Ballina Blog Faqe 9832

Skandal në ajër, piloti fton në kabinë pornostaren, tymosin e pinë shampanjë!

0


Një pornostare është bërë protagoniste në kabinen e pilotit të linjës ajrore Kuwait Airlines, që udhëtonte nga Londra në New York.

Po nga u mor vesh kjo? Vetë pornostarja Chloe Khan e njohur edhe si Ms. Mafia i ka hapur telashe pilotit, duke publikuar videon e asaj që ndodhi në kabinë.

Ajo bashkë me një shoqe janë ulur në prehrin e pilotit, tymosën dhe pinë shampanjë sëbashku.

Chloe ka treguar se ka prekur edhe disa komanda të avionin, sigurisht me lejen e pilotit, i cili e ka siguruar të rrijë e qetë, pasi kishte aktivizuar pilotin automatik. “Mbylli kabinën, porositi shampanjë dhe më la të vesh beretën e tij”,- tregon ajo për “Daily Star”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

6 mënyra si të keni një zemër të shëndetshme

0
A e dini se aktivitete të thjeshta, si shëtitja me qenin tuaj, apo qoftë dhe duke bërë punët e shtëpisë i bën mirë zemrës tuaj? Gjithçka që rrit rrahjet e zemrës dhe frymëmarrjen siguron një funksionim më të mirë kardiovaskular dhe djeg kalori.
Sëmundjet e zemrës, si infarkti, apo pushim zemre, është shkaktari numër një i vdekjeve në botë. Përveç një diete të shëndetshme ushqimore dhe ushtrimeve, këto janë gjashtë aktivitetet më të mira për një zemër të shëndetshme:

1. Mbani sa më shumë gjelbërim në shtëpinë tuaj

Reumatologu Thomas Namey thotë se të merresh me lulet është një aktivitet shumë i mirë fizik, që djeg afërsisht 400-500 kalori për orë. “Bimët çlirojnë oksigjen, kështu që do të keni ajër të pastër”, thotë Namey. Dr. Charles Cattano, gastroenterologist, thotë se kopshtaria është shumë e mirë për mendjen, për trupin dhe për shpirtin për disa arsye: Është e mirë për vendosjen në lëvizje të duarve, ju ndihmon të digjni kalori dhe lufton depresionin.

2. Vallëzoni!

Për ta thënë thjesht, mjekët thonë se qoftë dhe një lëvizje e vogël është shumë më mirë se të mos lëvizësh fare. Kërcimi është një ushtrim i mirë fizik. Ai ndërthur ushtrime aerobike, duke rritur rrahjet e zemrës dhe duke e mbajtur të tillë gjatë gjithë kërcimit.

3. Shëtisni!

Shëtitja konsideroht nga doktorët si një stërvitje, dhe çdo lloj ushtrimi ndihmon në një zemër të shëndetshme dhe muskuj të fortë, thotë reumatologu Ronald Krauser. Më mirë se gjithçka, nuk jeni kurrë të vjetër apo të rinj për të shëtitur.

4. Luani me fëmijët tuaj

Loja nuk është vetëm për fëmijët. Luani me fëmijët tuaj dhe digjni disa kalori. Nëse jeni jashtë, luani hapa- dollapa, apo edhe kërceni me fëmijët tuaj. Kjo ju rrit rrahjet e zemrës, dhe është një lloj ushtrimi për ju. Gjithashtu, mund të dëgjoni muzikë dhe të kërceni me fëmijët tuaj. “Të dëgjosh muzikë të shpejtë është më e lehtë se të pastrosh shtëpinë, të merresh me kopshtin, dhe të bësh shumë gjëra të tjera për të cilat mendojmë se nuk kemi energji. Ritmi ka një ndikim fizik tek ne”, thotë Cory Annis, pediatre specialiste.

5. Pastroni shtëpinë!

Të flasësh për pastrimin e shtëpisë…. pastrimi është diçka e përditshme, por ka disa mënyra për ta bërë më zbavitës dhe të keni një zemër të shëndetshme. Doktori ortopedik Mark Galland thotë që të mbani një ritëm të shpejtë ndërsa pastroni, lani, fshini, merrni pluhurat etj. Madje ai thotë se kur kaloni nga pastrimi i një dhome në një tjetër, mos e bëni duke ecur, por duke kërcyer. Kjo ju ndihmon në një ritëm të qëndrueshëm kardiovaskular.

6. Marrëdhëniet seksuale

E në fakt, mjekët thonë se shumica e njerëzve dëshirojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale për arsye të tjera. Por nga ekspertët shihet si një aktivitet fizik që rrit qarkullimin e gjakut, dhe rrahjet e zemrës “Ashtu si ushtrimet e tjera, kjo lloj situate rrit qëndrueshmërinë dhe përforcon nivelet”, thotë Dr. Scott Keith.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

“Zhade” heq shaminë dhe pozon me të brendshme

0


Ka kaluar shumë kohë, por kjo aktore vazhdon të jetë në formë perfekte trupore. Ajo vjen më e nxehtë se kurrë, është e bukura Giovanna Antonelli e njohur për rolin e famshëm Zhade. Ajo ka bërë një set fotografik me të brendshme ku duket shumë me ndryshe se ç’jeni mësuar ta shihni si protagoniste në serialin “Kloni”.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Abbey Clancy dy muaj pas lindjes, më seksi se kurrë

0

Abbey Clancy u bë nënë për herë të dytë vetëm dy muaj më parë por ajo ka një trup përvëlues dhe super seksi. Në këtë set të nxehtë të bërë në në Majorka të Spanjës, Abbey ka treguar format e saj të mrekullueshme. 29¬vjeçarja ka ekspozuar këmbët e saj kilometrike, e veshur me rroba banje tepër seksi.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Valeria Marini, çfarë formash!

0

Forma verbuese, super seksi dhë një fundshpinë që të lë pa fjalë. Kjo është aktorja dhe show girl-ja italiane Valeria Marini, e cila është fotografuar në plazh në shoqërinë e një miku.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

A janë këta prindërit më të këqij në botë?!

0


Të jesh prind është profesioni më i vështirë në botë. Të rrisësh një fëmijë është shumë e vështirë. Por sado e lodhshme të jetë asnjëherë mos arrini të bëni këto “abuzime” me fëmijët tuaj. sipas mediave britanike këta janë disa nga prindërit më të këqij në botë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Makina bën spektakël në Tiranë në mes të ditës

0

https://www.youtube.com/watch?v=OgT93vrElJM
Një video, e cila po qarkullon në rrjetet sociale tregon një drejtues mjeti që bën spektakël në një rreth rrotullim në Tiranë. Dhe këtë, drejtuesi e bën në mes të ditës dhe në një moment kur rruga është e hapur për lëvizjen e automjeteve, duke vënë në rrezik kalimtarët, po aq sa edhe mjetet e tjera.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Lëshon foshnjën, për të kapur buqetën me lule

1

https://www.youtube.com/watch?v=w_bPdL_l49Y
Një video ka bërë xhiron e botës. Aty shihet një vajzë e cila lëshon një foshnjë që po e mbante, vetëm për të kapur buqetën me lulë që hidhet nga nusja.

Video që është regjistruar nga njëri prej të ftuarve, dhe që më pas është shpërndarë me shpejtësinë e dritës, tregon se si fëmija bie në tokë.

Por, për fatin e mirë duket se foshnja nuk ka pësuar ndonjë lëndim. Këtë e ka konfirmuar edhe personi që e ka ngarkaur videon në internet. Ngjarja nuk bëhet e ditur se ku ka ndodhë.

Ndërkohë, ka pasur shumë komente për videon, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë e Mike Brzozowskit, i cili ka thënë se skena në këtë video është një tjetër arsye pse në dasmën e tij nuk do të ketë një buqetë me lule.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Momenti i tmerrshëm i aksidentit të kamionit me 20 ton perime

0

https://www.youtube.com/watch?v=CYrP62Mj-50
Një kamion ka pësuar një aksident të tmerrshëm në një urë në Rusi, ndërsa e gjithë skena është kapur nga një kamera e vendosur në një makinë që ishte duke lëvizur në sensin e kundër me kamionin.

Me një ngarkesë prej 20 ton perime, drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin para se të mbërrinte në urë, e cila më pas është përshkuar thuajse e gjitha me automjetin të kthyer në njërin krah e që u ndal më pas vetëm pak metra nga vetura që kishte ndaluar përballë tij.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur persona me dëmtime të rënda, me përjashtim të lëndimeve të lehta të drejtuesit të kamionit.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Ushqimet e mira dhe të këqija për dhëmbët

0

Disa ushqime janë të këqija për organizmin tuaj, veçanërisht për dhëmbët. Nëse nuk e kontrolloni sasinë që e konsumoni, kjo mund të çojë në probleme serioze.
Sheqerkat, karamelet, ëmbëltuesit – Sheqerkat e forta mund të ngjiten në sipërfaqen e dhëmbit dhe u duhet shumë kohë që të shpërbëhen, kështu që janë shumë të dëmshme për dhëmbët. Disa prej tyre janë aq të forta saqë mund të shkaktojnë thyerjen e dhëmbit nëse i kafshoni. Gjithashtu, nuk bëhet fjalë për sasinë e sheqerit që e konsumoni, por sa shpesh e konsumoni.
Ushqimet acidike – Nëse ju pëlqen limoni dhe keni dëgjuar se ai i zbardhon dhëmbët, bëni kujdes. Limoni mund të jetë i dëmshëm për dhëmbët ashtu si edhe ushqimi acidik. Pas konsumimit të ushqimeve të tilla, duhet t’i pastroni tërësisht dhëmbët tuaj.
Tabletat për përtypje – Ky lloj i tabletave përmban acide të koncentruara të cilat dëmtojnë dhëmbët sepse ngjiten në to. Madje edhe pijet e shëndetshme dhe ato të pasura me vitamina janë të dëmshme për dhëmbët tuaj.
Ushqimet që përmbajnë niseshte – Kohët e fundit hamë ushqim të pashëndetshëm duke mos menduar për pasojat. Patatinat, buka e bardhë, pica, makaronat dhe hamburgerët janë të pashëndetshëm sepse copëzat e tyre mbesin në mes të dhëmbëve. Këto ushqime shumë shpejt konvertohen në sheqer sepse në gojë fillon procesi paradigjestiv. Ky sheqer dëmton smaltin e dhëmbëve.
Pijet e gazuara dhe energjike – Pijet e ëmbëltuara, ato të gazuara dhe pijet energjike janë veçanërisht të dëmshme për dhëmbët nëse pihen shpesh.
Frutat e thata – Frutat e thata mund të jenë të dëmshme për dhëmbët sepse ato përmbajnë sheqer të koncentruar dhe ngjiten për dhëmbët tuaj. Kjo përshpejton rritjen e baktereve në gojë dhe shkakton dëme në smaltin e dhëmbëve.
Alkooli dhe vera – Pështyma në gojë ndihmon për të larguar grimcat e ushqimit dhe mbron kundër ushqimeve acidike, dhe meqë alkooli pengon prodhimin e pështymës, ai është i dëmshëm për dhëmbët. Alkooli mund të çojë në sëmundje të mishit të dhëmbëve, dhe madje edhe në kancer.
Për dhëmbët tuaj i shëndetshëm është uji, produktet e qumështit, frutat, perimet, arrat dhe çaji i gjelbër.
Uji – Uji është i pazëvendësueshëm dhe me të duhet shpëlarë dhëmbët pas ngrënies ose pas konsumimit të pijeve të ëmbëltuara.
Produktet e qumështit – Produktet e qumështit janë të pasura me vitamina dhe minerale. Ato ripërtërijnë sasitë e kalciumit, i cili është i nevojshëm për shëndetin e dhëmbëve.
Arrat – Arrat janë të pasura me vitamina, minerale, kalium, kalcium dhe zink, dhe janë të shëndetshme për dhëmbët tuaj.
Çaji i gjelbër – Çaji i gjelbër parandalon rritjen e baktereve dhe ndihmon në luftën kundër inflamacionit të mishit të dhëmbëve dhe formimin e shtresave. Kafeja dhe kakao janë gjithashtu shumë të dobishme, transmeton Koha.net.
Mos i patroni dhëmbët tuaj menjëherë pasi të pini apo hani diçka të ëmbël apo të thartë, sepse atëherë smalti i dhëmbëve dëmtohet më shpejtë.
Dhëmbët pastroni me ujë, prisni gjysmë ore deri sa pështyma ta bëjë punën e vet, dhe pastaj pastroni dhëmbët me pastë dhëmbësh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx