Ballina Blog Faqe 9831

Gjermania hap universitet online për refugjatët

0

Refugjatët kanë shumë pengesa për t`u regjistruar në universitet. Tani themelimi i një universiteti online në Gjermani do t’ua mundësojë atyre studimin online dhe pa shpenzime

Nedal Abas kishte kohë që gëzohej për periudhën e studimeve. Pas maturës ai donte të shkonte në qytetin Homs të studionte inxhinieri. Por gjërat u zhvilluan ndryshe nga sa e priste ai. Në Siri nisi lufta dhe Homsi u përfshi nga luftimet. Nidal mori rrugën drejt Gjermanisë, me 19 vjeç. Tre muaj me radhë zgjati udhëtimi i tij drejt Gjermanisë, në fund ai kaloi me gomone Detin Mesdhe. Tani Nidal pret si refugjat në Berlin-Steglitz vendimin për njohjen e azilit, shkruan dw.de.

Kush vjen në Gjermani si refugjat duhet të ketë një status të sqaruar dhe t’i njihet matura para se të studiojë. Ky proces kërkon jo pak kohë. “Humbje kohe”, thotë Nidal. Ai ka më shumë se një vit e gjysmë që pret, ndërsa refugjatë të tjerë presin me vite.

Markus Kressler është i bindur se kjo kohëzgjatje është e panvojshme. Bashkë me miq të tij ai ka themeluar “Wings University” – një universitet online vetëm për refugjatët. “Tek ne nuk ka pengesa”, thotë Kressler. “Çdo refugjat mund të regjistrohet tek Universiteti Wings – edhe pa dëftesa.”

Startimi në shtator

Nga vjeshta do të ofrohen leksionet e para online, ndërsa në pranverën e vitit të ardhshëm do të fillojnë programet e plota. Ekipi i universitetit online punon me profesorët e Universitetit të Lirë të Berlinit dhe Akademinë e Arteve për të përpiluar planet mësimore, Leksionet e para janë gati, ato janë leksione të universiteteve elitë – Harvard dhe Stanford. Profersorët e këtyre universiteteve i kanë ofruar falas leksionet e tyre për Universietin Wings.

Katër degët që ofron universiteti i ri: Shkencat inxhinierike, Informatika, Ekonomiku dhe Arkitektura, të cilat mund të studiohen në Bachelor dhe Master. “Në shtator do të fillojmë me 400 studentët e parë”, thotë Markus Kressler që synon që vitin e ardhshëm të ketë 3000 studentë të regjistruar. Por deri tek kurorëzimi me sukses i këtij projekti duhet të kalohen ende pengesa. Kressler është në bisedime me universitete partnere për të organizuar aty dhënien e provimeve.”Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi një sistem të njësuar”, thotë ai.

Fondet mungojnë

Ende nuk është zgjidhur çështja e financimit. “Në plan afatgjatë për çdo të drejtë studimi ne duhet të marrim fonde”, thotë Markus Kressler. Por universiteti ende nuk është pranuar. Me një fushatë “Crowdfunding” ekipi përpiqet të mbledhë aq fonde, sa të paktën të mos punohet më vullnetarisht.

Nidal Abaz do të jetë një nga studentët e universitetit të ri dhe ai mezi pret fillimin e studimeve. Studimet ai i sheh si siguri për një punë që të fitojë para. “Familja ime mblodhi të gjitha kursimet për të më nisur mua në Gjermani. Kam edhe tre motra më të vogla, të cilat dua t’i ndihmoj sa më shpejt”

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Gjermania, “fshesë” emigrantëve shqiptarë

0

Sot në ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 azilkërkues shqiptar

Emigrantët shqiptarë të cilët ilegalisht kanë hyrë në Gjermani, janë duke i numëruar ditët. Nga autoritetet gjermane është paralajmëruar se Berlini zyrtar është duke bërë gati “fshesën” për t’i riatdhesuar në Shqipëri të gjithë azilkërkuesit shqiptarë, edhe atë duke filluar nga dita e sotme.

“Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ditën e mërkurë, më 29.07. 2015, ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë.

Në Rinas, këta shqiptarë të riatdhesuar, nuk i pret kthimi i menjëhershëm në shtëpi. Ata, siç raporton DW do t’u dorëzohen autoriteteve policore shqiptare dhe do të merren në pyetje sipas disa procedurave rutinë që mund të zgjasin disa orë.

Ndryshe, partitë politike por edhe shumica e qytetarëve gjermanë janë kundër emigrantëve ballkanik. Sipas sondazheve, dy të tretat e gjermanëve refuzojnë që të mirëpresin azilkërkues nga vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kosova, Serbia apo Bosnja e Hercegovina.

Për kryeministrin e rajonit të Bavarisë, Horst Seehofer, nga Unioni Kristian-Social (CSU), çështja është e qartë: “kërkesat e azilkërkuesve ballkanik për azil, janë gati zero”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Facebook po teston veçorinë e re (FOTO)

0
Facebook është duke testuar një veçori të re që do të shfaqet në profilet e përdoruesve. Këtë e ka konfirmuar kompania pasi që tregoi për testimin në një deklaratë ku tha: “Etiketat në profile janë një vegël kreative që ju lejon juve dhe miqve tuaj të shtoni etiketa në profile për të nxjerrë në pah gjërat që ju përshkruajnë juve dhe ato çfarë bëni më së shumti”.

Të krijuar si pjesë e një platforme të brendshme të Facebook, këto etiketa do të shfaqen në profilet tuaja si pjesë e asaj çfarë bëni më së shumti, transmeton

Këto etiketa do të jenë të llojllojshme, që do të thotë se ju mund të shkruani sa të doni, duke përfshirë edhe emoji

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

9 shpikjet më të rëndësishme të shekullit 21

0

Më poshtë mund të lexoni një listë prej 9 shpikjeve më të rëndësishme të shekullit 21 – përmes fotografive.
Apple iPod (2001)
1pod
Pajisjet për luajtje të muzikës kanë qenë krijuar shumë vite para se të lansohet versioni i Apple më 2001, por iPod – së bashku me programin iTunes – ishte teknologjia e cila e transformoi mënyrën se si njerëzit dëgjuan muzikë. Pajisja kishte një hapësirë interne të madhe, që do të thotë se nuk kishte më nevojë për CD apo shirita të kasetave – dhe dizajni i tij e bëri edhe më të dëshirueshëm për njerëzit.
Mozilla Firefox (2002)
Screenshot_4
Firefox ishte shfletuesi i parë ueb për të sfiduar Internet Explorer të Microsoft. Ishte një shfletues pa pagesë dhe i hapur, kështu njerëzit e pëlqyen atë shpejtë dhe kaluan në të dhe braktisën Explorerin. Sidoqoftë, ky shfletues tani ka mbetur ‘në baltë’ prej lansimit të Google Chrome,
Skype (2003)
Skype ka transformuar mënyrën se si njerëzit në vende të ndryshme komunikojnë. Thirrjet ishin të mundshme edhe më parë, por Skype e bëri të mundshme që të bisedoni shumë lehtë me njerëz edhe duke i parë me video. Skype së pari ishte në dispozicion vetëm për PC, por më pas u bë e gatshme edhe për celularë.
Facebook (2004)
Facebook nuk ishte rrjeti i parë social – pasi që MySpace dhe Bebo ishin diçka të ngjashëm me të. Sidoqoftë, Facebook shumë shpejtë i kaloi të gjithë të tjerët, për shkak të dizajnit unik dhe përdorimit më të lehtë të tij. Sot ky rrjet social ka rreth 1.3 miliardë përdorues në muaj.

YouTube (2005)
E krijuar nga tre ish-punëtor të PayPal më 2005, YouTube tani është bërë webfaqja më e famshme në botë për video. Çelësi i suksesit të kësaj webfaqeje qëndron tek mundësia që çdo njeri nga çdo vend i botës të ketë qasje në të pa pagesë. Si rezultat, YouTube tani përmban video të ndryshme, prej ngjarjeve politike botërore e deri tek klipet muzikore, reklamat dhe videot qesharake, transmeton Lajmi.net.

Nintendo Wii (2006)
Një rival direkt i industrisë së Sony që prodhonte PlayStation dhe Microsoft që prodhonte Xbox gjatë viteve 2000. Nintendo u bë shumë i famshëm për shkak që i lejonte luajtësit që fizikisht të përfshihen në lojën virtuale që ata luanin.

iPhone (2007)
iPhone i Apple ishte celulari i parë me ekran me prekje që u lansua në tregun e celularëve. Suksesi i këtij celulari qëndron tek fakti që njerëzit mund ta kontrollonin atë duke përdorur gishtin në ekran. Apple shpejtë u bë e njohur me iPhone, ku më pas prodhoi edhe shumë versione të reja me përmirësime marramendëse. Apple tani ka shitur rreth 500 milionë pajisje iPhone në të gjithë botën.

4G (2008)
Më 2008, International Telecomunications Union prezantoi një gjeneratë të re të rrjetit telefonik (4G). 4G ofronte qasje më të shpejtë të internetit në celularë se sa 3G, me kapacitet më të madh të të dhënave, duke mbështetur telefoninë IP, shërbimet e lojërave, rezolucionin HD, video thirrjet dhe më shumë
IBM Watson (2011)
IBM Watson është një kompjuter me inteligjencë artificiale që është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve të ndryshme në gjuhë natyrale. Në vitin 2011, ai garoi në një kuiz amerikan dhe mundi 2 kampionët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në lojën e tyre. Ky kompjuter përfaqëson një hap të rëndësishëm në inteligjencën artificiale – një fushë që është duke u zhvilluar me shpejtësi me shpikjet e tilla si Apple Siri dhe Cortana.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Torta e mahnitshme japoneze me vetëm 3 përbërës [VIDEO]

0

A dëshironi të përgatitni një ëmbëlsirë të shijshme që nuk kërkon shumë përbërës? Atëherë kjo recetë japoneze është për ju!
Për këtë tortë ju do të keni nevojë vetëm për tre përbërës, dhe më pas ajo do të jetë me të vërtetë e lehtë për t’u përgatitur. Do të ju duhet një orë për ta përgatitur këtë ëmbëlsirë të shijshme.
Përbërësit:
120g krem djathi të pakripur
120g çokollatë të bardhë (mund të përdorni edhe të zezë nëse dëshironi)
3 vezë
Përgatitja:
Thyeni vezët dhe ndani të verdhat nga e bardha. Vendosni të bardhën e vezës në frigorifer dhe ngroheni furrën në 170 gradë. Merrni 120g të çokollatës së bardhë dhe shkrijeni atë mbi avull. Pasi të shkrihet shtoni kremin e djathit. Shtoni të verdhat e vezës më pas dhe përzieni me një lugë. Më pas, shtoni të bardhët e vezëve në një enë dhe përzieni derisa të bëhen shkumë dhe përzieni të gjitha së bashku.
Merreni një tigan për pjekje me diametër 14cm dhe yndyroseni atë. Hidheni përzierjen në të. Më pas merreni një tigan tjetër më të madh dhe mbusheni me pak ujë. Pas kësaj futeni në furrë dhe piqeni për 15 minuta në 170 gradë. Më pas ndaleni furrën dhe lëreni tortën brenda që të qëndrojë edhe për 15 minuta të tjerë, transmeton Lajmi.net.
Më pas, nxirreni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet. Përmbi mund ta spërkatni me sheqer pluhur për një shije më të mirë. (Lajmi.net)
Shikojeni me video se si përgatitet kjo tortë:

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama-Duka, plan për të ndaluar kosovarët ndaj Serbisë

0

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe Qeverinë shqiptare kanë mbajtur një takim para ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ndeshja e kthimit Shqipëri-Serbi, e cila do të zhvillohet më 8 tetor, ka shtyrë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Qeverinë shqiptare që të organizojnë një takim me dyer të mbyllura në Kryeministri për të diskutuar mbi masat e sigurisë që do të ndërmerren sa i përket mbarëvajtjes së sfidës.

Në takim mendohet se kanë qenë të pranishëm përveç presidentit Aramnd Duka dhe kryeministrit Edi Rama gjithashtu dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ajo e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe kreu i SHISH, Visho Ajazi, të cilët kanë diskutuar gjerësisht për masat që do të merren për sigurinë e kësaj sfidë.

Sipas burimeve të “Sport News”, në takim është hedhur ideja që personat që do të pajisen me biletë të paraqesin dhe kartën e tyre të identitetit, ndërsa dhe në stadium, tifozët të paraqesin jo vetëm biletat por dhe kartat e identitetit.

Kjo të bën të hamendësosh që shqiptarët e Kosovës që njihen edhe si përkrahësit më të mëdhenj të kombëtares shqiptare, nuk do të kishin mundësi që të futeshin në stadium ose të blinin biletë.

Këto masa synohen të merren për të evituar hyrjen në impiant të individëve me rrezikshmëri të lartë dhe të atyre me precedentë penalë. Ndërkohë kryeministri serb Aleksandër Vucic, ka konfirmuar për “Sueddeutsche Zeitung” se do të vijë në Shqipëri për ndeshjen e kthimit të kualifikueseve të Euro 2016.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Zvicra kërkon falje për vjedhjen e ujit…!

0

Ushtria Zvicerane i ka kërkuar falje autoriteteve ushtarake franceze pasiqë helikopterët ushtarak kishin marrur ujë nga një liqen në Malet Jura, për ti freskuar lopët në zonat e prekura nga thatësirat.Operacioni i cili ka filluar javën e kaluar dhe i shkaktuar nga vala më e rëndë e të nxehtit që nga viti 2003, ka aktivizuar helikopterët ujë-tërheqës, për të përmbushur nevojën e ujit për lopët e bllokuara në viset e thella malore. Pesëdhjetë e tre metra kub ujë janë marrur matanë kufirit francez, në Liqenin Rousses.“Ushtria zvicerane kërkon falje për autoritetet lokale dhe rajonale, si dhe popullatës në fjalë dhe turistëve për mos-bindjen e shkaktuar,” thotë një deklaratë e lëshuar ditën e hënë nga autoritetet e mbrojtjes në Zvicër.Autoritetet kombëtare franceze e kishin konfirmuar kërkesën për fluturimin e ushtrisë zvicerane në territorin francex, por “forcat ajrore zvicerane e kishin keq-interpretuar këtë njoftim si një autorizim për të nxjerrë ujë nga Liqeni Rousses “. Që në fakt, për shfrytëzimin e ujit do të duhej autorizimi i autoriteteve lokale franceze.Një zëdhënës i ushtrisë zvicerane, marrja e ujit nga liqeni francez u kishte kursyer 15 minuta në kohën e fluturimit kundrejt udhëtimit për në liqenet e tjera zvicerane.Kur ka filluar programi ishte vlerësuar se rreth 20.000 lopë kishin nevojë për ujë. Rreth 2.000 m3 ujë ishte shpërndarë gjatë javës së kaluar. Operacioni ushtarak pritet të vazhdojë deri 4 gusht.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Celularët kanë ulur me 20% raportet seksuale në çifte

0

Nëse jeni në shtrat dhe dëshëroni të shihni celularin apo tabletin tuaj, mund të rrezikoni seriozisht jetën tuaj intime.
Një studim i fundit i David Spielhalter, docent i universitetit të Kembrixhit, ka demostruar se aparatet elektronike në shtrat janë një ide mëse e keqe për çiftet.
“Një herë e një kohë kishte ndarje të fortë të jetës publike nga ajo private”, thotë profesori.
Tashmë këto dy sfera janë integruar totalisht. Çka ka sjellë rënien e kontakeve seksuale, por edhe shtimin e konsumit të medikamenteve për ta nxitur këtë raport mes meshkujve dhe femrave.
Për pasojë, celularët dhe kompjuterat kanë rritur, indirekt, konsumimin e ilaçeve për ereksionin. Vetëm në Itali, sipas studimit në fjalë, konsumohen rreth 4 mijë tableta të tilla çdo ditë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Makina e golave Hamdi Salihi – rekord

0

https://www.youtube.com/watch?v=HPWG0e4ueMw
Per Here te pare ne historine e futbollit nje Shqiptar shenon kater gola ne Champions Lige.
Bravo Hamdi Salihi… e gezofsh rekordin

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ilda Bejleri, gazetarja seksi e sportit

0

Në fillim ishte pak e njohur por më pas u bë shumë e dashur për gjithë publikun shqiptar. Dhe kjo jo vetëm falë aftësisë së saj të komunikimit por edhe të elegancës dhe sharmit. Bëhet fjalë për gazetaren e sportit, Ilda Bejleri. Së fundmi Ilda është shfaqur në një spot televiziv, më tërheqëse se asnjëherë. Ja disa foto të shkëputura nga xhirimet e saj në bregdetin e jugut. (m.k/BalkanWeb)

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx