Ballina Blog Faqe 9822

A mbani sytjena të duhura? Kjo është mënyra më e mirë për ta vërtetuar

0
Të gjitha femrat jemi të vetëdijshme se sa e vështirë është për të gjetur sytjena ideale. Megjithatë, ekzistojnë disa truke për t’ju ndihmuar dhe lehtësuar në këtë kërkim.

Së pari, matni perimetrin nën gjinjtë, dhe pastaj rrethoni rezultatin e përfituar në vlerën e parë kufitare. Të themi se nëse perimetri është matur 73 cm, madhësia juaj është 75. Nëse keni matur 83 cm, madhësia juaj do të jetë 85.

Gjithashtu, nëse ju jepet mundësia, do të ishte më mirë të provoni sytjenat aty për aty. Nëse keni gjoks të madh, zgjedhni sytjena që do të përshtaten mirë në shportat. Sytjenat e mira duhet që të mbajnë në formë të mirë gjoksin si dhe të duket bukur, ndërsa nga prapa duhet të jetë në gjendje për të vënë dy gishta. Kur provoni sytjena, gjithmonë përpiquni ta fiksoni në kopsën e fundit që të ndjeheni mjaftueshëm rehat.

Sytjenat duhet larë gjithmonë në dorë me ujë të ftohtë dhe mos e vendosni në tharrëse. Në këtëmënyrë, do të ruani gjatë cilësinë, ndërsa jetëgjatësia e tyre është mesatarisht nga 8 muaj deri në një vit në varësi të prodhimit.

Nëse ju dalin telat nga sytjenat ose në ndonjë mënyrë ndjeheni pakëndshëm, është koha për ti zëvendësuar ato.

 

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkenca tregon se çfarë i ndodh trurit tuaj kur lëndoheni në dashuri

0
Kjo është me të vërtetë interesante. A e keni vërejtur ndonjëherë se pas një ndarjeje, të gjitha kujtimet e këqija me ishin tuaj fshihen, dhe e gjitha çfarë ju mund të mbani në mend janë kujtimet e mira dhe momentet më të bukura që keni kaluar së bashku? Një ‘thyerje e zemrës’ ju kthen në fillim të marrëdhënies, kur gjërat ishin të bukura dhe emocionuese.

A jemi të varur nga dashuria?
Çdo gjë që të kujton partnerin, qoftë nëse është kujtim, fotografi, erë, apo vend – bën që neuronet brenda në zona të trurit të ndizen. Në mënyrë interesante, këto zona të trurit janë të njëjtat që ndizen kur konsumohet kokainë apo heroinë.

Kur ndizen këto neurone, lëngjet e përsëritura të neurotransmiterit dopaminë lëshohen, që më pas aktivizon disa qarqe në tru, duke ju bërë që të ju marri malli për partnerin.

Në rastin e një marrëdhënie të re, ajo për çfarë keni nevojë më së shumti është partneri juaj. Por, me kalimin e kohës, doza e dopaminës do të shtohet në trupin tuaj, ku do të filloni të keni mall për partnerin më pas.

Përfundimisht, pas një dhimbjeje të lartë që do ta ndjeni në fazat e hershme të ndarjes me partnerin, dhimbja me kalimin e kohës do të fillojë të zbehet. Ju pothuajse nuk do të keni më ndjenja për të.

Pas kësaj, çdo kujtim që ju ndërlidhet me partnerin kthehet në urrejtje për të, dhe truri fillon të kërkojë për ta rregulluar këtë përsëri në mënyrë romantike – por nuk e merr përgjigjen që e pret.

A e keni vënë re se si njerëzit bëhen ‘të çmendur’ dhe irracional gjatë një thyerje? Ata janë në kërkim të rregullimit të kësaj, diçka sikur një narkoman që dëshiron ta lë drogën.

Dy studime shikuan aktivitetin e trurit të njerëzve të cilët kishin kaluar nëpër një ndarje apo thyerje, dhe gjeti se disa zona në tru ishin aktivizuar, së bashku me rajonet e trurit që kontrollojnë ankthin dhe dhimbjen.

Zonat e trurit të cilat kapin ndjesinë e dhimbjes ishin të qeta, por sistemet e lidhura me to, ato që përcaktojnë se si trupi reagon ndaj dhimbjeve, tregonin se diçka e keqe apo e dhimbshme po ndodhte në trup, transmeton Lajmi.net.

Truri kontrollon funksionet e trupit, të cilat mund të kenë ndikime të rënda mbi mirëqenien e trupit. Ndarjet në fakt mund të çojnë në disa kushte ekstreme, të tilla si ‘takotsubo cardiomyopathy’, e njohur si “sindroma e thyerjes së zemrës”, që shkaktohet nga dobësimi i zemrës dhe stresi emocional – që përjetohet gjatë një thyerje të zemrës.

Edhe pse shumë rrallë, kjo mund të çojë edhe në vdekje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pushuesit në Sarandë “çmenden” nga turistet serbe

0

SARANDE- Numri i turistëve të huaj që zgjedhin të pushojnë disa ditë në bregdetin shqiptar ka ardhur gjithnjë në rritje. Por ajo që ka rënë në sy këtë sezon veror është prania e turisteve serbe në plazhet e Sarandës. Disa pushuese nga Serbia kanë “çmendur” plazhistët e tjerë që kanë zgjedhur të pushojnë në këtë zonë bregdetare.

Pushueset serbe shfaqen mjaft të lirshme, duke mos hezituar të tregojnë format e tyre, ku në disa foto të publikuara nga pushuesit, ato cilësohen mjaft joshëse.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

BBC: Ja pse shqiptarët varin kukulla në shtëpi

0

Një traditë shqiptare, e cila i bën përshtypje shumë të huajve, por edhe vetë shqiptarëve, është në qendër të një reportazhi të përgatitur nga BBC dhe të shumëlexuar në portalin e tyre.
Gazetarja Elizabeth Gowing thotë se kudo nëpër Shqipëri mund të shohësh kukulla prej pellushi, të varura përpara ndërtimeve të ndryshme, qofshin shtëpi ose biznese.
“Në shqip i quajnë thjesht majmunë, një fjalë që përdoret për kukullat e buta”.
Por përse i varin shqiptarët?
“Ka lidhje me fenë? Por përgjigja që vjen nga myslimanë apo katolikë është e njëjtë: feja nuk është e rëndësishme”.
“Pronarët e shtëpive e pranojnë: është diçka më serioze- majmunët i mbrojnë nga syri i keq”.
Dikush i thotë gazetares se syri i keq mund të çajë një gur në dysh, aq i fuqishëm është.
Madje një usta, që ka punuar edhe në Londër, thotë se beson shumë tek syri i keq.
“Nuk e kisha varur majmunin tek godina dhe erdhi policia. Po më shkaktonin probleme. Djali im shkoi dhe e bleu një majmun dhe tani nuk kemi më probleme”.
Gazetarja thotë se askush nuk di të shpjegojë se nga erdhi ideja fillestare, por ka ardhur pas rrëzimit të komunizmit.
Ajo shton se edhe hudhrat përdoren kundër syrit të keq, por edhe kafkat e disa kafshëve.
“Këta majmunë janë idhujt e kapitalizmit. Më të fuqishëm se feja, madje edhe se nacionalizmi, në atë që dikur ishte një shtet ateist. Një nga shtëpitë që kam vizituar është në pronësi të një minatori në pension. Shtëpia e tij mbrohet nga një majmun gri, sa një fëmijë i vogël. “E vura sapo ndërtova shtëpinë. Ishte një flamur shqiptar, por atë e hoqa. Atë e vë vetëm kur ka festa. Majmuni qëndron gjithmonë”.”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ja si duket bota nga syte e zogjve [Foto]

0

Nëse keni ëndërr që të udhëtoni nëpër botë dhe ta shihni atë me syrin e një zogu, AirPano e realizon këtë ëndërr duke sjellur një numër fotografish të këtij lloji.
AirPano përbëhet nga një numër i fotografëve dhe udhëtarëve të specializuar rusë të cilët udhëtojnë në vendet më të bukura të botës për të realizuar fotografi mahnitëse nga ajri.
“Zakonisht realizojmë fotografitë tona nga një helicopter, porn a pëlqen që të fotografojmë edhe nga aeroplani, tullumbacja me ajër të nxehtë ose helikopter të kontrolluar nga radio” janë shprehur nga AirPano.
Gjëja më interesante është se ata kanë një qasje shumë atraktive duke përdorur një rrotullim 360 gradë të fotografive në mënyrë që ata që i shohin të kenë idenë se si ky vend duket nga të gjitha anët duke u ndjerë kështu se edhe e kanë vizituar atë.
Më poshtë ju sjellim disa nga këto fotografi të realizuar nga perspektiva e zogjve.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Marinsi kërkon ti bëjë gruas një surprizë, por e kap mat me një tjetër

0

Një marins amerikan, i cili donte ti bënte surprizë të shoqes dhe vajzës duke u kthyer më herët nga detyra, e kapi gruan e tij në flagrancë me një tjetër veteran lufte.
Ai futet në banjë dhe e gjen gruan të zhveshur, ndërsa një burrë është sipër saj.
“Po më tradhton mua,” e pyet ai, ndërsa e ndjek jashtë ushtarakun që po shkonte me të shoqen.<

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Si ta ruani miqësinë me shoqen e ngushtë?

0
Miqtë e vërtetë nuk do të thotë se janë të përhershëm. Por, përveç faktit që femrat janë tepër komunikatave me shoqet e tyre, disa momente në miqësitë e tyre mund të na lënë pa fjalë.

Këtu, do t’i gjeni disa skena të bazuara në histori të jetës reale dhe do të mësoni si t’i menaxhoni ato me kujdesin që miqtë tuaj e meritojnë.

Skena e parë: “Unë jam rritur, ajo jo.”
Keni qenë shoqe të ngushta që nga vitet e hershme të rinisë. Keni kaluar kohë të mrekullueshme së bashku dhe keni mbështetur njëra-tjetrën në situata të ndryshme. Më pas jeni martuar dhe keni bërë fëmijë, por jeta e saj nuk ka ndryshuar shumë. Në një festë ku keni qenë së bashku, ajo kishte pirë pak dhe kishte rrëzuar fëmijën tuaj 2-vjeç në tokë. Dhe më pas jeni nervozuar me të dhe ajo është hidhëruar.

Çfarë shkoi gabim: Të martohesh dhe të kesh fëmijë është arsyeja më e madhe që femrat pushojnë së qeni ‘mike’. Ju mund të mendoni se gjërat nuk kanë ndryshuar, por me kohën, do ta shihni se vetëm bashkëshorti dhe fëmijët janë prioriteti juaj kryesor.

Çfarë të bëni:  Nëse miqësia juaj është rrënuar për diçka të tillë si rrëzimi i fëmijës pa qëllim në një festë, shanset janë që miqësinë e keni mbajtur vetëm për interes. Nuk është mirë që miqësia të prishet për një aksident. Pyeteni veten: Ajo më ka dëgjuar gjithmonë për çdo problem në jetë dhe tani unë të hidhërohem për një rast të tillë? Është më mirë t’i thoni që vetëm jeni brengosur për atë çfarë ka ndodhur dhe se duhet të pushojë së piri alkool.

Skena e dytë: “Ajo më ka tradhtuar!”
Pasi i keni ndihmuar për të gjetur punë në zonën ku ju jetoni, tani jeni bërë shoqe edhe më të ngushta. Pas tre muajve, ajo është vendosur në një banesë afër tëndes dhe ka filluar të vijë më shpesh tek ti. Ajo më pas ka filluar të dalë me miqtë e burrit tuaj dhe ti e ke humbur punën. Në këtë pozitë, ajo është shfaqur si një tjetër person. Nuk të ka mbështetur dhe ka shikuar vetëm interesin e  vet. Kur jeni konfrontuar me të, ajo ju ka thënë se tani brengoset vetëm për veten.

Çfarë shkoi gabim: Është e lehtë t’ia vendosësh fajin një miku, por e vështirë t’ia hedhësh fajin vetes. Ndonjëherë kur ju duket se jeni shpirtra binjak, problemi qëndron tek personi tjetër i cili nuk ndjehet më njëjtë. Egoja që kaplon më pas mund të ndjehet mirë në fillim, por është e rrezikshme, transmeton Lajmi.net.

Çfarë të bëni: Largohuni nga ajo. Kur dikush nuk ju mbështetë në situata të ndryshme të jetës, kjo sjellje është e papranueshme. Kjo do të thotë se ju vetëm jeni përdorur nga ajo dhe asgjë tjetër. Në anën tjetër, duhet të mendoni pse jeni afruar aq shumë me të. Është një metodë e mirë për të mbajtur në mend këtë kur të krijoni miqësi të reja me dikë. Mbani sytë hapur!

Skena tre: Ju po ndaheni
Ju keni qenë gjithmonë shoqe e ngushtë me të, por tani ajo ka takuar një grup të ri të shoqeve në universitet apo punë. Ajo tani del vetëm me ta dhe kur takohet me juve ju flet vetëm për ta. Ju ndjeheni e thyer dhe e dëshpëruar. Në këtë situatë ju dëshironi ta ktheni miken tuaj dhe nuk dëshironi të dëgjoni më asgjë për grupin e saj të ri të shoqeve.

Çfarë shkoi gabim: Mund të ju duket sikur miqësia juaj po rrënohet, por bëjeni këtë pyetje: A jeni duke u ndarë me të vërtetë? Mund të duket si një ofendim personal kur ju dhe mikja juaj më e ngushtë nuk i ndani më interesat e njëjta. Është e vështirë që të presësh që njerëzit të ju përfshijnë në jetë, sapo të keni dalë nga ajo.

Çfarë të bëni: A i keni treguar asaj se si po ndjeheni? “Më mungon” është fjala që duhet t’ia thoni, për shkak që nuk vë faj dhe është e vërtetë. Bëni plane me të dhe merruni me gjërat që të dyja i pëlqeni shumë. Ajo është ende mikja juaj e ngushtë dhe nuk duhet ta lini të shkojë. Çfarëdo që të ndodhë, përdoreni këtë si një mundësi për t’u fokusuar në rritjen tuaj personale.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Sandalet që janë në trend këtë verë (Foto)

0
Sandalet ‘gladiator’ janë bërë trend këtë verë, të cilat po vishen që nga yjet më të mëdha botërore e deri tek ato tek ne.
 Këto lloj sandale kanë modele të pafundme, të sheshta apo me taka, të gjata apo të shkurtra, elegante dhe sportive.

Përveç motrave Jenner, këto lloj sandale kemi parë se i përdorin edhe motrat Istrefi, të cilat i kanë bërë pjesë të stilit të tyre.

Shikoni ato përmes fotografive:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Njerëzit që merren me thashetheme janë më pak të stresuar

0
Gënjeshtarët dhe mashtruesit mund të jenë më kreativë se njerëzit e ndershëm, sugjeron një studim.

Të gënjesh për gjëra të vogla dhe të merresh me thashetheme gjatë ditës, largon stresin përfundimisht. Njerëzit që merren me thashetheme raportohet të jenë shumë më pak të stresuar gjatë ditës dhe të flenë shumë më mirë gjatë natës.

Për të shqyrtuar lidhjen midis pandershmërisë dhe kreativitetit, Gino dhe Scot hartuan një seri eksperimentesh të lejuara, që inkurajonin njerëzit që të mashtrojnë, të gënjejnë dhe të merren me thashetheme.

Në eksperimentin e parë, pjesëmarrësit u prezentuan me një seri ngjarjesh të mashtrimit dhe gënjeshtrës, më pas të tjerët me llojin e thashethemeve që merren ata, transmeton Lajmi.net.

Hulumtuesit gjetën se ata të cilët merreshin me thashetheme gjatë ditës, ishin më të buzëqeshur, më të lumtur dhe nuk kishin asnjëherë stres.

Prej atyre që merren më së shumti me thashetheme doli të ishin gratë të cilat ishin ndarë nga burri apo që nuk punonin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Refugjatë nga Ballkani për tregun e punës?

0

Zëri i Winfried Kretschmann ka peshë në debatin e nxehtë gjerman për refugjatët nga Ballkani Perëndimor. Nga njëra anë ai është kryeministri i landit Baden-Württemberg, dhe i përket Patisë së Gjelbër, e cila përkrah një politikë liberale të emigracionit. Nga ana tjetër ai me Po-në e tij në Këshillin Federal mundësoi që qeveria gjermane t’i shpallte Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnje-Herzegovinën si vende të sigurta origjine. Megjithë protestat e forta të partisë së tij, Kretschmann e quan të mundshëm një klasifikim të tillë edhe për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Një klasifikim i tillë bën të mundur që azilkërkues nga këto vende, kërkesat e të cilëve hidhen poshtë në më shumë se 99 për qind të rasteve, të dëbohen shpejt në vendet e tyre. Kjydo të ishte një lehtësim i madh jo vetëm për autoritetet e landit Baden-Württemberg, por për të gjitha landet federale ku tani po ndërtohen kampe me çadra për të strehuar të ardhurit e rinj. Rreth 40 për qind e atyre që kanë ardhur sivjet, janë nga Ballkani Perëndimor, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova.

Kryeministri i Baden-Württembergut Winfried Kretschmann dhe ministrja e Integrimit e landit Bilkay Öney

Por Kretschmann ka hedhur edhe idenë që për emigrantët nga vendet e Ballkanit të mundësohet punësimi në Gjermani për profesione ku ka mangësi, p.sh. si infermierë apo kujdestarë për të moshuar.

Jo nga Ministria e Brendshme

Edhe presidenti i Shoqatës së Shërbimeve private Sociale (bpa), Bernd Meurer, ka propozuar që atyre që kërkojnë azil, t’u thuhet se në Gjermani ka dhe mundësi të tjera për të ardhur me rrugë legale, p.sh. për të punuar në profesione ku ka nevojë. Sipas tij në vende të tilla si Serbia apo Bonje-Hercegovina niveli i shkollimit të infermierëve është i ngjashëm me atë të Gjermanisë dhe nëse dikush di edhe gjermanisht, ai mund të punësohet.

Gjithësesi megjithë përpjekjet e Agjencisë së Punës në periudhën 2013-2014 për punësim në profesione të tilla ka pasur vetëm rreth 100 kërkesa.

Por Ministria e Brendshme Gjermane e hedh poshtë një propozim të tillë, sepse në rastin e kërkesës për azil dhe të punësimit për nevojat e tregut të punës kemi të bëjmë me dy fusha të ndryshme. Punësimi bëhet përmes procedurës së “blue card”, kurse kërkesa për azil përmes procedurave të tjera.

Po ashtu Ministria e Brendshme thekson se me ndryshimin e ligjit, sipas së cilit azilkërkuesit mund të punojnë në Gjermani pas tre muajsh qëndrimi këtu, ofrohet mundësi për punësimin e tyre në sektorë ku ka nevojë, pra edhe si infermierë apo kujdestarë për të moshuar.

Fushatë ndërgjegjësimi dhe probleme

Sipas Ministrisë së Brendshme Gjermane ofertat për punë në Gjermani nuk janë të njohura, sikurse edhe lista me rreth 100 profesione për të cilat ka nevojë. Mininistria rekomandon faqen e internetit .

Shoqata e Shërbimeve private Sociale (bpa) thekson se pengesë janë shpesh edhe njohuritë e pamjaftueshme të gjermanishtes, sepse kërkohet niveli 2B, ndërkohë që mungojnë ofertat për kurse gjuhe nga pala gjermane.

E vështirë është edhe procedura e njohjes së diplomave, sepse shpesh kërkohet që para se dikush të fillojë punë, të bëjë një praktikë, ngaqë autoritet gjermane kërkojnë të njëjtat emërtime profesionesh si në Gjermani, pra nëse dikush është infermier, kjo nuk mjafton për të punuar si kujdestar në azil për të moshuar, sepse në Gjermani ka një shkollim të posaçëm profesional: kujdestar për të moshuar.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx