Tuesday, May 5, 2026
Ballina Aktualitet Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Aulon Kalanë

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Aulon Kalanë

0
18

Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e sotme (5 maj) të pafajshëm Aulon Kalanë i cili ishte paditur për shpifje nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për gazetarët, Kalaja tha se u shpall i pafajshëm pas 17 seancash.

“Gjykata e Tiranës, Dhoma Penale, më shpalli të pafajshëm, në gjyqin ku Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, më paditi për shpifje.

Pas 17 seancash dhe një gjyqi që nisi në muajin tetor 2025, sot me 5 maj 2026, unë shpallem i pafajshëm!

Falenderoj ekipin tim ligjor, që tregoi nivel të lartë profesional, me në krye avokatin Alban Alimema.

Faleminderit dhe ju, që më mbështetët dhe besuat në integritetin tim moral dhe profesional.” tha Kalaja.

Zjarr Tv Ad