Ballina Blog Faqe 9583

(Foto) Mesazhi i të shumë kritikuarit Behrami pas ndeshjes me Shqipërinë

266

Valon Behrami është shumë i lumtur me tre pikët e para në Euro 2016. Mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami ka thënë se është shumë i lumtur me fitoren kundër Shqipërisë dhe tre pikët e para. Ai po ashtu është i lumtur edhe për respekt ndërmjet dy skuadrave në fushë.

“I lumtur që kemi filluar me tre pikë, por më i lumtur për respektin e dy skuadrave në fushë”, ka shkruar Behrami në Twitter. ma.me

val_1465729306-4052039

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

(Video) Pamje kur kosovarët hidheshin mbi tanket e NATO’s

0

Sot shënohen plot 17 vjet që kur NATO u fut në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës. Që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb.Fillimisht trupat e NATO-së numëronin 50.000 ushtarë dhe vinin nga dhjetëra shtete anëtare të kësaj aleance dhe vendeve aleate.

Të parat që kanë zbarkuar kanë qenë njësitet britanike. Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Ndërhyrja e NATO-së në Kosovë, i parapriu një luftë të ashpër në mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve nga paramilitaret serbë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia është detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga Kosova.

Ajo është arritur vetëm pas fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, e cila ka zgjatur për 78 ditë me radhë, si dhe pas përpjekjeve të ndryshme diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.

ma.me

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=TDxIPTjteqk?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent]

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Veshja e nënës së vëllezërve Xhaka, që po bën namin (Foto)

0

E vendosur në një situatë të vështirë se për cilin djalë të bëjë tifo, nëna e futbollistëve Xhaka e ka gjetur zgjidhjen. Ajo ka veshur një fanellë të posaçme për këtë ditë, ku bashkohet simboli i flamurit të Zvicrës me shqiponjën dykrenore.

Një ide mjaft e gjetur kjo e familjes Xhaka, e cila ka rënë në sy të mediave të huaja të cilat e kanë publikuar menjëherë.

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

FOTO/ Përqafimi emocionues mes vëllezërve Xhaka

0

Ka ardhur përqafimi i ngrohtë në mes të vëllezërve, Taulant e Granit Xhaka.

Rival në fushën e lojës, pasi luajnë për dy kombëtare të ndryshe, por jo rival edhe para fillimit të saj.

Kjo pasi, vëllezërit Xhaka para fillimit të takimit kanë treguar gjithë dashurinë ndaj njëri-tjetrit.

Në daljen e futbollistëve të dy kombëtareve, para takimit të vlefshëm për Euro 2016, në mes të Shqipërisë dhe Zvicrës, Taulanti e Granit janë përqafuar ngrohtësisht duke i uruar fat njëri-tjetrit. /Telegrafi/a.m.

foto xhakat 1

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Këto janë gabimet më të mëdha që i bëni gjatë dushit

0

Dushi duket si diçka normale i cili bëhet çdo ditë dhe është diçka që nuk mund ta bësh gabim, apo jo? Epo, gabim! Ju mund të jeni duke bërë gjëra në dush të cilat më shumë ju sjellin dëme sesa të mira.

Nuk i pastroni këmbët

Ju mendoni se sapuni apo shamponi që shkon nga flokët në këmbët mjafton për t’i mbajtur këmbët e pastra dhe të shëndetshme. Fatkeqësisht, kjo vetëm sa e rrit mundësinë e shkaktimit të kërpudhave në këmbë apo baktereve. Prandaj, fërkoni këmbët çdo herë që bëni dush dhe mos harroni t’i thani mirë, transmeton Telegrafi.

Nuk e zgjidhni kremin e duhur

Dushi e ka shprehi t’jua thajë lëkurën. Por, këtë dukuri mund ta luftoni duke e lyer lëkurën menjëherë pas dushit. Prandaj, është shumë e rëndësishme të zgjidhni kremin e duhur, në mënyrë që të shmangni acarimin e lëkurës.

Bëni dush të gjatë

Mund t’ju duket se aq më i gjatë dushi, aq më të pastër do të jeni, mirëpo duhet konsideruar edeh faktorë tjerë. Jo vetëm që jeni duke i harxhuar më shumë se shtatë litra ujë çdo minutë që pastroheni, por gjithashtu e rritni mundësinë e lëkurës së thatë. Prandaj, përpiquni ta kufizoni kohën në tualet në 10 minuta ose më pak.

Bëni dush të nxehtë

Kur është fjala për lëkurë të thatë, aq më i nxehtë që është dushi që e bëni, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Avullimi i shumtë e thanë lëkurën, prandaj ndryshojeni këtë shprehi.

(express / r.a)

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

John Williams u nderua me Çmimin e karrierës

0

Kompozitori John Williams, autori i muzikës për filmat “Star Wars”, “Jaws”, “Indiana Jones” dhe “Harry Potter”, është fitues i Çmimit së Karrierës së Institutit Amerikan të Filmit.

Williams (84-vjeç), i cili është pesë herë fitues i çmimit Oscar, është prezantuar me çmimin nga regjisori Steven Spielberg në një darkë gala në Los Angeles në mbrëmjen e të enjtes.

Pas Walt Disney, Williams mban rekordin për shumicën e nominimeve për çmimin prestigjioz të filmave të Oscar, referon BETA.

360523bc.522x371

Ai ishte kompozitori i parë i cili u nderua me Çmimin e karrierës ose Lifetime Achievement, që akordohet prej Institutit Amerikan të Filmit. Më shumë se gjashtë dekada zgjat karriera e John Williams gjatë së cilës ka krijuar muzikë për 150 filma.

Ai është i njohur për bashkëpunimin e tij me Spielberg në filma për të cilat ka marrë një Oskar. (b.an)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Prishtina Football Fest, gati për transmetimin e Euro 2016

0

Kampionati Evropian i Futbollit 2016 që do të nisë sot në Francë do të ndiqet edhe në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës nga tifozë të shumtë të futbollit, veçanërisht të kombëtares së Shqipërisë, që merr pjesë për herë të parë në këtë ngjarje të madhe sportive.

Sipas një njoftimi për shtyp të KD Events&Communications, në sheshin “Skënderbeu” do të transmetohen të gjitha ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2016, që fillon mbrëmjen e sotme me ndeshjen Francë- Rumanisë në stadiumin “St-Denis” dhe deri në 10 korrik 2016.

Ky organizim i quajtur Prishtina Football Fest do të jetë i veçantë jo vetëm për nga përmasat e mëdha të organizimit, po sepse për herë të parë është kualifikuar dhe merr pjesë kombëtarja e Shqipërisë, ndeshja e parë e së cilës është kundër Zvicrës, të shtunën më 11 qershor në orën 15:00.

Para dhe pas kësaj ndeshje do të ketë një organizim kulturor, duke filluar me performimin e këngëtarit të njohur shqiptar, Kastriot Tusha, prania e të cilit u mundësua nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Më pas do të jenë edhe performimet e Studios së baletit “Mjellma”, përgatitur nga Sabrie Spahiu dhe grupit të vallëtarëve përgatitur nga Dilaver Kryeziu, duke e kthyer sheshin e qytetit në një festë të vërtetë në përkrahje të kombëtares së Shqipërisë.sport1

Sipas njoftimit per shtyp, të gjithë sportëdashësit janë të mirëpritur t’i shikojnë të gjitha ndeshjet në sheshin e heroit tonë kombëtarë Skenderbeu, ky hyrja është pa pagesë. Në këtë event do të ketë lojëra atraktive, muzikë nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe ushqim e pije.

Prishtina Football Fest  është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Ministria e Diasporës, si dhe nga Ambasadat, të cilat kanë ekipet e tyre kombëtare në EURO 2016, si Ambasada e Shqipërisë, Ambasada e Gjermanisë, Ambasada Belgjikës dhe Ambasada e Hungarisë. (java / r.a)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Cili do te jete rezultati i ndeshjes Shqiperi – Zvicër?

0

[socialpoll id=”2366471″]

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Telefonat e përthyeshëm, project Tango i Google etj… ja çfarë solli Tech World nga Lenovo (FOTO)

0

U zhvillua sot Tech World 2016 nga Lenovo, ngjarje gjatë të cilës u prezantuan disa produkte të reja mjaft interesante. Ylli i shfaqjes ishte Lenovo PHAB2 Pro , i cili është telefoni i parë inteligjent në botë që sjell Project Tango të Google, por edhe telefonat e Motorola ishin gjithashtu pika të larta gjatë festivalit të sotëm.
Këtu kemi një listë të produkteve më të mëdha dhe më interesante që u zbuluan në Lenovo Tech World 2016.

Telefonat e përthyeshëm

lenovo1
Lenovo e filloi shfaqen me yllin e YouTube, Meghan McCarthy duke prezantuar dy prototipa të mrekullueshme- telefona dhe tabletë realisht të përthyeshëm dhe përkulshëm. Ata nuk do të lëshohen së shpejti por pamë një tabletë që përthyet në gjysmë për tu kthyer në një fabletë dhe një telefon inteligjent që përkulet si një byzylyk për tu kthyer në një pajisje që vishet.

PHAB2 Pro

lenovo-phab2-pro
Ky është telefoni i Lenovo të cilin e kemi pritur, dhe ai më në fund sjell në jetë Project Tango të Google.
PHAB2 u ndërtua rreth eksperiencës së Project Tango, e cila është zgjidhja e Google për realitetin e shtuar me bazë Android. PHAB2 shkrin botën fizike dhe atë digjitale. Për shembull, një ndër aplikacione e vlefshme për eksperiencë në realitetin e shtuar do të jetë GuidiGO, një aplikacion që do të çojë përdoruesit në një turne në një muze real dhe do të shfaq përmbajtje digjitale rreth ekspozitave.

Dy telefona të tjerë PHAB2

phab2-plus-4
PHAB2 Pro është sigurisht kryevepra e familjes së PHAB2 të Lenovo, por kompania lëshoi gjithashtu dhe dy pajisje të tjera bashkë me të.
PHAB2 i kompanisë përmban fuqi më të vogël dhe një çmim më të ulët, por ai ofron tipare të realitetit të shtuar dhe një ekran të madh HD, 6.4-inç. Përfshin gjithashtu një kamerë 13-megapixel, 16GB hapësirë dhe mbështetje për kartë microSD për hapësirë të zgjerueshme. PHAB2 Plus shton një kamerë të dyfishtë dhe do të kushtojë pak më shumë se PHAB2. Të terja pajisjet do të lëshohen në Shtator

Moto Z dhe Moto Z Force

moto-z
Njoftimi i fundit i ditës përfshinte dy telefona të rinj të linjës Moto Z, Moto Z dhe Moto Z Force.
Moto i ri Z është telefoni inteligjent më i hollë në botë me vetëm 5 mm trashësi.
Ndërkohë, Z Force përfshin një kasë më të fortë dhe një ekran rezistent ndaj thyerjes.Krokodili.al

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Familja e Muhamed Alisë i bashkohet sot mijëra myslimanëve në lutjet për legjendën

0

Familja e legjendës së boksit Muhamed Ali, iu bashkua mijëra njerëzve në lutjet tradicionale myslimane në ‘Freedom Hall’, Kentucky.

ali

 

Më shumë se 14,000 njerëz morën pjesë në shërbimin tradicional mysliman të xhenazes për tri-herë kampionin e botës në boks, i cili vdiq të premten në moshën 74 vjeçare.

ali2

Gruaja e tij, Lonnie, vajzat, Laila dhe Hana, dhe mesa Sydney, u fotografuan duke u dukur të ngrysura në shërbim, i cili shënon fillimin e dy ditëve të nderimit të sportistit i cili ishte konvertuar në fenë Islame, transmeton Gazeta Express.

ali3

 

 

Myslimanë të shumtë udhëtuan nga e gjithë bota për të qëndruar krahë për krahë në zonën e Kentucky, për t’i dhënë nderimet e fundit Alisë.

Një shërbim memorial ndërfetar është përcaktuar për të premten, ku do të marrin pjesë fytyrat më të njohura të botës. (b.an)

Burimi : / Javanews.al


Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx