Disa studentë në ‘Massachusetts Institute of Technology’ kanë krijuar një iluzion optik që mund të testojë cilësinë e shikimit tuaj. Është fare e thjeshtë: nëse në portretin e Albert Ajnshtajn arrin të shohësh portretin e Marilyn Monroe nga një distancë 2 metër ose pak më tepër, do të thotë se ke nevojë për syze. Provojeni!
Kjo foto ju tregon nëse keni nevojë për syze
Në Greqi hyn në fuqi ligji për dhënien e nënshtetësisë fëmijëve të emigrantëve

Qarkorja e sapo dalë nga Ministria e Brendshme ishte kërkuar nga organizatat e emigrantëve shqiptarë për funksionimin normal të procesit të zbatimit të dispozitave të reja për emigracionin, që u miratuan muajin e kaluar nga Parlamenti grek.
Ligji i ri , përveçse i hap rrugën dhënies së nënshtetësisë fëmijëve të brezit të dytë, vlerësohet nga analistët në Athinë, pasi jep mundësinë e legalizimit edhe të shumë kategorive të tjera të emigrantëve.
Në kriteret e njoftuara nga Ministria e Brendshme greke në Qarkoren e fundit përcaktohet se të drejtën për përfitimin e nënshtetësisë e ka çdo fëmijë i lindur në Greqi, kur një nga prindërit e tij provon se ka pasur një status të ligjshëm qëndrimi prej 5 vitesh në Greqi. Po kështu prindi aplikues duhet të jetë mbajtës i lejes afatgjatë të qëndrimit lejes 10-vjeçare, apo lejes pa afat.
Sipas autoriteteve greke, taksa për aplikimin për nënshtetësinë nga brezi i dytë i emigrantëve kushton 100 euro.
Vendimi i autoriteteve greke i hap rrugën, sipas analistëve nga Athina, lehtësive për fëmijët shqiptarë. Shumë prej fëmijëve te emigranteve gjenin probleme si në integrimin në sistemin arsimor grek, edhe në lëvizjen në kufi, sidomos prej problemeve që u krijuan me shkrimin në gjuhën shqipe të emrit të vendlindjes në Greqi, në pasaportat e tyre shqiptare.
Por dhënia e nënshtetësisë greke fëmijëve shqiptarë shton vështirësitë për mijëra familje shqiptare që duan të kthehen në Shqipëri, të detyruar nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Greqinë.
Një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi thonë se vetëm fëmijët i mbajnë ata të detyruar të qëndrojnë në Greqi, megjithëse kanë humbur vendet e punës dhe e kanë të vështirë të mbijetojnë ekonomikisht.
Fëmijët, sipas emigrantëve, janë të integruar në jetën greke dhe e kanë të vështirë të përshtaten, nëse kthehen në Shqipëri. Fëmijët kanë probleme jo vetëm të përshtatjes ne jetën shoqërore shqiptare, por sidomos me sistemin arsimor shqiptar, pasi nuk njohin gjuhën shqipe.
Organizatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi u kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare të ndihmojnë në çeljen e kurseve të mësimit të shqipes në Greqi dhe të ndihmojnë me tekste dhe materiale mësimore që fëmijët të ruajnë gjuhën amë.
8 gjërat që femrat nuk i dinë për menstruacionet (Foto)
Menstruacionet janë pjesa më e rëndësishme e femrave , ato “jetojnë” me femrat për dekada. Zakonisht femrat e reja 12-13 vjeçare i përjetojnë për herë të parë, edhe pse fazën e pubertetit e përjetojnë edhe më herët.
Sipas hulumtimeve femrat gjatë dekadave të menstruacioneve përdorin rreth 11 mijë e 800 peceta higjenike.
Këtu janë 8 gjera rreth menstruacioneve që shumica e femrave mund të mos i dinë por që duhet t’i dinë patjetër, shkruan huffingtonpost, transmeton
- Femrat mendojnë se të gjitha femrat e përjetojnë njëjtë periudhën e menstruacioneve

Shumica e adoleshenteve që kalojnë nëpër periudhat menstruale nuk e kanë idenë se ato janë shumë të vështira ose që ka mënyra të ndryshme për t’i kontrolluar ato.
Ato mendojnë që të gjithë po e përjetojnë në mënyrë të njëjtë, dhe nuk mund të bëhet asgjë për t’i kontrolluar. Është e natyrshme rrjedhja e gjakut gjatë ditëve të para, dhe kjo është pjesa më e vështirë. Por, nëse mendoni se keni rrjedhje të madhe të gjakut, dhe nëse kjo kohë zgjatë më shumë se shtatë ditë, ju duhet të konsultoni një mjek për t’i shqyrtuar mundësitë tuaja.
- Bëhuni gati dhe merrni mjekimin përpara se ato të ju fillojnë

Për femrat të cilët këtë periudhë e “përjetojnë rëndë”, duhet të jenë të kujdesshëm që të marrin ilaçet e tyre përpara se ato të fillojnë.
Nëse menstruacionet i keni të rregullta dhe për shembull e dini që ju fillojnë të mërkurën ose të enjten, duhet të filloni trajtimin mjekësor të martën, në mënyrë që ta merrni hapin kryesor. Hulumtimet tregojnë se edhe ndryshimi i stilit jetësor, duke bërë ushtrime dhe duke bërë gjumë të rregullt, ose duke ngrënë ushqim të rregullt dhe relaksim të trupit mund të jenë mënyra të tjera për t’i lehtësuar ditët tuaja të periudhës menstruale.
- Mos mbani veten larg aktiviteteve tuaja normale

Në shumicën e rasteve, menstruacionet tuaja nuk duhet të ju mbajnë larg aktiviteteve tuaja normale. Studimet tregojnë se 90 për qind e femrave do të përjetojnë disa simptome të lehta. Dhe 10 ose 20 për qind kanë ndërhyrje në aktivitetet e tyre normale.
- Ju mund të mbeteni shtatzënë kur jeni me menstruacione

Është shumë e vështirë, por është e mundshme që ju të mbeteni shtatzënë gjatë periudhave tuaja. Disa prej femrave kanë periudha të gjata dhe bllokim që fillon nga ovulacioni, edhe pse ato edhe më tutje janë me menstruacione. Femrat me menstruacione me cikël më të shkurtë (për shembull 24 ditë), mund të kenë 7 ditë të rrjedhjes së gjakut, mund të kenë marrëdhënie në ditën e tyre të fundit të rrjedhjes së gjakut dhe ovulacionin pas tre ditëve. Derisa sperma “jeton” tre deri në pesë ditë, ajo mund të mbes shtatzënë.
- Menstruacionet mund të jenë të ndryshme te çdo femër

Kur vie te cikli komplet menstrual, çdo femër ka një strukturë krejtësisht tjetër. Sidoqoftë, shumica e femrave kanë rrjedhje të gjakut, pastaj janë të thata për disa ditë, pastaj përjetojnë zbrazje të mukozës (para-ovulacioni), një shenjë që ovulacioni ka përfunduar. Dallimi është te sasia që ndryshon nga femra në femër për sasinë e zbrazjes gjatë ovulacionit.
- Datat e periudhave tuaja mund të mos jenë të sakta

Gjëja e parë që duhet të dini, nuk ka asnjë cikël tipik. Ciklet mund të jenë seri prej 21 deri në 35 ditë. Ciklet e femrave adoleshente mund të zgjasin nga 21 deri në 45 ditë. Dhe shumica e fmerave nuk mund ta kenë periudhën e tyre në ditën e njëjtë të muajit. Mendojeni pak, disa muaj kanë 30 të tjerët kanë 31 ditë, edhe nëse ciklet tuaja janë 100 për qind precize, ju nuk do ta keni periudhën tuaj në datën e njëjtë çdo muaj.
- Është e rëndësishme higjiena juaj

Filmat dhe emisionet e ndryshme e tregojnë këtë periudhë të femrave si të “keqe”, por menstruacionet janë një proces normal biologjik, në të cilin femra nuk duhet nuk duhet të dalë jashtë kufijve të higjienës. Shumica e femrave bëhen shumë “agresive” me higjienën gjatë këtij procesi. Është e rëndësishme që të përdorni shampo që ka vlerën e pH-së të përafërt me atë të trupit tuaj. Mos përdorni sprej, pudër, parfume apo këto mënyra të fshirjes që janë popullarizuar sot, sepse mund të shkaktojnë acarim.
- Informacionet për menopauzën e nënës suaj janë shumë të rëndësishme

Në shumë raste, nënat tuaja nuk ju kanë folur rreth çështjes kur e kanë përjetuar menopauzën. Në fakt, mosha kur nëna juaj e ka përjetuar menopauzën mund të jetë parashikuese se kur do ta përjetoni edhe ju. Ky është një informacion i vyer që mund ta merrni, sepse koha është shumë e përafërt. Mosha mesatare në të cilën femra i ka menstruacionet e fundit është 51 vjet, ndërsa në mes të 40 dhe 56 vjetëve është diçka normale.

