Imitoi zërin e Geron Xhafajt në audiopërgjim, lirohet Fredi Alizoti

0
154

Lirohet me vendim të Gjykatës së Tiranës, Fredi Alizoti,  i cili imitoi zërin e Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm në dosjen ‘Babalja’. Gjykata vlerësoi sot se Alizoti ka përfunduar dën imin prej dy vitesh bur gim.

Çështja Babalja

Çështja e njohur si “Babale” u bë një temë e nxehtë e politikës shqiptare, duke e bërë situatën më të polarizuar, pasi opozita pretendonte se ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj kishte mbrojtur vëllanë e tij, Agron Xhafaj, të dë nuar me 7 vjet e 4 muaj bu rg në Itali. Pasi u publikua audio-përgjimi, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane dhe është në qeli, ndërsa Prokuroria nisi paralelisht një hetim. Opozita tha se këto hetime bëhen për të mbrojtur tra fikantët e dro gës dhe për të kërcënuar ata që kanë kurajon të denoncojnë.

Zjarr Tv Ad