Gjobiten 29 farmaci, shisnin ilaçe pa recetë

0
25

29 farmaci në gjithë vendin janë gjobitur  nga Task Forca e Ministrisë së  Shëndetësisë. 15 prej tyre tregtonin barna në mungesë të recetave sipas klasifikimit, 10 farmaci që jepnin barna pa recetë, 1 farmaci tregtonte barna spitalore, 1 farmaci kishte  mungesë të farmacistit,  ndërsa dy të tjera janë gjobitur për shkak të mungesës së sigurisë së barnave.

Task Forca për barnat vetëm gjatë muajit të fundit ka kontrolluar 67 farmaci duke marrë masa për shkelje administrative për 29 prej tyre. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Shtator 2018 ngriti Task Forcën për barnat, me një grup kontrolli të përbashkët të disa institucioneve, ku për herë të parë përfshihen dhe anëtarë nga Urdhëri i Farmacistëve të Shqipërisë, për të kontrolluar çdo farmaci.

 

Zjarr Tv Ad