Futbolli në zi

0
14

Bota e futbollit ka marrë një lajm të trishtë mëngjesin e sotëm. Ish-presidenti i UEFA-s, Lennart Johansson ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, duke e kthyer datën 5 qershor në një ditë zie për futbollit Europian dhe jo vetëm.

Ai drejtoi institucionin më të rëndësishëm në Kontinentin e Vjetër për 17 vite, përkatësisht nga viti 1990 deri në 2007. Suedezi konsiderohet edhe si themeluesi i kompeticionit UEFA Champions League, duke e kthyer kompeticionin në një nga magjitë e futbollit europian.

Nga reputacioni i tij, Johansson u emërua si President nderi i UEFA-s në Kongresin e UEFA-s në Dusseldorf në janar të vitit 2007 dhe vazhdoi të merrte një interes të madh në çështjet e UEFA-s dhe futbollit evropian, veçanërisht duke marrë pjesë në takimet e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Vdekja e tij erdhi në kushte normale, diçka e konfirmuar nga familjarët e tij.

Për të nderuar kontributin e tij në botën e futbollit, UEFA ka vendosur se në të gjithë aktivitetet e saj, si Ligën e Kombëve, Kualifikueset e Europianit dhe Europianin U-21 do të mbahet një minutë heshtje.

 

Zjarr Tv Ad