Ballina Blog Faqe 9552

Rrëzohet avioni i ministrisë së Mbrojtjes ruse

0

Një aksident ajror ka ndodhur në Siberi, ku një avioni i ministrisë së Mbrojtjes ruse është rrëzuar në zonën e Bulunskij.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nga rrëzimi i avionit IL-18, kanë mbetur të plagosur rëndë 16 persona, ndryshe nga sa u raportua në fillim për 27 të vdekur.

Në avion ndodheshin 39 persona, 32 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit. Dyshohet se rrëzimi i orëve të para të mëngjesit të sotëm, e hënë, ka ndodhur për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zjarri, kamerat filmuan momentin kur një person derdh benzinën mbi makinën e Flori Mumajesit

0

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person rreth 30 vjeç, me bluzë me kapuç hedh dy bidona me benzinë mbi makinën e këngëtarit, duke i vënë zjarrin.

Për shkak të përhapjes së flakëve me shpejtësi, zjarri përfshiu edhe dy automjete të tjera.

Ngjarja ndodhi pranë Postës nr. 8 tek sheshi “Willson” në Tiranë. Mësohet se zjarri ka nisur në parkimin nëntokësor të pallatit ku një makinë e cila shpërtheu në flakë.

Bëhet fjalë për një pallat që shërben më shumë si qendër biznesi në disa kate dhe të tjerat apartamente.

Policia po heton në pistën e zjarrvënies së qëllimshme, me synim identifikimin dhe kapjen e autorit.

633018__hjbqsgbnl 633018__hjgoxhmrex 633018__hjiqrghee 633018__hjxixbghng 633018__rylqbgbne

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tiranë, grabitet me armë një bankë te “21 Dhjetori”

0

Tiranë, 19 dhjetor 2016. Dy persona të armatosur dhe maskuar dhe me kapuç në kokë, kanë grabitur një bankë në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Grabitja ndodhi mëngjesin e sotëm në një prej zonave më të populluara të Tiranës, ky dy persona të maskuar hynë rreth orës 08.30 brenda saj, pak pasi banka kishte nisur nga puna, për të kryer grabitjen.

Mësohet se nëpërmjet kërcënimit me armë të punonjësve, grabitësit kanë marrë një shumë parash dhe më tej janë larguar me një motor.

Nuk dihet ende shuma e parave që është marrë. Detajet e kësaj ngjarje janë ende të pakta, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Tjetër grabitje me armë, persona të maskuar marrin paratë e një biznesi në Korçë

0

Një tjetër grabitje me armë ka ndodhur në pak orë.

Ndërsa mëngjesin e sotëm u mësua për grabitjen e një banke në zonën e “21 Dhjetorit” në kryeqytet, pak orë para saj në Korçë, është grabitur një biznes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01.35 pas mesnate, ku në fshatin Bulgarec, në një biznes privat për prodhime materialesh ndërtim, të shtetasit L.L, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur.

Ata dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Nishani në Berlin: Diplomacia kulturore për t’u çliruar nga paragjykimet

0

Presidenti Bujar Nishani mori pjesë si i ftuar nderi dhe folës kryesor në Konferencën Vjetore të Institutit për Diplomaci Kulturore në Berlin, me temë: “Promovimi i të Drejtave Globale të Njeriut përmes Diplomacisë Kulturore”, ku morën pjesë një numër i konsiderueshëm politikanësh dhe akademikësh evropianë, por jo vetëm.

Në fjalën e tij Nishani e konsideroi diplomacinë kulturore një vlerë të shtuar veçanërisht në çlirimin e shoqërive të sotme nga paragjykimet raciale e fetare, si dhe nga keqkuptimet kulturore dhe etnike, por edhe si një instrument që mund të kontribuojë për promovimin e vlerave më të mira njerëzore dhe për realizimin shumë më mirë se deri tani të të drejtave themelore të njeriut.

Gjithashtu, duke folur për progresin e bërë në 25 vitet e fundit të demokracisë, Presidenti Nishani solli për auditorin edhe dhunimin mizor që kishte përjetuar shoqëria shqiptare për rreth 45 vjet nën diktaturën komuniste, ku përtej mohimit të të drejtave më themelore, regjimi ndaloi me ligj absurd fenë dhe të drejtën për të besuar, duke e shpallur Shqipërinë vendin e vetëm ateist në botë.

Një vëmendje të veçantë në fjalën e tij, Presidenti Nishani ia kushtoi traditës dhe eksperiencës shumëshekullore shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë mes komuniteteve fetare, duke theksuar se prezenca e besimeve të ndryshme fetare në Shqipëri është pjesë e identitetit shqiptar dhe nuk ka cenuar asnjëherë orientimin evropian dhe euroatlantik të vendit.

Nishani e njohu auditorin me angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar, si në nivel rajonal, por edhe më gjerë, nëpërmjet vlerave të harmonisë dhe tolerancës që e karakterizojnë, por edhe për përkushtimin për fqinjësi të mirë e bashkëpunim.

Në fund të fjalës, Presidenti Nishani iu përgjigj interesit të auditorit mbi aspekte të ndryshme, ku një vend i veçantë iu kushtua zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por dhe zhvillimeve tragjike aktuale në Siri e vende të tjera në konflikt, ku jeta dhe e drejta për të jetuar në paqe dhe siguri janë dhunuar dhe vijojnë të dhunohen në sy të të gjithë botës.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pasi të mësoni vetitë kuruese të lakrës, nuk do e hiqni më nga shtëpia

1

Edhe pse jo te gjithë e dinë, lakra ka veçori te mrekullueshme shëruese. Ja për çfarë mund të përdoret ajo.

Për dhembjet reumatike: lahet fleta e lakrës, i hiqen damarët, hekuroset me cilindër ose me një shishe që të rrafshohet. Kjo fletë vihet në vendin me dhembje dhe mbulohet me leckë liri, duke e përforcuar me fashë. Kjo përsëritet tri herë në ditë.

Për nervin shiatik: fleta e lakrës zihet dhe kur është ende e nxehtë, vihet në vend me dhembje.

Për vena të zgjeruara: dy herë në ditë vihen fletët e lakrave në plagë të shkaktuara nga venat e zgjeruara, që nga shputat deri lart.

Për djegie: fletët e lakrës të freskëta vihen mbi vend të djegur; njësoj veprohet edhe kur plaga përgjaket, nëse keni të thatin në trup, por edhe kur pëlcet koka nga dhembja.

Për bronkit: vihen 3-4 fletë lakre në gjoks dhe në shpinë, aty ku dhembjet janë më të mëdha, përforcohen me fashë dhe mbahen tërë natën

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Disa arsye pse duhet të flini në një dhomë të ftohtë

0

Temperatura e dhomës së gjumit gjatë natës është më e rëndësishme nga sa mendohet! Gjatë verës është mirë të tregohet kujdes ndaj erës dhe të flihet me dritare hapur, por edhe gjatë dimrit rregullimi i termostatit, mund të bëjë një diferencë të madhe për shëndetin tonë. Sipas ekspertëve, temperatura optimale gjatë natës duhet të jetë mes 15 dhe 19 gradëve.

Kjo nuk është një gjendje termike nga më të ftohtat, në të cilën mund të “vdesim” poshtë jorganit përpara se të marrim veten! Për më tepër, në këtë mënyrë, trupi ynë qëndron në formë të mirë. Para së gjithash, nëse do të flemë në një dhomë të “ftohtë”, do të ulim ndjeshëm rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes të cilëve edhe atë të diabetit. Në këtë rast ambienti më i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës kafe ose yndyrës së “mirë”, dyfish nga normalja.

Ndërkohë, fjetja në të ftohtë u lejon njerëzve që të djegin më shumë kalori sesa gjatë ditës. Këto dy elemente ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit dhe të shumë sëmundjeve të tjera metabolike. Një avantazh tjetër i të ftohtit është se do të dukeni më të rinj. Mbajtja e dhomës në temperaturën mbi 19 gradë, në fakt, e detyron trupin që të qetësohet apo ngrohet natyralisht përmes gjumit dhe melatoninës.

Kjo e fundit paraqet hormonin më të rëndësishëm antiplakje dhe sapo ajo çlirohet, i lejon trupit që të qetësohet. Si kundërpërgjigje ndaj të ftohtit, trupi ynë prodhon nivele të larta të hormoneve të rritjes, një substancë tjetër antiplakje që na bën të dukemi dhe të ndihemi më të rinj. Për të ndihmuar trupin që të ngrohet shpejt, një këshillë tjetër e studiuesve është që të flemë lakuriq: në këtë mënyrë, do të mund të prodhojmë më pak kortizon, një hormon që lidhet me stresin dhe rritjen e peshës.

Avantazhi i fundit i fjetjes në një ambient të ftohtë është thjesht se do të lodhemi më pak për të na zënë gjumi. Kjo sepse, klima më e ftohtë e ndihmon trupin që të arrijë më shpejt temperaturën ideale të gjumit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rreziku që vjen nga përdorimi i letrave të lagura

0

Letrat e lagura janë një domosdoshmëri për prindërit, sidomos kur janë në lëvizje me fëmijë të vegjël. Këto letra janë aq të zakonshme dhe përdoren gjerësisht sa shumica e prindërve as nuk do të vinin në dyshim sigurinë e tyre. Duket se mund të përdoren për gjithçka, por ekspertët kanë ndaluar rreptësisht vetëm një përdorim, të fshish fytyrën e bebit me to.

Kimikatet e rrezikshme në letrat e lagura

Hulumtimet kanë treguar se letrat e lagura janë larg të qenurit të rrezikshme kur është fjala për lëkurën e fëmijëve, por një studim zbuloi se vetëm një përbërës mund të vendosë shëndetin e vogëlushëve tuaj në rrezik. Dr. Mary Wu Chang, profesor i dermatologjisë dhe pediatrisë në Universitetin e Connecticut Shkollës së Mjekësisë provoi se Methylisothiazolinone (substance kimikate) mund të shkaktojë alergji tek bebet e fëmijët.

Ajo që duhet të bëni është të kontrolloni nëse letrat e lagura përmbajnë përbërës të dëmshëm si ai që përmendëm më lart. E për fat të keq, ky nuk është shqetësimi i vetëm pasi shumë letra të lagura përmbajnë flagranca të ndryshme, derivate të kimikateve sintetike. Ajo që mjekët rekomandojnë është të shmangni sa më shumë përdorimin e këtyre letrave e mundësisht t’i zëvendësoni me peceta të thata.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Diversioni i LSI brenda qeverisë për laboratorët, përplasje e ashpër me PD

0

Opozita po i shton kritikat ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim duke ashpërsuar gjuhën ndaj kësaj force politike në koalicion me PS.

Orët e fundit janë intensifikuar akuzat dhe kritikat ndaj LSi së Ilir Metës, duke qartësuar kështu vendimin e Bashës për të mos bërë koalicion me LSI në skenarin e mundshëm të daljes së saj nga qeverisja me PS.

LSI, po vazhdon diversionet renda qeverisë, duke kërkuar që të dëgjohet zëri i saj deri në vënie vetoje, mbi çështje që ajo i quan të papërshtatshme për vendin dhe qytetarët.

Së fundi LSI ka vendosur të kundërshtojë planin e qeverisë, të iniciuar nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj për dhënien me koncesion bizneseve private, të laboratorëve mjekësorë në vend.

Z.Beqaj flet për konsolidim të shërbimit laboratorik. Koncesioni i laboratorëve parashikon që për 10 vitet ardhshme qeveria t’i japë privatit shërbimin e analizave duke e paguar një shumë prej 800 milionë lekë në vit. Ndërkohë rreth 400 laborantë dhe mjekë rrezikojë të mos kenë më kontrata pune me shtetin pas marrjes në dorëzim të shërbimit nga kompania private. Një ide e tillë është kundërshtuar fortë nga mjekët dhe specialistët. Sipas tyre, dhënia e shërbimit të analizave me koncesion është një praktikë që nuk është bërë në asnjë vend të Bashkimit Europian.

Kundër kësaj nisme doli Lëvizja Socialiste për Integrim. Deputetët e saj dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili e refuzuan propozimin e sjellë nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në komisionet e Kuvendit. Në mënyrë zyrtare, tre ditë më parë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i kërkoi Kuvendit që ta pezullonte këtë koncesion dhe të mos e miratonte në buxhetin e vitit 2017. Veç argumenteve të specialistëve, Petrit Vasili rendiste dhe një fakt që ishte anashkaluar nga Partia Socialiste. Projekti i koncesionit të laboratorëve nuk kishte asnjë studim korrekt. Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar një kompani që duhet të bënte studimin për gjithë koncesionin, por ky studim edhe pse ka rol vetëm këshillues, ende nuk kishte dhënë shifra të sakta.

Ndërkohë, Ministria në dokumentin e sjellë për miratim në Kuvend përcaktonte vlerën e koncesionit 800 milionë lekë në vit pa dhënë detaje se ku e kishte gjetur këtë shifër. Pra jo vetëm ishte një praktikë e dyshimtë e partneritetit publik- privat, por gjithë nisma kishte vetëm një shifër parash që duhet të jap shteti dhe asnjë projekt se pse kushtonte aq dhe jo më pak.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi hodhi poshtë me 63 vota kundër amendamentin e paraqitur nga LSI, ku Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi që asnjë fond të mos lëvizi nga ministria e Shëndetësisë, deri sa kjo nismë e qeverisë të jetë e plotë dhe e qartë për të gjithë.

Në përgjigje të kërkesës së z. Vasili, ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se amendamenti i paraqitur nuk mund të hidhet në votim, duke qenë se fondi për koncesionin nuk është paraqitur në tabelat e ligjit të buxhetit. Por, deputeti Vasili kërkoi hedhjen në votim, duke qenë se, sipas tij, tabela e investimeve është tabelë integrale e ligjit të buxhetit, dhe në tabelën integrale është planifikuar.

Sakaq, Partia Demokratike reagoi sot dhe e quajti po aq fajtore Lëvizjen Socialiste për Integrim për koncesionin e laboratorëve. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, opozita thotë se LSI nuk e fsheh dot kokën me një amendament.

“LSI është pjesë e koncesioneve, abuzimeve dhe vjedhjeve 4-vjeçare të Qeverisë. Gjasmë amendamenti buxhetor i LSI-së, për koncesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte koncesionin e laboratorëve dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore”, thuhet në deklaratën e demokratëve. Partia Demokratike thotë se amendamenti i paraqitur nga Petrit Vasili në Kuvend ishte i pavlerë. “Vendimin për koncesionin e laboratorëve e merr Qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër koncesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në Qeveri. Le të bllokojë qeverinë, ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në”, thuhej në deklaratën e PD. PD thotë se LSI është bashkautorë e të gjitha vjedhjeve, koncesioneve dhe abuzimeve të Qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt.

“LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli”, thuhet në deklaratë.

Kjo deklaratë e Partisë Demokratike ka shkaktuar reagimin e LSI-së. Ka qenë pikërisht Petrit Vasili, ai që parashtroi amendamentin në Kuvend ai që ka reaguar.

“Basha të zgjedhë realitetin ose qiellin e shtatë. Basha të ndajë se ku është, këtu apo në Holandë. Problemi i PD nuk është LSI-ja, por oligarkia”, thuhet në reagimin e Petrit Vasilit.

Deklarata e plotë e PD

Partia Demokratike është kundër koncesionit të laboratorëve. Ka qenë dhe është kundër koncesionit të dializës. Ka qenë dhe është kundër koncesionit të sterilizimit. Ka qenë dhe është kundër koncesionit të kontrollit mjekësor. I ka denoncuar të gjitha këto koncesione dhe ka luftuar kundër tyre.

Gjasme amendamenti buxhetor i LSI-së, për koncesionin e laboratorëve në shëndetësi, nuk e ndalonte koncesionin e laboratorëve, dhe nuk kishte asnjë vlerë ligjore.

Vendimin për koncesionin e laboratorëve e merr qeveria dhe jo Kuvendi. Nëse Ilir Meta është kundër koncesionit e ka të thjeshtë: ta rrëzojë atë në qeveri. Le të bllokojë qeverinë ose të dalë nga qeveria. Por këtë LSI nuk e bën dot, sepse qeverisja është oksigjeni që mban në jetë LSI-në.

Gjasme amendamenti kundër koncesionit, ishte një manovër propagandistike e Ilir Metës për të bërë gjasme sikur mendon për popullin, pra ishte një gënjeshtër.

Po afrohen zgjedhjet dhe është koha kur Ilir Meta bën sikur nuk ka qenë në qeveri katër vjet.

LSI është bashkautore e të gjitha vjedhjeve, koncesioneve dhe abuzimeve të qeverisë Rama-Meta, nga një pjesë e të cilave LSI ka përfituar direkt.

Nëse Ilir Meta është për interesin publik, nuk do kishte bërë pazar me taksën e gazit. Nëse Ilir Meta është për interesin publik, le të ngrejë zërin kundër koncesionit të dializës që u shit për dy lekë tek klientët e LSI-së.

Sot ka vetëm një zë në interes të publikut në Shqipëri: kjo është opozita.

LSI dhe PS janë dy faqe të një monedhe, nuk kanë dallim nga njëra-tjetra, ndajnë bashkë atë që grabisin nga populli.

7 milionë euro në vit nga koncesioni i laboratorëve?

Deputetja Vokshi denoncoi dje atë që e cilësoi skandalin me aferën e koncesionit të laboratorëve prej të cilit Rama me klientin e tij do të ndajnë së bashku 7 milionë euro në vit. “Në një kërkim në faqen zyrtare të Agjensisë së Prokurimit Publik, në lidhje me shpenzimet për laboratorët në të gjithë vendin, na rezulton që në një vit, qeveria shpenzon më pak se 1 milion euro në vit. ‎ Pra, nga 1 milion euro në vit që kushton sot i gjithë sistemi i laboratorëve, pasi t’ia kalojë privatit, shteti do t’i paguajë atij 8 milionë euro. Janë 7 milionë euro më shumë nga taksat e qytetarëve që do të shkojnë në xhepat e klientit të radhës”, tha Vokshi.

PD kundër koncesionit

Partisë Demokratike është kundër konçesionit të laboratorëve, që prej fillimit të vitit 2015 dhe në mënyrë të vazhdueshme deri më sot. Unë dhe deputetet e tjerë të PD-së në Komisionin e Shëndetësisë, kemi bërë disa denoncime në lidhje me këtë konçesion korruptiv dhe abuziv. Konçesioni i rrjetit të laboratorëve publikë vjen pas atij të check-up-it, të sterilizimit, të dializës dhe është një hap tjetër në planin e mirëmenduar dhe të qëllimshëm të Edi Ramës për të privatizuar shëndetësinë në favor të klientëve të tij. Së shpejti, do të marrim vesh se kush nga klientët e kryeministrit do ta gëzojë këtë pjesë të shëndetësisë. ‎Ky konçesion e çon aferën në më shumë se 400 milionë euro për 4 konçesione, vetëm në shëndetësi. 400 milionë euro që duhet të shkonin për shëndetin e qytetarëve shqiptarë. Konçesioni i rrjetit të laboratorëve nuk ka asnjë rast të ngjashëm në botë. Askund nuk është aplikuar në këtë shtrirje. Vlen të theksohet që të gjitha eksperiencat ndërkombëtare nuk dëshmojnë sukses, por kryesisht dështime apo rikthime në sektorin shtetëror. Konçesioni po bëhet në mungesë transparence. Detajet e tij po mbahen të fshehta. Nuk janë pyetur mjekët, nuk janë pyetur punonjësit. As Komisionit të Shëndetësisë të Kuvendit nuk i është dhënë informacion i plotë mbi konçesionin, duke shkelur Kushtetutën, legjislacionin në fuqi. Por ajo që e bën edhe më skandaloz këtë koncesion është se aplikimi i këtij projekti në QSUT sjell efekte të shumëfishta negative: për karakterin unik të shërbimeve laboratorike, në dëmtimin e parikthyeshëm të funksionit pedagogjik, edukativ-formues dhe shkencor të këtyre shërbimeve, që janë qendra kombëtare unike, ekselence për formimin, specializimin dhe punën kërkimore të të rinjve në këto fusha.‎ Dëmet do të jenë të mëdha e të pariparueshme.

Opozita: Skema e përfitimit të 7 milionë eurove

“Beqaj pretendon që duhen 11 milionë euro investime, që qeveria nuk i bën dot, sepse nuk i ka këto fonde. Por gjithkush e di që në këtë sektor, rinovimi dhe modernizimi i laboratorëve mjekësore spitalore publike, nuk ka nevojë për investime fillestare, sepse testet laboratorike shoqërohen me teknologji në përdorim, mirëmbajtje si dhe informatizim laboratorik. Në një kërkim në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, në lidhje me shpenzimet për laboratorët në të gjithë vendin, na rezulton që në një vit, qeveria shpenzon më pak se 1 milion euro në vit. ‎ Pra, nga 1 milion euro në vit që kushton sot i gjithë sistemi i laboratorëve, pasi t’ia kalojë privatit, shteti do t’i paguajë atij 8 milionë euro. Janë 7 milionë euro më shumë nga taksat e qytetarëve që do të shkojnë në xhepat e klientit të radhës. Konçesioni do të monopolizojë sistemin laboratorik mjekësor, do të prodhojë çmime të pakontrolluara e të larta, do të cënojë cilësinë dhe transparencën e shërbimit dhe do të krijojë problem të sigurisë për shëndetin e pacientëve. Në këtë sistem të korruptuar që ne kemi, privati do të gjejë përherë mundësi të dëmtojë cilësinë për të fituar më shumë. Konçesioni pritet të rrisë ndjeshëm korrupsionin nëpërmjet inflacionit të testeve laboratorike, duke rritur fiktivisht pagesat nga shteti, nëpërmjet taksapaguesve. Konçesioni pritet të ketë pasoja të ndjeshme njerëzore dhe humane, pasi rrezikon të hedhë në rrugë rreth 850 mjekë dhe staf mjekësor. Me shumë gjasa, ata do të zëvendësohen nga njerëz më pak të kualifikuar, por që kanë në xhep teserën e partisë, që ndjekin mbledhjet e PS-së, apo japin zarfet nën dorë. ‎Konçesioni, s’është gjë tjetër, veçse një proçedurë korruptive dhe abuzive, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, ‎që përbën një shkelje të rëndë. Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës të tërhiqet nga ky koncesion kurruptiv, i cili do të ketë pasoja të rënda humane, shkencore, didaktike, financiare‎. Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta kthejë mbrapsht këtë konçesion, këtë vjedhje të re në shëndetësi, ashtu si edhe të tjerat që kanë bërë Edi Rama dhe Ilir Beqaj”.

Vokshi: Beqja refuzon t’i japë informacion Parlamentit

“Koncesion me afat 10-vjeçar, me një total rreth 100 mln euro, që tejkalon mandatet e disa qeverive, por janë zgjedhjet e ju duhen para, para për të blerë votat. I kam dërguar shkresa zyrtare, i kam kërkuar të dërgojë Studimin e fizibilitetit, miratuar me anë të një ligji në këtë Parlament. Por ai refuzon. Refuzon të vijë në Komision! Refuzon të japë informacion e t’i përgjigjet deputetëve? Çfarë i jep këtë siguri Beqes, i cili refuzon të sjellë një studim të një marrëveshjeje për të cilën ka marrë votat në këtë Kuvend? Po për çfarë e keni dhënë ju votën të nderuar kolegë? Që të vijë Beqja e t’ju thotë: s’dua t’jua jap raportin, sepse kështu më pëlqen? E pastaj pas insistimit e pas presionit edhe të LSI të sjellë një raport në të cilin ka fshehur të dhënat më të rëndësishme? Sepse thotë që janë konfidenciale? Sepse qenkan konfidenciale për ne, ligjvënësit, por Beqaj mund t’i ketë, që t’ia japë asaj kompanie të cilën e ka parazgjedhur ai dhe Rama. Çdo gjë, terr informativ! Mungesë transparence! Për një koncesion, i cili shumë shpejt mund të kthehet në rrezik të madh edhe kombëtar. Mund të kthehet në një rrezik për financat, për buxhetin. Mund të na kthehet në rrezik për shëndetin. Për mirëqenien e qindra familjeve. Rrezik madje edhe për sigurinë kombëtare! Pse insistohet kundër vullnetit të të gjithë profesionistëve, teknikëve dhe mjekëve të laboratorëve, duke i shmangur, duke i injoruar ata, duke neglizhuar qëllimshëm çdo sensibilizim në lidhje me rreziqet që mund të vijnë? Dëmet që mund të shkaktohen? Po pse aplikohen këtu në Shqipëri formula që askush nuk guxon t’i aplikojë? Edhe vendet më të zhvilluara? Kur edhe të gjitha eksperiencat ndërkombëtare nuk tregojnë asnjë sukses? Në asnjë vend të Bashkimit Europian nuk është aplikuar kjo praktikë e kushtueshme dhe monopoliste, që cenon sigurinë e shëndetit të popullatës. Projekte pilot me asistencën financiare të Bankës Botërore janë kryer në disa vende si Egjipti, India dhe në Nigeria është testuar në disa spitale”.

Çfarë thonë ekspertët?

“Çdo sugjerim dhe rekomandim  mbi aplikimin e PPP në formë koncesioni në sistemin laboratorik publik është bazuar në konsultime të gjera me profesionistë të mjekësisë laboratorike, të shoqatave europiane dhe botërore të mjekësisë laboratorike, dokumenta strategjike të Bashkimit Europian siç është Raporti i Panelit të Ekspertëve të Komisionit Europian lidhur me “Analizën ekonomike dhe vlerësimin e partneritetit publik privat në shëndetësi në vendet e Bashkimit Europian” dhe publikime periodike shkencore”, thuhet në deklaratën e Shoqatës së Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike shqiptare, e cila argumenton si më poshtë: Nuk ka të dhëna të qarta dhe të provuara për suksesin e PPP në shëndetësi. Komisioni i  Ekspertëve të KE shprehet në rekomandimet e tij se, “nuk është e mundur t’ju japim një rekomandim të bazuar në evidenca shteteve anëtare të BE lidhur me rolin e PPP në shëndetësi”. PPP në shëndetësi “ka pasur më shumë hije se sa drita” (referuar sistemit spanjoll) PPP në shëndetësi ka një shtirje shumë të vogël në vendet e BE. Nga analiza e panelit të eksperteve të KE rezulton se PPP në të gjitha vendet e BE përfshin vetëm 1% të investimeve në sektorin e kujdesit shëndetësor; përjashtim bën vetëm Anglia dhe Portugalia. Nuk kemi asnjë evidencë as nga dokumente të BE, IFC dhe as nga vëzhgimi i literaturës periodike shkencore lidhur me aplikimin e PPP në shëndetësi në formë të centralizuar dhe të gjeneralizuar. Ndërkohë në Shqipëri është kërkuar të studiohet aplikimi i PPP në formë koncesioni në 18 laboratorë publikë spitalorë që përbëjnë mbi 80% të sistemit laboratorik publik në vend. Krijohet monopol dhe dominim tregu (shembulli negativ i Aeroportit “Nënë Tereza”). Operatori privat do të orientohet nga fitimi duke u kufizuar dhe përqendruar në kompani diagnostike me të cilët do të bëjë marrëveshje preferenciale. Koncesionari do të ketë interes të rrisë numrin e analizave me qëllim rritjen e fitimit (rrezikohet të kemi inflacion testesh laboratorike). Për këtë qëllim, ai do të nxisë mjekët kliniciste që të kërkojne sa më shumë analiza dhe kështu do të rritet në mënyrë të konsiderueshme dhe fiktive pagesa që shteti, nëpërmjet taksapaguesve, duhet t’i rimbursojë kompanisë private. Shembulli i Lesothos në Afrikë, ku një spital i ngritur sipas këtij modelit sot merr 1/2 e buxhetit të shëndetësisë së atij vendi. Nuk ka asnjë shembull, ku shërbimi laboratorik unikal universitar i një shteti të jepet me koncesion. Aplikimi i këtij projekti në QSUT do të kishte efekte të shumëfishta negative jo vetëm për karakterin unik të shërbimeve laboratorike në këtë qendër universitare, por dhe në dëmtimin e parikthyeshëm të funksionit pedagogjik, edukativ-formues dhe shkencor të këtyre shërbimeve, që janë qendra kombëtare unike dhe ekselence për formimin, specializimin dhe punën kërkimore të të rinjve në këto fusha”. Nëse pyet përfaqësuesit e Shoqatave të Biokimisë Klinike dhe Mjekësisë Laboratorike apo të teknikëve të laboratorëve, deklarojnë që nuk kanë asnjë dijeni e nuk janë konsultuar për koncensionin e shërbimit laboratorik mjekësor. As nuk janë pyetur, dhe as nuk janë përfshirë në asnjë grup pune. Pra, tinëzisht, profesionistët dhe ekspertët më të mirë janë përjashtuar nga vendimmarrja, megjithëse ligji thotë ndryshe! Ministri thotë që është sektor që ka nevojë për investime të mëdha, të cilat qeveria nuk i bën dot se nuk i ka paratë. Justifikim bajat, i cili nuk qëndron aspak: Ky justifikim është hedhur poshtë nga ata që tërë jetën e tyre i janë përkushtuar kësaj fushe, pasi investimet e viteve të fundit nuk mungojnë, dhe as stafi i trajnuar e profesional nuk mungon. vokshi

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kaosi i trafikut irriton qytetarët në Tiranë

0

Bllokimi i një segmenti tjetër në sheshin Skënderbej ka sjellë irritim tek qytetarët për shkak të bllokimit të trafikut.

Shumë njerëz thonë se bashkia po luan me nervat e qytetarëve dhe pikërisht në prag të festave të fundvitit, ku në vend që të ndihmohen drejtuesit e automjeteve, ata po rraskapiten.

Kurse bashkia thotë se po përpiqet të punojë për rehabilitimin e zonës.

Gjithsesi, kush kërkon të vizitojë kryeqytetin e Shqipërisë, duhet të llogarisë se kohën më të madhe të vizitës së tij do e kalojë në makinë.

Cingërisja e nervave fillon shpejt për banorët e këtij qyteti, që në orët e para të mëngjesit. Psherëtima të del nga shpirti kur sheh vargun e makinave që nuk i duket fundi, dhe kthen kokën e sheh me zili teksa këmbësorët apo biçikletat spërdridhen në mes të hapësirës së makinave.

Por është ftohtë, fëmijët duhen dërguar në kopësht ose shkollë, vendi i punës është disa kilometra larg.

Qyteti nuk të ofron shërbime publike, ose dhe ato që janë, janë të ngadalta dhe të rralla. Në stacionet e urbanit, sheh me qindra njerëz, që do i shtohen qindra të tjerëve që gjenden brenda tyre.

Të gjithë duan të nxitojnë, por trafiku që s’mund ta rrokë dot një mendje normale ia pret hovin. Urbanët largohen të mbushur plot e përplot, dhe do jesh me fat nëse arrin në destinacion pa gjendje të fikëti.

Ngado nëpër rrugët e Tiranës, dëgjon bori makina dhe njerëz që shajnë me zë të lartë ose nëpër dhëmbë, dhe të gjitha këto shkojnë për Erjonin e vogël të Bashkisë, i cili i gënjeu paturpësisht…

Ku shkojnë 15 miliardë lekët?

Rikualifikimi i sheshit në qendër shihet nga opozita si një aferë e pastër korruptive. Deri më tani janë alokuar 15 miliardë lekë për rikonstruksionin e tij. Projekti është bërë nga studioja belge 51N4E, për të cilën PD tha sot se janë hapur hetime në Belgjike pikërisht për shkak të aferave dhe tenderëve të dyshimtë që fiton nga Edi Rama.

Dhe jo vetëm kaq, por çfarë është më ironikja mbetet fakti se qytetarët e Tiranës, nuk do të shpëtojnë ndonjëherë nga ky trafik për arsye se sheshi do të kthehet në pedonale, parkim nëntokësor qendër tregtare, dhe më pas kulla shumëkatëshe.

As shembja e ndërtesës së INSIG nuk solli ndonjë gjë të re në lehtësimin e trafikut, kjo për arsye se, aksi që të çonte nga Muzeu Historik Kombëtar në drejtim të Ministrisë së Energjitikës mbante dhe peshën kryesore të trafikut. Pra, të gjithë qytetarët e Tiranës, dhe ata të rretheve që kalojnë tranzit nëpër të, duhet të harxhojnë nerva, kohë dhe para.

***

Bashkia Tiranë udhëzon të gjithë drejtuesit e makinave se lëvizja nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit” drejt sheshit do të devijohet djathtas në rrugën ‘Abdi Toptani’, pra nuk do të lejohet lëvizja në aksin përpara institucionit të Bashkisë.

Gjithashtu, edhe qarkullimi i autobusëve urbanë në sheshin “Skënderbej” do të devijohet vetëm djathtas në rrugën “Abdi Toptani”.

Segmenti përpara selisë së Partisë Socialiste do të përdoret vetëm për makinat dhe motorët, ndërsa qarkullimi i mjeteve të transportit urban do të devijohet vetëm në segmentin e rrugës “Myslym Shyri”, në dalje midis Ministrisë së Ekonomisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Ja flukset të cilat përplasen të gjitha tek Unaza e Vogël, dhe e fusin qytetin në kolaps:

1. Rruga e “Elbasanit” 2. Rruga e “Avni Rustemit” dhe Porcelanit 3. Rruga e “Selvisë” dhe “Kinostudios” 4. Rruga e “Barrikadave” 5. Bulevardi “Zogu I” 6. Rruga e “Durrësit” 7. Rruga e “Kavajës” 8. Rruga “Myslym Shyri” 9. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

15391100_1856000168020417_6592401365114259564_n 15420867_10207388709708061_3240782837985761874_n

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx