Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Shkruaje në Akull – Cfare ka frike dhe ke do shpetoje Niko peleshi
Mendimet e yjeve shqiptare për komunitetin LGBT
Sot, me 17 maj po shënohet Dita Ndërkombëtare e komunitetit LGBT. E për këtë komunitet, shpeshherë janë prononcuar edhe këngëtarët tanë, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre bashkë me përkrahjen apo kundërshtinë. Të kontaktuar nga Indeksonline, disa prej tyre kanë treguar se a duhet respektuar të drejtat e tyre apo jo.
Lumi B

Reperi ka treguar se atij nuk i interesojnë se çka bëjnë njerëzit tjerë me jetën e tyre. “LGBT? Nuk e di, nuk me intereson se çka bëjnë njerëzit në dhomë të fjetjes (qesh). Secili e ka jetën e vet dhe vendimet e veta” ka thënë Lumi.
BimmBima

Mendim të njëjtë sikurse Lumi ka edhe reperi BimmBima. Ai madje nuk ka shumë njohuri rreth këtij komuniteti. “Nuk e njoh këtë komunitet prandaj nuk mundem të them se as jam pro e as kundër” janë fjalët e tij.
Teuta Krasniqi

Aktorja, Teuta Krasniqi ka ndarë mendjen sa i përket këtij komuniteti. “Më shumë jam pro se kundër, nuk mundem të jem kundër për derisa nuk sjell dëm dhe nëse dikush është kundër atëherë cenon lirinë e tyre” është shprehur aktorja.
Agnesa Vuthaj

Ish modelja Vuthaj pa asnjë ngurrim ka thënë se është pro tyre. “Jam pro i përkrahi gjithmonë” ka thënë shkurtazi ajo.
Gold AG

Një mendim shumë interesant është i reperit Gold AG ai i cili njihet si besimtar i devotshëm i fesë Islame e cila kundërshton martesën dhe marrëdhënien me gjininë e njëjtë. “17 majin e di vetëm si datë të çlirimit të Jabllanicës, për këtë komunitetin që nuk po e di as çka është, nuk kam çka me mëndu kur ata nuk mendojnë për veten” tha Goldi.
Burimi : / Javanews.al

Skema e re për llogaritjen e pagesës së mjekëve, ja sesi do bëhet
Ideja e hedhur nga Kryeministri Rama për të ndërtuar një sistem të ri pagesash për mjekët, ku si bazë të jetë volumi i punës, ka hasur në qëndrime pro dhe kundër. Rektori i Universiteti të Mjekësisë në Tiranë, Arben Gjata, mbështet nismën.

Sipas tij, kjo do të ishte një mënyrë e cila do të frenonte mitmarrjen, si dhe do të stimulonte bluzat e bardha për të punuar në spitalet publike.
“Do të reduktonte në minimum pagesat nën dorë që bëhen në sistemin mjekësor dhe, nga ana tjetër, do të siguronte disa paga më të përshtatshme për mjekët, duke shërbyer në këtë mënyrë si shtysë për ta që të vijojnë të punojnë në sistemin publik”. Por deri në zbatimin e kësaj skeme të re duhen të kryhen ndryshime ligjore.
Gjata vë në dukje se thelbi i kësaj reforme mbetet te mënyra se si do të implementohet dhe se paraprakisht është e rëndësishme të kryhet një studim mbi çmimet që aplikohen në sektorin shëndetësor. “Bëhet fjalë për një koncept shumë modern, që nënkupton caktimin e një rroge bazë minimale dhe pastaj pjesa tjetër e pagës të kushtëzohet nga sasia e punës që kryen çdo mjekë. Aktualisht, nuk është asgjë më tepër sesa një ide, sepse kërkon ndryshime të rëndësishme ligjore. Kërkon përcaktimin e çmimeve të procedurave”, pohon rektori i Universitetit të Mjekësisë.
NISMA
Pak ditë më parë, kreu i qeverisë gjatë përurimit të Qendrës së Konsultave në QSUT tha se nuk është e drejtë që dy mjekë të paguhen njësoj, kur volumi i punës që ata kryejnë është i ndryshëm. “Ne duhet të kalojmë te shpërblimi i mjekëve sipas volumit të punës dhe jo me rroga fikse. Ne duhet të fusim volumin e punës dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse, si punove apo si nuk punove, si përballove volum 5 apo 0.5 merr të njëjtën rrogë, se je në të njëjtën fashë të borderosë”, tha Rama. Ndërkohë, pas këtij paralajmërimi të bërë ende nuk ka detaje shtesë lidhur me mënyrën se si do të operohet më tej.
SKEMA
Sipas profesor Gjatës, ajo që parashikohet, duke pasur në konsideratë modelet si motra që aplikohen në vendet e Perëndimit, është që një pjesë e tarifës që paguajnë pacientët të shkojë për mjekun dhe pjesa e mbetur për infrastrukturën e spitalit. Kjo praktikë e re lidhet edhe me funksionimin e qendrave të konsulencës, ku çdo qytetar ka të drejtë të zgjedhë vetë orarin e vizitës dhe mjekun me të cilin do të vizitohet.
“Nëse do të shkosh në spital dhe të zgjedhësh mjekun, në vendet e Perëndimit, kjo bëhet nëpërmjet të paguarit të një siguracioni shtesë. Kjo të jep të drejtën pastaj që të zgjedhësh mjekun. Më tej, nga kjo sasi parash që qytetari paguan, një pjesë shkon në llogarinë e mjekut që qytetari zgjedh”, sqaron Gjata.
Për ta konkretizuar nëse një pacient shkon për konsultë dhe nuk ka ndjekur sistemin e referencës apo është i pasiguruar, ai paguan 3 mijë lekë. Nga këto, mjeku nuk merr asnjë lekë, sepse të gjithë shkojnë për spitalin ose në buxhetin e shtetit. Por me reformën që synohet të ndërmerret një pjesë e këtyre parave do të shkojnë për mjekun.
“Kjo është ideja që brenda spitalit të funksionojë, ashtu sikundër funksionon në spitalet private. Pra spitali të ketë mundësi të marrë para, me të cilat paguan mjekun dhe nga ana tjetër i krijohet mundësia për të përmirësuar infrastrukturën e brendshme spitalore”, sqaron profesori.
I pyetur nëse kjo do të lërë në hije mjekët e rinj sepse qytetarët kanë prirje që të shkojnë te mjekët me emër, Gjata shton se me e rëndësishme se ço gjë tjetër mbetet cilësia e shërbimit ndaj pacientëve. Më tej, sipas tij, janë shefat e shërbimeve ata që koordinojnë punën, duke bërë të mundur që mjekët e rinj në vitet e para të punës të asistohen nga ata që kanë vite përvojë.
Kalo: Mjeku vlerësohet nga performanca dhe kjo nuk është sasiore, por cilësore
Doktori Tritan Kalo është shprehur kundër kësaj nisme. Për gazetën, Kalo pohon se mjeku duhet të vlerësohet në bazë të performancës në vendin e punës. Dhe kjo performancë, sipas tij, nuk është sasiore, por cilësore.
“Volumi i punës së një mjeku të përgjithshëm, mjeku të familjes, apo të një mjeku specialist, është i pamatshëm nga ana sasiore, pasi mjeku diagnostikon, operon, kuron, si dhe diskuton me të sëmurët për ecurinë e sëmundjes së tij, dhe me gjerësisht bën më të mirën e mundshme për parandalimin e tyre. Mjeku nuk është një teknik, i cili ka mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe riparon mjete automobilistike apo prodhon detale e kompjutera. Mjeku në punën e tij vlerësohet nga performanca e diagnostikimit dhe mjekimit të rasteve, performancë që nuk është sasiore, por cilësore, sepse vlerësohet me jetë njerëzish të shpëtuara”.
Duke e cilësuar këtë një tymnajë të pastudiuar, Kalo shton më tej se një skemë e tillë pagesash nuk aplikohet në vendet e Europës. “Shëndetësia jonë pas 2013-s u nis të ishte e modelit kanadez apo danez me mbulimin universal të popullatës, apo sikundër njihet ‘shëndetësia falas’, dhe po bitiset te përfundojë sipas një ‘modeli amerikan’, jo fort të njohur dhe të aplikuar ne Europë. Pa sqaruar përfundimisht se sipas cilit model do të vijojmë të ecim, dilet me variantin e ‘pagesës së mjekëve sipas volumit të punës’, që për mendimin tim është një tymnajë jo fort mirë e studiuar dhe diskutuar me grupet e interesit dhe specialistët ekonomistë, të cilët merren me shëndetësinë publike. Në dijeninë time në asnjë vend të botës nuk ekziston kjo lloj pagese. “Fee for service”, metodë pagese e cila përdoret gjerësisht në spitalet private në Amerikë, nuk miratohet dhe aplikohet në Europë”, nënvijëzon doktori. panorama/ a.k
Burimi : / Javanews.al

Ja çfarë pune do bëjë Ronaldo… pasi të lërë futbollin (VIDEO)
Cristiano Ronaldo ka realizuar një reklamë të re për një TV izraelit. Videoja është publikuar edhe nga tabloidi britanik “The Mirror”, që ia ka vënë një nën-titull interesant.
“Një karrierë në Hollywood e pret Cristianon pasi që ai ta lë futbollin”, thuhet aty, shkruan lajmi.net. Portugezi është shfaqur në një numër të madh reklamash në vitet e fundit.
a.k
Burimi : / Javanews.al
1998, koha kur Meta martohej me Monikën dhe dëshmitar kishte Erion Braçen (FOTO)
Kanë kaluar tashmë 18 vjet por ata nuk kanë dashur të bëjnë kurrë të bujshme ditën e dasmës së tyre. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi i kanë thënë “PO” njëri tjetrit në tetor 1998 një një bashki të drejtuar nga kryedemokrati Albert Brojka. Atëherë Meta ishte zv/kryeministër socialist në qeverinë Majko, ndërsa Monika kryetare e FRESH-it.
E çuditshme ishte se dëshmitari tjetër përpos ambasadorit zvicerian në Tiranë ishte Erion Braçe.
Pjesmarrës i vetëm në ceremoni qe dhe ish këshilltari i Metës dhe më pas Ministri i Ekonomisë Mustafa Muçi.



Siper Meta duke hedhur firmen e celebrimit. Ne mes majtas ambasadori zviceran ne Tirane ndersa djathtas Muçi dhe Braçe deshmitar. Fotoja tek, Meta duke dale si i martuar nga dera e gjendjes civile… lapsi.al/ a.k
Burimi : / Javanews.al

Pique nis të imitojë Ronaldon… teksa Messi dhe Suarez shkrihen gazit (VIDEO)
Pas fitores ndaj Granadas, Barcelona ka fituar La Ligan.
Ky ishte titulli i 24 në historinë e katalunasve, por një ndër më të vështirët pasi për atë u vendos në xhiron e fundit.
Barca festoi me tifozë e saj të nesërmen në rrugët e Barcelonës, por ajo që ra në sy ishte tallja e Gerard Pique me festimin e Cristiano Ronaldos, shkruan telegrafi. Ky imitim u pëlqye nga tifozët dhe nga dyshja Luis Suarez dhe Lionel Messi të cilët qeshen me lot me mënyrën si mbrojtësi spanjoll imitonte Ronaldon./ a.k
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=IP7yb0X3lYk]
Burimi : / Javanews.al
Aulon Kalaja me Shpetim Idrizi .Flakë për Flakë – pj 2 .. dt 17/05/2016
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Aulon Kalaja me Shpetim Idrizi .Flakë për Flakë – pj 1 .. dt 17/05/2016
Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion
Nuk besonin te Leicester, por sot janë penduar që e refuzuan
Askush nuk besonte te Leicesteri në fillim të sezonit dhe po ashtu as në janar.
Dhe me këtë rast shumë lojtarë refuzuan kalimin te kampioni anglez gjatë merkatos.
Por, me shumë mundësi shumica nga ata janë penduar që nuk kanë pranuar të kalojnë në King Power, pasi tani ata do të ishin kampion të Ligës Premier.
Më poshtë keni shtatë lojtarët që refuzuan Leicester Cityn në sezon e kaluar. /a.m.
Burimi : / Javanews.al

Ish-prostituta italiane, Pia Covre: Pse duhet të legalizohet prostitucioni!
Maria Pia Covre, ish-prostitutë, sot aktiviste dhe themeluese e Komitetit për të Drejtat Civile të Prostitutave në Itali tregon se përse kriminializimi është i gabuar për punonjëset e seksit. Sipas saj, ato punojnë gjithnjë dhe më shumë në mënyrë të fshehur, prandaj kjo gjë i vë në rrezik
Pia Covre sot është 69 vjeçe. Mbi shpatulla ka një karrierë të gjatë si prostitutë. Ose më mirë, si punëtore seksi, siç e përkufizon ajo. Bashkë me kolegen Carla Corso në vitin e largët të 1982-shit ka themeluar Komitetin për të Drejtat Civile të Prostitutave, një lloj sindikate, e vetmja në Itali, që për më shumë se 30 vjet ka luftuar për heqjen e ligjit Merlin, legalizimin e prostitucionit dhe njohjen e punës së seksit, me shumë të drejta dhe detyra. Në stafin e Komitetit, ka avokatë, mjekë dhe edukatorë, të cilët merren me problemet, ligjore dhe shëndetësore të prostitutave, por edhe për të hequr nga rruga prostitutën, e cila është e detyruar për të bërë këtë. “Nëse jeni një punëtor i vetëpërcaktuar dhe keni zgjedhur për të bërë këtë punë pa dhunë dhe detyrim, unë nuk shoh asgjë të keqe”, thotë Pia.
Teksa shton se kriminalizimi i prostitucionit është gjithmonë i lidhur me shumë punëtorë të fshehur seksi dhe klandestinë, duke e vënë jetën e tyre në rrezik. “Legalizim do të thotë se kushdo që është një prostitutë mund të regjistrohet në INPS (Institutin Ndërkombëtar të Mbrojtjes Sociale), mund të paguajë taksa për atë që atë të fiton, dhe ndoshta një ditë mund të ketë një pension. Në qoftë se dikush më keqtrajton mua, unë e padis, sepse e di se mund ta bëjë këtë pa u përfshirë në probleme të tjera”, tregon Covre.
Pia, çfarë thotë ligji italian mbi prostitucionin?
Ligji Merlin, me mbylljen e shtëpive publike, nuk e ka shfuqizuar prostitucionit, por e ka mbyllur në mënyrë të paligjshme. Ligji parashikon për veprën penale të prostitucionit, por dhe krimin e inkurajimit të prostitucionit. Ky i fundit, në fakt, nuk lejon punëtorët dhe punëtoret e seksit të punojnë së bashku në ambiente të mbyllura, dhe gjithashtu për të marrë pjesë në vende publike për të gjetur klientët, sepse menaxherët rrezikojnë të humbasin licencat. Janë kufizime që diskriminojnë njerëzit që bëjnë këtë punë.
Sot, megjithatë, shumë prostituta nuk janë shumë të lira…
Ne e dimë këtë shumë mirë. Jemi të parët që marrim kujdesin e viktimave të shfrytëzuara, duke krijuar nga vitet nëntëdhjetë njësi në rrugë për të ndihmuar prostitutat që shfrytëzohen dhe duke sensibilizuar politikanët në këtë temë. Vetëm më vonë erdhi testi i vetëm për emigracionin, në vitin 1998, me nenin e famshëm 18, e cila ofron lëshimin e lejeve të qëndrimit për viktimat e dhunës dhe shfrytëzimit. Legalizimi i prostitucionit do të thotë pikërisht identifikimi i rasteve të trafikimit dhe shfrytëzimit edhe luftimi i atyre. Por sot është ka shumë retorika dhe pak veprim. Në vitin 2012, vetëm pak më shumë se 500 vajza kanë marrë leje qëndrimi, si viktima trafikimi. Janë pak ato që me të vërtetë i ndihmojmë.
Çfarë ndodh tani me prostitutat në Itali? Prostitucioni duket larg nga të vdekurit. Është vlerësuar me 9 milionë klientë në Itali…
Prostitutat sot i janë nënshtruar represionit të vazhdueshëm. Gjatë viteve ka pasur ulje dhe ngritje, herë kur juve ju tolerojnë më shumë, herë kur juve ju tolerojnë më pak. Ndonjëherë këshillohen më shumë për sulmet në rrugë, ndonjëherë me ato nëpër apartamente. Por, kjo do të ndikojë te prostitutat, jo te kriminelët ose tek tutorët që i shfrytëzojnë ato.
Përveç kësaj, prostitucioni është përdorur shpesh nga kryetarët e komunave për propagandë, sidomos në periudhat para zgjedhjeve. Për t’u bërë mjaft popullor mjafton që të flasësh keq për prostitucionin.
Por çfarë problemesh ka nëse sot dikush do që të bëjë prostitutën vullnetarisht?
Mbi të gjitha ka probleme ligjore të çdolloj. Mjafton që një fqinj të ankohet dhe do t’ju dëbojnë, do t’ju gjobojnë dhe do t’ju përjashtojnë. Të huajt mund të marrin edhe eksplus. Represioni në rrugë ka sjellë gjithnjë spostimin në vendet më margjinale të qytetit, ku janë më shumë të ekspozuara ndaj sulmuesve. Ose dhe duke u fshehur në shtëpi, sot më shumë se 60 për qind punojnë në ambiente të mbyllura. Përveçse kësaj nuk të leverdisë që të punosh me dy apo tre persona. Mbi të gjitha kjo nuk i leverdis as pronarit të shtëpisë, i cili u ka dhënë me qira shtëpinë, sepse mund të akuzohet për inkurajim. Prandaj nuk është e thjeshtë që të gjesh një apartament.
Por jo vetëm; shumë prostituta të huaja shpesh nuk janë me leje të rregullt për të punuar, sepse zyrtarisht nuk janë të punësuara. Kriminalizimi i prostitucionit ka larguar prostitutat që punojnë në mënyrë të parregullt dhe klandestine, duke qenë të pambrojtura. Dhe në shumë raste, për të shmangur problemet ligjore, janë të detyruara që të përballojnë mbështetjen e ndërmjetësve.
Çfarë do të thotë?
Se në qoftë se nuk je një punëtor apo një punëtore e njohur duhet t’i nënshtrohesh një serie mbështetjesh për ndihmë, të cilat shpesh të bëjnë të jesh nën kontrollin e të tjerëve. Për shembull, në qoftë se ata janë të huaj apo nuk kanë një pagë për të siguruar pagesën e një qiraje, luftojnë për të gjetur një apartament. Kështu në kërkim të një qiraje: një pasazh që shkakton atë që bëjnë ndërmjetësuesit, të cilët pastaj mund të pretendojnë për të fituar para, sepse pretendojnë se japin me qira apartamentin e tyre, duke rrezikuar. Disa vijnë dhe për të kufizuar lirinë e lëvizjes së vajzave, përmes shantazhit: “Nëse ato nuk pranojnë, nuk u rinovojnë kontratën”. Sa më shumë ndërmjetësi aq më shumë dobësi ka, me më shumë shantazh.
Vende të caktuara, kanë përcaktuar zonat e prostitucionit
Pia Covre flet gjithashtu dhe për prostitucionin në lidhje me shfaqjen e mosdeklarimit të të ardhurave ekonomike. Sipas Komisionit të Punëve Sociale, nga 70 mijë prostituta italiane në lëvizje qarkullojnë rreth 5 miliardë euro. Në të vërtetë, vitet e fundit ka pasur një kërkim të shfrenuar për të rritur të ardhurat. Prostitutave, duke mos ua njohur punën që bëjnë, gjithnjë e më shpesh u kërkohet të paguajnë taksa për atë që fitojnë. Por Ligji Merlin thotë se shteti nuk mund të ketë përfitim! Është gjithashtu e vërtetë se ka një Dekret (Visco-Bersani), në të cilin thuhet se mund të jenë taksa apo të ardhura që rrjedhin nga aktivitetet kriminale, dhe Gjykata e Lartë e ka konfirmuar atë. Disa kundërshtojnë, të tjerët të paguajnë.
Por risia është se nga viti 2013 kanë filluar të kërkojnë dhe pagesën e TVSH-së. Ata thonë: “Ju nuk e keni hapur numrin e TVSH-së”, dhe ata ju japin numrin zyrtar të TVSH-së.
“Pra, kemi provuar më shumë se një herë për të shkuar në agjenci për të hapur një numër TVSH-je vullnetarisht, si prostituta. Por ata na thonë jo, se nuk pritet. Në praktikë, agjencia e të ardhurave, të vendosë numrin e TVSH-së, por në qoftë se kërkon ta hapësh vullnetarisht nuk ta hapë, sepse të thotë se nuk është një punë”. Sot, megjithatë, faqet reklamuese ndihmojnë që klientët të gjenden më parë, sesa duke qëndruar në shtëpi. Vitet e fundit prostitucioni ka ndryshuar. Mundësohet reklamimi online. Por edhe këtu nuk ka nevojë për rregullim. Është e rëndësishme që të bësh sitet më të fundit, por të kesh edhe kontroll për menaxhimin e tyre. Shumë gra kanë rënë në kurth. Shpesh jepen të dhënat personale. Në raste të tjera ka pasur vajza që kanë ndalur së punuari dhe kur u kërkojnë që t’u hiqen të dhënat, por operatorët nuk e kanë bërë.
Disa, siç kanë bërë së fundmi radikalët në Milano, kanë bërë thirrje për zonimin e prostitucionit, të cilat i mbyllin prostitutat në një pjesë të qytetit. Ju duket një ide e mirë?
Vendet më inteligjente kanë nisur të bëjnë bastisje dhe kanë krijuar tashmë disa zona të veçanta në qytet. Nëse ne do të rrethojmë aktivitetin seksual, do të ketë dhe më shumë kontroll me shërbime dhe punonjës socialë, por shtohet dhe aftësia për të identifikuar autorët e trafikimit. Ky është menaxhimi më i mirë në lidhje me qytetin. Por zonimi ka të bëjë me një pjesë të punës së seksit në rrugë. Sot pjesa më e madhe e punës bëhet në ambiente të mbyllura. Në rrugë kanë mbetur veçanërisht ato që ishin në duart e shfrytëzuesve më të këqij.
Problemi janë vajzat me shkollë që shfrytëzojnë punën për karrierë
Në Parlament, brenda dy viteve janë depozituar 16 kërkesa për legalizimin e prostitucionit. Çfarë do thotë legalizim?
Legalizim do të thotë se kushdo që bën prostitutën mund të regjistrohet në INPS, mund të paguajë taksa për atë që fiton, dhe ndoshta një ditë mund të ketë një pension. Edhe nëse më keqtrajtojnë, unë mund që t’i denoncojë, sepse e di se mund ta bëjë. Sot, në fakt ekziston frika për t’i denoncuar. Nëse shkojmë në polici, duke thënë se na kanë vjedhur, ata do të thonë: “Zonjë ajo nuk duhet të qëndroni në atë punë, kështu që nuk do të vjedhin”. Nëse shkojmë për t’i denoncuar, ndoshta mund të na paralajmërohet eksplusi dhe gjoba. Kur të huajt vijnë këtu, i paralajmërojnë që mos të shkojnë në polici. Nëse gjërat janë kështu, nuk ka asnjë denoncim. Duke e legalizuar këtë punë, krijojmë një lloj regjistri, i cili do të na ndihmojë për të luftuar trafikimin dhe kriminelët. Nëse dikush nuk është e vetëpërcaktuar, nuk do të legalizohet vetëm.
Shumë thonë se prostitucioni fyen dinjitetin e gruas dhe afirmon një model mashkullor. Pse zgjodhët të jeni një prostitutë?
Unë, nuk kisha një shkollë të lartë dhe nuk kam pasur shumë mundësi punësimi. Unë kam qenë një kameriere, një floktore. Të gjitha punë, që me të vërtetë i pëlqeja shumë. Por në krahasim me angazhimin që kërkohet, fitimi ishte shumë modest. Për punën e seksit, shuma e të hollave në vend ishte e pashembullt. Efekti i vetëm anësor ishte se humbisje reputacionin dhe shtoje vlerësimin negativ të vetëmenduarit, por për shkak të gjykimit të të tjerëve unë nuk jam kujdesur ndonjëherë për të, kam zgjedhur për të bërë këtë punë. Një punë që më la kohë të lirë për të studiuar, për të udhëtuar dhe për t’u argëtuar.
Problemi i vërtetë është, më tepër, se sot vajza me kualifikime të mira shkojnë në shtrat me burra të martuar për të bërë karrierë dhe për të marrë role politike: ky është problemi që duhet të trajtohet.
Në vendet e punës ka pak njerëz sot, të pasigurt dhe me pagë të ultë. Një grua inteligjente që nuk do të jetojë duke lypur dhe zgjedh vullnetarisht punën seksuale, pa trauma dhe me njohuri të drejta, që kështu duhet të jetë. Nëse e mendojmë këtë, në një këndvështrim tjetër, gratë fejohen dhe martohen, dhe supozohet se duhet t’u japin burrave një seri me shërbime seksuale, ndonjëherë pa dëshirë. Ne jemi feministet e vërteta. Si mundet ato, që të na akuzojnë për kryerjen e një modeli patriarkal dhe maskilist? Ne jemi të vetmet që nuk e japim falas!
ma.me

Burimi : / Javanews.al










