Ballina Blog Faqe 9551

Trafik droge drejt vendeve të BE, 22 të arrestuar në Shqipëri dhe Itali

0

Një operacion i përbashkët antidrogë i policisë shqiptare dhe asaj italiane, ka vënë në pranga 22 persona të akuzuar për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Operacioni i koduar “Boaster”, i nisur në orën 06.00 të mëngjesit të sotëm, ka arrestuar 22 persona në Itali dhe Shqipëri, më konkretisht 20 në shtetin dhe dy në vendin tonë.

Në operacion janë përfshirë Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ZQK Interpol Tirana, policia e Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit.

Në kuadër të Operacionit “Boaster”, sot në orën 06:00, në vendin tonë dhe në Itali.

Të arrestuarit janë të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e Bashkimit Europian.

Dy prej të prangosurve janë arrestuar në vendin tonë në orët e para të mëngjesit. Operacioni ka filluar në të njëjtën orë dhe është ende në zhvillim.

Të arrestuarit janë Enea(Eldi) Milla (Doma), 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe Adriatik Alshabani, 29 vjeç, lindur në Durrës.

Operacioni vijon ende dhe në përfundim të tij do të bëhen me dije edhe emrat e të arrestuarve në Itali

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarr në një banesë në Tiranë, humb jetën një person

0

Një person ka humbur jetën gjatë mbrëmjes së sotme pasi një banesë në Tiranë u përfshi nga flakët.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 tek rruga “Petro Nini Luarasi” në kryeqytet.

Viktima është një 50 vjeçar, me iniciale A.F., i cili dyshohet se ka mbetur i asfiksuar si pasojë e rënies së zjarrit në katin e pestë të një pallati, ku më pas është përfshirë nga flakët.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kamioni u përplas mbi turmën me njerëz në Berlin, konfirmohen 9 viktima dhe 50 të plagosur

0

Një kamion në Gjermani ka hyrë në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke i marrë jetën të paktën 9 personave, si dhe duke lënë të plagosur persona.

Tregu ku ndodhi ngjarja është në Breitscheidplatz, në afërsi të kishës Kaiser Wilhelm në Kurfuerstendamm.

Një dëshmitar ka raportuar se disa “njerëz janë shtypur”, ndërsa një tjetër ka treguar se shumë njerëz kanë mbetur pa ndjenja në tokë.

Nuk është përcaktuar ende nëse bëhet fjalë për një aksident, por mediat gjermane shkruajnë se dyshohet për një sulm terrorist.

Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit disa minuta pak pas tragjedisë.

Departamenti amerikan i Shtetit, gjatë muajit nëntor, pati lëshuar një paralajmërim për “rrezik të lartë nga sulmet terroriste në Evropë, sidomos gjatë sezonit të festave të fundvitit”

633083__b1ymmthvx 633083__rjexx6s4l

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

NDIHMA PER FAMILJET DHE FEMIJET NE NEVOJE

0

NDIHMA PER FAMILJET DHE FEMIJET NE NEVOJE

AAC KA ZGJEDHUR FESTOJE NDRYSHE KETE FUNDVIT. DREJTORI EKZEKUTIVZ.FLAMUR CELAJ SE BASHKU ME STAFIN E TIJ KANE AKORDUAR NJE FOND TE KONSIDERUESHEM PER TJU ARDHUR NE NDIHME FEMIJEVE DHE FAMILJEVE NE NEVOJE. KY FOND ESHTE KRIJUAR DUKE KONTRIBUAR VULLNETARISHT STAFII AAC E STRUKTURAT DREJTUESE. SOT, ME DATE 18 DHJETOR, AAC ISHTE NE VLORE, NE FAMILJEN E SKENDER DULES. RASTI I FAMILJES DULE ESHTE JO PAK INJOHUR PER QYTETIN E VLORES PER SHKAK TE KUSHTEVE EKSTREME NE TE CILAT JETOJNE DY GJYSHRIT DHE TRE NIPRIT E VEGJEL TE TYRE. DREJTORI EKZEKUTIV I AAC ISHTE VET SOT I PRANISHEM, BASHKE ME NJE PJESET E STAFIT TE TIJ , PER TI KOMUNIKUAR FAMILJES DULE SE SHTEPIA E TYRE DO TE RINDERTOHET E DO TE KTHEHET  NE TE BANUESHME FALE KETIJ INSTITUCIONI. AAC DO TEJETE NE NDJEKJE TE KETIJ RASTI DERISA PUNIMET TE PERFUNDOJNE E NE SHTEPINE E Z.SKENDER TE NDIZEN DRITAT E PEMES SE VITIT TE RI. KY MISSION I AAC DO TE VAZHDOJE PER TE NDJEKUR RASTE TE TJERA TE CILAT KERKOJNE VEMENDJE DHE NDERHYRJE TE MENJEHERSHME. FOKUSI I FONDIT TE AKORDUAR NGA AAC DO TE JETE QYTETI I VLORES

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

NJË FESTË ME MIQTË DHE PËR MIQTË “ALBANIA RAFTING GROUP” NDAN SUKSESET DHE SFIDAT E VITIT NË BERAT

0

NJË FESTË ME MIQTË DHE PËR MIQTË “ALBANIA RAFTING GROUP” NDAN SUKSESET DHE SFIDAT E VITIT NË BERAT

 

ALBANIA RAFTING GROUP KA MBYLLUR ME NJË FESTË MIQËSORE VITIN 2016 DUKE MBLEDHUR BASHKËPUNËTORË, MIQË DHE DASHAMIRËS TË SPORTIT TË AVENTURËS.  ‘NJË FESTË ME MIQTË DHE PËR MIQTË’  KËSHTU E CILËSON ALBANIA RAFTING GROUP MBRËMJEN E FUND VITIT, QË KA SI QËLLIM NDARJEN E SUKSESEVE TË NJË VITI TË GJATË PUNE PËR ZHVILLIMIN E SPORTIT TË AVENTURËS DHE PROMOVIMIN E GJITHË ZONËS TË SKRAPARIT, POR JO VETËM.

MBRËMJA E DJESHME KA MBLEDHUR NË BERAT  SKUADRËN E RAFTING, TASHMË NJË GRUP I MADH DJEMSH DHE VAJZA TË APASIONUAR PAS SPORTIT TË AVENTURËS, MIQË DHE TË FRUAR TË TJERË, TË CILËT GJATË KËTIJ VITI QË PO LËM PAS MUNDËSUAN FAL USHTRIMIT TË KËTIJ SPORTI NUMRI I VIZIORËVE TË RRITET NË TË GJITHË QARKUN.

BLERINA AGO, NË EMËR TË ORGANIZATËS U NDAL NË FJALËN E SAJ PËRSHËNDETËSE NË DISA NGA MOMENTET MË TË RËNDËSISHME TË VITIT 2016, DUKE PËMENDUR PJESËMARRJEN NË KONGRESIN E TURIZMIT BOTËROR NË ALASKA, NDËRKOHË QË SFIDA MBETET NISJA NGA PUNA E ALBANIA ADVENTURE RESORT, QË DO T`I JAPË FRYMË GJITHË ZONËS SË SKRAPARIT NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM TË NATYRËS DHE AVENTURËS.

NDËRSA, ZAMO SPATHARA, PRESIDENT I ALBANIA RAFTING GROUP THA NË FJALËN PËRSHËNDETËSE SE PUNA ME USHTRIMIN E SPORTEVE TË AVENTURËS SAPO KA NISUR DHE SHQIPËRIA SHUMË SHPEJTË DO TË JETË MES VENDEVE TË TJERA TË USHTRIMIT TË KËTYRE SPORTEVE.

albania-rafting-group

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Turqi, vritet ambasadori rus në Ankara. Autori: Hakmarrje për Alepon

0

Agjencia ruse e lajmeve, RIA raporton se ambasadori rus i plagosur në Ankara ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, transmeton Reuters.

Mediat turke  kanë raportuar se ambasadori i Rusisë në Turqi, Andrei Karlov është “plagosur rëndë” si pasojë e një sulmi me armë zjarri, por qe per fat te keq nuk mundi ti mbijetonte plageve te marra duke humbur jeten per ne spital .

Atentatori u ekzekutuar nga nje operacion i menjeheshem te forcave te policise .

turqi-3ambasadori-rus

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

SHEFJA E FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR CHRISTINE LAGARDE ËSHTË SHPALLUR FAJTORE NGA GJYKATAT FRANCEZE.

0

SHEFJA E FONDIT MONETAR NDËRKOMBËTAR CHRISTINE LAGARDE ËSHTË SHPALLUR FAJTORE NGA GJYKATAT FRANCEZE.

AJO AKUZOHET PËR NEGLIZHENCË GJATË PERIUDHËS KUR ISHTE MINISTRE FINANCE E FRANCËS, DUKE FAVORIZUAR MANJATIN BERNARD TAPIE, SHUMË E CILA ARRIN NË 400 MILIONË EURO. BËHET FJALË PËR SHITJE E MARKËS SPORTIVE ADIDAS NË VITIN 2007.

AJO SHPALLET FAJTORE PËR NEGLIZHENCË NGA ANA E GJYKATËS.

ISH-MINISTRJA PËR PERIUDHËN 2007-2011, MUND TË PËRBALLEJ DERI NË 1 VIT DHE 15 MIJË EURO GJOBË.

MEGJITHËSE ËSHTË DËNUAR, LAGARD NUK DO TË KRYEJ NDONJË BURGIM.

ZONJA LAGARDE NUK ISHTE E PRANISHME NË SEANCË GJATË SHPALLJES SË VENDIMIT.

LAGARDE, IA KALOI PËR SHQYRTIM NJË PANELI ARBITRAZHI ÇËSHTJEN E TEJ ZGJATUR TË MOSMARRËVESHJEVE SË BIZNESMENIT ME BANKËN “CREDIT LYONNAIS”, DHE TAPIE PËRFITOI NJË DËMSHPËRBLIM PREJ 400 MILIONË EUROSH.

BIZNESMENI ISHTE SIMPATIZANT I ISH-PRESIDENTIT FRANCEZ, NICOLAS SARKOZY, DHE HETUESIT DYSHOJNË SE MARRËVESHJA NË FAVOR TË TIJ ISHTE NJË LLOJ SHPËRBLIMI PËR MBËSHTETJEN E DHËNË ISH-KREUT TË ELIZESË NË ZGJEDHJET E 2007-S.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

VLORE: BEN BLUSHI SHAN RAMEN

0

VLORE: BEN BLUSHI SHAN RAMEN

VLORA KA DETYRIMIN PER TE HEDHUR NE KOSH DHE  LARGUAR  DEPUTETIN QE E SOLLI NE PUSHTET DHE QE SOT ESHTE KRYEMINISTER EDI RAMEN. NE PREZANTIMIN E PARTISE LIBRA NE VLORE DHE NGRITJEN E STRUKTURAVE TE KESAJ FORCE POLITIKE ,BEN BLUSHI  DHE MIMOZA HAFIZI,DY NISMETARET E PARTISE LIBRA KANE KERKUAR MBESHTETJEN MAKSIMALE TE TE GJITHEVE ,VLONJATEVE DHE SHQIPTAREVE,PER TE RREZUAR  NGA PUSHTETI TE GJITHE ATE TE CILET NE KETO 25 VJET VETEM KANE DEMTUAR SHQIPTARET. NE KEMI GJETUR NJE MBESHTETJE SHUME TE MADHE NE VLORE DHE PER KETE I FALENDEROJME TE  GJITHE –KA THEKSUAR BLUSHI. SOT JEMI KETU PER TE THMELUAR LIBREN E VLORES,DHE JAM SHUME I KENAQUR QE KA SHUME VLONJATE TE  BINDUR SE KA ARDHUR KOHA E NDRYSHIMIT. VLORA DUHET TA LARGOJE ATE QE SOT ESHTE KRYMINISTER DHE DEPUTET I VLORES I ZGJEDHUR NE VITIN 2013

BLUSHI KA BERE ME DIJE  SE PJESE E LIBRES MUND TE JETE KUSHDO,I MAJTE DHE I DJATHTE,PAVARSISHT BINDJES POLITIKE,POR QE E SHEH VETEN TEK LIBRA DHE QE MENDON SE ESHTE KOHA E DUHUR PER TE NDRYSHUAR POLITIKEN  SHQIPTARE. VLORA ESHTE  E NENSHTRUAR NGA RILINDJA KA THENE BLUSHI,NDERSA PAS VITIT 97 ESHTE  HERA E PARE QE SHOH NJE PESIMIZEM KAQ TE MADH

LIBRA ,FORA ME E RE POLITIKE,PREZANTOHET NE VLORE. NE NJE TAKIM ME QYTETARE QE I KA FTUAR TE JENE PJESE E LIBRES,PJESE E NDRYSHIMIT.///

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Grabitja në Tiranë, autorët harruan armën brenda bankës

0

Dalin detaje të reja nga grabitja e armatosur e ndodhur mëngjesin e sotëm, në filialin e një banke në kryeqytet.

Duke dhënë detaje mbi ngjarjen, policia thotë se grabitja ka ndodhur rreth orës 08:25, tek një filial i një banke të nivelit të dytë, tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”.

Në bankë kanë hyrë dy persona të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, të cilët pasi kanë neutralizuar sigurimin e bankës, kanë vazhduar drejt kasës.

Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, e cili është dyshohet se është lënë nga një prej grabitësve.

Mësohet se grabitësit kanë goditur punonjësit e sigurisë dhe për shkak të nxitimit pas marrjes së parave, shumë ende e papërcaktuar, kanë lënë edhe armën.

Pas ngjarjes të dyshuarit u larguan me një motor të vogël, në rrugicat e zonës së “21 Dhjetorit”.

Grabitja ndodhi pak minuta pasi ishte hapur filiali i bankës dhe paratë e marra janë ato që kanë qenë në arkë, ndërkohë që nuk është arritur deri në kasafortë.

Policia po heton për zbulimin e gjurmëve të gishtërinjve që mund të jenë lënë në armë, me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë kamerat e sigurisë, pritet të ndihmojnë hetuesit, për identifikimin e grabitësve, të cilët humbën gjurmët pas ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Amerikania e përdhunuar nga kamarieri, me mision në Shqipëri: Më ndoqi pas

0

Një shtetase amerikane, rezidente në Tiranë, ka denoncuar në polici për përdhunim kamerierin e një bari ku ajo kishte qëndruar disa orë, rreth një javë më parë.

Shtetasja e huaj, një afro-amerikane, 37-vjeçare, e cila është pjesë e një misioni të huaj në Shqipëri, ka kallëzuar ngjarjen në komisariatin nr.1 dhe policia ka bërë të mundur arrestimin e të dyshuarit për ngjarjen.

Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se shtetasja e huaj, me iniciale L.R., 37 vjeçe, është paraqitur për të bërë kallëzim në komisariatin nr.1 paraditen e së premtes.

Ndërsa shpjegonte se ngjarja kishte ndodhur më datë 9 dhjetor, pra një javë para se ajo ta denonconte në polici. Megjithatë nuk ka dhënë shpjegime për arsyen e vonesës së kallëzimit të ngjarjeve, pasi, sipas saj, ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Paraditen e së premtes, në komisariatin nr.1 është paraqitur një 37-vjeçare me shtetësi amerikane, e cila ka denoncuar një kamerier për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Në denoncimin e saj, shtetasja me iniciale L.R., shprehet se të premten, më datë 9 dhjetor, ka dalë në një prej bareve që ndodhet në Rrugën e Elbasanit, ku ka qëndruar për disa orë.

Gjatë kësaj kohe, ajo thotë se ka konsumuar pije alkoolike që ka porositur vetë, por edhe disa gota i janë servirur nga kamerieri me iniciale F.A., i cili, sipas saj, herë pas here i afrohej dhe bisedonte me të.

Në momentin që ka dalë nga lokali dhe është nisur për në shtëpinë ku qëndron në Tiranë, që ndodhet jo shumë larg lokalit ku ajo kishte pirë, ka konstatuar se kamerieri ishte disa hapa pas saj.

Por në kallëzim ajo ka deklaruar se për shkak të pijes, nuk ka ndaluar që të flasë me të, duke vijuar rrugën për në shtëpi. Në momentin që ka hapur derën e apartamentit për t’u futur brenda, i riu është futur me dhunë menjëherë pas saj dhe duke ushtruar dhunë fizike ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit nr.1 kanë arrestuar shtetasin F.A., 20 vjeç, pasi dyshohet se më datë 9 dhjetor ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L.R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16 dhjetor te komisariati nr.1 dhe ka bërë kallëzim.

Në kallëzim pretendohet se, pas njohjes në një bar, ky shtetas e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas, duke ushtruar dhunë, ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx