Ballina Blog Faqe 9823

Ushqimet që luftojnë të nxehtin

0
E urreni faktin që të gatuani dhe të qëndroni pranë sobës me gjithë këtë të nxehtë? Idetë e mëposhtme janë të thjeshta e të shpejta për t’u realizuar dhe do t’i bëjnë pasditet tuaja të verës vërtet të shijshme.

Fërgimi i disa ushqimeve, qëndrimi pranë furrës ose sobës së ndezur, janë të gjitha gjëra të cilat do të mund të shmangeshin me kënaqësi në këtë periudhë. Po cilat janë rastet më të mira për të gatuar ndonjë ushqim të freskët, praktik dhe të shpejtë? Më poshtë do të njiheni me disa ide krijuese për t’i realizuar në shtëpi në pak kohë.

1.    Sallatë frutash

Nëse jeni në kërkim të ideve të reja për mënyrën se si t’i servirni frutat e freskëta, sallata me fruta është një minivakt ideal për një shëndet të mirë dhe ndjesi të lehtë. Çdokush mund të zgjedhë variantin e tij të preferuar, e rëndësishme është që këtë lloj sallate ta shoqëroni me një salcë të ëmbël, për shembull: me çokollatë ose krem karamel.

2.    Kosi i frutave i bërë në shtëpi

Një alternativë tjetër për të shijuar frutat është kosi i përgatitur me to në shtëpi. Për ta realizuar, është shumë e thjeshtë: mjafton që në një enë të hidhni kos pa yndyrë dhe ta përzieni me frutat tuaja të preferuara, të prera në pjesë të vogla. Pasi ta keni lënë për disa orë në frigorifer, do të jetë gati për t’u shërbyer dhe për t’u shijuar.

3.    Akull me fruta

Akulli në fruta është shumë i thjeshtë për t’u realizuar në shtëpi, ndërsa ai është perfekt për t’ju freskuar gjatë pasditeve të verës. Çdokush mund të zgjedhë shijen e tij të preferuar, me fruta, çokollatë dhe qumësht.

4.    Sallatë

Pulë e pjekur në zgarë, lulelakër, oriz integral, shparg, misër i pjekur; janë të gjithë përbërës prefektë për t’i përgatitur si sallatë në mënyrë të shpejtë. Ajo mund të ruhet në frigorifer për ndonjë ditë dhe nuk mund ta humbasë shijen.

5.    Kuskus me perime

Kuskus me perime është një nga recetat vegjetariane më të thjeshta dhe të shpejta për t’u përgatitur, ndërsa në verë mund të shërbehet edhe e ftohtë. Për këtë recetë shërbejnë karota, patëllxhan, domate, kungull i njomë dhe borzilok: është ideale për një drekë apo darkë të shpejtë dhe të shijshme me miqtë.

6.    Perime të përziera

Sallata me fruta është shumë e thjeshtë për t’u realizuar. Çdokush zgjedh perimet që pëlqen më shumë. Por gjithsesi, ju sugjerohen patëllxhanët, specat, kungulli i njomë, të cilët mund të grihen dhe të marinohen me pak vaj ulliri përpara se të shijohen.

7.    Sallata kapreze

Sallata kapreze me djathë mocarela, domate dhe borzilok mund të shërbehet edhe mbi fetat e bukës. Është shumë e thjeshtë për t’u realizuar, ndërsa ajo është një ide origjinale për një darkë në shoqëri.

8.    Sallata me patate

Sallata me patate është një minivakt i lehtë dhe i shijshëm. Mjafton që patatet t’i zieni, t’i copëzoni dhe t’i shtoni pak kos të bardhë jo të sheqerosur. Kësaj përzierjeje, hidhini edhe erëza aromatike dhe shijojeni në pak minuta.

9.    Domate të mbushura

Kjo antipastë e ftohtë është shumë e shpejtë për t’u përgatitur, sidomos nëse keni në dispozicion oriz me perime ose sallatë orizi: disa kokrra domate të freskëta mund t’i mbushni pikërisht me to.

10.    Brusketat

Nuk ekziston një mesvakt më i mirë se sa disa brusketa të thjeshta: për t’i përgatitur mjafton pak bukë, domate, vaj ulliri dhe borzilok. Më kreativët mund të zgjedhin diçka tjetër.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A duhet të hamë diçka para se të vrapojmë?

0
Në mëngjes vraponi me lukth të zbrazët, sepse ju duket e logjikshme që kështu do ta detyroni trupin t’i djeg ushqimet e grumbulluara dhe më shpejt ta humbë peshën e tepërt.

Eksperti i fitnesit, Brad Schoenfeld, autor i librit “Women’s Home Workout Bible”, për vite e ka hulumtuar teorinë e mësipërme, duke shpresuar që t’i konfirmojë faktet.

Në vend të kësaj, ai konstatoi se edhe pse djegim më shumë kalori nëse ushtrojmë në lukth të zbrazët, në fund kjo nuk ka rëndësi. “Në qoftë se djegim më shumë ind dhjamor gjatë ushtrimit, organet tona përshtaten ashtu që të djegin më pak ind dhjamor pas ushtrimit – dhe anasjelltas. Kështu që i bie njëjtë”, thotë Schoenfeld për “Strength and Conditioning”.

Nutrologia sportive Cassie Dimmick, beson se vendimi për konsumimin apo moskonsumimin e ushqimit para ushtrimit është një vendim të cilin të gjithë duhet ta marrin duke e marrë parasysh trupin e tyre, transmeton koha.net. Megjithatë, shton që: “Shumica e ekspertëve rekomandojnë që para ushtrimit të hani diçka, sepse do të keni mjaft karburant për të ushtruar më gjatë dhe më shumë, për të djegur kalori.”

Ajo këshillon që të hani diçka të shëndetshme si ndonjë frutë apo një fetë buke të zezë me vaj ulliri ose mjaltë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ja 9 shenjat se partneri juaj është një gënjeshtar

0
Gënjeshtra është një akt bashkëpunues, d.m.th që gënjeshtra të ketë sukses kemi nevojë për gënjeshtarin dhe për personin që i beson gënjeshtarit. Për fat të keq, ne kemi tendencë që t`u besojmë personave që na kanë parë lakuriq, kjo d.t.th se 50 % e personave që kërkojnë në Google “ si të zbuloj nëse më gënjen ai” e dinë se janë të gënjyera mirëpo nuk dëshirojnë t’a besojnë.

Zbrazëtirat në lidhje janë shumë reale dhe të gjithë gënjeshtarët e dinë këtë gjë. Një rregull për manipulimin e njerëzve është t`u jepni diçka që ata kanë nevojë shumë, ndërsa ata persona që kërkojnë dashuri dhe besim zakonisht e kanë të vështirë të shohin të vërtetën.

është e komplikuar të kuptohet arsyeja pse rrimë vërdallë njerëzve të cilëve nuk u besojmë? Pse fjalët e ëmbla fitojnë mbi argumentet e idhëta? Kur të kuptoni se çfarë dëshironi të dëgjoni do të mund të mundoheni të kuptoni edhe të vërtetën.

Gënjeshtra i shërben një qëllimi në lidhjen tonë, ajo ndihmon në mbulimin e zbrazëtirës ndërmjet realitetit dhe iluzioneve, me qëllim që lidhjet në zhvillim të kenë gjasa për të luftuar. Për lidhjet më të zbehta, si ato mes miqve apo kolegëve, gënjeshtrat e vogla që i përdorni për të evituar shoqërimin me ta nuk janë punë e madhe. Duhet të brengoseni kur ndjeni se partneri mund të fsheh diçka. Për më shumë, lexoni nënëtë “alarmet” që duhet t`ju zgjojnë.

Flet në një mënyrë formale dhe të largët
Thënia e famshme e Bill Klintonit: “ Unë nuk kam patur marrëdhënie seksuale me atë grua” është e famshme pasiqë është “alarm”. Ai përdori “nuk kam” në vend të zakonshmes “s`kam”, ndëesa “atëgrua” e tha me qëllim që të distancohet ngae vërteta e hidhur. Shpesh tek gënjeshtarët e hasim fenomenin e eliminimit të përemrit “UNë”, me qëllim që të distancohen nga rrëfimi.

Ndryshime në ngjyrën dhe tonin e zërit
Ju jeni gjysëm agjente e FBI në këtë rast, pasiqë e njihni mirë partnerin tuaj dhe i dini modelet e zakonshme të zërit të tij, andaj është e vështirë që të gënjeheni.

Ka nevojë për kohë të gjatë derisa të përgjigjet në pyetje
E thënë troç, e vërteta nuk ka nevojë për kohë që të formulohet, kjo vazhdon edhe për tekstet dhe sms.

Përgjige të gjata dhe të komplikuara ndaj pyetjeve të thjeshta
Kjo është edhe një indikator se gënjen, pasiqë nënvetëdija e rrefuzon këtë gjë, mirëpo i duhet kohë derisa të gënjejë vetveten.

Ndryshimi i temës
Rrefuzimi të flasë për një temë të caktuar, gënjeshtari e bën duke ju pyetur juve. P.sh. “Nuk është me rëndësi se ku isha unë mbrëmë, por ku ishe TI?”.

Teprica e detajeve për një temë tjetër që ju nuk dëshironi ta flisni
Në thelb, të gjithë e urrejmë gënjeshtrën dhe nuk jemi të mirë në të, andaj fillimisht do të flisnim për miliona gjëra të tjera të vërteta.

Gjuha e trupit nuk përputhet me fjalët
Kur i dashuri juaj ju gënjen se si shoku i tij u deh aq shumë dhe filloi të vjellë kudo, e më pas shkuan në banesë që të ndërrojnë rrobat dhe të bëjnë dush, e që e tërë kjo zgjati 4 orët që ju nuk e dinit ku është. Në këtë rast kontrolloni shprehjet e fytyrës dhe të trupit, nëse lëviz kokën për “jo” dhe ju thotë me gojë po, apo nëse qesh me vetëkënaqësi kur duhet të ndjehet keq, janë shenja të gënjeshtrës.

Të rrefuzojnë apo të largohen nga diskutimi
A keni vërejtur se si mashtruesit që janë fajtorë ndjehen të ofenduar kur ju dyshoni tek ata? Kjo ndodh pasiqë dëshirojnë të largohen nga diskutimet në të cilat duhet të gënjejnë.

Nëse mbikompenson me fjalë
Të themi sinqerisht…këto janë lajme të këqija. Ne mendojmë se i dashuri juaj proteston shpesh me fjalët “sinqerisht, seriozisht dhe me të vërtetë”, dhe përdor shumë “kualifikues” si “ me sa e di unë” apo “sa mund të më kujtohet”.

Zbulimi i pavetëdijshëm i gënjeshtrave është shumë i zhvilluar tek njerëzit andaj juve edhe nuk ju duhen këshilla. Nëse ndjeni se diçka nuk është në rregull, kushtoni vëmendje.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Pastrimi i fytyres në dush, a është i mjaftueshëm?

0
Pyetja se nëse fytyra pastrohet më mirë në dush tani ka një përgjigje nga ekspertët e dermatologjisë.

Ekspertët thonë se larja e fytyrës në dush është definitivisht më e mirë se sa vetëm larja e fytyrës.

“Dushi është koha e duhur për një masazh të lehtë dhe pastrim të fytyrës,“ thonë ekspertët. Pastrimi i thellë i poreve përmes dushit bëhet më i lehtë dhe efektiv.

Dushi vepron si një avullore gjigante e cila ndihmon hapjen e poreve.

Ekspertët rekomandojnë aplikimin e pastruesit në lëkurë të tharë me duar të thara, para se të bëni dush, sepse kjo do t’ia bëjë më të lehtë pastruesit të largojë pa pastërtitë dhe molekulat e yndyrshme.

Pra, dushi do t’iu pastrojë fytyrën më mirë dhe ajo do të ketë ngjyrë më të ndritur.

 

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ky është ‘Njeri Merimangë’ në jetën e përditshme [FOTO]

0
Njihuni me ‘njeriun flamur’: i cili ngjitet nëpër ndërtesat më të larta në Botë për të realizuar sportin më të çmendur.
 Sikur varja në majë të një ndërtese 400 metra nuk ishte mjaftueshëm e frikshme, ky i ri i cili nuk di çka është frika e ka ngritur trendin ‘njeriu flamur’ në nivele tjera të larta.

I guximshmi Abudi Alsagoff nga Kuala Lumpir – Malejzi, ka ngjitur 200 shkallë lëvizëse për ta arritur majen e ndërtesës ‘Marina 101′ në Dubai, për të realizuar një nga numrat e tij, që njerëzit po e quajnë ‘fitnesi i tmerrshëm’.
Ky 24 vjeçar, një parkurist profesional e kompletoi ngjitjen në ‘Marina 101′ të Dubait, duke bërë kërcime të ndryshme, të cilat nuk janë parë deri më tani.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

50 Cent mund të ketë falimentuar, por ai jeton ende si një mbret [Foto]

0
Curtis Jackson apo 50 Cent pretendon se nuk ka më asnjë cent, pasi që falimentoi pas humbjes së një rasti gjyqësor ndaj një gruaje me emrin Lastonia Leviston, për shkak të publikimit në internet të një videoje ku ai kishte bërë seks me të.

50 Cent u urdhërua që të paguajë $5 milionë, dhe një avokat i Leviston sugjeron se ‘falimentimi’ i tij është vetëm një shpikje e 50 Cent për të mos e paguar dënimin.

Gjatë një seance gjyqësore më herët këtë muaj në Manhattan, avokati Philip Freidin i bëri goxha presion 50 Cent-it për pasuritë e tij dhe mënyrën e jetesës.

Edhe pse ai mund të ketë falimentuar, 50 Cent ende jeton si një mbret në shtëpinë e tij të madhe luksoze. Ai madje ka edhe një klub nate brenda në shtëpi. Shikojeni shtëpinë e tij:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rrëfimi i shqiptares në Zvicër: Si u martova me përdhunuesin tim

0

Një femër nga Kosova, Luana, (emër i ndryshuar) e cila jeton në Zvicër, në dhjetor të vitit 2014 ka treguar para gjykatës zvicerane historinë e saj rrëqethëse. Ajo ka thënë se në vitin 2011 kur kishte shkuar për pushime në Kosovë, një kushërire e saj e fut në kurth duke e njohur me një djalë.

Më pas ai djali, Arsimi (emër i ndryshuar) e dërgon në shtëpinë e një familjares së tij ku edhe e shfrytëzon seksualisht. Luana në atë kohë 20 vjeçare për të mos e prishur nderin e familjes nuk u tregon askujt për ngjarjen që ka ndodhur. Por djaloshi nga një vend në jug të Kosovës, e mban gjatë

tërë kohës nën kërcenim për vdekje dhe e detyron që në pushimin tjetër të saj të bëjë kurorëzim dhe pastaj t’i rregullojë lejen e qëndrimit në Zvicër.

Gazeta zvicerane

Arsimi shkon në Zvicër, por Luana nuk ka aspak ndjenja për të. Ai vazhdon me kërcënime madje edhe duke e rrahur brutalisht, derisa një ditë herët në mëngjes Luana i drejtohet policisë, e me pas ceshtja ka shkuar edhe në gjykatë. Portali zviceran “Watson.ch” e sjell gjithë rrëfimin që Luana e ka

deklaruar gjykatë, e të cilin e transmeton albinfo.ch.

Rrefimi

Ferri për Luanën nuk ishte në luftën e Kosovës, por 12 vite me vonë, në vitin 2011, në një ditë të ftohtë vjeshte diku në jug të Kosovës. Ajo në atë kohë ishte 20 vjeçare dhe ishte për vizitë në vendlindjen e saj. Një kushëri i saj e kishte ftuar për të dal një mbrëmje në një kafeteri pa i treguar se po e fut në kurth.

Kur ishin ulur në tavolinë, papritmas vjen një djalë, Arsim dhe iu bashkohet tavolinës së tyre. Luana nuk e njeh atë. Pas një kohe të shkurtër djali kerkon të bisedoj vetëm me të. Luana heziton. “Shko more, është normale kjo” i thotë kushërira e saj me të cilin Luana ishte rritur. Para kafeterisë bisedojnë Luana dhe Arsimi me pas e merr atë në veturën e tij. Ata udhëtojnë drejt e në një

shtëpi në të cilën nuk jetonte askush. “Kjo është shtëpia e tezes sime. Këtu është qetësi, mos ki frikë, i thotë Arsimi. Luana ka frikë.

Në shtëpi Arsimi dëshiron ta puth Luanën. Ajo nuk do. Luana mbyllet në banjo dhe e lutë atë që ta coje në shtëpinë e saj. Ai i premton se do ta bëje këtë.

Luana kthehet sërish në dhomen e pritjes. Arsimi mbyll derën prapa saj dhe fillon ta zhveshe. Ajo mundohet të mbroje veten. “Unë nuk dua”, bërtet ajo.

Arsimi e kap për flokësh, e perplas ne divan dhe e dhunon.

“Tash ti je gruaja ime”, i thotë Arsimi pastaj.

Luana qan me zë.

“Ti nuk guxon të martohesh me askend tjeter”, i thotë Arsimi.

“Unë dua të shkoj në shtëpi”, i thotë Luana.

“Ne do të jetojmë së bashku në Zvicër”, shprehet ai.

Luana nuk përgjigjet.

“Nëse ti tregon se çfarë ka ndodhur, atëherë harroje familjen tënde”, e kërcënon Arsimi. Kushërira e Luanës nuk e pyeti deri kur të nesërmen në mëngjes i zbuloi shenjat në trup. Luana gjatë tërë ditës qëndronte e shtrirë në krevat. Nëna e Arsimit i thoshte atij. “Tash je një burrë i vërtetë, pasi ke një grua”.

“Do të bëhet më mirë, kur unë të vij në Zvicër”.

Luana udhëton për në Zvicër. Por bota për 20 vjeçaren është bërë e errët. Ajo mundohet të marre veten përsëri. Mirëpo me humbjen e virgjërisë, ajo e ka humbur lirinë e saj, dhe këtë e di Luana. “Në qoftë se një femër ka marrëdhënie me një burrë, ajo duhet të martohet me të. Kështu është tek ne”, deklaron Luana disa vjet më vonë në protokollin e policisë.

Luana është e bindur se asnjë burrë tjetër nuk do të pranojë tashme të martohet me të. Babai i saj ndoshta do ta ofendojë kur ai ta kuptojë se ajo nuk është me e virgjër. Kjo për të do të jetë humbje e nderit. Kushërinjtë e saj do të mendojnë se ajo është një lavire.

“Përdhunimi është një shfaqje e forcës e cila shkakton të viktima pa fuqinë për të mbrojtur veten” ka thënë para gjyqit, tri vjet me vonë terapistja e Luanës Arsimi i shkruan Luanes çdo ditë përmes mesengerit

“Ti nuk do të jesh me mua i lumtur. Unë nuk të dua”, i shkruan ajo.

“Më vonë do të bëhet me mirë, kur unë të vij në Zvicër”, i shkruan ai.

“Të lutem, gjej një grua tjetër e cila të do dhe të bën të lumtur”, i shkruan ajo.

“Ti je gruaja ime. Ti do të më duash mua”, ia kthen ai.

“Si mund të bëj një gjë të tillë, nëse ti do që unë të dua”? e pyet ajo.

“Nëse ti i tregon dikujt, unë do t`i vras vëllezërit e tu”, i shkruan ai. Vëllezërit e Luanës kishin mbetur në Kosovë, kur ajo në moshën 18 vjeçare së bashku me motrën dhe nënën ishin zhvendosur tek babai i saj në Zvicër. Ajo u mundua të integrohej sa me mirë në shtetin zviceran dhe të mësonte sa

me shpejtë gjuhën gjermane. Një zvicerane e ndihmoje ate per gjuhen pa asnje interes. Luana ishte e befasuar. Ato ishin shoqe. Por atë çfarë ka ndodhur nuk mund t`ia tregonte. Askujt në botë nuk mund t`ia thoshte atë histori. Traditat e vjetra shqiptare e kanë rrëmbyer edhe jetën e saj në Zvicër.

Në verën e vitit 2012 Luana nuk di se si të justifikohet për të mos shkuar bashkë me prindërit e saj në Kosovë. Sapo ajo kishte shkuar në shtëpinë e vëllezërve të saj në Kosovë, aty shkon edhe Arsimi. “Nëse ti nuk del nga shtëpia, unë do të tregoj për të gjitha”, thotë ai. Luana del me të, takohet dhe

përsëri fle me dhunuesin.

“Më mirë të vuaj unë se sa të vuajë e gjithë familja ime”, mendon ajo.

Gjatë një të diele të gushtit, Arsimi së bashku me babain e tij, xhaxhain dhe një kushëri shkojnë dhe e marrin Luanën para shtëpisë së saj. Para regjistrit civil ai e kap për krahësh dhe e detyron që ta marrë mbiemrin e tij. Në zyrën e regjistrit civil, zyrtarja e pyet se cilin mbiemër dëshiron te mbaje. Arsimi e prek me këmbë nën tavolinë. Luana nënshkruan mbiemrin e ri. Babai i Arsimit telefonon babin e saj. “Gjithçka u krye”, thotë ai. “Merri certifikatat martesore dhe mi bëj letrat në Zvicër” i thotë Arsimi Luanës.

Pothuajse çdo javë vjehrra e Luanës e pyet atë se a janë ende gati të rregullohen letrat (viza) për djalin e saj. Arsimi i shkruan çdo ditë në Facebook. Luana mundohet të fitojë në kohë. Ajo shpreson që Arsimi do të dashurohet në një femër tjetër derisa t`i dorëzoj formularët pranë autoriteteve të migracionit.

“Pse po zgjat kaq shumë rregullimi i letrave, (vizës)?”, i shkruan Arsimi.

“Më duhet fillimisht të gjej një punë”, i thotë ajo.

“Nëna jote i ka thënë nënës sime se ti punon”, thotë ai.

“Kjo është vetëm një praktikë, nuk është punë e përhershme”, thotë ajo.

“Mos u mundo të më mashtrosh. Shko puno në një fabrikë”, thotë ai.

Praktika e Luanës si ndihmëse mjeke po i ecin mbarë. Bashkëpunëtorët e saj e pëlqejnë atë, shefja e saj dëshiron që ta punësojë si punëtore të përhershme, me çka pastaj autoritetet e migracionit do të munden t`ia lëshojnë një leje udhëtimi edhe për burrin e saj. Por bota e Luanës po bëhet gjithnjë e me e errët.

Ti dëshiron të me vrasësh, atëherë me vrit

Në dhjetor të vitit 2013 Luana për të dytën herë mbyllet me jetën e saj. “Unë do të vdes” thotë mendja e 22 vjeçares në atë kohë, ndersa burri i saj ishte ulur në aeroplanin për të udhëtuar për në Zvicër. Kur ajo kthehet në mbrëmje në shtëpi, dhunuesi i saj ishte zhvendosur aty.

Një javë me vonë, ulen Arsimi dhe Luana në divanin e banesës dhe shikojnë televizion. Arsimi i afrohet. Ai fillon ta përkëdhel dhe ta puth Luanën “ Unë nuk dua”, thotë ajo. Arsimi e dhunon serish.

“Ti nuk do të jetosh shumë gjatë”, i thotë ai, asaj.

Luana punon edhe jashtë orarit vetëm që të mos kthehet në shtëpi. Ajo ndërpret ushqimin, dobësohet në shëndet dhe vetëm tymos cigare. “Unë isha e vdekur në brendësi”, thotë ajo dy vjet me vonë.

Arsimi e kishte menduar ndryshe jetën në Zvicër. Mësimi i gjuhës gjermane, për të duket i vështirë. Ai nuk mundet të gjejë punë. Gjithë frustrimin, ai ia hedh bashkëshortes së tij. “Do të vras nëse nuk me jep më shumë ndjenja”, i thotë ai asaj.

Pas grindjes së radhës me Arsimin, Luana e merr arratinë. “Ti do të më vrasësh?Atëherë me vrit”, bërtit ajo. “Por fillimisht do t’i tregoj te gjitha”.

Ndërkohë marrin vesh edhe prindërit e Luanës dhe në banesën e tyre tashme kjo punë është bërë e madhe. Nga frika e vdekjes ajo që herët në mengjes drejtohet për në polici. Luana futet një tualet dhe mbyllet aty derisa vijnë dhe e merr policia. Ajo dërgohet menjëherë në shtëpinë strehimore për femra.

Pjese nga gjyqi

“Ajo nuk i ka pastruar veshjet e mia, nuk ka gatuar…”

“Gënjen paditësja?”, e pyet gjyqtari.

“Po”, e përkthen përkthyesi përgjigjen e Arsimit. “Unë kurrë nuk e kam dhunuar atë”.

“Pse thotë ajo kështu”, pyet prapë gjyqtari.

“Ajo dëshiron të ndahet nga unë dhe të dalë e pafajshme para familjes së saj”,

thotë Arsimi.

“A dëshironi të divorcoheni?”, pyet gjyqtari.

“Jo, unë e dua atë”, thotë Arsimi.

“Ju vazhdoni ta doni atë, edhe pse ajo ju ka fajësuar dhe ju akuzon se e keni përdhunuar?” e pyet prapë gjyqtari.

“Unë kam lënë gjithçka dhe kam ardhur këtu për shkak te saj” thotë Arsimi, Por sytë e tij shfaqin pakëz nervozitet. “Pra ajo nuk ka pastruar veshjet e mia, nuk ka gatuar…”.

Këto arsyetime të Arsimit Luana nuk i dëgjon më. Pas panikut që kishte, ajo e braktis ndërtesën e gjyqit. Me një shoqe të saj e presin në një kafeteri aty përballe avokatin derisa ai vjen dhe tregon vendimin e gjyqit. Ajo dridhet. Dera hapet, dhe brenda hyn avokati.

Ai qesh. “Është shpallur fajtor”, thotë ai. Luana shikon e habitur. Ajo bindet duke i pare fytyrat e të tjerëve që duan të thonë diçka të mirë. Luana i shtrin duart si duke u lutur dhe dërgon një puthje në drejtim të qiellit. “Faleminderit!”.

Gjykata zvicerane e dënoi Arsimin për përdhunim të shumëfishtë, detyrim të shumëfishtë dhe kërcënime të shumta. Ai është dënuar me katër vjet dhe një dënim me të holla prej 1,800 franga. Në vendimin e tij, gjyqtari ka ardhur në përfundim se “nuk ka qenë një lojë teatrale” dhe ka vendosur në favor të

Luanës. Po ashtu Arsimi duhet t’i paguaj Luanës 10 mijë franga për shkak të prishjes së nderit të saj dhe shfrytëzimit të kënaqësive të tij. Por Arsimi dhe avokati i tij kanë bërë ankesë kundër këtij vendimi.

Luana tashme e ka kthyer jetën e saj. Ajo jeton një banesë dhe ka përfunduar shkollimin. Në sytë e saj dëshira për të jetuar është rikthyer. Kërcënimet për familjen e saj janë ndërprerë. Në të vërtet sot 24 vjeçarja do të dëshironte të kishte një familje. “Por e kam humbur besimin”, thotë Luana.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Aksion për lirimin e plazheve publike në Durrës

0

Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka ndërmarrë këtë të shtunë një operacion për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Durrësit.

Aksioni i nisur nga AKB mbështetet nga Policia e Shtetit dhe nga Drejtoria Tatimore e Durrësit.

Nisma synon lirimin e plazheve publike të zaptuara nga sipërmarrës privatë në mënyrë të paligjshme dhe pa asnjë kontratë apo leje shfrytëzimi të lëshuar nga autoritetet vendore.

Plazhi i Durrësit është ndër më problematikët sa i përket këtij fenomeni. Ndër vite privatët vendosin çadrat dhe shezllonet e tyre në hapësirat publike duke detyruar pushuesit që të paguajnë për shërbimin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rikthehet i nxehti afrikan, deri në 40 gradë në ditët e para të gushtit

0

Dita e parë e gushtit, të cilat përkojnë edhe me fundjavën, por edhe me fillimin e pushimeve për shumë qytetarë, kanë shënuar temperatura tepër të larta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thekson se termometri në vendet e ulëta ditën e shtunë dhe të dielë do të shënojë 40 gradë në hije, çka do të thotë që realisht ne e ndjejmë 4 deri në 5 gradë më shumë.

Muaji korrik, por edhe fillimi i gushtit ka reflektuar temperatura tepër të larta në krahasim me të njëjtën periudhë gjatë viteve të shkuara. Por fillimi i javës së ardhshme duket se do të jetë pak më i freskët.

Metereologia, Elsona Gjoni sqaron se nga dita e martë pritet të kemi një ulje të lehtë të temperaturave si pasojë e reshjeve lokale të shiut.

Nga dita e mërkurë do të kemi një ulje të temperaturave me 3 deri në 4 gradë si pasojë e reshjeve të shiut dhe motit të paqëndrueshëm.

Ndryshimi i  klimës në Shqipëri pritet të rrisë fenomenet e përmbytjeve, por edhe uljen e burimeve hidrike si pasojë e temperaturave të larta.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

NASA zbulon ekzoplanetin shkëmbor më të afërt me Tokën

269

Astronomët e NASA-s zbuluan një planet shkëmbor ‘vetëm’ 21 vite dritë larg nesh, të cilin agjencia amerikane e hapësirës po e quan që tani një ‘minierë ari për shkencën’.

Planeti nuk është i banueshëm. Ai përshkon orbitën rreth yllit të tij në vetëm tre ditë, që do të thotë se është në një distancë të afërt me të, pavarësisht se ylli është më i ftohtë se Dielli ynë.

I quajtur HD-219131b, planeti është 1.6 herë më i madh se Toka dhe ka një masë 4 herë më të madhe. Planete të këtij lloji NASA i quan super-Toka. Ata gjenden me shumicë nëpër galaksi, por sërish njerëzimi di shumë pak për ta.

Kjo mund të ndryshojë me zbulimin e ‘fqinjit më të afërt’, i cili mund të sigurojë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar më mirë formimin e planeteve dhe të sistemeve diellore në përgjithësi.

Ky zbulim mbërrin një javë pas kapjes së Kepler -452b, i pagëzuar nga shkencëtarët edhe si “Toka 2.0”. Kepler është shumë i ngjashëm me planetin tonë. Ai orbiton në atë që njihet si ‘zona e banueshme’, është më i madh fizikisht dhe në moshë krahasuar me planetin tonë, por është 1400 vite dritë larg.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx