Ballina Blog Faqe 9553

Goditi me mjete të forta në kokë tre persona, pranga 28 vjeçarit

0

Një i ri nga Fieri i cili dyshohet se vuan nga probleme mendore është arrestuar nga policia pasi ka goditur me sende të forta në kokë tre persona. Mësohet se në pranga është vënë Roskion (Arsen) Plaka, 28 vjeç, banues në fshatin Vidhishtë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 17.12.2016, në qytetin e Roskovecit, pa asnjë motiv, ka goditur me sende të forta në kokë 19 vjeçarin H.P., banues në fshatin Kurjan.

Por nuk mjafton me kaq, pasi in riu gjithashtu më datën 15 dhe 16 dhjetor, pa asnjë motiv, ka goditur me sende të forta në kokë edhe shtetasit: B.Gj., 53 vjeç, banues në Roskovec dhe E.Z, 21 vjeç, banues në fshatin Luar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Makina del nga rruga dhe përplaset me një automjet tjetër, dy të plagosur

0

Një aksident me dy të plagosur është regjistruar ditën e djeshme në Tropojë ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një makinë tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor B.Curri-Qafë-Morinë, në vendin e quajtur “Kthesa e Lugut të thatë”, ku Osman Brati, 58 vjeç, banues në Golaj, Has duke drejtuar automjetin tip “Volzwagen”, nën efektin e alkoolit ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është  përplasur me automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Xh.S.

Për pasojë janë plagosur shtetasit: Osman Brati, drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e B.Currit, si dhe pasagjeri, B.XH., 67 vjeç, banues në Krumë, Has, i cili është dërguar në Spitalin e Tiranës, të dy jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit “Volzwagen”, Osman Brati, ndërsa materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat  penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kushtetuesja vendos nesër kur do të publikojë vendimin për Vettingun

0

Ditën e hënë në orën 10:00, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të mblidhen për të diskutuar dhe për të vendosur se cila do të jetë data në të cilën do të shpallet vendimi për ligjin e Vettingut. Anëtarë të trupës gjyqësore thanë se pas mbërritjes së opinionit të Venecias, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë njoftuar të jenë të pranishëm në këtë mbledhje për t’u shprehur se kur do të jenë gati për të dhënë një vendim përfundimtar për Vettingun.

Opinioni i Venecias i është përcjellë personit të kontaktit në rrugë elekronike pasditen e së premtes. Ky material më pas është protokolluar dhe është përkthyer në rrugë zyrtare, ndërkohë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese thuhet se janë njohur më herët me qëndrimin e Venecias në një version paraprak të përkthyer.

Përgjigjja e Venecias u dërgua në rrugë elektronike menjëherë sapo kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja pohoi se materiali ishte kërkuar zyrtarisht dhe se pas disa komunikimeve ishte marrë një përgjigje se kishte një probleme teknik.

Aktualisht ligji i Vettingut është i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese deri sa të ketë një vendim përfundimtar, ndërkohë që në opinionin e Komisionit të Venecias, dispozitat e këtij ligji nuk shfaqin probleme dhe nuk bien ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimi

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, deklaroi dy ditë më parë se do të vendosin sa më shpejt një vendin për ligjin e vetingut. Megjithatë, Dedja kishte një apel për klasën politike që të ndalë presionin ndaj kësaj gjykate në lidhje me shpalljen sa më parë të këtij vendimi. “Vazhdimisht është sulmuar Gjykata Kushtetuese për zvarritje dhe vonesa në shqyrtimin e kësaj çështjeje, natyrisht që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme për Reformën në Drejtësi.

Është ligji bazë pas Kushtetutës që u hap rrugën të gjitha ligjeve të tjera për t’u zbatuar në praktikë, por dua të sqaroj opinionin se është shqyrtuar në një kohë rekord ky ligj nga Gjykata Kushtetuese. Pavarësisht se nuk është marrë akoma vendimi, procedurat paraprake kanë përfunduar. I bëj thirrje politikës, pushtetit, mediave, kushdoqoftë që të heqin dorë nga presione që i bëjnë Gjykatës Kushtetuese sepse, si të gjithë të tjerët, edhe gjyqtarët e Kushtetueses janë shtetas të këtij vendi, njëlloj si gjithë qytetarët e tyre, janë të përgjegjshëm për detyrën e tyre. Do të vendosim për më të mirën e asaj që kërkohet”, deklaroi Dedja.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Roja e Gjelbër” sekuestron 41 m3 dru në Shkodër, dy të arrestuar

0

“Roja e Gjelbër”, ka sekuestruar 41 metër kub lëndë drusore si dhe 5 automjete që i transportonin, ndërsa janë arrestuar në flagrancë dy persona. Në pranga kanë rënë shtetasit Ndue Thepi, 38 vjeç, dhe  Ridvan Çelaj, 26 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Domen, njësia administrative Postribë, Shkodër janë kapur nga shërbimet policore duke transportuar 11 m3 lëndë drusore me automjetet e tyre tip “IFA” me targë TR 7421 D dhe SH 3697 E, pa dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu u gjetën të braktisura 3 automjete të tjera ku njëra prej tyre me targë SH 5587 E dhe 2 të tjerat pa targë, të ngarkuara me 30 m3 lëndë drusore në total dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

Lënda drusore dhe automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.

632962__hyz3_1vve 632962__s1z3d1ene 632962__skefhoye4e

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Çiklisti” godet grupin që shpërndanin kokainë dhe kanabis, tre të arrestuar

0

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit dhe tre të tjerë po ndiqen penalisht në gjendje të lirë pas një operacioni të koduar “Çiklisti”. Burime zyrtare thanë se operacioni u ndërmor pas një hetimi tremujor ndaj grupit që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike si kokainë dhe kanabis.

Ata kishin gjetur një metodë për të mos rënë në sy për shpërndarjen e lëndëve narkotike duke përdorur kryesisht biçikleta, ku edhe fshihnin drogën. Sipas policisë, të arrestuarit, dozat e lëndëve narkotike, kokainën dhe kanabisin e fshihnin në një pjesë të biçikletës (pjesën e pasme) dhe më pas i shpërndanin.

Në pranga përfunduan Florian Likmeta, 41 vjeç, Detara Rama, 24 vjeç dhe Erti Bllaca, 31 vjeç, ë tre banues në Durrës. Policia sqaroi se po ndjek penalisht në gjendje të lirë shtetasit S.Zh. 23 vjeç, E.M. 22 vjeç, banues në Durrës, si dhe G.R. 20 vjeç, banues në Tiranë.

“Më datë 17.12.2016, në lagjen Nr.13, Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm, përfshirë edhe tre muajt të hetimit, u janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, lëndë narkotike, të ndara në doza për t’u shitur”, sqaron policia.

Më konkretisht janë sekuestruar: rreth 100 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; rreth 500 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva; një thikë; një kaçavidë, brenda së cilës vendosnin lëndën narkotike; një biçikletë; lekë dhe aparate telefoni celular.

Policia sqaron se shtetasi F.Likmeta ka qenë i arrestuar në vitin 2014, po për të njëjtën vepër penale (shpërndarës kokaine) dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë në lirim me kusht. Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe”Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”

632965__hkhwpjnnl 632965__hkj_pjv4g 632965__hkmdp1evl

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

PD: Ja abuzimet e ministrit Beqaj me tenderat për ilaçet e paçertifikuara

0

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj se ka ndërhyrë që shumë tendera t’i marrë një mik i tij i ngushtë.

Sipas zëdhënëses së PD-së, Ina Zhupa, Beqaj në 2014 me anë të një udhëzimi i ka hapur rrugën abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij të futet në tregun e ilaçeve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Më tej ajo shton se këto ndërhyrje të tij janë një shkelje flagrante e ligjit, por në përputhje të plotë me interesin personal.

Më poshtë deklarata dhe dokumentet

Ilir Beqaj, ka ndërhyrë në tender, ka ndryshuar kriteret, dhe ka lejuar futjen e barnave të pacertifikuara. Ka vetëm një rast kur Ministri i Shëndetësisë mund të fusë në vend barna të pacertifikuara, vetëm kur vendi përballet me situata emergjente. Po cila ishte situata emergjente. Ua themi ne. Emergjenca e Ilir Beqës për të vjedhur.

Në vitin 2014 me një udhëzim, Beqaj i ka hapur rrugën e abuzimeve me miliarda lekë duke i dhënë mundësinë klientit të tij, “Delta Farma”, të futet në tregun e ilaceve, me barna që mund të dëmtojnë rëndë shëndetin e qytetarëve.

Pasi e ka shpallur një tender publik, për blerjen e barnave spitalore me 11 mars, dhjetë ditë më pas, me shkresën nr. 1668/4 Prot, me këtë shkresë këtu, Ministri i Shëndetësisë urdhëron ndryshimin e dokumenteve të tenderit për procedurën e prokurimit.

Ilir Beqaj, i hapi rrugën klientit të tij për ta bërë fitues, duke hequr detyrimin për këto dokumenta:

-Vërtetim për regjistrimin e medikamenteve të ofertuar ose certifikatë regjistrimi nga QKKB.

-Autorizim nga prodhuesi nëpërmjet të cilit konfirmohet se operatori ka të drejtën e tregtimit të barnave

Këto ndërhyrje të Beqës janë në shkelje flagrante të nenit 11, 47 dhe 18 të ligjit nr. 9323, datë 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” i cili përcakton që: “Barnat që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë duhet të jenë të regjistruara.” Në shkelje të ligjit, por në përputhje të plotë me interesin personal.

Kështu iu hap rruga mikut të Beqës, Delta Farma, që sic shihet nga ky dokumenti këtu ka bërë kërdinë me kontratat që i ka dhënë Ilir Beqaj. Ky biznes bëri që të hyjnë barna të pasigurta dhe dëmtuese për jetën e qytetarëve, siç janë rastet e bëra publike të Avastinës, që rezultoi i falsifikuar. Ilir Beqaj është përgjegjës për këtë aferë kriminale. Partia Demokratike, do të dorëzojë nesër një kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.

632974__bjh8ub4eg 632974__hkhiozvnx

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

LSI: Reforma zgjedhore test për politikën, për të garantuar suksesin e reformës në drejtësi

0

Luan Rama, nënkryetari i LSI i ka bërë thirrje sot PS-së dhe PD-së që të angazhohen për të bërë reformën zgjedhore. Deklarata vjen në fakt vetëm pak ditë pasi PD-ja deklaroi se koalicioni qeverisës PS-LSI po e dështon qëllimisht reformën zgjedhore, pasi PD-ja e ka dorëzuar draftin që në maj, rreth 6 muaj më parë.

“Jam sot në këtë konferencë shtypi për të risjellë në vëmendjen e opinionit publik faktin që në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mori një vendim për të zgjatur edhe me dy muaj kohën e punës së komisionit të posaçëm parlamentar që në fakt do të duhet të merret sërish me reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore është një çështje e rëndësishme, është një prioritet i rëndësishëm, është padyshim përgjegjësi dhe detyrim i madh i të gjithë klasës politike në vend, në mënyrë të veçantë do të thoja i forcave politike që përfaqësohen në Kuvend dhe që kanë përgjegjësinë që ta realizojnë reformën zgjedhore”, u shpreh Luan Rama.

Më tej në deklaratën e tij Luan Rama e cilëson Reformën Zgjedhore si testin e radhës për politikën, ndërsa kërkon që ajo të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve.

“Ky është testi i radhës. Ky është testi i radhës për angazhimin real, për vullnetin real dhe për kontributin real të faktorëve politik për të bërë të mundur që të dëshmojnë se atë çfarë kanë thënë për reformën zgjedhore nuk e kanë patur dhe nuk e kanë demagogji, por të dëshmojnë që e kanë angazhim real dhe përgjegjësi reale që duhet përmbushur”, u shpreh Rama.

Ndërsa në fund në emër të LSI-së ai ka ftuar edhe një herë forcat politike që përfaqësohen në Kuvend, që të shprehin jo thjeshtë vullnetin, por të demonstrojnë angazhimin tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore.

“Ftoj forcat politike që përfaqësohen në Kuvend, në mënyrë të veçantë PS dhe PD që të shprehin jo thjeshtë vullnetin, por të demonstrojnë angazhimin tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore dhe reflektimin aq sa ç’është e mundur tashmë në këtë limit të kufizuar kohe, të rekomandimeve të OSBE-ODIHR. LSI ka qenë e gatshme, është e gatshme, dhe do të jetë e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë edhe në këtë rast, siç bëri në reformën në drejtësi, kontributin e vet për të bërë të mundur mbërritjen e konsensusit të nevojshëm”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Një person në Vlorë hidhet nga kati i katërt i banesës, në gjendje të rëndë në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një person është hedhur nga banesa dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës së sotme rreth orës 14:40, në lagjen “Pavarësia”.

S.Sh., rreth 64-vjeç, është hedhur nga ballkoni i banesës së tij, nga kati i 4-t i pallatit.

Në banesë ndodheshin edhe familjarët e tij të cilët njoftuan menjëherë Policinë.

Dyshohet se hedhja është kryer për shkak të depresionit, pasi sipas familjarëve kishte rreth 5 vite që kurohej nga kjo sëmundje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Arrestimi i Genc Gjokutajt, flet Policia: Çfarë ndodhi mes avokatit dhe efektivëve

0

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të avokatit të njohur Genc Gjokutaj.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se avokati nuk i ka ndaluar sinjalit të bluve, ka refuzuar testin e alkolit dhe ka ofenduar punonjesit.

Policia i është vënë në ndjekje dhe Gjokutaj është arrestuar pranë stadiumit “Qemal Stafa”, teksa drejtonte një mjet tip “Benz- Mercedes”.

Deklarata e policisë:
Më datë 17.12.2016, u arrestua shtetasi:
– Genc Gj., 49 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas rreth orës 20:20, tek Sheshi “Nënë Tereza”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, nuk i është bindur sinjalit të Punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar.
Shërbimet e policisë i janë vënë në ndjekje dhe pasi e kanë ndaluar i kanë kërkuar dokumentat e mjetit.
Genc Gj. nuk ka pranuar ti japë dokumentat punonjësit të policisë por ka filluar ti ofendojë ata.
Ndodhur në këto kushte punonjësit e policisë e kanë shoqëruar sëbashku me mjetin në ambjentet e policisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale.
Ky shtetas dyshohet se drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit dhe i është marrë kampion gjaku pasi ka refuzuar të kryej testin e alkoolit me aparatin drager.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga Nenet 242 dhe 291 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Inagurohet qendra e artizanit në Berat, krijimet e mjeshtrave më parë vizitorëve të huaj dhe vendas

0

Inagurohet qendra e artizanit në Berat, krijimet e mjeshtrave më parë vizitorëve të huaj dhe vendas

Që prej ditës së sotme artizanët e Beratit do të kenë më shumë mundësi që të shesin krijimet e tyre si pjesë e vlerave të qytetit, në sajë të një qendre që është hapur fal investimit të bashkisë dhe Shoqatës së Artizanëve “Margarita”. Krijimet në qëndistari, gdhendjet në dru, krijimet në bakër, punimet me rruaza, piktura në gur, punimet me shtiza, gdhendjet në gur dhe në dru, punimet në dru, xunth dhe grep do të jenë pjesë e një ekspozite të hapur në qendrën e artizanit që ndodhet në qendër të qytetit. Veç prezantimit në panaire brenda dhe jashtë vendit artizanët do të mund ti prezantojnë krijimet e tyre në këtë qendër për ti bërë të njohura dhe për vizitorët e huaj dhe vendas që mbërrijnë në këtë qytet. Qendra e artizanit “Margarita”, u inagurua ditën e djeshme, ku kanë marrë pjesë drejtues të institucioneve vendore, deputetë,  drejtues të institucioneve të artit dhe kulturës si dhe të rinjë, që synojnë të përfitojnë nga këta mjeshtra të artizanit. Adelina Theollori, drejtuesja e qendrës së artizanatit u shpreh në fjalën e saj në hapje të kësaj qendre se tashmë krijimet e mjeshtrave do të mbërrijnë më lehtë tek të interesuarit, por nga ana tjetër në këtë qendër do të zhvillohen dhe kurse për të rinjtë që dëshirojnë të mësojnë nga mjeshtrat e  qytetit.

Ervehe Lushka, mjeshtre e punimeve me grep shprehet se me hapjen e kësaj zyre krijimet e saj dhe të mjeshtrave të tjerë do të gjejnë më lehtë rrugën e shitjes duke u prezantuar për të gjithë të interesuarit.

Hapja e kësaj qendre ka tërhequr vëmedjen dhe të të rinjëve që janë bërë pjesë e saj me krijimet e tyre.

Si një mundësi mjaft të mirë për prezantimin e vlerave të qytetit e shikon hapjen e kësaj qendre dhe kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj.  ///

20160519160640254

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx