Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Shkruaje në Akull – Kryetari i Bashkise se Shqiperise
Sekretet e bazave naziste në Amerikë
Disa muaj më parë, disa pjesëtarë të Qendrës Urbane të Arkeologjisë të Buenos Airesit u zhvendosën në veri të Argjentinës, në kufi me Paraguajin. Në mesein e vegjetacionit të harlisur në xhungël, bënë një zbulim befasues. Arkeologët zbuluan një bazë të fshehtë naziste, e cila kishte qenë banuar për një kohë. Ekspertët mendojnë se ishte një pikë e ndërmjetme drejt destinacionit përfundimtar: një vendstrehim gjigant dhe i pajisur me teknologjinë më fundit të kohë, në pritje të fundit të botës…
Prill 1945. Ushtria amerikane lëviz në drejtim të Berlinit, pas disa ditëve të rrethimit të qytetit të lashtë të Nurembergut. Beteja ishte jashtëzakonisht shumë e vështirë. Sheshi ishte mbushur me me qindra panzera, njëzet e dy regjimente të artilerisë dhe pothuaj njëzet mijë ushtarë SS-ëve. Ishte një fitore e pabesueshme. Katër ditë, në të cilat bateritë e divizionit Thunderbird nuk pushuan për as edhe një sekondë. Qindra tonelata predha, e shndërruan qytetin në gërmadhë. Kështu erdhi 20 prilli, dita kur Fyhreri mbushi 56 vjeç…
Aleatët i bënë atij një dhuratë të bukur: pas pesë vitesh luftime të ashpra dhe miliona të vdekurish, flamuri amerikan ishte valëvitur mbi çatinë e Muzeut të Luftës të qytetit mesjetar. Po i afroheshin Berlinit. Dhe fundit të konfliktit.
Vetëm dhjetë ditë më vonë, Adolf Hitleri, duke shfryrë kundër tradhtisë së gjeneralëve të tij, i çmendur, me sovjetikët që bridhnin lirisht mespërmes kryeqytetit të Rajhut, mori pistoletën e tij 7,65 mm dhe e futi tytën në gojë. Më pas, gruaja e tij Eva Braun ndoqi shembullin e Fyhrerit. Në dhomën ngjitur, Gëbelsi, bashkëshortja dhe pesë fëmijët bënë të njëjtën gjë, duke gëlltitur disa kapsula cianidi. Kishin vdekur të gjithë. Por, a jemi të sigurtë që ndodhi vërtetë kështu? …Bota.al/ a.k



Burimi : / Javanews.al

U mori dhëndrin Kardashianëve, zhvishet bukuroshja (Foto +18)
Menjëherë pas lajmit që Tyga i ka dhënë fund lidhjes me Kylie Jenner, javën e kaluar, u shfaq Demi Rose, e dashura e re e reperit.
Duke parë fotot e saj nuk është e vështirë të kuptohet se pse ai zgjodhi anglezen 21 vjeçare.
Ajo ka shfaqur linjat perfekte derisa ka realizuar një set fotografik duke hequr rrobat.




Burimi : / Javanews.al

8 misteret për trurin që shkenca nuk ka arritur t’i japë zgjidhje
Shumë të panjohura mundojnë shkencëtarët rreth trurit njerëzor. Ndërsa shkenca përparon ngadalë në të gjitha fushat, disa zona të trurit mbeten ende të errëta sa u përket njohurive që kemi për to
Truri është një nga pjesët më komplekse dhe më pak të kuptuara të trupit njerëzor. Fatkeqësisht, nëse do të ishte edhe më i thjeshtë, ne ende nuk do të mund të kuptonim një pjesë të paditurisë sonë.
Si funksionon ky grup qelizash që mund të krijojë kujtime, ndjenja dhe vetëdije? Është e mrekullueshme të mendosh se disa impulse elektrike, disa fjalë në ekran mund të na bëjnë të mendojmë për një send të caktuar dhe të njohim më mirë me anë të perceptimit botën që na rrethon.
Disa nga mendjet më të ndritura të neuroshkencës ende nuk arrijnë të zbulojnë saktësisht se çfarë e nxit trurin të punojë. Çfarë i jep njeriut personalitet? Cilat janë dallimet midis gjumit dhe zgjimit? A është vullneti i lirë një iluzion? Përse është e vështirë të repikohen superkompjuterët?
Ja se cilat janë 8 misteret që vazhdojnë edhe sot të mundojnë shkencëtarët.
Si është truri kaq i shpejtë?
Të gjithë e shohin trurin e njeriut si një superkompjuter, por në fakt ai është shumë i ngadaltë. Shpejtësia me të cilën udhëtojnë sinjalet në tru është një e njëmilionta e shpejtësisë së sinjalit në kompjuter.
Pavarësisht kësaj, ne mund të njohim një fytyrë, një këngë apo një aromë menjëherë nga sa i duhet një kompjuteri për të kryer të njëjtin proces.
Është në dukje paradoksale, por mendohet se ka të bëjë me aftësinë e trurit për të përpunuar informacion në linja paralele, por gjithsesi mbetet një temë e panjohur.
Nga vjen personaliteti?
Në vend që të thoni se keni një tru, është më e saktë nëse thoni që ju jeni truri. Ajo gjëja e qullët që keni në kokë me gjasa është vendi nga ka prejardhjen personaliteti juaj, por çfarë të veçante ka truri juaj që ju formëson juve?
Kjo është e gjitha pjesë e debatit natyra kundër mjedisit, çfarë pjese e personalitetit tuaj vendoset nga gjenet dhe fiziologjia, dhe sa vendoset nga mjedisi? Ideja është se personaliteti juaj duhet të jetojë në trurin tuaj, por ne prej qindra vjetësh nuk e dimë se si do të dukej truri nëse do të kishim të bënim vetëm me gjenet.
Përse flemë dhe ëndërrojmë?
Gjumi është shumë i rëndësishëm. Pavarësisht rreziqeve të kalimit të një pjese të madhe të ditës dhe jetës në gjendje jo të ndërgjegjshme, të gjithë gjitarët dhe shpendët flenë. Është një gjë jetësore, por ne ende nuk e kemi idenë përse ndodh.
Si fillim, nuk ka arsye të vërtetë përse gjumi supozohet të na japë energji. Ne e marrim energjinë nga ushqimi dhe djegim shumë energji kur flemë. Por sërish kur zgjohemi nga gjumi ndihemi të freskët dhe më energjikë. E njëjta gjë i mundon shkencëtarët edhe për ëndrrat.
Si i ruajmë kujtimet?
Ashtu sikurse disku i ngurtë në një kompjuter, kujtimet kodohen fizikisht në trurin tonë dhe ne jemi në gjendje të mendojmë për ngjarje të së shkuarës. Shkencëtarët e trurit besojnë se në këtë mënyrë funksionon truri, por ne nuk e dimë nëse ka një mënyrë tjetër të funksionimit të tij nëse nuk do të ishte për kujtimet.
Ka shumë lloje kujtimesh dhe shumë mënyra se si mund të kujtoni ngjarjet e së shkuarës. Kujtimet nuk ruhen si “bit”-et diskrete të kompjuterëve, por në fakt ka mënyra të ndryshme të kombinimit të neuroneve. Ne nuk e dimë me siguri si formohen ato, si zhduken apo çfarë e bën të mundur krijimin e kujtimeve false.
A jemi veçse kompjuterë?
Kohët e fundit njerëzit janë mundur nga ideja se truri njerëzor është veçse një përpunues klasik i informacionit – një kompjuter. Shumë i përparuar, por gjithsesi një kompjuter.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë duhet të jetë shumë e mundur të krijohet një mendje njerëzore në formën e një makinerie? Ky lloj kompjuteri do të kishte të gjithë vetëdijen dhe kompleksitetin e trurit real. Megjithatë, shkencëtarët nuk e kanë ende të qartë se si do të mund të krijonin një kompjuter po aq real sa truri, duke qenë se shumë veprime tonat nuk janë zbuluar se nga burojnë.
A kemi vullnet të lirë?
Ideja e vullnetit të lirë duket se është shumë abstrakte dhe i ka mundur prej kohësh shkencëtarët që kanë vendosur ta studiojnë, por pa arritur shumë përpara. Aktiviteti i trurit ka treguar se ai në disa raste vepron me ndërgjegje dhe pastaj arrin të veprojë me vetëdije. Të tjerë mendojnë se vullneti i lirë është një iluzion dhe se truri na bën të besojmë se veprimet tona janë vullnetare.
Si funksionon vazhdimisht?
Një fakt që ka habitur shumë shkencëtarë lidhet me mënyrën sesi truri vazhdon të punojë pavarësisht të gjitha rrethanave. Një nga problemet më të mëdha që truri duhet të tejkalojë është se merr sinjale të ndryshme nga shqisa të ndryshme gjatë gjithë kohës.
Truri ynë është gjithashtu mjeshtër i iluzionit. Duke përdorur sisteme të ndryshme që funksionojnë si një i vetëm ne arrijmë të kuptojmë gjërat dhe të menaxhojmë gjithçka duke e bërë të duket si një eksperiencë e vetme.
Çfarë është ndërgjegjja?
Me gjasa ky është misteri më i madh i trurit njerëzor, si e krijon truri idenë e ndërgjegjes? Si funksionon ndërgjegjja jonë? Pavarësisht se shkencëtarët kanë zbuluar se çfarë e aktivizon dhe çaktivizon trurin, nuk dihet ende se si funksionon nënvetëdija.
Disa mendojnë se nënvetëdija është rezultat i ndërveprimeve të pafundme komplekse të trurit, por të tjerë mendojnë se ka disa elementë të trurit që kur bashkohen krijojnë ndërgjegjen. Misteret e trurit nuk kanë fund. /shqip/a.m.
Burimi : / Javanews.al
Lista e “Francë 2016″/ De Biasi: Evropiani rast unik, japim maksimumin (mesazhi për futbollistët)
Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biasi ka dhënë një konferencë për mediat në nisje të përgatitjeve për evropianin “Francë 2016”. Ai deklaroi para gazetarëve se kuqezinjtë do të përballen me kombëtare më të forta, por do të japin maksimumin.
“Pritshmëritë e mija janë që të kuptojmë se është një rast unik që kemi në dorë. Gjëja kryesore që na bëri të kemi sukses është fakti që ne njohim limitet tona. Është rast unik për miliona shqiptarë dhe do të shfrytëzojmë çdo mundësi siç kemi bërë deri tani. Do të japim maksimumin pa ndier presionin. Duhet të luajmë pa ndier presionin.”, tha De Biasi.
Më tej trajneri zbardhi për mediat edhe një mesazh që u ka nisur disa ditë më parë futbollistëve. Ja çfarë shkruhej në mesazhin ku kërkohej angazhim nga djemtë e kombëtares:
“Për 10 ditë nis grumbullimi për ndeshjen e parë ndaj Zvicrës në Evropian,. Për të gjtihë do të jetë rast unik, dhe për të nderuar një fanelë, për të treguar vlerat tona duhet të japim maksimumin. Kriteret do të jenë gjendja fizike dhe disponibilitetit për të qenë pjesë e skuadrës. Janë 27 lojtarë të grumbulluar, por vetëm 23 do të shkojnë në Francë. E do që kërkoj shumë, por kemi shumë për të bërë në këtë turne”, thuhej në mesazhin e lexuar nga De Biasi./a.m.

Burimi : / Javanews.al

Videolajm/ Pasi shprehu krenarinë për origjinën, pornostarja Alby këndon shqip
Pornostarja me gjasë e parë dhe e vetme shqiptare në industrinë amerike, Alby Rydes mund të ketë shumë vite jashtë Shqipërisë por lidhjen nuk e ka shkëputur për asnjë moment.
Përpos që tregon haptazi në biografi e rrjete sociale krenarinë e të qenurit shqiptare, Alby po del të jetë në rrjedha të mira edhe të muzikës shqiptare.
Ajo shihet në rrjete sociale teksa shijon muzikën shqip, e posaçërisht të anëtarëve të On Records, Kida e Mozzik.
Një video ku shihet duke dëgjuar këngën e re të Gramozit e Getinjos, i pari e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram.
Pa dyshim, fansja më e veçantë për reperin! /PRIVE.AL/ a.m.
https://dailymotion.com/video/x4buht4
Burimi : / Javanews.al
Argjentina zbulon listën për Copa America, mungon Dybala
Carlos Tevez dhe Paulo Dybala mungojnë në listën prej 23 lojtarëve të ftuar për Copa America
Argjentina ka publikuar listën prej 23 lojtarëve të ftuar për Copa America ku mungojnë emra si Carlos Tevez, ylli i Juventusit, Paulo Dybala e Angel Correa i Atletico Madridit.

Kujtojmë se gjatë verës do të zhvillohen edhe Lojërat Olimpike, andaj Dybala do të luaj për Argjentinën në këtë kompeticion. (b.an)
Burimi : / Javanews.al

Vizat në Kosovë mund të hiqen, por edhe të kthehen shpejt
Ka mjaft shtete që ende vazhdojnë të jenë skeptike rreth mundësisë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kjo, sipas burimeve diplomatike, është parë qartë edhe gjatë debatit të parë në Këshillin e Bashkimit Evropian, të zhvilluar në Bruksel nga ministrat e brendshëm të vendeve anëtare, të premten, në Bruksel.
Por ata diplomatë që mbështesin heqjen e vizave për kosovarët janë të mendimit se “pengesat nuk janë të pakapërcyeshme, sepse ka hapësirë për të bindur vendet skeptike”, shkruan Koha Ditore.
Shqetësimet kryesore rreth Kosovës, pohojnë burimet që kanë ndjekur diskutimet e ministrave, janë të lidhura me nivelin e lartë të refuzimit të vizave, potencialin e lartë të rrezikut të migrimit masiv nga Kosova, radikalizmit fetar dhe proporcionalitetit të lartë të pjesëmarrësve “shqipfolës” në grupet e krimit të organizuar në Evropë, që për shumë krime shfrytëzojnë pikërisht Kosovën si transit. (b.an)
Burimi : / Javanews.al


