Ballina Blog Faqe 9830

Bibla e porsazbuluar: “Jezusi nuk është kryqëzuar dhe nuk është bir i Zotit”

0

Në Turqi është zbuluar një libër i cili mendohet se është Bibla më e vjetër që mund të ketë ekzistuar. Sipas datimit me izotope të karbonit, libri të cilin e quajnë Bibla e “re”, që daton rreth 1.500 vjet, ka në brendësi të saj dhe ligjërimin e predikimin e Shën Barnabasit. Qeveria e Turqisë këtë libër e ka zhvendos në një nga muzetë, nën shoqërimin e forcave të mëdha të policisë.

Ndërkohë në lidhje me këtë libër Vatikani ka shprehur interesim të madh e të jashtëzakonshëm që ta lexojnë këtë atë. Shën Barnabasi ka qënë një nga nxënësit e Jezu Krishtit, dhe në Ungjillin e tij ai thekson se Jezusi kurrë nuk është kryqëzuar. Ai në vend të kësaj thekson se Jezusi ka fluturua në Qiell derisa ka qënë gjallë dhe se Juda është ai që është kryqëzuar në vend të tij në kryq.

Në këtë Bibël që mendohet të jëtë më e vjetra thuhet se Jezusi nuk është bir i Zotit, por është vetëm profet që ka predikuar dhe përcjellur fjalët e Zotit. Ky është një libër i cili ka vlerë prej 28 milion dollarësh.

Ndërkohë që ekspertët e religjioneve besojnë dhe janë të mendimit se kjo Bibël është e vërtetë, sepse është e shkruar me shkronja të arta në lëkurë të zezë dhe në gjuhën e vjetër arameje, gjuhë me të cilën është shërbyer edhe Jezu Krishti.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Fotot super-hot nga xhirimet e klipit të Dafinës (+16)

1

Këto janë disa nga skenat e ‘nxehta’ të videoklipit më të ri nga Dafina Zeqiri:

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gazetarja shqiptare, foto me Nejmarin në Ibiza (FOTO)

0

Një gazetare shqiptare, e quajtur Xhesika Trola ka publikuar një foto në “Facebook” me sulmuesin e Barcelonës dhe të kombëtares së Brazilit, Neymar.

Trola dhe Neymar duket se po pushojnë në të njëjtin vend, në Ibiza të Spanjës. Dhe në këtë mënyrë, gazetarja shqiptare ka shfrytëzuar rastin për një foto me yllin brazilian.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Hakerët marrin kontrollin e një veture në rrugë dhe e përplasin atë në një hendek

0

Disa hakerë morën kontrollin e një makine dhe e përplasën atë në një hendek, duke hyrë kështu në sistemin e veturës nga një largësi prej 15km vetëm duke qëndruar ulur me një laptop.
Këta hakerë pretendojnë se më shumë se 470,000 vetura të prodhuara nga Fiat Chrysler janë në rrezik për t’u sulmuar ngjashëm, duke përfshirë ato që voziten në Britani.
Ky sulm ishte zbuluar nga hulumtuesi i sigurisë Charlie Miller, një ish-anëtar i NSA, transmeton Lajmi.net.
Ai punoi me Andy Greenberg, një autor në faqen Wired, i cili voziti veturën Jeep Cherokee në rrugët publike të St Louis, Missouri.
Në përshkrimin e tij shqetësues, Greenberg përshkroi se si ventat e ajrit filluan të nxjerrin vetvetiu ajër të ftohtë dhe se si radios iu rrit volumi automatikisht në bas të plotë.
Fshesat e xhamit u lëshuan me lëngun pastrues, duke mbushur xhamin me shkumë dhe një foto e dy hakerëve u shfaq në ekranin digjital të makinës, duke e kuptuar më pas se ata kishin fituar qasje në makinë.
Greenberg tha se hakerat më pas ngadalësuan makinën e tij në autostradë, duke shkaktuar një kolonë të gjatë prapa tij. Ai tha: “Pjesa më shqetësuese erdhi kur ata i prenë frenat e xhipit, duke më lënë mua pa pedale dhe duke bërë që vetura e pakontrolluar të godasë një hendek”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ferrari vie me airbag difektoz

0

Ky është gjiganti italian i makinave. Pra Ferrari, ka tërhequr prapa 2500 makina për arsye të airbegëve të difektoz.
Ndërsa kompania bëri të ditur se airbegët furnizohen nga firma japoneze Takata, e vetëm në Amerikën e Veriut në total janë 800 Ferrari.
Ferrari thotë se për shkak të defekteve, ekziston mundësia që jastëkët të mos e mbrojnë siç duhet personin në makinë.
Modelet e prekura janë LaFerrari, F12 Berlinetta, FF, California T, 458 Speciale A, 458 Speciale, 458 Spider dhe 458 Italia.
– S

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zbulohet plani i ISIS-it për “fundin e botës”

0

Nga një dokument rekrutimi që besohet se është shkruar nga militantët e ISIS-it ka zbuluar se grupi terrorist planifikon luftë në gjithë botën për “fundin e botës”.
Një dokument, i cili posedohet nga Instituti Amerikan i Medias, ishte marrë nga një pakistanez i lidhur me talebanët, tregon shkallën e ambicieve të ISIS-it, përfshirë sulmin në Indi për të provokuar intervenimin amerikan.
Aty theksohen detajet se si talebanët po ndërtojnë ushtrinë.
“Prano faktin se ky Kalifat do të mbijetoj dhe prosperoj derisa të kontrolloj gjithçka deri në fundin e botës dhe t’i heq kokën edhe personit të fundit që del kundër Allahut”, thuhet në dokument.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Edi Rama vdes dhe shkon në ferr.

0

Meqë mjedisi ishte i errët dhe i trishtuar, i kthehet i qeshur Luciferit dhe i thotë: “Shiko, a nuk mund të vendosim ca drita të vogla dhe të vëmë ca ngjyra e të sjellim pak gëzim këtu?”.
“Po mirë! Me që ju jeni Edi Rama, dhe meqe keni hyrë në histori si ai që bëri pallatin me shigjeta merruni ju me këtë punë.”
Atëherë Edi Rama vë atje-këtu ca drita me ngjyra, thërret edhe Bregoviçin me orkestrën e tij dhe i vë të këndojnë këngë të gëzuara.
Djalli lumturohet dhe për ta vlerësuar e dërgon atë në purgator.
Edi Rama takohet aty me Judën:
– ” Përshëndetje Juda. Si i lodhur më duket ky ambjenti këtu, do të duheshin nja dy ndriçues të vegjël dhe disa muzikantë, nuk do i bënin keq atmosferës. Si thua?”.
Juda pasi e njeh se kush është – i thotë – “Atëherë pse nuk mendon vetë? Ti bëre edhe hyrjen e kryeministrisë me drita që të prisje Merkelin? Por po të paralajmëroj – po e bëre Purgatorin si Komunën e Parisit do të të çoj përsëri në ferr”!
Dakort thotë Edi Rama dhe kështu që i futet punës, mbjell ca palma anës rrugës, thërret Arben Ndokën që ti sjellë ca femra, bjen Tërmet Peçin që të kultivojë ca hashash dhe ta kthehen purgatorin në një vend të hareshëm. Dhe Juda i bërë dru me nja dy viza për ta vlerësuar e dërgon atë në Parajsë.
Këtu Edi Rama takon Shën Pjetrin:
– “Degjo Shen Pietër, unë dua të flas me Zotin.”
– “Me Perëndinë? Kush jeni ju? … Aahhh jeni Edi Rama … dakort, shko … ”
Edi Rama hyn në studion e Perëndisë dhe qëndron atje për më shumë se një orë.
Shën Pietri i shqetësuar afrohet tek vrima e çelësit dhe prej atje sheh drita që shkëlqejnë, femra që kërcejnë, heronj të bërë llullë, njerëz duke bërë plazh nudo dhe në një qoshe sheh Perëndinë me krahun e tij rreth supeve të Edi Ramës duke i thënë
– “Më thuaj Edo … a je i sigurt se unë mund ta bëj kryetarin e opozitës…?”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A është ky modeli më i bukur i BMW M4 që keni parë? [FOTO]

0

Kompania me bazë në Kaliforni, TAG Motorsports, është e njohur për përmirësimin e veturave të ndryshme, dhe ky model i BMW ishte njëri nga të përmirësuarit më të mirë.
Vetura me një trup madhështor ka marmita agresive mbrapa, anësore të dukshme, një ndarës të ri përpara, një spojler nga M Performance dhe pasqyre të reja me karbon.
Rrotat 20-inç të modelit HRE janë të punuara me titan, përderisa performanca e veturës varet nga motori 3.0-litërsh turbo-binjak V6.
Shikojeni si duket vetura tani:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lamtumirë Internet Explorer, njihuni me shfletuesin e ri Edge

0

Për herë të parë pas disa dekadave, Microsoft ka realizuar një version të ri të Windows-it pa shfletuesin Internet Explorer. Kompania ka krijuar shfletuesin e ri “Edge”, me të cilin shpreson se do rivalizojë shfletuesit e tjerë si Chrome apo Firefox. Shfletuesi Edge edhe pse ka një emër krejtësisht të ri, është një version i përmirësuar i Internet Explorer.
Microsoft ka zgjedhur emrin “Edge” për një arsye madhore: ai duhej të fillonte me E, kështu ata mund të përdornin një ikonë që ishte e ngjashme me Internet Explorer. Ikona e re e shfletuesit është një interpretim modern i logos klasike ngjyrë blu të E-së, që ka qenë pjesë e Windows-it për dekada me radhë. Microsoft Edge do të jetë shfletuesi kryesor tek Windows 10, dhe i vetmi që konsumatorët do të përdorin për të shfletuar uebin në sistemin tjetër operativ të Microsoft-it.
edge 2.

edge-2

Me shfletuesin e ri “Edge” mund të bëhen kërkime direkt në faqen e ueb-it, mjafton të shkruash një fjalë dhe shfaqen informacionet që merren nga rrjeti. Tekstet mund të ruhen për t’i lexuar më vonë. Shfletuesi Edge është tri herë më i shpejtë se Internet Explorer 11. Shfletuesi Edge do të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë sesa Internet Explorer, dhe do të përfshijë veçori të reja, si asistentin Cortana, një modalitet leximi me ndërfaqe të thjeshtuar që nxjerr në pah vetëm tekstin duke fshehur imazhet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Google+ dhe YouTube po ndahen

0

Google zyrtarisht po divorcon profilet e Google+ nga shërbimet më të famshme.
Kompania ka njoftuar sot se në disa muaj të ardhshëm, një llogari në Google do të jetë e tëra për çfarë do të keni nevojë për të shpërndarë përmbajtje.
Kjo do të thotë se për të krijuar një kanal në YouTube dhe për të shpërndarë përmbajtje të ndryshme ju do të keni nevojë thjeshtë për një llogari në Google.
Ky vendim vjen disa muaj pasi Google nuk i shtynte më përdoruesit që të krijojnë llogari nën rrjetin e saj social, që ka dështuar të bëhet rivali i Facebook.
Google ka ndarë gjithashtu edhe veçoritë e suksesshme të Google+ të tilla si Photos, por që do të jetë një strategji që do të vazhdojë edhe më tutje.
YouTube do të jetë e para prej shërbimeve më të mëdha të Google që pritet të ndahet nga Google+.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx