Gruaja e gjyqtarit Astrit Kalaja flet për herë të parë: Tragjedia jonë ka autor dhe fajtor

0
0

Për herë të parë në një dalje publike, Valbona Kajala, gruaja e gjyqtarit Astrit Kalaja që u vra në sallën e gjyqit, ka rrëfyer për jetën, Astritin, drejtësinë, padrejtësinë, momentet e bukura që kujton, por edhe çastin e lajmit të keq.

Në një bisedë në ZëmeMirën Podcast, Valbona Kalaja thotë se tragjedia e familjes së saj nuk ka vetëm autor, por edhe fajtor. Një sistem drejtësie që tejzgjat proceset gjyqësore, për të cilin edhe bashkëshorti i saj kishte rezerva.

“Populli ka kaluar shumë peripeci gjyqesh, vonesa gjyqesh në këtë vend jo ndoshta dhe krejt për faj të gjyqtarëve, por edhe për faj të sistemit.

Ligjet që u vunë fill pas ’90-ës sepse kemi jetuar në një sistem tjetër me disa ligje të tjera dhe u përballëm tani me pronat e krejt ligje të tjera. Ndoshta populli kishte të drejtë. Edhe ai vetë si gjyqtar e shfaqte këtë. Populli është gjynah se i shkojnë me vite gjyqet”, thotë Valbona në ZëmeMirën.

Ajo flet për bisedat e bukura që bënte me bashkëshortin, për ditën e fundit kur e përcolli tek dera, detaje që i ka memorizuar mirë për të mos i harruar kurrë.

Valbona Kalaja tregon edhe për vetingun, një periudhë e vështirë për familjen, gëzimin e ditës kur Astriti e kaloi vetingun, një bekim që sot e konsideron mallkim.

“Ndoshta do të kish qenë më mirë të mos e kishte kaluar”, thotë sot me pendesën se të paktën do ishte gjallë.

Zjarr Tv Ad