Monday, August 10, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Gjenden në Paqësor dy anije japoneze të fundosura gjatë Luftës së Dytë...

Gjenden në Paqësor dy anije japoneze të fundosura gjatë Luftës së Dytë Botërore

0
61
Zjarr Televizion Adccccc

Eksploruesit e detit kanë gjetur dy transportues aeroplanësh japonezë të fundosur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Transportuesit ishin mes 7 anijeve që u përdorën në Betejën e Midway, një betejë e madhe ajrore dhe detare midis SHBA-së dhe Japonisë në 1942.

Njëra anije, Kaga, u zbulua javën e kaluar ndërsa mbetjet e transportuesit tjetër, Akagi, u gjet të dielën.

Deri tani vetëm njëra nga anijet e zhytura gjatë kësaj beteje ishte gjetur, ajo amerikane USS Yorktoën, në 1998.

Zbulimet e këtij muaji erdhën pas disa javësh kërkime nga anëtarët e ekuipazhit të anijes kërkimore Petrel.

Anija është në pronësi të Vulcan Inc, një kompani e krijuar nga bashkëthemeluesi i ndjerë i Microsoft, Paul Allen.

Ekuipazhi vendosi një mjet autonom nënujor (AUV) të pajisur me Sonar që ndihmoi në përcaktimin e vendndodhjeve të Kaga dhe Akagi.

Të dy anijet u gjetën në thellësinë rreth 5,490 metra nën ujë brenda Papahanaumokuakea Marine National Monument, zona më e madhe e ruajtjes detare në botë.

Midway Atoll, një grup i vogël ishujsh në Paqësorin e Veriut, u përdor si një instalim ushtarak amerikan gjatë luftës.

Japonia kishte planifikuar të pushtonte ishujt por kur mbërritën atje më 4 qershor 1942 për të sulmuar u përballën me trupat amerikanë.

Më shumë se 2.000 japonezë dhe 300 amerikanë u vranë në betejë. Gjithsej u fundosën 7 anije, katër prej të cilave japoneze.

 

 

Zjarr Tv Ad