Ballina Blog Faqe 9829

Kur zhvatja i kalon kufijtë, muzika pjesë e menusë [FOTO]

0

Çdo ditë e më shumë, një shenjë këmbane po kthehen çmimet për produktet që konsumojnë qytetarët në lokale të ndryshme. I referohemi lokaleve pranë plazheve në vendin tonë, ku çmimet stratosferike nuk kanë shpëtuar pa marrë vëmëndjen e duhur.

Por kulmi ka arritur kur tashmë edhe muzika përfshihet në çmim për sa orë qëndroni në atë ambient. Fatura në fjalë reflekton qartë zhvatjen e qytetarëve pa më të voglin problem, ku ajo faturohet për numrin e të pranishmëve në total.

fatura

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shkodër, parandalohet vrasja e mjekut, u porosit nga burgu

0

HKODËR – Mjeku radiolog i Spitalit të Shkodrës Agron Terolli, djali i të cilit ndodhet në burg, ishte objektivi për të cilin 21-vjeçari Osman Mulja tashmë i arrestuar, ishte paguar për ta ekzekutuar. Porosia për këtë atentat të parandaluar ishte dhënë nga një i burgosur.

Eljon Hato që vuan dënimin në burgun e Lezhës për vrasje është personi që sipas policisë ka porositur atentatin ndaj mjekut Agron Terolli, ekzekutim të cilit mjeku i shpëtoi për mrekulli pasi blutë e Shkodrës mundën të neutralizonin në kohë atentatorin të cilint e kishin nën vëzhgim, duke e vënë atë në pranga.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit Sh.Rr i cili ka ndihmuar 21-vjeçarin Osman Malja në përgatitjen e atentatit.

Por cilat janë dyshimet mbi motivin që shtynë të dënuarin për vrasje të paguajë për kokën e mjekut?

Djali i doktorit kohë më parë ka plagosur me armë zjarri pa leje një person duke e lënë të paaftë fizikisht dhe dënimin për këtë vepër penale po e kryen në burgun e Shën Kollit në Lezhë, aty ku qëndron edhe Eljon Hato.

Pikërisht këtu është përqendruar policia në një nga pistat e hetimit, për një hakmarrje të mundshme ndaj djalit të mjekut duke i ekzekutuar babanë. Megjithatë ende nuk dihet se cila është lidhja e të dënuarit Hato me personin që ka mbetur i gjymtuar nga plumbat e djalit të mjekut.

Një tjëtër pistë që policia po heton është edhe ajo e vrasjes së mundshme për shkak të detyrës.
25-vjeçari Hato banues në lagjen Kiras të Shkodrës u arrestua në Laç më 1 maj të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje, plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Bashkë me të, në të njëjtin operacion spektakolar Policia e Shtetit arrestoi edhe vëllain e tij, Elkier Hato 31 vjeç i dënuar përr “Armëmbajtje pa leje”.
Ekzekutimi i mjekut dështoi falë ndërhyrjes në kohë të forcave të policisë që prej ditësh kishin nën vëzhgim 21-vjeçarin Osman Mulja, i paguar për të kryer vrasjen. Mesditën e së mërkurës në afërsi të spitalit të Shkodrës kur 21-vjeçari do finalizonte “misionin” e tij ndërhynë forcat e rendit. Gjatë aksionit pati edhe përplasje me armë mes efektivëve të rendit dhe Osman Muljes, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Killerit pas arrestimit iu ekzekutua edhe arma e zjarrit tip kallashnikov që do përdorej për vrasjen e mjekut.

Njoftimi zyrtar i Policisë për vrasjen e parandaluar
Në lidhje me parandalimin e vrasjes së një shtetasi në Shkodër një ditë më parë, Policia e Shtetit jep detaje se:

Pas një ndjekje hetimore-proaktive të bërë nga struktura të specializuara, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Shkodër, ju informojmë se në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Osman Malja, 21 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga  policia, e cila  kishte në kontroll të plotë lëvizjet dhe veprimtarinë  e tij për vrasjen e porositur të mjekut A.T.

Forcat e Specializuara të Policisë kanë ndërhyrjes duke neutralizuar dhe arrestuar autorin në momentin që ky tentoi të hapë zjarr në drejtim të objektit të sulmit (mjekut  A.T) me armën e tij tip kallashnikov  të kamufluar në një çantë sporti.

Në momentin e ndërhyrjes, autori ka tentuar të reagojë edhe ndaj forcave policore por kjo është bërë e pamundur falë veprimeve të shpejta policore në neutralizimin dhe arrestimin e tij.

Gjatë këtij operacioni autori Osman Malja ka mbetur i plagosur dhe aktualisht pas ndihmës mjekësore të dhënë, është jashtë rreziku për jetën.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi Osman Malja  kishte si qëllim vrasjen e një mjeku në Spitalin Rajonal Shkodër( Mjekun A.T).

Kjo vrasje ishte e porositur nga burgu, nga shtetasi  Eljon (Esmeraldo) Hato 31 vjeç, i cili ndodhet i arrestuar në ambjentet e I.E.V.P. Lezhë, për “Vrasje”.

Në cilësinë e provës materiale, autorit  iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike me fishek në gojë dhe një krehër me 15 fishekë.

Në hetim për këtë çështje gjithashtu janë edhe shtetasit Eljon (Esmeraldo) Hato si dhe shtetasi Sh.Rr, i shpallur në kërkim  si bashkëpuntor në përgatitjen, porositjen dhe vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit A.T, mjek në Sptalin Rajonal Shkodër.

Vazhdon hetimi për thellimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij organizimi kriminal, për veprat penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kryer në bashkëpunim mbetur në tentative” dhe “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga Nenet 79/c-22-25 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A i keni ditur këto 20 fakte interesante për Zvicrën !? [FOTO]

0

Është vendi ku jetojnë qindra-mijëra shqiptarë, është vendi i ëndrrave për të jetuar jo vetëm për ne nga Kosova por për shumë njerëz nga e gjithë Bota, e gjithë kjo për shkak të standardit të jetesës, mundësive të mira për punë dhe karrierë e shumë arsye të tjera. Por a keni qenë kurioz ndonjëherë të dini më shumë për Zvicrën? Këtoj janë vetëm disa nga kuriozitetet që do t’ju ndihmojnë ta njihni më mirë tani e tutje vendin e çokolladës, djathit, bankave, orëve të shtrenjta, dhe më e rëndësishmja vendin më të sigurtë në Botë. /lajmi.net

1. Zvicranët shpenzojnë më së shumti në pije joalkoolike në botë.

2. Veturat në Zvicër duken si të reja, sepse shoferët mund të gjobiten nëse brenda një kohe të shkurtër nuk e rregullojnë veturën, edhe nëse fjala është për një gërvishtje të vogël.

3. Tuneli “Gotthard” që ka gjatësi prej 57,1 kilometra është tuneli më i gjatë në botë.

4. Në lartësi mbidetare prej 3.000 metra dhe mbi humnerën e thellë 500 metra në Zvicër është ndërtuar ura më e lartë në Evropë e cila quhet “Titlis Cliff Walk”.

5. 70% e territorit të Zvicrës është e mbuluar me male, kurse lartësia mesatare mbidetare është 500 – 800 metra.

6. Ajnshtajni ka punuar si zyrtar në ‘Entin Zviceran për Patente’ në kohën kur ka dëshmuar teorinë e tij për relativitetin.

7. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit në Zvicër është rreth 3.5 milionë tonelata në vit, gjysma e kësaj sasie përdoret për prodhimin e djathërave.

8. ‘Nestle’ është kompani Zvicerane, dhe njëkohësisht është kompania më e madhe ushqimore në botë.

9. Zvicra ka 74 male, majat e të cilave e kalojnë lartësinë 4.000 metra.

10. Në Zvicër ka më shumë banka se stomatologë, në çdo 1.600 banorë ekziston një bankë.

11. Në rast të ndonjë lufte bërthamore zviceranët kanë bunkerë në të cilët mund të strehohen 100% e popullsisë, gjithashtu në rast të luftës, autostradat atje mund të shndërrohen në pista për ulje dhe ngritje të avionëve luftarak. Kurse në stinë dimri e gjithë bora që do të ndodhej nëpër ato rrugë do të pastrohej deri në orën 8 të mëngjesit.

12. Fonti (shkronjat) Helvetica janë krijuar në Zvicër.

13. Nëse shfrytëzoni transportin publik në Zvicër, me një biletë mund të kaloni tërë shtetin me mjete të ndryshme si: autobus, tren, anije, dhe teleferik.

14. Zvicra nuk ka qenë në luftë që nga viti 1515.

15. Zvicra ka më shumë se 1.500 liqene.

16. 60% e energjisë elektrike në Zvicër prodhohet nga hidrocentralet.

17. Zvicra zë vendin e parë në botë për konsumim të çokolladës. Mesatarisht çdo zviceran konsumon rreth 23 kilogramë çokollatë gjatë një viti.

18. Skijimi në Zvicër është sjellur nga Arthur Conan Doyle.

19. Pilotët e ushtrisë zvicerane asnjëherë nuk pilotojnë në shpejtësi supersonike gjatë trajnimeve, kjo për shkak se territori i Zvicrës është shumë i vogël për të arritur një shpejtësi të tillë, por kur ushtrime të tilla duhet të realizohen, Zvicra ka marrëveshje me Francën që i lejon të shfrytëzojë territorin francez.

20. Në qytetin Llozanë tatimi paguhet në bazë të sasisë së bërllokut, pra nëse keni sasi të madhe bërllogu do të paguani tatim më të lartë, kurse nëse nuk përdoren kontejnerët e riciklimit, gjobat janë shumë të larta.

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Këto janë 10 vendet më të vështira në dhënjen e vizave

0

Si duket problemi me procedurat dhe aplikacionet e vizave nuk është sfidë vetëm për ne në Kosovë, proceset e aplikimit për viza në disa vende të Botës dalin të jenë shumë më të mundimshme dhe të kushtueshme. Këto janë 10 vendet nga mbarë Bota, ku paisja me vizë ndonjë prej tyre, duket të jetë në disa raste edhe e pamundur.

1. Korea Veriore
Korea Veriore është një nga vendet më të vështira për dhënjen e vizave. Turistët nga Korea Jugore janë krejtësisht të ndaluar që të udhëtojnë në Veri. Kurse vështirësi mund të kenë edhe turistët nga Izraeli, Amerika, dhe Japonia. Edhe atyre që u lejohet që të hyjnë, nuk ka rëndësi çfarë nacionaliteti kanë, ata gjatë gjithë kohës do të jenë në përcjellje. Britanikët mund të aplikojnë për viza në ambasadën e Koresë Veriore që gjendet në Londër, por nëse ndodhë që të jeni gazetar, përgatituni për zhgënjim.The hardest countries to get a visa

2. Rusia
Aplikimi për një vizë ruse kërkon shumë kohë, dhe është një proces stresues pasiqë kërkohet që të jepni informacion për secilin vend që keni vizituar në 10 vitet e fundit. Gjithashtu ju duhet edhe ftesë, dhe nëse ndodhë që e humbni vizën, apo tejkaloni datën e qëndrimit, dalja nga Rusia mund të jetë shumë më e komplikuar se hyrja.The hardest countries to get a visa

3. Republika Demokratike e Kongos
Ky vend llogaritet si vend i rrezikshëm nga zyra britanike e punëve të jashtme, ku në disa pjesë RDK këshillohet që të mos udhëtohet fare. Dhe mbi të gjitha, procesi për aplikacionin e vizave është tmerrësisht i komplikuar, e nëse ndodhë që më parë keni udhëtuar në Ruandë apo Ugandë, procedura do të jetë edhe më e komplikuar.The hardest countries to get a visa

4. Angola
Kohëzgjatja e procesit është problemi më i madh në këtë vend të bukur të Afrikës Perëndimore (mund të zgjasë së paku 8 javë); por ka edhe shumë gjoba për ata që nuk i binden kushteve që kërkohen për të marrur vizë.
The hardest countries to get a visa

5. Iran
Të gjitha vizat duhet të aprovohen nga Ministria e Punëve të Jashtme në Teheran, proces ky i cili mund të jetë shumë i gjatë, dhe gjatë kohës së procesit është pothuajse e pamundur të merrni informacione se si është duke shkuar procesi i aplikacionit tuaj. Kurse ata që kanë pasaportë Amerikane dhe Britanike, do të duhet t’i japin gjurmët e gishtave sapo të arrijnë në aeroport.The hardest countries to get a visa

6. Siria
Në shumë vende të Botës aplikacionet për viza siriane janë të mbyllura, për shkak të rrethanave ndërkombëtare, por edhe në rastet kur lejohet procesi është i komplikuar dhe merr shumë kohë, pasiqë ju duhet të merrni letër rekomandimi nga ambasada e vendit tuaj e cila kushton shumë dhe merr kohë të gjatë për aprovim.How to get a visa for Syria

7. Arabia Saudite
Vizat turistike mund të jenë të vështira për tu marrur, e sidomos nëse keni në plan të vizitoni Jedan dhe Medinen gjatë kohës së Haxhit, kur ndodhë që turistët jo-musliman të merren në pyetje shumë gjatë për arsyet pse duan ta vizitojnë Arabinë Saudite. Nëse në të kaluarën e keni vizituar Izraelin mund të ndodhë që kërkesa juaj të refuzohet vetëm për atë arsye. Femra të cilat udhëtojnë të vetme duhet të shoqërohen nga ndonjë mikqyrës apo ndonjë familjarë, për shkak të rregullave të rrepta ndaj femrave.The hardest countries to get a visa

8. Sao Tome
Ky ishull larg brigjeve të Afrikës ka një numër shumë të kufizuar të ambasadave, kështu që mënyra më e lehtë është që të siguroni vizën përmes agjensioneve turistike. Gjithashtu duhet të jeni i vaksinuar për mbrojtje nga ethet e verdha.The hardest countries to get a visa

9. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Për turistët e rregullt, është një proces is thjeshtë dhe i shpejtë, por nëse ndodhë që të keni dosje kriminale, atëherë duhet të mendoheni dy herë. Nëse keni pasur ndonjë problem me drogat ilegale dhe jeni arrestuar, automatikisht largojeni SHBA’në nga lista e vendeve për tu vizituar.The hardest countries to get a visa

10. Sudani
Nëse keni vizë apo vulë të Izraelit në pasaportën tuaj, hyrja juaj në Sudan është e ndaluar, nuk ka rëndësi nëse viza (vula) është valide apo e skaduar. Gjithashtu pas mbërritjes atje, ju duhet që brenda 3 ditëve të regjistroheni në Departamentin për të Huaj në Ministrinë e Punëve të Brenshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vrasja e 21-vjeçarit në Greqi, familjarët: I njohim autorët, Danieli u josh nga bashkëshortja e atij që e vrau

0

Familjarët dhe të afërmit e 21-vjeçarit të vrarë në Greqi, Daniel Xhafa kanë kërkuar drejtësi për ngjarjen dhe zbardhjen e saj.

Vëllai dhe kushëriri i viktimës, pohuan se i njohin autorët e vrasjes së Danielit, që sipas tyre janë nga Korça. Nga ana tjetër ata vërtetuan lidhjen e dashurisë mes 21-vjeçarit dhe një gruaje të martuar, që sipas tyre ai u josh nga ajo, ndërsa burri i saj e vrau.

“Kërkojmë drejtësi, të zbardhet ngjarja. Danieli u josh nga bashkëshortja e atij që e vrau. Danieli ka dashur të largohet, por u mashtrua.”, thanë ata. Nga ana tjetër, familjarët e Daniel Xhafës pohuan se autorët e morën dhe e çuan në një kishë. “Autorët e vrasjes janë nga Korça, ne i njohim”, deklaruan familjarët.

I riu shqiptar është gjetur i masakruar më 26 korrik nga policia greke, në zonën e Larisës, ku edhe ai banonte me të afërmit. Sipas mediave greke, Danieli, ishte shpallur i zhdukur që prej ditën e premte nga familjarët e tij dhe është gjetur në orët e para të mëngjesin e së dielës, me shenja në trup në një zonë të pyllëzuar. Sipas policisë, 21-vjeçari është qëlluar me armë nga afër dhe më pas kanë tentuar që ta djegin trupin për të fshehur gjurmët.

Mirëpo, trupi i viktimës nuk është djegur plotësisht. Policia është vënë menjëherë në ndjekje të autorëve, ndërsa ka marrë në pyetje familjarët për ndonjë konflikt të mundshëm. Ky është rasti i tretë që emigrantë shqiptarë vriten në mënyrë barbare. Rasti i parë qe ai i studentit shqiptar në Belgjikë dhe i dyti ishte ai i 17-vjeçarit, Ismail Luli në Itali.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rikthehet në skenë ‘Mbreti i Fotoshopit’ [FOTO]

0

Kur jemi tek aftësitë në fotoshop, me siguri se askush nuk mund t’ia kalojë legjendarit PeeJe T, the tani është kthyer me krijime të reja.

Në imazhet e fundit ai ka manipuluar me imazhe të personave të famshëm, të cilët janë fotografuar në situatat të ndryshme, dhe duke e bërë këtë edhe ai është shëndrruar në një të famshëm.

Në këto punime të fundit ai ka zgjdhur motrat Kardashian Kim dhe Khloe, pastaj Kanye West, Rihana e kështu me radhë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

5 ‘Njësitë Speciale’ më të mira në Botë |FOTO|

0

Forcat speciale dhe forcat e operacioneve speciale janë njësi ushtarake të trajnuara për të ndërhyjë në misione të jashtëzakonshme. ‘Forcat Speciale’ ashtu si njihen në shumë vende të Botës, është një lloj njësie që ka filluar të krijohet në fillim të shekullit 20, dhe ka pasur një rritje shumë të madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Varësisht nga vendi, forcat speciale kryejnë disa nga këto funksione: operacione ajrore, kundër-kryengritje, kundër-terrorizëm, operacione të fshehta, aksione direkte, shpëtim të pengjeve, caqe me vlerë të rëndësishme (persona, objekte), operacione intelegjence, operacione lëvizëse, dhe ndërhyrje në beteja të jashtëzakonshme. Në SHBA termi ‘forcat speciale’ i referohet Ushtrisë Amerikane, kurse termi ‘forcat për operacione speciale’ i referohet të gjitha njësive. Në vendet rusisht-folëse forcat speciale njihen me emrin ‘spetsanz’ një akronim për ‘qëllim të veçantë”.

5. ‘Grupi i Shërbimeve Speciale’ Pakistan
Trajnimi i tyre përfshinë edhe 40 kilometra marshim i cili duhet të përfundohet brenda 12 orëve.
1

4. ‘Flota e Forcave Speciale për Beteja’ Spanjë
70 – 80% e kandidatëve dështojnë gjatë procesit të përgatitjes për tu bërë pjesë e kësaj njësie.
1

3. ‘Alfa Group’ Rusi
Kjo njësi futet në grupin e 3 më të mirave në Botë, është themeluar nga KGB-ja në vitin 1974.
1

2. Njësia Ushtarake për Intevenime Ushtarake, Francë
Veçanërisht e trajnuar për situata të pengmarrjes, e njohur në Botë edhe si më e mira për këto lloj intervenimesh.

1

1. Marinsat Amerikan
Marinsta Amerikan renditen të parët në këtë listë për shkak të efikasitetit të operacioneve të tyre, nga më të vështirae e mundshme.

1

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Reagimet e burrave kur dikush ua ngacmon të dashurën [VIDEO]

0

Një eksperiment i bërë me disa gra se si burrat i ngacmojnë ato, ka treguar edhe reagimet jo të këndshme të të dashurve të tyre.
Të gjendur përball këtij ngacmimi, burrat të cilit shikonin se si të dashurat e tyre ngacmoheshin në rrugë ishte jo i pranueshëm për ta, tregon buzzfeed, transmeton lajmi.net.
Shikoni reagimet e të dashurve të këtyre grave që ngacmohen në rrugë:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rrëfimi i pronares së bordellos: Jam krenare për karrierën time, kam shpëtuar mijëra martesa

0

“Unë kam shpëtuar 5.000 martesa”. Kështu thotë pronarja e një shtëpie publike që ka kaluar dekada të tëra si punëtore seksi. Ajo deklaron se është krenare për karrierën e saj dhe tregon gjithçka për prostitucionin në Mbretërinë e Bashkuar.

Vivien Walden, 66 vjeç, e cila ka drejtuar një bordello për 14 vjet tregon se ka arritur të shpëtojë mijëra martesa gjatë kohës së saj si “Madam”. 66-vjeçarja nga Wilmslow, Cheshire, filloi punë në industrinë e seksit në moshën 17-vjeçare, kur ajo la punën e saj si sekretare për t’u bërë një striptiste në Londër.

Tre vjet më vonë në vitin 1969, ajo filloi t’u ofronte seks klientëve në klub dhe shpejt u bë një prostitutë me kohë të plotë. Por ndryshe nga shumë gra që kanë kaluar vite në këtë “biznes”, Vivien ruan vetëm kujtime të mira nga karriera e saj dhe thotë se është krenare për punën e saj.

Pensionistja tani po bën fushatë për prostitucionin e legalizuar në Angli. Por Vivien tregon se megjithëse ka pasur të bëjë çdo ditë me qindra klientë në bordellon e saj nuk e kishte planifikuar që të bëhej një punëtore seksi.

Ajo u rrit në një familje hebrenjsh, nëna e saj kishte shpresa të mëdha për vajzën e saj për t’u bërë një aktore.

Por, pas vizitës në një strip klub me kolegët e punës gjatë një pushimi dreke në vitin 1966, ajo u bind se vallëzimi në prehër ishte një alternativë më joshëse dhe foli me menaxherin, i cili e punësoi atë në vend. Disa vjet më vonë ajo vendosi të fillojë të shesë trupin e saj për klientët për disa para më shumë.

Në një nga strip klubet ku punoi, Vivien njohu burrin e saj të parë Billy Walden, me të cilin qëndroi deri sa ai ndërroi jetë nga kanceri në vitin 1987. Ajo tha se “Atje kam takuar burrin tim të parë, Billy Walden, i cili ishte një futbollist profesionist dhe ka luajtur për West Ham. Pastaj nga atje, burri im hapi klube në Mançester dhe priti që unë të punoja atje për të fituar sa më shumë para, gjë të cilën e arritëm. Për mua nuk pati asnjë ndryshim. Ai më inkurajonte mua, gjithmonë më thoshte se nëse do isha një prostitutë unë do të isha më e mira në botë”.

Ndërsa shumë do ta shihnin këtë si një marrëdhënie të çuditshme, Vivien pohon se ajo e donte punën si prostitutë dhe thotë se kjo e bëri atë të ndjehet akoma më e lirshme.

Kur ajo më në fund hapi bordellon e saj të quajtur Toucan në Mançester në vitin 1995, Vivien bëri një pikë catering për klientët, ndërkohë që ishte një nga bizneset e para në UK ku ofroheshin prostituta në moshë të madhe.

Ajo tha: “Në bordellon time ishin 28 vajza. Unë kisha vajza ruse, braziliane, kontinentale, italiane dhe vajza polake. Por nuk ishte si tani. Vajzat ishin gjithmonë të verifikuara. Unë kontrolloja pasaportat e tyre, kontrolloja nëse ishin të pastra dhe të gjitha klubet e mia drejtoheshin në mënyrë profesionale. Unë kam qenë një zonjë shumë e mirë. Vajzat shkonin nga mosha 18 deri në 40 vjeç. Shumë burra preferonin gratë e pjekura, të cilat unë isha ndoshta e para që i ofroja.

Femrat paguanin qiranë për një muaj dhe gjithçka që fitonin ishte e tyrja. Ndërsa klientët blinin ushqim apo pije.

Në vitin 2009, karrierës së Vivien si “Madam” i erdhi fundi dhe bordelloja e saj u bastis nga policia dhe ajo u arrestua.

Ajo doli në gjyq dy vjet më vonë, ku u shpall fajtore për drejtimin e një bordelloje, dhe iu dha një dënim me burg prej gjashtë muajsh, u pezullua për 12 muaj, dhe 150 orë shërbim komunitetit.

Pas marrjes së dënimit, Vivien vendosi ta hidhte pas krahëve karrierën e saj si Madam dhe të përqendrohej në përpjekje për të ndryshuar ligjin e prostitucionit në Angli, si dhe duke shkruar një libër për përvojat e saj.

Ajo tha: “Është kaq e rëndësishme për të legalizuar prostitucionin, për shumë arsye. Nëse ndokush dëshiron të ekspozojë trupin, nuk duhet ta bëjë në rrugë. Jo vetëm kaq por prostitucioni gjithashtu ruan martesat. Për shembull, ne kishim një dhomë të veçantë në bordellon time, ku meshkujt nivalidë, ose në karrocë vinin aty dhe merrnin shërbime nga vajzat e mia. Kjo pasi gratë e tyre ishin të lodhura ose të mbingarkuara duke u kujdesur çdo ditë për ta, sa nuk kishin mundësi tu ofronin as seks. Unë do të ndihmoja në çfarëdo mënyrë për ta legalizuar. Është një shërbim human i mrekullueshëm që vetëm mund t’i ndihmojë njerëzit”. Daily Mail

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ky është engjëlli i rënë në Tokë nga Parajsa [FOTO]

0

Krijesa e quajtur ‘Engjëlli i rënë’ është bërë hit në internet pasi është fotografuar nga mijëra njerëz të cilët më pas e kanë postuar atë në rrjete sociale.
Kjo krijesë në pamje duket të jetë një grua e vjetër e cila ka krahë të pulës të vendosur në shpinë. Përreth saj ndodhen copa të ushqimit për të cilat njerëzit thonë se janë molla dhe bukë.
Por, çfarë është kjo krijesë ‘e çuditshme’? Kjo është një skulpturë shumë reale e krijuar nga artistët Sun Yuan dhe Peng Yu nga Pekini.
Artistët përdorën çelik të panjollosur, rrjetë, xhel silicë dhe tekstil me fije qelqi për të krijuar skulpturën shumë reale.
Bazuar në webfaqen e artistëve, kjo skulpturë është krijuar më 2008, por është bërë e njohur më së shumti kohët e fundit. Disa thonë është e çuditshme, të tjerët thonë se është një mesazh i mirë.
Shikojeni si duket kjo skulpturë:

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx