Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Shkruaje në Akull – REVISTA TELEVIZIVE , 13/06/2016
Shkruaje në Akull -Pjesa e katert , 13/06/2016
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Shkruaje në Akull -Pjesa e dyte , 13/06/2016
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Shkruaje në Akull -Pjesa e pare , 13/06/2016
http://youtu.be/MWEtfUBhEhg Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Dekonspironte kuqezinjtë, përjashtohet austriakja që bënte ndërlidhjen me mediat e huaja
Ndodh edhe kështu. Pas vetëm tri javësh bashkëpunim, FSHF ka larguar nga detyra e ndërlidhëses për marrëdhëniet me publikun të Kombëtares (enkas për mediat ndërkombëtare) austriaken Karin Vitasek.
Kjo ndërprerje bashkëpunimi mësohet se ka ardhur për shkak të dyshimeve që ka pasur institucioni i futbollit shqiptar për informacionet që austriakja u servirte gazetarëve të huaj në lidhje me skuadrën.
Burime të “Panorama Sport” pranë Kombëtares tregojnë se Karin Vitasek jepte informacione më shumë seç duhej për mediat ndërkombëtare dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Xhani De Biazi, e gjithashtu drejtuesve të FSHF-së.
Dekonspirimi i disa informacioneve që lidheshin direkt me skuadrën në stërvitje, e veçanërisht te mediat zvicerane, ka bërë që nga dje austriakja të mos jetë më pjesë e stafit që merret me marrëdhëniet me publikun të Kombëtares në rezidencën e përkohshme në Francë.
Në fakt, vetë FSHF-ja nuk e ka prezantuar asnjëherë specialisten e marrëdhënieve me publikun që vinte nga Austria.
Megjithatë, fakti që ajo është shfaqur në konferencat për shtyp pas ndeshjeve ka shtuar kuriozitetin se pse është bërë së fundmi pjesë e Kombëtares.
Vetëm dy ditë më parë, Vitasek ka qenë në sallën e konferencave pas ndeshjes me Zvicrën, duke qëndruar në krah të trajneri De Biazi dhe përfaqësuesit të zyrës për shtyp në institucionin e futbollit, Tritan Kokona. Austriakja kishte një kontratë të përkohshme, por dyshimet e fundit të drejtuesve të FSHFsë bënë që marrëveshja të ndërpritej para kohe.
FSHF hesht – Gazeta ka kontaktuar dje zyrën për shtyp të FSHF-së për të marrë një reagim në lidhje me këtë çështje.
Por interesimit për arsyen e largimit të austriakes, askush nuk i është përgjigjur. Gjithashtu institucioni i futbollit nuk ka bërë asnjë njoftim në faqen zyrtare në internet, ndërkohë që dje lajmi ka qarkulluar në rrjetet sociale.
Specialistja e “PR” (marrëdhënieve me publikun) është larguar nga rezidenca e kuqezinjve gjatë ditës së djeshme, në një kohë që burime pranë FSHF-së i thanë gazetës se palët kanë rënë dakord për të mos bërë asnjë njoftim në lidhje me këtë lëvizje.
Ndoshta gjithçka është lënë në heshtje për të mos i prishur imazhin austriakes, që erdhi në ndihmë të Kombëtares për të plotësuar stafin administrativ, duke qenë se për herë të parë skuadra merr pjesë në Europian dhe në këtë situatë të re i nevojiteshin specialistë të marrëdhënieve me publikun. Kjo ishte e domosdoshme për raportet me mediat e huaja./P.Sport/a.m.

Burimi : / Javanews.al

Ja sesi dhe ku i shpenzon milionat Cristiano Ronaldo (FOTOT)
Cristiano Ronaldo edhe zyrtarisht është shpallur sportisti më i paguar në botë. Me pagën prej disa dhjetra milionash dollarë, që i merr nga klubi Real Madrid, dhe të ardhurat marramendëse prej marketingut, ai ka në dispozicion një shumë të paimagjinueshme parash për të shpenzuar.
Mësoni në vijim se si i shpenzon Ronaldo paratë e tij – një shkrim ky i botuar në businessinsider, të cilin e përcjellë ngjyra.com.
Sipas revistës “Forbes”, Ronaldo ka fituar 88 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit – duke u bërë kështu sportisti më i paguar në botë.
Foto: AP
Më shumë se një të tretën e kësaj shume, 32 milionë $, ai e ka fituar nga kontratat e marketingut që ka nënshkruar me kompanitë, Tag Heuer dhe Nike.
Në fakt, vetëm nga Nike ka fituar 13 milionë $.
Ai po ashtu reklamon produktet edhe të kompanive tjera si; Herbalife, Castrol, Samsung, dhe KFC.
Foto: KFC
Marrëveshjet e marketingut vetëm sa plotësojnë mega-kontratën që ai ka të nënshkruar me ekipin e Real Madridit, ku nga paga dhe bonuset fiton 50 milionë $ në vit.
Paul White/AP
Nëse vendos të braktisë Madridin, ekipi që do ta blinte atë do të duhej të paguante 1 miliardë $ dëmshpërblim.
Foto: Denis Doyle/Getty Images
Pra, ku i shpenzon ai paratë e tij? Një hobi i tij i pëlqyer janë makinat. Ronaldo nget Lamborghini Aventador, që kushton 300.000 dollarë.
Foto: YouTube/Eclipse AudioVisual
Disa prej makinave tjera luksoze të tij janë, Bentley, Porsche dhe Mercedes.
Foto: Jasper Juinen/Getty Images
Ronaldo jo gjithëherë ishte i kujdeshshëm me makinat e tij, pasi që në vitin 2009, në Manchester(ku dhe luante), ai kishte shkatërruar Ferrarin që kushtonte 320,000 $.
Foto: REUTERS/Phil Noble
Ai jeton në lagjen ekskluzive të Madridit, La Finca, në një vilë që kushton 7.1 milionë dollarë, e projektuar nga arkitekti Joaquin Torres.
Foto: YouTube/Eclipse AudioVisual
Dhe, kjo vilë është e mahnitshme.
Vërtetë e mahnitshme.
Foto: Star New/Youtube
Kur flasim për patundshmëri, në vitin 2015 ishte raportuar se Ronaldo ka blerë një apartament në Manhattan të New Yorkut, në kullat Trump, për një shumë prej 18.5 milionë $.
Foto: Warburg Realty
Ai po ashtu është parë me një orë Jacob and Co. që kushton 160,000 dollarë – që është një përfitim nga kontrata e nënshkruar me këtë kompani.
Foto: @Cristiano
Është raportuar po ashtu se Ronaldo kishte shpenzuar 29,000 dollarë për figurën e tij prej dylli, që ndodhet në korridorin e shtëpisë së tij.
Foto: Cindy Ord / Getty Images
Fama dhe pasuria kanë ndikuar që Ronaldo përherë të jetë në qendër të vëmendjes së mediave. Ai ishte në lidhje me Irina Shayk …
Foto: Carlos Alvarez/Getty Images
… modele e mahnitshme dhe aktore ruse.
Foto: Mireya Acierto/Getty Images
Mirëpo, pas pesë vjetësh, ata u ndanë – në janar të vitit 2015.
Foto: Jasper Juinen/Getty Images
Ronaldo është admirues i madh i modës.
Foto: Instagram/@cristiano
Ai ndjehet rehatshëm në kostumet e shtrenjta mu siç ndjehet dhe në rrobat sportive.
Foto: Getty Images
Ai ishte model i Armanit, si dhe ka një linjë të të brendshmëve, të realizuar nga dizajneri Richard Chai.
Foto: Armani
Megjithatë, imixhi prej një djaloshi të bukur, jo gjithëherë ishte pritur mirë nga tifozët kundërsharë.
Foto: REUTERS/Phil Noble
Ai nuk mërzitet për këtë fakt, ndërsa për gazetën “Guardian kishte deklaruar: “Mendoj se kjo ndodhë sepse jam i pasur, i pashëm, dhe lojtar i madh – ndërsa njerëzit janë ziliqarë. Nuk kam shpjegim tjetër”.
Foto: Jasper Juinen/Getty Images
Ai ka shfaqur edhe anën e tij humane, siç janë lotët kur e kishte fituar Topin e Artë.
Foto: REUTERS/Arnd Wiegmann
Ronaldo është angazhuar edhe në projekte humanitare, përfshirë këtu dhurimin e donacionit prej 165.000 dollarësh për Qendrën portugeze që lufton sëmundjen e kancerit, pastaj 83.000 dollarë për fondin e një djaloshi 10-vjeçar, që duhej të operonte trurin, përndryshe tifoz i tij.
Foto: Save The Children
Vazhdo kësisoj, Ronaldo. /NGJYRA.COM/
Burimi : / Javanews.al

Baneri i Çamërisë dhe fishekzjarret/ UEFA nis procedim disiplinor ndaj FSHF-së
UEFA ka nisur një procedim disiplinor ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit për ngjarjet e ndodhura në stadiumin Lens, aty ku u luajt Shqipëri Zvicër. Dy janë pikat për të cilat UEFA ka nisur procedim. E para ka të bëjë me parullën për genocidin çam, e cila shkaktoi gjithashtu edhe një fortunë diplomatike në Greqi. Së dyti procedimi është nisur gjithashtu edhe për fishekzjarrët e hedhur nga tifozeria kuq e zi në fushë. Vendimi për procedimin do të jepet më 21 korrik.
……….
Pankarta për Çamërinë irritoi Kotzias, i cili i çoi notë proteste Shqipërisë dhe Francës
Ministri i jashtëm Koztias ka deklaruar se Greqia nuk duhet të bjerë viktimë e përpjekjeve të caktuara të një grupi njerëzish.
“Është e habitshme sesi ajo pankartë ka kaluar në stadium me të tilla masa dhe theksoj se, UEFA ka ndërhyrë menjëherë duke e hequr dhe duke mos e lënë të shfaqej edhe në ekranet e televizionit”, ka shtuar ai.
Kotzias ka thënë gjithashtu se, Greqia ka kryer të gjitha veprimet që parashikohen në të tilla raste me anë të ambasadorit të saj në Bernë, dhe me notat e protestës dërguar Francës dhe Shqipërisë, ambasadorët e të cilëve janë thirrur të paraqiten të hënën në Ministrinë e Jashtme greke.
Sipas gazetës së të dielës, “Real News”, edhe Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopoulos, duke folur para këshilltarëve të tij, i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës.
“Nëse Shqipëria zvarritet pas bashkëpunëtorëve dhe nostalgjikëve të nazistëve, është çështja e saj. Por në një rast të tillë nuk mund të ‘shesë’ miqësi ndaj Greqisë”, ka thënë ai, shkruan tch.
Reagon Tirana zyrtare: Çështja çame, thelbësore. Sjella e tifozëve, shembullore
“Më vjen keq ta them, por ne nuk ndajmë shqetësimin e tyre irracional nga fjala Çamëri. Çështja çame është një çështje thelbësore e raporteve dypalëshe dhe thelbësore për të drejtat e njeriut. Madje trajtimi i saj me realizëm dhe diskutimi i thellë për të do të ishte dëshmi maturie e marrëdhënieve tona dhe e respektit të ndërsjelltë. Shpreh keqardhjen që në vend që fokusi të mbetet në fushën e blertë dhe në magjinë e futbollit, ata janë fokusuar në detin e tifozëve kuqezinj të pranishëm dje në stadium, sjellja e të cilëve është evidentuar si tepër korrekte dhe tepër e shkëlqyer nga mediat franceze dhe ato ndërkombëtare”, tha Glevin Dervishi nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Burimi : / Javanews.al

Ja sa fitojnë dhe se ku i çojnë paratë vëllezërit Xhaka
Mediat britanike zbulojnë të tjera detaje për vëllezërit Xhaka. Në një intervistë të dhënë për “The Sun” një ditë më parë, ylli i Arsenalit me origjinë shqiptare Granit Xhaka, ka treguar për mënyrën se si ai dhe vëllai i tij shpenzojnë paratë.
Xhaka thotë se pjesën më të madhe të parave ia dorëzon familjes. Të njëjtën gjë sipas tij bën edhe i vëllai, Taulanti.

Granit Xhaka firmosi pak javë më parë një kontratë më Arsenalin. Shuma që ai përfiton në Premier Ligë thuhet se është rreth 110 mijë paund në javë.
Aktualisht, të dy vëllezërit ndodhen në Francë në kuadër të turneut më të madh të futbollit në Europë. Granit dhe Taulant Xhaka u përballën një ditë më parë në ndeshjen Shqipëri-Zvicër./ Panorama
Burimi : / Javanews.al

Veliaj: Investime në infrastrukturën sportive për shëndetin e fëmijëve, do rindërtojmë pallatin e sportit
Në ambientet e “Tirana Fan Zone” në sheshin “Nënë Tereza” Bashkia e Tiranës dhe Federata Shqiptare e Volejbollit zhvilluan sot Festivalin e Mini-Volley për fëmijë. Festivalin e ndoqën nga afër kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandër Boriçiç, si dhe zëvendëspresidenti, Ozkan Mutlugil, i cili është njëkohësisht President i Federatës turke të Volejbollit, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, e shumë të rinj të pasionuar pas sporteve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kreu i Bashkisë së Tiranës vlerësoi angazhimin e të gjithë fëmijëve për t’u marrë me sport dhe theksoi se kjo është mënyra më e mirë për një jetë të shëndetshme. “‘Tirana Fan Zone’ e kemi pajisur me disa fusha, ku njëkohësisht po luhet sport. Kemi disa fusha volejbolli, futbolli, futbolli në plazh dhe volejbolli në plazh, kemi pasur ekipe të taekondo dhe sporte të ndryshme. Kjo ka vetëm një qëllim, duam që ky entuziazëm i krijuar nga Kampionati Evropian i Futbollit të përkthehet në aksion konkret për qytetin e Tiranës. Ministria e Arsimit na thotë se 57% e fëmijëve ose janë obezë ose janë mbipeshë dhe ka vetëm 2 mundësi se si zgjidhet kjo: një mundësi është të mos bëjmë asgjë ose mundësia tjetër, të inkurajojmë një jetë aktive”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai falenderoi prindërit që kanë sjellë fëmijët në këtë Festival dhe u kërkoi atyre që të bëjnë edhe një hap tjetër në drejtim të një jete të shëndetshme, siç është edhe regjistrimi në një kurs volejbolli, futbolli, basketbolli, taekondoje apo çfarëdo sporti tjetër. Sipas tij, kjo është mënyra më e mirë për t’u lënë fëmijëve një sistem vlerash ku shëndeti dhe jeta fizike është mënyra e duhur sesi ata duhet të jetojnë jetët e tyre. “Kjo e sotmja është investim në kulturë ndaj dhe dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, të gjithë prindërve që kanë fëmijë, regjistrojini fëmijët në një klub, në një skuadër, në një ekip. Më vjen mirë që gjithashtu shumë nga shkollat tona janë hapur si qendra komunitare. Rezervoni palestrën e shkollës për të organizuar një lojë mes jush ose me kolegët e punës. Besoj se me pak përkushtim nga secila familje, mund të kemi qytetin e ëndrrave kur vjen puna tek jeta e shëndetshme” ai.

Për këtë qëllim, Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës po punon që të krijojë më shumë kushte dhe infrastrukturë, e cila mundëson nxitjen e një jete aktive dhe fizike. “Bashkia e Tiranës po ecën shumë shpejt me disa projekte. Parku Olimpik do të jetë gati këtë vjeshtë, pjesa e lojërave me dorë. Ndërkohë që brenda këtij viti do të kemi një projekt për Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Pallati do të bëhet nga e para, është sot totalisht i amortizuar”, shtoi Veliaj. Ai bëri të ditur se Bashkia e Tiranës do të fillojë disa investime të tjera që inkurajojnë jetën e shëndetshme, siç janë investimet në kënde lojërash.
“Pas suksesit të këndit të lodrave që është projektuar me lodra të karakterit fizik për fëmijët, ne do të përfundojmë të gjithë pistën e vrapimit dhe pistën e çiklizmit në Liqenin e Tiranës. Pra, për ta kompletuar të plotë të gjithë hapësirën e liqenit. Gjithashtu do të fillojmë edhe me pistat e biçikletave edhe në Liqenin e Kasharit për të inkurajuar sa më shumë lëvizjen fizike”, u shpreh Veliaj.
Ndërsa, Presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandër Boriçiç në fjalën e tij ka falënderuar në mënyrë të veçantë Bashkinë e Tiranës dhe Federatën Shqiptare të Volejbollit për mundësinë që u dhanë gjithë këtyre fëmijëve për t’u angazhuar në këtë festival volejbolli, duke theksuar se të gjitha institucionet duhet të bëjnë më shumë për sportin.
D.I.
Burimi : / Javanews.al

Le Parisien: Shqipëria nuk ka nivelin e tifozerisë së saj (FOTO)
Nëse lojtarët e Shqipërisë paraqiten në nivelin e publikut të tyre, atëherë skuadra e Didier Deschamps do të ketë probleme të mërkurën në mbrëmje. Kështu shkruan gazeta Le Parisien në komentin për ndeshjen e djeshme, ku Shqipëria u mund nga Zvicra, titulluar “Shqipëria nuk ngrihet në nivelin e publikut të saj”.

Edhe L’Equipe, me gojën e ish-mesfushorit Johan Micoud, parashikon probleme për Francën, duke veçuar sulmuesin Armando Sadiku, ndërkohë që thekson edhe që Lorik Cana humbet takimin e shumëpritur, kundër “gjelave”, në qytetin e tij, Marsejë.
Për ndeshjen midis dy skuadrave shkruan “Debutim pa fanfara”.

Gjermania Der Tagesspiel shkruan komentin me titull “Një vëlla fiton”, referuar Granit Xhakës.

Edhe gjermania tjetër, BZ, shkruan vetëm një koment të shkurtër, titulluar “Graniti fiton duelin e vëllezërve”.

La Gazzetta dello Sport vendos në titull dy portierët, Berisha e Sommer, të parin për gabimin dhe të dytin për pritjet që ruajtën fitoren e Zvicrës.

Me gabimin e Berishës merret edhe Corriere dello Sport, që shkruan “Gabim i Berishës, buzëqesh Petkoviç”.

Tuttosport vë në dukje përpjekjet dhe rastet e shqiptarëve: “Shqipëria lufton e shpërdoron, Schar ndëshkon De Biasin”.
D.I.
Burimi : / Javanews.al




























