe e të cilëve u ndaluan dy ditë më parë në bazë të Urdhërit të Ndalimit të Prokurorit, pasi dyshohen se janë autorë të disa veprave penale, si “vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, “Shkatërrim prone me eksploziv, “Vjedhje me dhunë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhim e shitje lëndësh narkotike”.

Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e Prokurorisë paraditen e së shtunës më 24 dhjetor 2015. Prokuroria e Krujës ka nisur fillimisht hetimin për veprën penale të “Vrasjes me paramendim”, në tentativë, pas atentatit me lëndë eksplozive ndaj shtetasit Gentian Bejtja, më 19 Shtator 2016. Nga atentati, mbeti i plagosur “objektivi” Bejtja, si edhe u shkatërrua mjeti me të cilin ai po lëvizte në atë moment. Prokuroria e Krujës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, nisën hetimin për këtë rast, nga ku u sigurua informacioni se autorët e mundshëm të këtij atentati ishin shtetasit Oltion Caca dhe Edison Pula.

Ndërkohë që po kryheshin veprimet hetimore, u krijuan dyshime të arsyeshme se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, po përfshiheshin edhe në veprimtarinë e kundërligjshme në fushën e narkotikëve. Nga hetimet, rezulton se këta shtetas janë autorët e dyshuar të një ngjarjeje kriminale në fushën e narkotikëve, ndodhur ne fillim te muajit Dhjetor 2016.

Më konkretisht, Caca dhe Pula, në shoqërinë e Marklen Haka dhe Muharrem Sheta, kishin planifikuar të vidhnin një furgon, i cili transportonte kanabis sativa në territorin e Krujës. Për këtë arsye, ata kanë menduar që këtij furgoni t’i zinin pritë me një automjet, të cilin do e vidhnin ku të gjenin mundësi. Këta shtetas, të cilët rezultojnë që kanë qenë edhe të armatosur, janë ndihmuar nga i dyshuari Klaudio Ismailaj, kanë vjedhur mjetin e një taksisti në zonën e Kamzës, më 6 Dhjetor 2016.

Mbrëmjen e po asaj dite, të dyshuarit i kanë dalë para furgonit që transportonte lëndë narkotike dhe kanë tentuar ta nxjerrin nga rruga. Drejtuesi i furgonit ka tentuar t’u shmanget, por pas një rrugëtimi, është detyruar të largohet nga mjeti, duke lënë çelësat brenda në makinë. Më pas, të dyshuarit kanë marrë furgonin dhe e kanë fshehur në Nikël. Brenda furgonit gjendej një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Ndërkohë, Prokuroria e Krujës kishte siguruar materialin e nevojshëm për autorët e dyshuar për atentatin e shtatorit në mjetin e Gentian Bejtja dhe, për këtë arsye, më 19 Dhjetor 2016, nxjerr urdhër-ndalimi për Oltion Caca dhe Edison Pula. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se, për atentatin, këta dy shtetas kanë bashkëpunuar edhe me shtetasit Edison Bami.

Në kuadër të këtyre urdhrave, nga ana e strukturave policore më datë 19.12.2016 në lagjen numër 13 Plazh është ndaluar për kontroll mjeti me targë AA xxx GG që drejtohej nga shtetasi Klaudio Ismalaja, në këtë moment është konstatuar dhe një mjet tjetër tip fuoristradë me targe AA xxx Pf me drejtues mjeti shtetasi Oltion Caca  i cili është larguar në drejtim të vendit Përroi i Agait.

Nga ndjekja e bërë dhe kontrolli i territorit është arritur të gjendet mjeti i braktisur dhe i mbyllur dhe në në distancë prej tetëqind metra është gjendur e fshehur gjithsej 54 (pesëdhjetë e katër ) pako që pas peshimit ka rezultuar të jetë e peshës  110 (njëqind e dhjetë) kg e 845 (tetëqind e dyzet e pesë) gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Kjo lëndë narkotike rezulton se është siguruar në Tepelenë dhe po transportohej drejt Fushë-Krujës.

Nga tërësia e veprimeve të kryera ka rezultuar që të implikuar në veprimtarinë në fushën e narkotikëve janë të përfshirë dhe shtetasit Klaudio Ismalaja dhe Arbër (Atsrit) Rryçi.

Ndërkohë, ka rezultuar se edhe Muharrem Sheta ka bashkëpunuar dhe në episode të tjera të transportit të lëndëve narkotike në drejtim të qytetit të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu, rezulton se edhe xhaxhai i Oltion Caca, shtetasi Ilir Caca, ka bashkëpunuar në veprimtarinë e narkotikëve, duke i siguruar informacion për transportin e lëndës narkotike me furgonin, të cilit më pas iu zu pritë nga të dyshuarit.

Gjithashtu, ka dyshime se janë të përfshirë si bashkëpunëtorë në sigurimin e lëndës narkotike edhe Fadjol Anamali, Arjan Ademi. Për të gjithë personat e përfshirë, Prokuroria e Krujës ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Nga të dyshuarit, është në kërkim shtetasi Oltion Caca, i cili nuk është mundur të ndalohet. Gjithashtu, në kërkim rezulton edhe i dyshuari Edison Pula, i cili arriti t’i largohej mbikëqyrjes policore në Komisariatin e Krujës, pas ndalimit të tij.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksident në Fier, makina përplas për vdekje 60 vjeçarin

0

Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit Fier, në vendin e quajtur ”Autogrili”, ku Vasil Latifaj, 41 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “BENZ”, me targë AA 891 DL, ka përplasur 60 vjeçarin Fatmir Kaja i cili po lëvizte me biçikletë.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku i është nënshtruar mjekimit të mjekëve, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama i del në krah Tahirit për mos arrestimin e Balilit: Nuk pranoj leksione, deri dje hante qengja

0

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë për mos arrestimin e të shumëkërkuarit për trafik droge, Kelmend Balili.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme, ai tha se, “Unë nuk mund t’i pranoj në botë akuzat ndaj policisë për Kelmend Balilin. A mund t’i thuhet shtetit më të fortë të botës, se ishte e implikuar me trafikantin më të madh të drogës? Kelmend Balili është shpallur në kërkim dhe do të arrestohet”.

Në vijim ai shtoi se edhe për trafikantët në Amerikë, qeverisë amerikane i është dashur shumë punë dhe kohë për të arrestuar.

Ai shtoi se refuzon ngado që të vijnë qoftë nga sharlatanët apo qoftë nga dashamirësit të goditet ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për Kelemend Balilin, duke nënvizuar se nuk do që t’i japë leksione askush.

Sipas tij, Balili deri dje nuk do ishte në kërkim, por do ishte duke ngrënë qengja dhe duke dëgjuar çiftelinë me shefat e policisë, por se sot është i fshehur vrimave dhe herët ose vonë do të shkojë prapa hekurave.

“Është e ulët të akuzosh ministrin e Brendshëm dhe policinë pse nuk arrestohet sot një kriminel. Mund të kritikosh, mund të kërkosh llogari, mund të bësh hetim, por nuk mund të dalësh të akuzosh. Bosët e krimit nuk i sollëm ne në 2013, por i gjetëm këtu. Doni dhe mes nesh, problem i madh shumë ne e kemi bërë shumë të qartë kjo Shqipëri ishte kur një drejtor i lartë ishte i dënuar”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lirimi i Lul Berishës, ish- drejtori i burgut të Durrësit: Nuk i llogaris unë ditët e dënimit

0

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për ish- drejtorin e burgut të qytetit bregdetar Astrit Kotaj, i arrestuar pas lirimit të Lulzim Berishës.

Ai akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre lidhur me lirimin me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit.

Në seancën e sotme ai tha se nuk ka lidhje me dinamiken e përllogaritjes së ditëve të dënimit të Lul Berishës.

Në vijim është shprehur se nuk është jurist dhe nuk e njoh procedurën.

“Përllogaritja e ditëve të dënimit është puna e juristit dhe jo e drejtorit të burgut. Nuk i di detajet e kësaj dinamike, pasi nuk e njoh as juridikisht. Jam shmangur sa mundesha nga kjo procedurë pasi nuk e njoh nga ana teknike. Personalisht nuk kam bërë shkelje ligjore si drejtor, kjo është puna e zyrës juridike”, deklaroi ai.

Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe juristi i burgut Durrës T.L., i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumentave”, në vijim të hetimit të nisur kryesisht për lirimin me kusht të të dënuarit Lulzim Berisha.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë së Durrësit, rezulton se drejtori burgut dhe juristi i këtij institucioni, akuzohen se kanë llogaritur në mënyrë të kundërligjshme kohën e qëndrimit të burgim të të dënuarit.

Në bazë të shqyrtimit të dosjeve përkatëse të burgut Durrës, Prokuroria ka arritur në konkluzionin se të dënuarit Lulzim Berisha duhej të kryente edhe të paktën 2 vjet e 7 muaj burgim, para se të mund të përfitonte nga parashikimet ligjore për lirimin me kusht.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Paradoksi, Asambleja e PS shkarkon Koço Kokëdhimën pasi dha dorëheqjen

0

Paradokse politike shqiptare mund të quhen veprimet e sotme në PS, ku Asambleja Kombëtare, vendosi të hedhë në votim shkarkimin e Sekretarit të kësaj partie për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima, edhe pse më herët ai kishte shpallur dorëheqjen.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vendosi sot me shumicë të konsiderueshme votash shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.

Kokëdhima u shkarkua me 155 vota pro dhe vetëm 3 kundër.

Në tekstin e kërkesës për shkarkim drejtuar asamblesë thuhej se Kokëdhima prej disa muajsh ka krijuar shqetësim në bazën e PS dhe ka përdorur retorikë përçarëse si dhe aktivitet vetjak të shkëputur nga veprimtaria e partisë.

Ish deputeti Kokëdhima dha sot dorëheqjen e parevokueshme nga postet e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, para se ajo të shqyrtonte shkarkimin e tij të përcaktuar në rendin e ditës. Kokëdhima tha se jepte dorëheqjen e parevokueshme për të mos vënë në vështirësi kolegët e tij.

Pas dorëheqjes, Kokëdhhima deklaroi se do të vazhdojë lëvizjen e tij brenda Partisë Socialiste dhe se po përgatitet për zgjedhjet.

Kërkesa e PS, ja si u motivua para votimit

Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 18 “Detyrat e asamblesë”, Neni 22 “Masat disiplinore”, Neni 71 “Votëbesimi” si dhe në Rregulloren e AK “Për votëbesimin në parti”: Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant në bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialistë; Bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSH si dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Rregullores për Votëbesimin në Parti”,

Kërkojmë: Shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSH-së. – Anëtarët e Asamblesë Kombëtare

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

KE i jep Shqipërisë 89.7 milionë euro: Granti i nevojshëm për reformën në gjyqësor

0

Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut, Komisioni Europian ka miratuar Programin 2016 për Shqipërinë, i cili parashikon një grant prej 89.7 milionë Euro. Përmes këtij granti, synohet që vendit tonë t’i ofrohet mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe për plotësimin e prioriteteve. Granti 89.7 Euro ka në fokus forcimin e shtetit ligjor, reformën në sistemin gjyqësor dhe luftën ndaj korrupsionit.

“Programi ndjek politikën e zgjerimit “në fillim parimet” duke u fokusuar në fushat e shtetit ligjor, të drejtave themelore, qeverisjes së mire, zhvillimit ekonomik dhe konkurrencës. Ai mbështetet në programet 2014 dhe 2015 në kuadrin e Instrumentit për Asistencën Para-Anëtarësim (IPA II), që arrin në një total prej 649.4 milionë Euro për Shqipërinë gjatë periudhës 2014-2020.

Programi mbështet në mënyrë specifike zbatimin e strategjisë së Shqipërisë për luftën kundër korrupsionit dhe reformën e gjyqësorit, duke vazhduar programin e tij të asistencës teknike EURALIUS’, thuhet në njoftimin zyrtar.

Gjithashtu programi mbështet edhe sektorin e transportit, me fokus te mirëmbajtja e rrugëve për të siguruar efikasitetin në planifikimin dhe shpenzimin e burimeve publike.

Gjithashtu, do të sigurohet mbështetje për sektorin e mjedisit me fokus te zbatimi i strategjisë për furnizimin me ujë dhe ujërat e zeza, si dhe te bujqësia dhe zhvillimi rural, veçanërisht për zhvillimin e një kadastre të truallit dhe përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe standardeve veterinare dhe fitosanitare, duke pasur parasysh forcimin e eksporteve agro-ushqimore, si dhe sektorin e peshkimit. Kjo do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, duke krijuar më shumë vende pune dhe prosperitet për gjithë  qytetarët e saj.

Veç kësaj, do të sigurohet asistencë financiare për shoqërinë civile dhe për mbështetjen e pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet dhe agjencitë e Bashkimit Evropian, si “Erasmus+”, “Horizon 2020” dhe “Creative Europe”, në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve shqiptarë. Shqipëria përfiton gjithashtu nga asistenca e BE-së në kuadrin e programit shumëvendësh IPA II, që siguron mbështetje financiare në shkallë rajonale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dalin pamjet e ngarkesës së drogës së sekuestruar në Vlorë, 1.2 ton

0

Lënda narkotike e sekuestruar në Vlorë është plot 1 ton e 240 kilogramë.

Policia e Vlorës publikon pamjet e ngarkesës së bllokuar ende pa zbardhur e premtja dhe jep detaje nga operacionit.

Më konkretisht gjatë patrullimit në vijën bregdetare të Vlorës, në plazhin midis Petroliferës dhe Triportit, Policia Kufitare ka bërë të mundur konstatimin dhe bllokimin e një kamioni të markës Iveco me targë AH 117 AB, brenda të cilit u gjet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga kontrolli i ushtruar në zonën përreth, Policia Kufitare ka gjetur të braktisura, një fuoristradë Toyota me targë CA 4816 BY, një makinë Land Rover me targë AA 889 FI, një karelë për transportimin e mjeteve lundruese, si dhe sende të tjera të cilat do dërgohen për ekzaminime laboratorike.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas kontrollit të ushtruar brenda në kamion, kanë gjetur një sasi me lëndë narkotike e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 1240 kilogramë.

Lënda narkotike ishte e ndarë dhe paketuar në 116 paketime, mbështjellë me natriban, qese dhe thasë plastikë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Vendore vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Aktualisht vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx